Ishte njona, e njofta kot më kot online... Kur e takova filloi të dridhej si shqerrë. E pashë që s'kishte pasur ndonjëherë burrë. E zura nga mesi dhe e putha (dukej që e kishte të nevojshme). Nejse, qysh atëhere ma vuri damkën sikur isha zuzar. Mundohu këndej, mundohu andej, një javë sillej mirë, dy javë sillej keq. Kaluam një vit kështu. Në fund e lamë që do martoheshim, por ajo u zhduk. E lashë edhe unë dhe vazhdova jetën time. Tani ka filluar shkruan poezi për mua dhe duket sikur më do mbrapa. Për fatin tim të keq nuk munda të gjej ndonjë tjetër këto vite. Paskam qenë dështak, e pranoj. Por ajo që mendoj është më mirë të vuaj si qeni se sa të kthehem tek një njeri që më lëndoi, më tha se do u martonim (ma propozoi vetë në fakt) dhe pastaj e zunë krizat. Nuk e di mor vëlla, por diçka më thotë se njeriu nuk ndryshon kurrë. Kush t'u soll keq njëherë, keq do të sillet përherë. Të drejtë nuk kam?
Krijoni Kontakt