Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Pëllumbi: Socialistët e thjeshtë, të pakënaqur, të papunë dhe të pavlerësuar nga Rama

    Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, u shpreh dje se prioritet për PS-në janë zgjedhjet në parti dhe hapja e saj për anëtarët e rinj dhe jo mandati i kryetarit.

    Emri:  SERVET-1024x717.jpg

Shikime: 886

Madhësia:  26.6 KB
    Pellumbi dhe Rama

    I pyetur nga “Panorama”, për debatin mes Blushit dhe Ramës, Pëllumbi tha se në momentin që në Asamblenë Kombëtare diskutohet dhe vendoset për hapjen e partisë dhe nisjen e fushatës zgjedhore, nuk mund të ndryshohen prioritetet dhe të dalë në plan të parë mandati i kryetarit të partisë.

    “Mendoj se debati që po zhvillohej në asamble po zhvendoste prioritetet. Çështjen e mandatit të kryetarit nuk mund ta zgjidhte ajo mbledhje asambleje. Prioritet për ne sot është hapja e fushatës zgjedhore në mënyrë kapilare në të gjitha strukturat e partisë. Asambleja duhej të ngrihej në nivelin e mandatit që kishte dhe jo të merrej me çështjet që i përkisnin kongresit. Kam besimin se kongresi i janarit do të gjejë modalitete për t’i dhënë zgjidhje çështjes së mandatit të kryetarit. Nuk besoj se kryetari kërkon të anashkalojë zgjedhjen e tij. Zgjedhje për kryetarin do të ketë, por se si do bëhet kjo do të jetë Kongresi, si organi më i lartë i partisë, që do ta vendosë”, u shpreh profesor Pëllumbi.

    Duket se fjala e tij në Asamblenë Kombëtare e ka çuar mbledhjen në një rrjedhë më të qetë duke vijuar me miratimin e projektvendimeve të paraqitura në rendin e ditës.

    Por profesor Pëllumbi ka transmetuar në asamble dhe pakënaqësitë që ai personalisht ka marrë nga anëtarësia e partisë në zgjedhjet e fundit vendore.

    “Nga kontaktet që kam pasur me socialistët e thjeshtë, kam parë se ata janë të pakënaqur, të papunë dhe të pavlerësuar. Ka një lloj pakënaqësie të akumuluar brenda Partisë Socialiste nga që një pjesë e anëtarësisë së saj që mendon se është lënë pas dore nga lidershipi i partisë, ngaqë strukturat dhe forumet as mblidhen dhe as pyeten që prej dy vjetësh, ngaqë kandidaturat, ndryshe nga më parë, tani vijnë nga “listat e mbyllura” etj. Përvoja tregon se një praktikë e tillë e bën demokracinë formale dhe zhgënjyese, thënë ndryshe e shndërron “në lënie pas dore”, gjë që çon jo vetëm në indiferentizëm, por edhe në rebelime. Anëtari i partisë ka nevojë për peshë, për t’u marrë në konsideratë dhe për t’u vlerësuar”, u shpreh Pëllumbi.

    Profesori përshëndet nisjen e fushatës zgjedhore në parti, duke e parë këtë si një reflektim të mesazhit që kanë dhënë zgjedhësit.

    “Partia Socialiste duhet ta lexojë mirë mesazhin që dhanë votuesit në zgjedhjet e 21 qershorit. Ne duhet të ndalemi sidomos në faktin se përse PS mori rreth 310 mijë vota më pak në krahasim me 2013-n, duke rënë nga 41 për qind në 25.73 për qind dy vjet më pas, pra më 2015. Për mua, zhvendosje të tilla në elektorat meritojnë analiza të posaçme nga ana e forumeve të PS-së dhe kam besim se këto analiza do të zhvillohen në çdo organizatë socialiste dhe në çdo forum të saj”, u shpreh për gazetën “Panorama” profesor Pëllumbi.

    Aristir Lumezi

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pëllumbi: Socialistët e thjeshtë, të pakënaqur, të papunë dhe të pavlerësuar nga

    “Partia Socialiste duhet ta lexojë mirë mesazhin që dhanë votuesit në zgjedhjet e 21 qershorit. Ne duhet të ndalemi sidomos në faktin se përse PS mori rreth 310 mijë vota më pak në krahasim me 2013-n, duke rënë nga 41 për qind në 25.73 për qind dy vjet më pas, pra më 2015. Për mua, zhvendosje të tilla në elektorat meritojnë analiza të posaçme nga ana e forumeve të PS-së dhe kam besim se këto analiza do të zhvillohen në çdo organizatë socialiste dhe në çdo forum të saj”, u shpreh për gazetën “Panorama” profesor Pëllumbi.
    E ka lene mendja fare kete profesorin e shkrete. Ca thote ky mo, qe PS mori 310,000 vota me pak ne keto zgjedhje se ne ato 2 vjet me pare? Edi Rama ne na tha qe Berishes i mori 1 milion vota, kurse Bashes i mori 1 milion e kusur me shume. Ke te besojme ne tani, shokun Rama qe e kemi ne shkolle piktor, apo profesorin qe bente procesverbalet e Komitetit Qendror te Partise Komuniste?

    Po mire o profesor qe nuk i morem ne keto 310,000 vota, po ku shkuan valle? Mos na i mori ai skraparlliu sic ia mori Berishes? Apo na i mori ai ai djaloshi simpatik qe Berisha vuri ne krye te Partise?

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •