Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes Komuniste: "Të skedohen mësuesit sipas bindjeve politike!"

    Zbulohet e-maili drejtuar shkollave: Shënoni me cilën parti janë mësuesit, na sillni listën

    Shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave të përpilojnë raport për bindjet politike të mësuesve. E-maili është dërguar më datën 27 korrik dhe u ka shkuar së paku 76 shkollave të Tiranës.

    Emri:  pd-473x585.jpg

Shikime: 250

Madhësia:  35.0 KB

    “Pershendetje drejtorë, nesër brenda orës 11.00 duhet të dërgoni me e’mail listën e stafit tuja dhe përbri bindjen politike të tij, të saj. Merreni me shumë përgjegjësi dhe kujdes afatin”- thuhet në e-malin që mban mbishkrimin sipër ‘info urgjente’.

    Denoncimi është bërë sot nga Partia Demokratike, e cila përmes deputetit Luçiano Boçi ka publikuar e-mailin dhe ka akuzuar kryeministrin për politiken që po ndjek, duke paralajmeruar njëheresh se pas kësaj vjen edhe ‘fshesa’ në arsim.

    Emri:  email-473x249.jpg

Shikime: 237

Madhësia:  23.6 KB

    “Ky email u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave, të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike. Me 27 korrrik, ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhëri, bindjen politike për secilin”- tha Boci, gjate nje deklarate per mediat.

    Sipas tij, ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit përpara fillimit të vitit të ri arsimor.

    “Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij. Kjo është një goditje fatale që i jepet shkollave dhe mësimdhënies në vend, duke larguar mësues me përvojë e profesionistë dhe duke i zëvendësuar ata me vëzhgues, komisionerë e numërues të Partisë Socialiste”- tha ai.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: "Të skedohen mësuesit sipas bindjeve politike!"

    Rotacioni ne Shqiperi kete ka te mire qe kur i skedon PD protestojne ata te PS ndersa kur i skedon PS protestojne ata te PD. (Duket ndryshimi nga e kaluara,tamam rilindje). Shyqyr thuj qe kemi LSI qe nuk ka nevoje per skadime

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: "Të skedohen mësuesit sipas bindjeve politike!"

    Ç'paskerkan qene per skandale keta rilindaxhinjte, te vetmit!

    Ai ose ajo qe do ishte i/e afte te citonte nje per nje skandalet e panumerta te rilindaxhinjve ne dy vjet qeverisje, Albo duhet ta bente Supermoderator : )))
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •