h.aida (22-09-2015)
Nuk marr guximin t'i gjykoj afersit e askujt me Perendin, ndjenjat shpirterore te gjithescilit jan bote sekrete ne te cilen nuk mund te ndikojm. Nje gje jam i sigurt, besimi eshte dhurat hyjnore e nese nje ateist nuk beson, kjo s'dmth qe ai eshte "i keq", i paditur apo doemos nje armik i fese sic me tha z. Mesiu ne nje postim. Kemi shembullin e xhaxhait te Muhamedit a.s., i cili ishte ateist dhe luftoi tere jeten e tij per t'i mbrojt tezët fetare te nipit te tij, atij nuk ju vu shpata ne fyt qe t'besonte, as nuk u gurerzua per mohim. Thjesht besuan ate qe u thoshte Zoti : Ke e udhezon Allahu, s'ka kush qe e devijon. E ke e devijon (eshte fjala per besim) Allahu, s'ka kush qe e udhezon. Keshtu qe s'kem pse te qartemi me injoranc, udhezimi eshte udhetim shpirteror i gjithesecilit, paqën shpirterore duhet kerkuar e punuar per te.
Fale Semikut dhe disa te tjereve, tema duket se doli nga binaret. Nejse, i pari qe ka hedhur teorine se universi nuk ka nevoje per zot, duket se eshte Shopenhaueri. Mirepo Shopenhaueri nuk e hodhi kurre fene, ndonese hodhi zotin. Teoria Kritike, e frymezuar nga Shopenhaueri, spekullon (shiko Theism and Atheism te Max Horkheimer) se feja, mire a keq, nderton nje komunikim midis brezave.... pra eshte mjet komunikimi i njerezise dhe sado larg qendrojne nga njeri tjetri, cdo komb i botes e ka pasur dikur nje fe.
Tani ju thoni se feja po i ndalon njerezit nga shkenca. E ben cdo fe kete gje? Eshte e domosdoshme qe feja te shkoje kundra me ligjet e natyres? Nuk mundet ajo te adaptohet apo te ndryshoje?
Gjithsesi, ajo qe pyeta ishte nese ateizmi (apo ateistet shqiptare), kane nje vizion per boten apo per Shqiperine? Nese jo, atehere cili eshte qellimi minimal i tyre? Te mos besojne njerezit ne iluzione? Cilat iluzione e keni fjalen saktesisht?
Nese mua me quajne Gottfried Leibniz dhe i pranoj ligjet e natyres dhe te universit (madje shpik edhe numerat binare ne emer te Perendise, qe pasardhesit e mi te kene internet 5 shekuj pas meje), me ben kjo me budalla se dikush tjeter vetem se siper unversit pranoj zotin? Kaq lehte e ndani budallain nga i zgjuari ju? Po nese me quajne Enver Hoxha, jam me i zgjuar se te tjeret vetem sepse jam ateist?
Ndryshuar për herë të fundit nga Kryeplaku : 10-08-2015 më 11:39
Lefter17 (15-09-2017)
Ta ndava postin në 4 pyetje, të më falësh.
1. Kur njërit ia largon mjegullën që ka parasysh e bën të shoh më qartë, mirëpo jo medoemos i përmirësohet jeta (Filozofia jonë ateiste është përmirësimi i vetvetes sonë, jo i botës – ajo përmirësohet pastaj). Përkundrazi, ka të ngjarë t’i përkeqësohet. Në krahasim me gjendjen vegjetative, ku i lutem/falem një iluzioni e sorollatem me një vetëbesim (të cilin thellë në vetë secili e di së është i rrejshëm), parapëlqej të vërtetën brutale, e cila më tret çdo iluzion dhe çdo prehje dhe e cila ma bën jetën më të vështirë, por gjithsesi më reale.
2. Janë me mijëra faktorë, në mesin e të cilëve është edukimi, papunësia e varfëria ajo që i shtyn njerëzit në vese, jo mungesa e besimit.
3. Ateistët nuk kanë ndonjë rol të caktuar në këtë botë. Janë besimtarët ata që mendojnë se jeta është një teatër ku secili ka një rol të caktuar. Thjesht, jetën e shikojmë si rastësi me afat skadimi, dhe tentojmë t’i japim një kuptim, ta begatojmë atë me dashuri, me punë, duke mos u rrëmbyer nga ideologji të dëmshme, duke e ndjerë vetën si pjesë e njerëzimit e jo ndonjë grupi të caktuar, dhe duke punuar për interesin e madh.
4. Dëgjo, kur gjithë jetën e ke parasysh se çdo gjë vdes dhe shndërrohet në pluhur, atëherë vdekja nuk të tremb. Kur gjithë jetën ke menduar se nuk ka as shpërblim e as dënim që të pret në botën e përtejme, atëherë vdekja nuk të vjen e rëndë. E kupton se koha jote ka ardhur dhe tenton të kalosh përtej ashtu siç vyshket një lule, apo shkulet një lis, apo përfundon dita. It is The End
Ndryshuar për herë të fundit nga kiniku : 11-08-2015 më 08:44
Where have all the good men gone
& where are all the gods?
Ateizmi eshte po aq dogmatik sa besimi ne fe . Falacitetet me te medha ne fakt i gjen te kampi i ateisteve te cilet jan te gatshem te pranojne cdo gje te servirur nga shkenca e sotme e cila do konfiltohet nga shkenca e se nesermes , sic shkenca e se shkuares u mohua nga shkenca e se sotmes duke vazhduar ad infinitum ne nje rreth vicioz fetarizimi te shkences .
Feja ( edhe ketu do flas per biblen mqs jam i krishtere ... ne te kaluaren agnostik/deist ) , me konkretisht bibla eshte testamenti i Zotit per njerezimin . Shkenca nuk ka se si te konfliktohet me Fen ...
Ajo qe konflikohet hapur me realitetin ne fakt eshte teoria e evolucionit e cila serviret falas me bollek ketu e 150 vjet ne cdo institucion shkollimi , POR e cila edhe sot mbetet e pa provuar . Si pasoje e kesaj teorje diabolike e bazuar mbi nevojen e njerezeve te deitifikimi te vetvetes ... ke si produkt shtazerite me ekstreme qe bota ka perjetuar ( hitler me kthimin e njerezeve ne sapun , stalin i cili vrau nja 40 milion , edhe shume e shume diktator te cilet u bazuan mbi socializmin edhe ateizmin ... )
Do suprizoheshit ju e opinionit ' It is the end ' ... qe per ata qe vdesin edhe kthehen si pasoje e avancimit te shkences 'IT IS NOT THE END ' ... heck ne fakt deklarojne ate qe bibla ka thene gjithmone .... !!
Te verteten e keni para syve por nuk e shikoni , te dehur ne arrogancen e adhurimit te vetvetes . Paradoksi me i madh eshte vete ekzistenca jone e cila merret si dicka e mireqene . Nejse
Ne fakt po ta kuptosh boten per ate qe eshte , do kuptosh qe arsyeja e tyre e vetme eshte ne fakt te hedhin poshte nocionin e ekzistences se Zotit . Jo sepse zoti NUK ekziston , por ne fakt sepse ZOTI EKZISTON .
Prandaj edhe me lart u referova te fetarizimi i shkences , sepse shkenca ka marre qellimisht tiparet e fes , duke filluar nga teoria shkencore e big bangut e cila as me pak as me shume thote ate qe bibla thote per krijimin e botes ( universit ) , duke vazhduar te falaciteti i teorise se evolucionit ( kush e kupton kompleksitetin e ADN-es do ta kuptoje qe evolucioni si koncept eshte nje nga genjeshtrat me te medha ever made ) etc.
Roli i ateisteve eshte fetarizimi i nocionit te anti-fes .... i bazuar ne genjeshtra proporcionesh epike , te cilat zgjedhin ti besojne .
IllyrianPatriot, kur do te sosesh me gomarlle?!
Jarigas
na mbyten budallenjt dhe trushpelaret
Une mendoj se ata qe jane ateiste shqetesohen kot me pyetjet qe bejne, pasi ata e dine 100% qe Zoti nuk egziston. Kur bejne pyetje mua me krijohet pershtypja e mos-sigurise se tyre, madje as qe duhet te thone qe jane ateiste se me duket sikur eshte gabim nje deklarim i tille. Persa i perket shkences....pak shkence te largon nga Zoti, shume shkence te afron me shume me Zotin.
Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
C fare gomarleqe paske pare ti piciruk ? Ka 2 gjasa a) une shkruaj gomarlleqe ose b) gomarit i duken gomarlleqe gjerat normale ...
Vazhdo ne rrugen e injorantit edhe mos u hidh si pleshtat ... Evolucioni si koncept eshte genjeshtra lehtesisht me e provueshme , kjo sepse : a) nuk po gjendet fosilet qe do provonin evolucionin si fakt b) DNA nuk mund te jet proces evolucioni c) kompleksitetit qofte i nje qelize eshte miliona here me komplekse sec imagjinonin ne shekullin e 19 ...
Ne fakt deri 100 vite me para , kishe muze ne europe ku njerez te fiseve tribale te kaptivuar ekspozoheshin sic majmunet ekspozohen sot .... sepse kujtonin se ishin deshmi e procesit te evolucionit , lol .
E dyta : C fare ndyshime ka teoria shkencore e big bangut e cila thote :' Nga asgjeja , u mblodh nje dicka e cila eksplodoje edhe krioje universin' me : 'Ne fillim nuk kishte asgje , pastaj zoti foli edhe gjithsesia u krijua 'e bibles ?
Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 12-08-2015 më 06:40
Krijoni Kontakt