Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Gropa në buxhet: Rritja e taksave sjell ulje në të ardhura, rritje në evazionin

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gropa në buxhetin e shtetit, Peleshi: Ja si do e mbushim

    Skedarët e Bashkëngjitur 168207

    Qeveria pranon se vjelja e të ardhurave në 6-mujorin e parë të këtij viti ka pësuar rënie.

    Zëvendëskryeministri Niko Peleshi thotë se shkak janë bërë akcizat e mallrave.

    Në një prononcim për Vizion Plus, numri dy i ekzekutivit thotë se kjo mungesë po analizohet nga qeveria.

    Opozita nuk është aspak optimiste duke parë mungesën në arkën e shtetit të 134 milionë dollarëve. Edmond Spaho flet për dështim të qeverisë.

    Një ndër zgjidhjet për të mbuluar këtë gropë financiare, sipas Peleshit është aksioni kundër evazionit, që pritet të nisë në shtator. Aksion të cilin opozita e vlerëson si kamzhik në kurriz të popullit.

    Kriza e thellë financiare dhe ekonomike, sipas opozitës, do të gjejën zgjidhje vetëm me uljen me vendosjes së taksës së sheshtë, pas ardhjes së saj në pushtet. Dhe PD përsërit premtimin për një taksë të unifikuar prej 9%.



    Rënie drastike e të ardhurave

    Buxhetin e shpëtojnë të ardhurat jo tatimore dhe shitja e licencave 4G tek kompanitë celulare.

    Për herë të parë, sytë e Ministrisë së Financave janë drejtuar në grumbullimin e parave në buxhet, të cilat mund të vijnë nga tarifat dhe zëra të tjerë.

    Shkaku është i thjeshtë: Në 6 muaj, arkës së shtetit i mungojnë 134 milion dollarë nga tatimet dhe doganat. Alarmi më i madh vjen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

    Ajo është taksa, e cila jo vetëm që nuk është realizuar, por rezulton e mbledhur më pak edhe se një vit më parë me 20 milion dollarë minus. Po kështu edhe akciza e rritur për të dytin vit rresht, nuk është mbledhur në masën e 56 milion dollarëve. Taksa e qarkullimit rezulton me afro 30 milion dollarë më pak, ndonëse u rrit 50% më shumë.

    Nisur nga kjo situatë e vështirë Ministria e Financave, ka parë rrugët se si mund të devijojë dhe të arrijë të realizojë planin në buxhet. Por me sa duket, nuk i ka dalë të mbushë gropën e madhe që është krijuar.

    Nga shtesa që i ka bërë të ardhurave jo tatimore ka arritur të shtojë 40 milion dollarë, e po kështu rritja e pagës minimale ka bërë që të mblidhen disa para më shumë nga sigurimet shoqërore. Efekt pozitiv po jep dhe Tatimi mbi Fitimin, i cili i rritur ka arritur të shtojë 11 milion dollarë.

    Por megjithë këto rregullime, të cilat nuk vijnë nga puna që duhet të bëjnë dy administratat e tatimeve dhe doganat, sërish ministria është përballur me faktin që totali i të ardhurave është minus 86 milion dollarë.

    Të parët zëra të buxhetit që u prekën nga kjo performancë, ishin subvencioni për energjinë elektrike dhe ndihma ekonomike. Për të parën shteti nuk ka dhënë asnjë lek, ndërsa për tjetrën ka shkurtuar fondin me 30%.

    MAPO
    Komenti telegrafik i Niko Peleshit eshte qesharak
    Shkaqet e renies se te ardhurave nga taksat jane
    1.Bizneset qe fusin mall ne dogane japin rryshfet dhe kalojne mallin duke paguar nje takse simbolike vetem per 20%
    te ngarkeses se maunes qe hyn ne dogane.Dikush merr para ne dogane,merr rryshfet.
    2.Rritja e emigracionit,largimi shqiptareve ne Gjermani dhe Itali ka ulur numrin e taksapagusve shqiptare per pasoje shteti merr me pak takse.
    3.Rritja e numrit te te papuneve dhe rritja e numrit te te burgosurve(arrestuarve).Kjo shkakton uljen e numrit total te taksapagusve dhe shteti merr me pak takse
    4.Cmime te larta te produkteve, fuqia e blerjes nga publiku eshte e dobet.Si rezultat shitjet kane rene dhe shteti ka marre me pak takse nga shitjet retail(me pakice).
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #12
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Qeveria e Rilindjes: Na mungojne $134 milionë në të ardhurat për 6 mujorin e par

    po nuk ka problem, mjafton qe Edi dhe Iliri te shkojne mire bashke.eshte mesuar ky popull te hiqet zvarre e te puthe *****

  3. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Qeveria e Rilindjes: Na mungojne $134 milionë në të ardhurat për 6 mujorin e par

    Nje zgjidhje e shpejte e problemit do ishte qe parlamenti te nxjerre nje ligj qe
    te rrise rrogat e komplet punonjesve qe punojne ne sektorin privat me 1 euro/ore
    Me rritjen e rrogave te punonjesve shteti do marre me shume takse nga rrogat e punonjesve.
    meqenese punonjesit do marrin me shume para nga rritja e rroges, shteti do marre me shume takse nga rrogat e punonjesve
    dhe mund te krijohet brenda disa muajsh nje e ardhur prej supozojme 100 miljon Euro.
    Pjesen tjeter te te ardhurave ta nxjerrin duke rritur taksat per pronaret e tokave,pronaret e ndertesave
    rritjen e taksave per pronaret e bizneseve te ndertimit,minierave, energjetikes dhe shitesit e alkolit..
    Nje zgjidhje tjeter per shtetin do ishte qe parlamenti te nxjerre ligj qe I jep te drejte shtetit te shese
    organe te trupit nga persona te vrare ne aksidente automobilistike si dhe persona te vrare nga krimi i rruges
    si dhe nga te denuarit me vdekje.Te gjithe ketyre personave ju hiqen syte,hiqen veshkat,hiqet zemra,hiqen zorre,hiqet stomaku hiqet melcia, hiqet lekura dhe
    shteti t'ja shese italianit qe mund ti perdore ne klinika spitale per operacione transplatime organesh(zevendesim i nje organi te semure me nje organ te shendetshem),transplatim lekure(zevendesim i lekures se djegur me lekure te shendetshme) per
    paciente me shkalle djegie nga aksidente djegje shtepiash,etj.Shteti mund te fitoje miliona euro nga keto shitje dhe rikoveroje buxhetin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 06-08-2015 më 21:06
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Na mungojne $134 milionë në të ardhurat për 6 mujorin e par

    Basha-Ramës: Lëri tabelat, trego ku përfunduan lekët!

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish sot në mbrëmje për deklaratat e bujshme të kryeministrit Rama gjatë ditës.

    “Kryepergjegjesi per vjedhjen e 160 milion dollareve nga tatimet dhe doganat eshte edhe kryegenjeshtari i Republikes”, – shkruante Basha në Fb.

    “Keto dy vite rriti taksat. Rriti cmimin e energjise dhe te naftes. Rriti tarifat dhe aksizat. Dhe prape i mungojne 160 milione dollare ne 7 muaj”, – vijonte kryeopozitari.

    Basha e mbyllte komentin duke i bërë një thirrje Ramës: “Leri tabelat e mashtrimit dhe trego ku perfunduan leket e qytetareve”, – e përfundonte ish-kryebashkiaku i Tiranës reagimin e tij.

    MAPO

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Na mungojne $134 milionë në të ardhurat për 6 mujorin e par

    Cani sqaron pse mungojnë 15.5 mld lekë nga të ardhurat

    Emri:  shkelqim_cani1-578x320-1.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  44.9 KB

    Në takimin e organizuar për aksionin kundër informalitetit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani iu përgjigj opozitës lidhur me akuzat e mungesës së 160 milionë eurove, në mbledhjen e taksave në dogana dhe tatime.

    Cani tha se mungesa e këtyre të ardhurave lidhet me faktorë, që nuk varen as nga administrata doganore e tatimore dhe as nga qeveria shqiptare.

    Kreu i Financave sqaroi se, shkak për mungesën e kësaj shume është bërë ulja e çmimit të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare, ndërsa pjesa tjetër lidhej me uljen e importit të energjisë dhe prodhimeve bujqësore, të cilat kanë dhënë efekt në uljen e të ardhurave në buxhet, por kanë efekt pozitiv në ekonomi.

    “Me përgjegjësinë qeverisë dhe transparencën e publikut nuk është e vërtetë se mungojnë 15.5 miliardë lekë në buxhet. Do t’i marr sot zë për zë. Pas një analize të plotë të gjendjes, 15.5 mld lekë që mungojnë, janë për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare dhe çmimet në këto tregje nuk varen nga qeveria shqiptare. Mbi 2 mld lekë mungojnë nga ulja e importit të energjisë. 1.2 mld lekë mungojnë nga ulja e interesit bankar, që ndikojnë në zhvillimin ekonomik për mirë, edhe pse na japin më pak të ardhura. 730 mln lekë mungojnë për shkak të lehtësirave fiskale në importin e makinerive dhe lëndëve të para, për të prodhuar sa më shumë në vend.

    Humbën diçka nga të ardhurat, por fituam më shumë prodhim në ekonomi. 500 mln lekë mungojnë nga importi i ushqimeve, sepse bujqësia po prodhon më shumë. 44 përqind është rritur eksporti i mallrave bujqësore. Humbëm gjysmë miliardi, por fitojmë shumë nga prodhimi vendas. 2.2 mld lekë i mungojnë buxhetit për arsye se me TVSH-në e rimbursuar me sistemin automatik, kemi rimbursuar më shumë ndaj biznesit duke i dhënë atë që i takon, ndryshe nga ç’ishte bërë nga qeveritë e shkuara. Hoqëm dorë nga mbajtja e asaj që i takon biznesit. 2 mld lekë mungojnë nga taksa e qarkullimit, karbonit dhe ambalazhit”, argumentoi ministri Cani.

    Ndihmë stabilizimit të zhvillimin makroekonomik të vendit, për ministrin Cani do t’i japin reformat e qeverisë kundër evazionit fiskal dhe informalitetit.

    Shekulli

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •