A mund tė veprojė kėshtu njė ish president?

Eshtė njė rast i rrallė nė botė kur njė rrugė publike, privatizohet. Dhe privatizohet nga vetė ish presidenti i Republikės. Bamir Topi, i cili ka vilėn e tij pompoze nė njė lagje nė periferi tė Tiranės, tashmė ka bėrė tė tijėn edhe rrugėn qė kalon pėrpara shtėpisė sė tij, tė ndėrtuar nga taksat e qytetarėve, e qė deri pak kohė mė parė shėrbente pėr tė kaluar tė gjithė banorėt, fqinjė me ish presidentin. Rruga qė lidh zonėn e Freskut me atė tė Shkozės nė Tiranė tashmė ėshtė mbyllur me portė, duke bllokuar pėrfudimisht kalimin e qytetarėve. Ish Presidenti i Republikės Bamir Topi pas privatizimit tė rrugės qė mban emrin e gjyshit tė tij “Dalip Topi”, blloqet e betonit i ka zėvėndėsuar me kangjella hekuri. Pas tabelės “Rrugė Private” ky ėshtė veprimi i dytė qė ka ēuditur banorėt e zonės, tė cilėt thonė se duhet t'i bien pėrqark pėr tė shkuar nė shtėpitė e tyre.

I rreshtuar nė koalicion me kryeministrin Rama, politikani i djathtė Topi mund tė mos ketė marrė ndonjė post nė qeveri, por ama ka marrė njė rrugė tė tėrė duke hyrė nė histori. Fillimisht mediat patėn raportuar se nė rrugėn pranė shtėpisė sė ish presidentin u vendosėn blloqe betoni, qė pengonin jo vetėm mjetet por edhe kalimtarėt tė kalonin aty pari. U duk diēka e ēuditshme pasi ky bllokim nuk rezultonte pėr masa sigurie pasi nuk ishte bėrė as nė kohėn kur Bamiri ishte president. Bashkia e Tiranės konfirmoi se rruga ishte publike dhe se bllokimi i saj ishte bėrė pa leje nga bashkia.

Ish presidenti ndoshta pretendon se meqė rruga kalon nė pronėn e familjes sė tij, ai ka tė drejtė ta privatizojė atė. Por nė fakt ligji ėshtė i qartė nė kėtė pikė dhe nuk lejon qė investimet publike tė ngritura mbi prona tė ish pronarėve tė privatizohen nga kėta tė fundit. E kundėrta do tė ishte ēmenduri. Imagjinoni sheshe apo lulishte qė nesėr t'u vihej dryni dhe ish pronarėt t'i privatizonin duke pretenduar se ishin tė tyret. Kėtė e ka bėrė vetėm njė personazh i ēmendur i Xhuzepe Tornatores qė nė mes tė natės dilte nė sheshin e fshatit dhe pėrzinte njerėzit duke bėrtitur: sheshi ėshtė i imi, sheshi ėshtė i imi. I dyti ėshtė Bamir Topi.

Pas datės 24 korrik tė kėtij viti, pėr Bamir Topin pėrfundote edhe siguria 3 vjeēare nga Garda, qė ligji ua njeh si tė drejtė ish presidentėve. Fqinjėt e Topit menduan se me atė rast do tė hapej edhe rruga pėr ta, pėr tė mos i rėnė rrotull gjithė lagjes pėr tė shkuar nė shtėpi. Por koalicioni me Edi Ramėn duket se e ka bėrė me krahė Bamirin. Dhe ndėrsa banorėt duhet tė fluturojnė pėr tė shkuar nė shtėpi, ai ka vendosur dyer hekuri pėr tė mbyllur rrugėn! Po, po dyer hekuri. Njė nga banorėt tha pėr lapsi.al se ndėrkohė rrugė po shtrohet me pllaka mbi asfalt pėr tė krijuar njė pedonale private pėr zotin Bamir Topi.

Megjithė dėshpėrimin e fqinjėve pėr kėtė privatizim tė padėgjuar, askush nga autoritetet shtetėrore nuk ka lėvizur gishtin. Nė fakt tė gjithė politikanėt janė mėsuar tė pėrvetėsojnė nga publikja kur janė nė pushtet, Bamiri privatizoi njė rrugė. Dhe tė mendosh qė ėshtė ish president, njė figurė qė do duhej tė ishte shembulli i atij qė jep dhe jo i atij qė merr. Por ama njė president qė po hyn nė histori me pedonalen e tij private, tė cilėn njerėzit mund tė shkojnė ta shikojnė nga afėr (por pa mundur tė shkelin mbi tė) si njė kuriozitet tė ēmendurisė shqiptare tė tranzicionit./Lapsi.al/

http://www.lapsi.al/lajme/2015/08/04/mund-t%C3%AB-veproj%C3%AB-k%C3%ABshtu-nj%C3%AB-ish-president-foto#.VcIv0vlzSWU