Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kriza godet shëndetësinë, përgjysmohet buxheti!!!

    Rënia e ndjeshme e të ardhurave në gjashtëmujorin e parë të këtij viti detyron qeverinë shqiptare të rishohë buxhetin duke ulur me 16, 2 miliardë lekë. Me anë të një akti normativ, i cili hyn në fuqi menjëherë, qeveria ka ulur shpenzimet me thuajse në të njëjtën vlerë.

    Kësisoj, deficiti vjetor do të jetë po ai që ishte parashikuar në buxhetin e vjetër, rreth 58.2 miliardë lekë. Ulja drastike e shpenzimeve me rreth 200 milionë dollarë do të prekë kryesisht zërin e shpenzimeve për investime.

    Sipas “Mapo”, akti normativ i miratuar nga qeveria parashikon rënie të shpenzimeve për investime në të gjithë zërat e rëndësishëm të jetës së vendit. Rënia më e madhe në investime do të jetë në sektorin e shëndetësisë në të cilën kemi përgjysmim të asaj që ishte parashikuar në buxhetin e vjetër. Kështu akti normative parashikon që në sektorin shëndetësor investimet të bien nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë të vjetra.

    Një tjetër zë i rëndësishëm që preket nga ndryshimet në buxhet është edhe Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, ku shpenzimet kapitale ose investimet do të bien me rreth 50 miliardë lekë të vjetra ose me rreth 65 milionë dollarë.

    Pra, akti normativ i ul shpenzimet për investime në rrugë, ujësjellës, kanalizime etj, me rreth 65 milionë dollarë. Sektori i bujqësisë, i parë si një sektor prioritar në zhvillimin e vendit, do të ketë shkurtime në investime me rreth 1 miliard lekë.

    Pra bujqësia do të preket shumë pak nga ndryshimi i buxhetit dhe nga rënia e të ardhurave. Edhe Ministria e Arsimit do të ketë shkurtim të investimeve. Buxheti i ri i rishikuar i jep Ministrisë së Arsimit rreth 2 miliardë lekë më pak për investime se sa parashikonte buxheti i miratuar në fundvitin e kaluar.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kriza godet shëndetësinë, përgjysmohet buxheti!!!

    Edhe kete kishim mangut! Shendetesia eshte pjesa me e kalbur e sistemit, pavaresisht se si vlere eshte me jetikja!

    Bravo qeveria per rritjen rekord ekonomike, do thonte ndonje qyfyrxhi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3

    Për: Kriza godet shëndetësinë, përgjysmohet buxheti!!!

    Ku po shpenzohet me shume atehere se te ardhruat jane rritur 4.4% ne krahasim me 2014? Apo po i fusin ne xhep?

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kriza godet shëndetësinë, përgjysmohet buxheti!!!

    Fajin e ka Sali Berisha qe e sulmon Qeverine nga Facebook!

    Albo

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kriza godet shëndetësinë, përgjysmohet buxheti!!!

    Ne shendetsi duhen nderprere shpenzimet per ilace ne sasi te medha nga burime importi me cmime te larta.
    Vetem duke studiuar dhe gjetur fabrika ne Ballkan,apo Europe me cmime te lira ilacesh i kursen nje ton me para
    buxhetit te shtetit.
    Pajisje te shtrenjta moderne per spitale apo klinika universitare per analiza, apo kirurgji,dentistri,MRI(imazheri dixhitale) mund te blehen edhe
    ne Ebay me 30% te vleres dhe i kursehet shtetit nje ton me para.
    Parate e kursyera mund te perdoren per hapje qendrash te reja ambulatore me te gjitha pajisjet e nderhyrjeve per raste
    emergjente ne fshatra dhe neper lagje ne qytete.Kjo do parandalonte shume infeksionet si dhe vdekje nga temperatura e larte e pacientit,aksidentet apo krimet
    e rruges.Shkurtime ne shpenzime te behen edhe duke hequr nga puna personel te tepert qe ben nje hic pune
    ne administrate ne Ministri dhe ne spitale.
    Kina duhet ti kete ilacet me cmim shume te lire.
    India i ka me cmim shume te lire ilacet
    Vietnami i ka shume lire ilacet sepse krahu i punes eshte shume shume i lire.
    Pagat e punonjesve jane te uleta dhe kjo shoqerohet me cmime shume te uleta te produkteve
    sepse pagat jane te uleta qe do te thote fuqia blerese eshte e ulet ne keto shtete.
    Kjo eshte nje plus i madh per te shkuar dhe bere porosi ne keto shtete sepse cmimet jane shume shume lire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-08-2015 më 23:09
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kriza godet shëndetësinë, përgjysmohet buxheti!!!

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ne shendetsi duhen nderprere shpenzimet per ilace ne sasi te medha nga burime importi me cmime te larta.
    Vetem duke studiuar dhe gjetur fabrika ne Ballkan,apo Europe me cmime te lira ilacesh i kursen nje ton me para
    buxhetit te shtetit.
    Pajisje te shtrenjta moderne per spitale apo klinika universitare per analiza, apo kirurgji,dentistri,MRI(imazheri dixhitale) mund te blehen edhe
    ne Ebay me 30% te vleres dhe i kursehet shtetit nje ton me para.
    Parate e kursyera mund te perdoren per hapje qendrash te reja ambulatore me te gjitha pajisjet e nderhyrjeve per raste
    emergjente ne fshatra dhe neper lagje ne qytete.Kjo do parandalonte shume infeksionet si dhe vdekje nga temperatura e larte e pacientit,aksidentet apo krimet
    e rruges.Shkurtime ne shpenzime te behen edhe duke hequr nga puna personel te tepert qe ben nje hic pune
    ne administrate ne Ministri dhe ne spitale.
    Kina duhet ti kete ilacet me cmim shume te lire.
    India i ka me cmim shume te lire ilacet
    Vietnami i ka shume lire ilacet sepse krahu i punes eshte shume shume i lire.
    Pagat e punonjesve jane te uleta dhe kjo shoqerohet me cmime shume te uleta te produkteve
    sepse pagat jane te uleta qe do te thote fuqia blerese eshte e ulet ne keto shtete.
    Kjo eshte nje plus i madh per te shkuar dhe bere porosi ne keto shtete sepse cmimet jane shume shume lire.
    Shoku ne cilen galaktike banon ti, qe s'perton duke shkruar nje mullar me idiotesira???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •