Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: Na mungojne $134 milionë në të ardhurat për 6 mujorin e parë

    Dështon plani fiskal i qeverisë, mblidhen 4.5% më pak të ardhura nga taksat

    Evazioni fiskal, për 6-mujorin mungojnë mbi 8.6 miliardë lekë në buxhet

    Zamir Alushi

    dogana_1Dështon plani i qeverisë për mbledhjen e të ardhurave në bazë të buxhetit 2015, që mbështetej në paketën e rritjes së taksave. Në 6-mujorin e parë 2015, të ardhurat në total ranë -4.5% kundrejt parashikimit. Janë rreth -8,658 miliardë lekë të ardhura që i mungojnë buxhetit, sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Financave. Megjithatë, kundrejt vitit 2014, ka një rritje të lehtë të ardhurave me 4.4%, e cila sigurisht që nuk mjafton për të bindur FMN-në se ecuria e administrimit fiskal është pozitive. “Ka pasur një mosrealizim në të ardhurat fiskale për periudhën janar-maj, në krahasim me buxhetin, për shkak të rënies së çmimeve dhe prodhimit të naftës dhe për shkak të dobësive në fushën e përmbushjes së detyrimeve tatimore nga subjektet dhe në fushën e administrimit tatimor”, ky ishte vlerësimi i misionit të FMN-së, i shprehur nga Nadeem Ilahi. FMN deklaroi se për këtë shkak bisedimet për rishikimin e 5-të të marrëveshjes së huas do të vazhdojnë në vjeshtë.

    Doganat dhe Tatimet

    Dështimi më i madh vërehet te doganat dhe tatimet, që mbajnë peshën e mosrealizimit prej 10%. Rritjet e taksave për mallrat e akcizës, si karburantet, cigaret, pijet nuk ka dhënë rezultat. Zëri i të ardhurave nga akciza shënon -24.6% më pak sesa plani. Pretendimet e qeverisë për ndikimin negativ të uljes së çmimeve të naftës në bursën ndërkombëtare dhe për rritjen e prodhimit vendas janë pranuar edhe nga FMN në deklaratën zyrtare të bisedimeve të fundit, por ka produkte të tjera që nuk të bindin me ecurinë e tyre. Kështu, zhdoganimi i cigareve ka rënë me rreth 200 tonë krahasuar me një vit më parë ndërsa karburantet me rreth 10 mijë tonë më pak. Sipas tabelës së treguesve fiskalë në 6-mujorin e parë 2015, mungojnë 5,671 miliardë lekë që nuk janë realizuar nga të ardhurat prej akcizës.

    Tatimi i të ardhurave

    Tatimi mbi të ardhurat personale tregon evazion, por është sinjal edhe i vazhdimit të tendencës rënëse të ekonomisë. Ky tregues është -22.4% më pak se sa plani, ose -3,895 miliardë lekë. Ashtu si rritja e taksave të akcizës, edhe fryrja me 50% e tatimit mbi të ardhurat ka bërë efekt të kundërt, dukje nxitur fshehjen e të ardhurave. Edhe të ardhurat nga taksa doganore janë -11.9% poshtë planit, ose 356 milionë lekë të munguara. Ndërsa të ardhurat nga taksat nacionale kanë rënë -14.8%. Në këtë situatë, Kryeministri Rama, në paraqitjen e rezultateve të 300 ditëve të qeverisjes deklaroi se në shtator do të nisë një operacion i madh kundër informalitetit dhe evazionit fiskal. Mungesa e të dhënave publike të treguesve fiskalë të buxhetit për 6-mujorin e parë la të kuptohej se paraqitja optimiste e prezantuar nga Kryeministri do të mbështetej nga shifrat e 6-mujorit, por rezulton se lëvizja para në raport me vitin e kaluar është e papërfillshme.

    TVSH

    Performanca e TVSH-së është treguesi më evident i evazionit fiskal. Janë 2 miliardë lekë më pak sesa parashikimi për TVSH-në, ose 3.3% më pak. Sipas INSTAT tregtia me pakicë është zgjeruar me 4.7% për tremujorin e parë, kjo nuk pasqyrohet edhe në mbledhjen e TVSH-së. Për mosrealizimin e TVSH-së qeveria pretendon se ka ndikuar rënia e konsumit të mallrave të importit. Për shembull, qeveria pretendon se është rritur prodhimi vendas i duhanit, që u ka shpëtuar taksave. Gjithashtu, sipas Ministrisë së Financave ka rënie të konsumit nga duhanpirësit. Por, kur vjen fjala te karburantet, mosmbledhja e TVSH-së, edhe pas aksionit të qeverisë te subjektet e tregtisë dhe prodhimit të naftës, tregon për rrjedhje serioze të të ardhurave. Qeveria ka vendosur të ashpërsojë Kodin Penal me masa ndaj atyre që nuk mbajnë kasa fiskale.

    Biznesi i vogël

    Taksa e biznesit të vogël u mblodh në nivelin -4.3% krahasuar me planin. Kjo taksë mblidhet nga tatimet, por të ardhurat i shkojnë pushtetit vendor. Një zë tjetër që u përket bashkive është -20.6% më pak se parashikimi. Ndërsa taksa e pasurisë shënoi rritje me 1.2%. Në total të ardhurat e pushtetit vendor ranë me 12 për qind. Kështu, pushteti i ri që lind nga zgjedhjet vendore e merr arkën me një diferencë të konsiderueshme të të ardhurave.


    Fondi

    Ndihma ekonomike , jepen 1.1 miliardë lekë më pak


    Qeveria u vë gërshërën shpenzimeve, sidomos fondeve për shtresat e varfra. Këtë e bën për të rregulluar deficitin buxhetor të krijuar nga mungesa e të ardhurave. Referuar tabelës së treguesve fiskalë për 6- mujorin e parë 2015, realizimi i pagesave të papunësisë shënon 150 milionë lekë më pak, ose 31.3% më pak sesa parashikimi. Ndërsa fondi i ndihmës ekonomike është ulur në mënyrë drastike, edhe në raport me parashikimin. Qeveria pretendon se i ka shkurtuar listat e familjeve në nevojë duke i pastruar nga abuzimet, por nuk ka shtuar emra të rinj në vend të tyre. Për 6-mujorin janar-qershor janë dhënë 1,1 miliardë lekë më pak sesa plani për të varfrit. E shprehur në përqindje, ky fond është rreth 12.7% më pak sesa parashikimi.

    Gazeta Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gropa në buxhet: Rritja e taksave sjell ulje në të ardhura, rritje në evazionin

    Gropa në buxhetin e shtetit, Peleshi: Ja si do e mbushim

    Emri:  peleshi-dhe-rama-1024x675.jpg

Shikime: 424

Madhësia:  38.6 KB

    Qeveria pranon se vjelja e të ardhurave në 6-mujorin e parë të këtij viti ka pësuar rënie.

    Zëvendëskryeministri Niko Peleshi thotë se shkak janë bërë akcizat e mallrave.

    Në një prononcim për Vizion Plus, numri dy i ekzekutivit thotë se kjo mungesë po analizohet nga qeveria.

    Opozita nuk është aspak optimiste duke parë mungesën në arkën e shtetit të 134 milionë dollarëve. Edmond Spaho flet për dështim të qeverisë.

    Një ndër zgjidhjet për të mbuluar këtë gropë financiare, sipas Peleshit është aksioni kundër evazionit, që pritet të nisë në shtator. Aksion të cilin opozita e vlerëson si kamzhik në kurriz të popullit.

    Kriza e thellë financiare dhe ekonomike, sipas opozitës, do të gjejën zgjidhje vetëm me uljen me vendosjes së taksës së sheshtë, pas ardhjes së saj në pushtet. Dhe PD përsërit premtimin për një taksë të unifikuar prej 9%.



    Rënie drastike e të ardhurave

    Buxhetin e shpëtojnë të ardhurat jo tatimore dhe shitja e licencave 4G tek kompanitë celulare.

    Për herë të parë, sytë e Ministrisë së Financave janë drejtuar në grumbullimin e parave në buxhet, të cilat mund të vijnë nga tarifat dhe zëra të tjerë.

    Shkaku është i thjeshtë: Në 6 muaj, arkës së shtetit i mungojnë 134 milion dollarë nga tatimet dhe doganat. Alarmi më i madh vjen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

    Ajo është taksa, e cila jo vetëm që nuk është realizuar, por rezulton e mbledhur më pak edhe se një vit më parë me 20 milion dollarë minus. Po kështu edhe akciza e rritur për të dytin vit rresht, nuk është mbledhur në masën e 56 milion dollarëve. Taksa e qarkullimit rezulton me afro 30 milion dollarë më pak, ndonëse u rrit 50% më shumë.

    Nisur nga kjo situatë e vështirë Ministria e Financave, ka parë rrugët se si mund të devijojë dhe të arrijë të realizojë planin në buxhet. Por me sa duket, nuk i ka dalë të mbushë gropën e madhe që është krijuar.

    Nga shtesa që i ka bërë të ardhurave jo tatimore ka arritur të shtojë 40 milion dollarë, e po kështu rritja e pagës minimale ka bërë që të mblidhen disa para më shumë nga sigurimet shoqërore. Efekt pozitiv po jep dhe Tatimi mbi Fitimin, i cili i rritur ka arritur të shtojë 11 milion dollarë.

    Por megjithë këto rregullime, të cilat nuk vijnë nga puna që duhet të bëjnë dy administratat e tatimeve dhe doganat, sërish ministria është përballur me faktin që totali i të ardhurave është minus 86 milion dollarë.

    Të parët zëra të buxhetit që u prekën nga kjo performancë, ishin subvencioni për energjinë elektrike dhe ndihma ekonomike. Për të parën shteti nuk ka dhënë asnjë lek, ndërsa për tjetrën ka shkurtuar fondin me 30%.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gropa në buxhet: Rritja e taksave sjell ulje në të ardhura, rritje në evazionin

    Të ardhurat, 134 milionë USD minus

    Dështimi i mbledhjes së të ardhurave në buxhet është thelluar edhe në qershor, duke e çuar shifrën e mosrealizimit në 134 milionë dollarë për Tatimet dhe Doganat. Treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave, ashtu si edhe në muajt paraardhës, nuk tregojnë asnjë shenjë përmirësimi.

    Përkundrazi, i vetmi përmirësim i të ardhurave është në një nivel zhgënjyes prej 0.1 për qind, nëse krahasojmë faktin e këtij viti me atë të një viti më parë.

    TË ARDHURAT
    Në total të ardhurat në buxhet deri në qershor 2015 ishin 1.82 miliard dollarë. Plani i financave për këtë periudhë ishte as më pak e as më shumë se 86 milionë dollarë më shumë, pra, 1.91 miliard. Krahasuar me faktin e një viti më parë, totali i të ardhurave është rritur me 77 milionë dollarë. Por “gropën” në buxhet e ka krijuar arkëtimi i dobët në Dogana dhe Tatime.

    Të ardhurat Doganore dhe Tatimore në fund të qershorit ishin 1.2 miliard dollarë, kurse në plan 1.33 miliard dollarë. Tre nga zërat kryesorë në buxhet në pjesën e të ardhurave, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, mbajnë barrën kryesore të fundosjes që ka pësuar buxheti në pjesën e të ardhurave.

    Krahasuar me planin e këtij viti, këto taksa kanë një mosrealizim total prej 100 milionë dollarësh. Konkretisht nga TVSH-ja u arkëtuan vetëm 570 milionë dollarë, kurse në qershorin e kaluar 610 milionë dollarë. Një tregues i tillë, përveçse reflekton atë që tha FMN-ja, që përjashtimet e shumta kanë dhënë efekt, tregon edhe një rënie të fortë të konsumit dhe investimeve. E njëjta gjë vlen edhe për tatimin mbi të ardhurat personale me një realizim të dobët dhe një rritje modeste.

    Emri:  tabela.jpg

Shikime: 510

Madhësia:  124.8 KB

    Tatimi mbi fitimin është i vetmi zë në kahun e të ardhurave kryesore, që ka një realizim 11 milionë dollarë më shumë sesa plani. Zërat e tjerë të të ardhurave në buxhet që kanë pasur ecuri pozitive janë pjesa e sigurimeve shoqërore, si dhe shëndetësore. Të ardhurat jotatimore duket se kanë dhënë një kontribut jo të vogël në shuarjen e efektit negativ në total te të ardhurat, pasi janë 41 milionë dollarë më shumë sesa plani.

    SHPENZIMET
    Situata aspak e mirë e të ardhurave ka bërë që qeveria të ulë shpenzimet në muajin qershor, duke i mbajtur ato dukshëm më pak sesa plani. Kështu, totali i shpenzimeve ishte 1.95 miliard dollarë nga 2.17 miliardë dollarë që ishte plani, pra, 214 milionë dollarë më pak. Shpenzimet korrente janë ato që rezultojnë me 100 milionë dollarë më pak.

    Konkretisht janë paguar 30 milionë dollarë më pak për interesa të borxhit. Kursimin më të madh qeveria ka vendosur ta bëjë te shpenzimet kapitale. Në fund të qershorit, shifrat tregojnë se ato ishin 40 milionë dollarë më pak sesa parashikimi në planin e miratuar për këtë vit. Një situatë e tillë duket se do të ketë efekt të fortë në ekonomi.

    Një vit më parë qeveria ndoqi të njëjtën strategji, duke mbajtur nën kontroll shpenzimet dhe duke i shpërndarë këto vetëm në fund të vitit, por kjo nuk u këshillua nga FMN-ja. Deficiti fiskal deri në qershor të këtij viti është 126 milionë dollarë nga 254 milionë që kishte planifikuar qeveria të merrte hua në planin e saj fillestar. Pjesa më e madhe e këtij borxhi është marrë në tregun e huaj, gati 73 milionë dollarë, kurse pjesa e mbetur prej 53 milionë dollarësh është marrë në tregun vendas.

    Nertila Maho

    Panorama

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gropa në buxhet: Rritja e taksave sjell ulje në të ardhura, rritje në evazionin

    Shifra gjithmone e me tronditese! Po i afrohemi butesisht falimentimit : ((
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gropa në buxhet: Rritja e taksave sjell ulje në të ardhura, rritje në evazionin

    Mungojnë 134 mln dollarë nga doganat e tatimet, PD: Rama të përgjigjet!

    Partia Demokratike akuzon Qeverinë se ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave në dogana e tatime. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Edmond Spaho thotë se “Ministria e Financave ka pranuar dështimin me mbledhjen e të ardhurave”, duke nxjerrë në pah kështu sipas tij, “gënjeshtrat e Edi Ramës, i cili vetëm pak ditë më parë kur bëri bilancin, foli për arritje e suksese”.

    Spaho tha se në buxhet mungojnë 134 milionë dollarë, dhe sipas tij shkak për këtë situatë është korrupsioni dhe ryshfeti në dogana e tatime.

    “Më e rënda për vendin është se këto 134 milionë dollarë që mungojnë në buxhet, që mungojnë në investime, në rrugë, shkolla, apo ujësjellës, kanë si origjinë korrupsionin. Janë 134 milionë dollarë që kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve, e ministrave e klientelës së Edi Ramës.

    Ministria e Financave ka pranuar më në fund zyrtarisht dështimin e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave. Dështimi në mbledhjen e të ardhurave, dështimi në tatime e dogana, është në fakt dështimi kryesor i një qeverie. Kur një qeveri nuk mbledh të ardhurat, ajo pushon së funksionuari në rolin e saj më kryesor.

    Pranimi zyrtarisht i këtij dështimi nga Ministria e Financave ka nxjerrë në pah gënjeshtrat e Edi Ramës, i cili vetëm pak ditë më parë kur bëri bilancin, foli për arritje e suksese.

    Më e rënda për vendin është se këto 134 milionë dollarë që mungojnë në buxhet, që mungojnë në investime, në rrugë, shkolla, apo ujësjellës, kanë si origjinë korrupsionin. Janë 134 milionë dollarë që kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve, e ministrave e klientelës së Edi Ramës.

    134 milionë dollarë që mund të ishin pensione të rritura, apo paga më të mira, shkolla e kopshte, rrugë të reja, ujësjellës apo rrjet i ri energjitik, rimbursim për energjinë apo ndihma ekonomike për të varfërit, nuk ekzistojnë sot sepse janë kthyer në pasuri për një grusht njerëzish e janë përdorur për të blerë vota.

    Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim, se korrupsioni, rryshfeti, ulja e traut të doganës për miqtë e qeverisë po shkaktonte një gropë të madhe në të ardhurat e vendit. Edi Rama e mohoi vazhdimisht dhe fliste gjithnjë për rritje e arritje.

    Por e vërteta e hidhur ka dalë në shesh. Tani nuk e dimë se çfarë emri do ti vërë Edi Rama kësaj? Çfarë arritje apo suksesi janë këto 134 milionë dollarë të vjedhura në tatime e dogana?

    Ky korrupsion galopant i ka dhënë pasojat, siç e dimë përfaqësuesi i FMN u shpreh i zhgënjyer dhe fondi monetar ka vendosur të mos lëvrojë kredinë. Edhe pse Edi Rama vendosi taksat më të larta në rajon, ai sot ka performancën më të dobët në rajon në grumbullimin e të ardhurave.

    Para këtij fakti tronditës, nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Përkundrazi, në filozofinë e Edi Ramës, fajin e ka populli.

    Ai nuk ka ndërmend të ndalojë e të marrë masa për hajdutërinë e hajdutët rreth tij, por ka shpallur se do të rrënojë popullin, do ti tregojë atij burgun, me një fushatë kërbaqi që ka vendosur të nisë në shtator.

    Ka ndërmend t’i nxjerrë në kurriz të popullit, të ardhurat që nuk ua merr miqve të tij biznesmenë, të ardhurat që nuk ia merr klientelës së tij në dogana. Të ardhura që sigurisht i ndan me ta.

    Qytetarët e këtij vendi kanë duruar shumë padrejtësi të kësaj qeverie, dhe zor se do të durojnë edhe padrejtësinë e mbulimit të korrupsionit e selektivitetit në pagimin e taksave dhe detyrimeve doganore.

    Partia Demokratike thekson se zgjidhja e vetme është ulja e taksave, administratë e ndershme në tatime e dogana, dhe trajtimi i barabartë para ligjit e detyrimit për të gjithë.

    Partia Demokratike bën edhe një herë të ditur se sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit, ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 përqind, më të ulëtën në rajon.

    Do shmangim kështu korrupsionin e informalitetin, do rrisim të ardhurat, dhe do ta bëjmë vendin më tërheqësin në rajon për investime”


    Koha Jone

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gropa në buxhet: Rritja e taksave sjell ulje në të ardhura, rritje në evazion

    Dështimi me Tatimet dhe Doganat, qeveria rishikon buxhetin

    Postuar në 04 Gusht, 2015 03:08

    Qeveria dorëzohet përballë dështimit në mbledhjen e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat. Buxheti i vitit 2015 do të rishikohet sërish.

    Ministria e Financave ka hartuar një akt-normativ që parashikon uljen e të ardhurave me 16.2 miliardë lekë në buxhetin e këtij viti. Qeveria pritet të miratojë shkurtimet e shpenzimeve në afro 20 zëra të ndryshëm të buxhetit.

    Kjo do të sjellë edhe uljen e investimeve. Në fillim të vitit qeveria kishte planifikuar shpenzime 456.4 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e buxhetit do t’i ulë në 373.1 miliardë lekë. Sa i përket të ardhurave ato do të zbresin në 314.9 miliardë lekë, nga 398.2 miliardë lekë që ishin parashikuar në fillim të vitit. Niveli i deficitit do të mbahet i pandryshuar në 58.2 miliardë lekë.

    Për mosrealizimin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat ka reaguar sot edhe Partia Demokratike.

    “Ministria e Financave ka pranuar më në fund zyrtarisht dështimin e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave. Dështimi në mbledhjen e të ardhurave, dështimi në tatime e dogana, është në fakt dështimi kryesor i një qeverie. Kur një qeveri nuk mbledh të ardhurat, ajo pushon së funksionuari në rolin e saj më kryesor. Pranimi zyrtarisht i këtij dështimi nga Ministria e Financave ka nxjerrë në pah gënjeshtrat e Edi Ramës, i cili vetëm pak ditë më parë kur bëri bilancin, foli për arritje e suksese. Më e rënda për vendin është se këto 134 milionë dollarë që mungojnë në buxhet, që mungojnë në investime, në rrugë, shkolla, apo ujësjellës, kanë si origjinë korrupsionin. Janë 134 milionë dollarë që kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve, e ministrave e klientelës së Edi Ramës”, tha deputeti Edmond Spaho.

    Më tej ai garantoi në emër të opozitës që kur të vijnë në pushtet do të aplikojnë taksën e sheshtë./Lapsi.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Rilindjes: Na mungojne $134 milionë në të ardhurat për 6 mujorin e par

    Doganat bëjnë sikur luftojnë informalitetin, kapin 172 kg duhan

    Postuar në 04 Gusht, 2015 06:08

    Doganat bashkë me Tatimet janë dy nga institucionet me performancën të ulët në mbledhjen e të ardhurave, duke detyruar kështu edhe qeverinë të rishikojë buxhetin e shtetit.

    Por edhe pse në qendër të kritikave për mosmbledhje të të ardhurave dhe mosgoditje të evazionit fiskal, Doganat herë pas here njoftojnë ndonjë aksion kundër mallrave kontrabandë. I tillë është aksioni i sotëm në Elbasan dhe Kamëz.

    Nga kontrolli i ushtruar, Departamenti Operativ Hetimor pranë D.P.D. në bashkëpunim me ekspertët e “Crown Agents” konstatuan/zbuluan në treg sasi të konsiderueshme duhani të grirë kondrabandë, 172 kilogamë.

    Autoritetet doganore sekuestruan mallin kontrabandë dhe referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë shtetasit Defi Veseli, Florian Doda, Reji Veseli, Fatjon Shpataj dhe Shkëlqim Qose me banim në Kamëz për veprën penale “Kontrabandë të mallrave me akcizë”.

    Pas ardhjes në pushtet të socialistëve, në krye të Doganave Rama emëroi Elisa Spiropalin. Kjo e fundit u dorëhoq para disa kohësh me, arsyen se do të bëhej nënë. Por jo zyrtarisht është thënë se një ndër shkaqet ka qenë performanca e dobët Spiropalit. Ndërkohë performancë të dobët ka treguar edhe kompania "Crown Agents", me të cilën qeveria shqiptare lidhi një kontratë të majme. /Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 04-08-2015 më 12:35
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8

    Për: Qeveria e Rilindjes: Na mungojne $134 milionë në të ardhurat për 6 mujorin e par

    4.4% rritja e te ardhurave nga viti i kaluar s'me duket keq. Ky eshte rekord me duket.

    Bravo qeveria!!!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Na mungojne $134 milionë në të ardhurat për 6 mujorin e par

    Do shkojmë drejt diktaturës fiskale apo…

    Emri:  mall_me_shumice.jpg

Shikime: 583

Madhësia:  56.6 KB

    Bujar Kapexhiu

    MAPO

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Na mungojne $134 milionë në të ardhurat për 6 mujorin e par

    Kjo eshte cudi e madhe! Si ka mundesi qe Qeveria e shoku Rama punon kaq shume, taksat na i rriti, e prape parate ne arken e shtetit kane humbur?

    O shoku Rama!

    Shiko edhe njehere ore, numeroini mire ato parate, se si shume para na mungojne ne buxhet! E qaheshim ne nga Fullani se na humbi $7 milione ne banke, Qeveria na ka humbur $134 milione vetem ne 6 mujorin e pare!

    Mos na i ka vjedhur ai pensionisti Berisha nga Fejsbuku?!

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •