Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Prokuroria: "Shkatërruam një rrjet të madh falsikatorësh dokumentash për SHBA e BE"

    Dokumenta për azilantët drejt BE-SHBA, goditet grupi i falsifikatorëve



    Policia e Shtetit ka goditur një grup të strukturuar kriminal që përmes falsifikimit të dokumenteve kundrejt pagesave monetare dërgonte klandestinë në Bashkimin e Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
    Falë operacionit të koduar “Emigracioni i Paligjshëm” të organizuar nga Sektori për Trafikun e Paligjshëm në Tiranë e Shkodër u zbuluan dhe sekuestruan 2 laboratorë të falsifikimit dhe dokumenteve, ndërsa në pranga përfunduan pesë persona të akuzuar për “favorizimin të kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
    Arrestimi i grupit kriminal u bë pas një hetimi proaktiv disa mujor. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
    Policia po ashtu ka zbardhur edhe skemën që personat tashmë të arrestuar përdornin për të nxjerrë jashtë Shqipërisë emigrantët klandestinë.
    Sipas policisë, 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri- tjetrin rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Kanadasë, kundrejt shumave të parave që varionin nga 5000 Euro për në vendet e BE-së dhe nga 20.000 dollarë për në vendet SHBA dhe Kanada.
    Ata pasi i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit.
    Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal.
    Njëri laborator u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Kujtim Emiri ndërsa laboratori i dytë u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Xhelil Alla
    Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme.

    Të arrestuarit janë:

    • Bajram .M. Xhaja, 58 vjeç, banues në Tiranë.
    • Kujtim .A. Ermiri, 59 vjeç, banues në Tiranë, i i dënuar më parë ne vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave si dhe prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve.
    • Xhelil .Sh. Alla, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
    • Sofije . M. Pepaj, 50 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër.
    • Mihal .V. Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.
    “Operacioni u zhvillua nga Sektori për Trafikun e Paligjshëm, në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, në bashkëpunim me, Drejtorinë e Forcës së Posaçme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Seksionet për Trafikun e Paligjshëm në Drejtoritë e Policive të Qarqeve Tiranë dhe Shkodër, si dhe në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë” thuhet në komunikatën e policisë.
    Ja çfare u sekuestrua ne dy laboratoret e falsifikimit te dokumentave
    Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zbuluar dy laboratorë falsifikimi dokumentash dhe janë sekuestruar :
    • Dy kompjutera.
    • Printer i markës HP.
    • Printer i markës EPSON LQ-630.
    • Makineri prodhimi karta elektronike model RECOL LAM 221.
    • Makineri prodhimi karta elekronike model ZEBRA ZXP serie 1.
    • 5 (pese) Pjese e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të pa hapura.
    • 2 (dy) Pjesë e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të hapura, njera ngjyre e zezë dhe tjetra blu.
    • 1 (nje) vizore metalike 20 cm, me mbishkrimin “HUANOIU”.
    • Printer profesional CANNON
    • Një pistoletë zhurmuese
    • 1 (nje) çekiç me bisht druri me bishkrimin “TUV”
    • 1 (nje) gërsherë me mbishkrimin “ICE”
    • Tre pasaporta italiane me gjeneralitete italiane
    • 24 karta identiteti italiane pa gjeneralitete dhe 10 karta identiteti italiane me gjeneralitete.
    • Disa Leje Drejtimi dhe Leje Qarkullimi Italiane me emër dhe pa emër si dhe disa karta sanitare italiane.
    • 5 (pese) flete formati A4, me mbishkrime ne gjuhen spanjolle, si dhe me stema.
    • 23 (njezet e tre) Flete ngjitese te sheshta.
    • 3 (tre) Flete ngjitese te sheshta me elemente sigurie ne trup (dy ngjyre te bardhe deh nje ngjyre e verdhe).
    • 1 (nje) Flete ngjitese e mbledhur ne forme tubi.
    • 8 (tete) foto per dokumenta.
    • 1 (nje) Solucion i markes 3M, per foto.
    • 3 (tre)Mbajtese boje per vula te njoma.
    • 17 (shtatembedhjete) vula te njoma 3 (tre) prej tyre me bisht.
    • 1 (nje) vule e thate metalike me mbishkrimin IDEAL mod No.1.
    • 1 (nje) punto metalike.
    • 2 (dy) kuti metalike bosh.
    • 2 (dy) USB ngjyre te zeze me mbishkrim “VERBATIM” dhe “KINGSTON”.
    • 1(nje) skelet zyzesh pa xham me lupe ne krahun e djathte, sebashku me nje kuti zyzesh..
    • 7 telefona të markave të ndryshme
    • 1 (nje) kapse vule e thate, pa vule.
    • 3 (tre) bisturi me bisht ne formen e stilolapsi.
    • 1 (nje) karikues baterish me ngjyre te zeze.
    • 3 (tre) flete zmerile, ngjyre blu.
    • 3800 Euro, 69.000 lekë të reja 1400 dollarë
    • Një automjet tip Mercedes Benz

    Emri:  9..jpg

Shikime: 676

Madhësia:  42.8 KB

    Emri:  8..jpg

Shikime: 669

Madhësia:  38.0 KB

    Emri:  5..jpg

Shikime: 674

Madhësia:  34.4 KB

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria: "Shkatërruam një rrjet të madh falsikatorësh dokumentash për SHBA e

    Arrestohen të fundit e grupit, Falsifikonin dokumenta drejt SHBA-së, “Del Piero” kapoja



    Xhaxha e nip bien ne pranga pas nje hetimi disa mujor te Prokurorise. Të fundit e grupit të falsifikatorëve të dokumentave drejt SHBA-se jane arrestuar pas urdher arresteve qe leshoi gjykata e Tiranes me kerkese te Prokurorise.
    Shkatërrohet një grup kriminal i falsifikimit të dokumentave të ndryshëm.Policia e Shtetit ka vënë në praga shtetasit Pjerin Brahimaj, Keldi Beshi dhe Jupiter Brahimaj.
    Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Tiranës bën me dije se tre të arrestuarit dyshohen për fallsifikim të dokumentave të ndryshme, si pasaporta, vula, karta identiteti, etj., në sasi të konsiderueshme.
    Organi i akuzës ka nisur hetimin në tetor të vitit 2014, në bazë të informacionit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit mbi ekzistencën e një grupi që vepronte në Tiranë në fushën e fallsifikimit të dokumentave të ndryshëm.
    Grupi i falsifikatorëve lidhje me një tjetër grup të arrestuar më parë

    Emri:  626.jpg

Shikime: 639

Madhësia:  46.3 KB

    Nga ana Prokurorisë së Tiranës nisën hetimet, të cilat u zhvilluan në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe u koordinuan edhe me një hetim të nisur nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, mbi një tjetër grup, i lidhur me të arrestuarit e sotëm, të cilët janë arrestuar pak kohë më pare me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, për veprën penale të “trafikimit të personave” nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Në hetimin që po kryente Prokuroria e Tiranës, para disa muajsh janë arrestuar dy persona, pjesëtarë të këtij grupi të dyshuar fallsifikatorësh, konkretisht shtetasit Franc (Kujtim) Borova dhe Flamur Dema.
    Po ashtu, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës po vijonte hetimin, në bazë të bazë të elementëve provues që buronin nga emisioni investigativ i Agon Channel “Ça thu”, u procedua me arrestimin në flagrancë të shtetasit Haki Tarja.
    Hetimi ka vijuar edhe më tej dhe Prokuroria e Tiranës ka arritur të krijojë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit e arrestuar gjatë ditës së sotme janë pjesë e të njëjtin grup fallsifikimi, të cilët kishin si vend për marrjen e porosive në afërsi të qendrës së kryeqytetit, ndërkohë që, gjatë arrestimit të sotëm, u zbulua se një prej bazave të fallsifikimit gjendej në shtëpinë e të arrestuarit Pjerin Brahimi.
    Hetimet proaktive të kryera në periudhën mars-maj 2015, krijuan një tablo të qartë të ekzistencës së një grupi kriminal, të dedikuar në veprimtarinë e falsifikimit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në formë individuale.
    Pjerin Brahimaj apo “Del Piero” kapoja i grupit
    Vendqëndrimi i tyre i preferuar dhe marrja e porosive për falsifikime bëheshin tek një lokal pas Muzeut Kombëtar, kurse falsifikimet kryheshin në një vend ende të paidentifikuar. Element kyç i këtij grupi, si ekzekutor i falsifikimeve, u identifikua shtetasi Pjerin Brahimaj, alias “del Pjero”, dtl. 1990.
    Porositë për falsifikime merreshin nga të hetuarit e tjerë Keldi Beshi, Jupiter Brahimi (xhaxhai i Pjerinit) dhe Haki Tarja, të cilët mbanin kontakte me klientë të ndryshëm, që ishin të interesuar për falsifikimin e dokumenteve. Këta të fundit mbanin lidhje dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin sa herë ishte nevoja, por të ardhurat i arkëtonin veças, për llogari të gjithësecilit.
    Ndërkohë, personi që ekzekutonte porositë, vetë ose përmes personave të tjerë, dhe që punonte për llogari të të treve, ishte i hetuari Pjerin Brahimaj. Nga ana tjetër, ky i fundit mbante edhe klientë të cilët e kontaktonin drejpërsëdrejti, pa ndërmjetësinë e të hetuarve të tjerë. Në të njëjtin rol del edhe i hetuari Franc Borova, por ai punonte për Keldi Beshin, ose për llogari të klientëve që i siguronte vetë.
    Në hetimet paralele për çështje të ndryshme që po zhvilloheshin nga Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria për Krime të Rënda, rezultoi se ndërmjet personave nën hetim nga dy prokuroritë kishte lidhje “biznesi”.
    Nga hetimet e deritanishme rezulton se të hetuarit nga Prokuroria e Tiranës fallsifikonin dokumenta të ndryshëm, si dokumenta pronësie, diploma shkollore, karta identiteti ose pasaporta për qëllime të ndryshme.
    Falsifikatoret te lidhur me grupin e trafikimit të personave të arrestuar në maj të 2015
    Një pjesë e dokumentave të identitetit të fallsifikuara përdoreshin nga persona të ndryshëm, të cilët synonin të largoheshin nga Shqipëria.
    Për t’i ndihmuar këta shtetas të largoheshin nga vendi ynë, kryesisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte i organizuar një grup tjetër, i cili nuk kishte lidhje të drejtëpërdrejtë me grupin e fallsifikatorëve, por mbanin kontakte për persona të ndryshëm që donin të largoheshin.
    Grupi i “trafikimit të personave” për në SHBA është hetuar nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe tashmë janë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
    Për këtë grup, nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, janë bërë publike të dhëna pak kohë më parë, ku ishin të përfshirë të paktën 5 shtetas, konkretisht: Bajram Xhaja, Kujtim Emiri, Xhelil Alla, Sofie Pepaj dhe Mihal Gjoka.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria: "Shkatërruam një rrjet të madh falsikatorësh dokumentash për SHBA e

    Nesër në gjykatë, Dyshohet se falsifikonin dhe karta identiteti spanjolle, babai i “Del Pieros” flet për Ora News



    Prokuroria ka dyshime se tre personat e arrestuar gjatë operacionit policore “Del Piero” kanë prodhuar dhe karta identiteti spanjolle.
    Gjatë aksionit për arrestimin e Pjerin Brahimajt, policia ka sekustruar nje laptop, një printer dhe disa letra ku të printuara ishin karta identiteti spanjolle.
    Pritet që diten e dielë, 3 të arrestuarit të dalin përpara gjykatës për tu njohur me provat dhe akuzat e ngritura ndaj tyre.
    Kamera e Ora News ka shkruar në shtëpinë e Pjerin Brahimajt dhe ka marrë reagimet e para të familjarëve në lidhje me akuzat për falsifikim të vizave amerikane, angleze dhe kanadeze.
    Në shtëpinë e Pjerin Brahimajt, na pret babi i tij i cili thotë se arrestimi i 25 vjeçarit, u bë pa urdhër prokurori dhe se i biri është kërcënuar të firmosë pa lexuar asnjë rresht të fletë arrestit.
    Ylli Brahimaj: “Kur hynë në shtëpi i këkova urdhrin e prokurorisë për kontroll. Më thanë jo, por është në të mirën tënde të vijojë kontrolli.”
    Ylli Brahimaj deklaron se nëpërmjet avokatit mbrojtës do të kërkojë paligjshmërinë e arrestimit të djalit të tij, paraditen e 31 korrikut.
    Ylli Brahimaj: “Kanë marrë letra boshe, printerin e thjeshtë. Kanë kontrollua dhe dy muaj më parë. Nëse ka bërë faj do ta dënojnë”
    Sipas hetimeve te prokurorise , grupi kishte një vend takim pranë një lokali pas Muzeut Kombëtar në Tiranë, ku merrnin dhe porositë për prodhimin e dokumentacionit.
    Sipas të dhënave zyrtare të hetimit, porositë për falsifikime, merreshin nga të hetuarit e tjerë Kledi Beshi, Jupiter Brahimi (xhaxhai i Pjerinit) dhe Haki Tarja, të cilët mbanin kontakte me klientë të ndryshëm, që ishin të interesuar.

    Emri:  brahimaj.jpg

Shikime: 590

Madhësia:  40.4 KB

    ORA NEWS

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Prokuroria: "Shkatërruam një rrjet të madh falsikatorësh dokumentash për SHBA e

    obobooo Shpresa e fundit e imja per te ikur ne USA u shkaterrua nga Policia e Tahirit !! Po mire tani ky grupi i fundit "Oktapodhi" u asgjesua pa meshire nga drejtesia, si mund t'i gjej une tani njerzit e Tahirit qe nisin per ne USA, Australi dhe Kanada ?!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •