Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    Kryebashkiaku Veliaj “pasuron” fjalorin: Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik

    Emri:  Veliaj23.jpg

Shikime: 605

Madhësia:  24.8 KB

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës foli dje për restaurimin e monumenteve në Tiranë, teksa inspektoi restaurimin e Monumentit të Pavarësisë në parkun “Rinia”.

    Veliaj tha se do të procedohen penalisht të gjithë ata që do të kryejnë nevojat personale në vende publike në qytet, si edhe ata që vandalizojnë objektet dhe hapësirat e përbashkëta.

    Madje, kryebashkiaku nuk u kursye as me fjalorin, teksa nevojat personale i zëvendesoi me fjalët “çiç dhe kakë”.

    “Do të sigurohemi që të gjitha monumentet në Tiranë të restaurohen përpara festave të nëntorit, që mos t’i lëmë për ditën e fundit.

    Gjithashtu, nuk mund të vazhdojë më vandalizimi i objekteve të përbashkëta në Tiranë. Është fyese t’u thuash qytetarëve se ku bëhet çiçi dhe kaka, por për këtë janë vendosur dy tualete publike.

    Dua të njoftoj se nga sot do të procedohen penalisht ata që kryejnë nevojat personale poshtë urës, apo nëpër monumente, apo në çdo hapësirë të përbashkët. Do të shkojnë në burg të gjithë ata që vandalizojnë objektet publike të qytetit”, tha Veliaj.

    Më tej, kryebashkiaku akuzoi ish-kryetarin dhe administratën e tij se e kanë falimentuar Bashkinë e Tiranës, dhe se në të mungojnë rreth 700 tonë bronz.

    “Bashkinë e kemi gjetur të falimentuar. Nuk ka para as për të paguar punonjësit e saj. Ndërkohë, mungojnë rreth 700 tonë bronz për monumentet. Edhe artistët që kanë bërë Monumentin e Pavarësisë nuk janë paguar ende”, tha kryebashkiaku.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    Çiçi monumental

    Erion Veliaj ia ka dalë që të jetë në qendër të rrjeteve sociale brenda pak ditësh që kur mori detyrën.

    Vrulli me të cilin ka nisur punën ka ngjallur shumë debat online.

    Disa thonë se është e tepruar prania e tij kaq shumë në media, duke theksuar se punët mund të bëhen pa shumë bujë, të tjerë theksojnë se më në fund në Tiranë ka një kryebashkiak që do punojë vetëm për kryeqytetin.

    Por nuk kanë munguar as thumbimet, si ky i karikaturistit Bujar Kapexhiu.

    Emri:  cici_monumental.jpg

Shikime: 637

Madhësia:  55.8 KB

    MAPO

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    AlbaneZ (05-08-2015)

  4. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    sa do jet denimi per cicin dhe sa per kaken?
    ta dim te pakten e perballojm dot apo jo

  5. #4

    Për: Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    Turp qe nuk lejohen njerezit te urinojne ku kane qejf. Kur te vjen per te urinuar nese pret sa shkosh deri ne shtepi mund te demtosh veshkat.

  6. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    Citim Postuar më parë nga Kalvin Lexo Postimin
    sa do jet denimi per cicin dhe sa per kaken?
    ta dim te pakten e perballojm dot apo jo
    Po noi pordhe lejohet?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    po u ndalua dhe pordha spo vemi fare ne tirane u pa puna

  8. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    Albo mashtruesit, shtremberuesit nuk i pengon se PD-ja ka degraduar ekonomikisht Tiranen, por problemin e ka tek deklarata per kaken e cicin... valla kishit qene shtremberues se jo mahi...

    procedim penal nuk d.m.th. burgosje, por edhe denim me gjobe... ta haje dreqi me shkoi jeta duke mesuar disa injorante.

  9. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    Me ka len pa fjale kjo nisem e Gjinos !!

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Albo mashtruesit, shtremberuesit nuk i pengon se PD-ja ka degraduar ekonomikisht Tiranen, por problemin e ka tek deklarata per kaken e cicin... valla kishit qene shtremberues se jo mahi...

    procedim penal nuk d.m.th. burgosje, por edhe denim me gjobe... ta haje dreqi me shkoi jeta duke mesuar disa injorante.
    O Rilindasi nga Kosova!

    Qenke akoma ne autobuz, nuk ke zbritur akoma ne Tirane. Alboja nuk e vuri theksin tek "cici" e "kaka" qe Veliajt ia ka mesuar mami qe i pagoi dasmat kur ka qene i vogel fare. Albo e vuri theksin tek fjala "burg".

    Tani vrije pak ate koken qe ma ke plot e gjeje kete gjeagjezen e Albos:

    - Cili eshte ai njeri qe u del shqiptareve ne televizor pernate dhe u ckermitet se do ti fusi ne burg po nuk paguan energjine, nuk paguan taksat dhe nuk bene sic do ai?

    Qe te ta bej me te thjeshte, po te them: eshte Rilindasi me i madh qe ka nxjerre ai popull qe nga epoka e gurit!

    Veliu eshte vene ne gare me ate Rilindasin e madh se kush fut me shume shqiptare ne burg!

    Nuk e kane keq ne fakt, po ti fusnim te gjithe shqiptaret ne burg, do merrnin fund te gjitha problemet e vendit!

    Albo

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Veliaj si Edi Rilindasi: "Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik"

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Albo mashtruesit, shtremberuesit nuk i pengon se PD-ja ka degraduar ekonomikisht Tiranen, por problemin e ka tek deklarata per kaken e cicin... valla kishit qene shtremberues se jo mahi...

    procedim penal nuk d.m.th. burgosje, por edhe denim me gjobe... ta haje dreqi me shkoi jeta duke mesuar disa injorante.
    E kupto ti or analfabet qe tironcit skan buk me honger? Gjobat ose procedimi penal bohet kur popullsia ka mirqenie jo kur skan buk me honger. Rrethinat e tirones jon me keq se Mombai i Indis ku populli jeton ne fukarallek dhe ky flet per procedim penal. Nuk edukohet populli me dhun por me krijim mundsish, edukim e pune.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sayan2003 : 04-08-2015 më 22:40

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •