-
Pasojat e luftës me ISIS dhe impakti në Shqipëri e Kosovë e trevat shqiptare
Ndryshimet e mëdha politike për shkak të `pranverës arabe` dhe ndërhyrjet e perëndimit të SHBA, BE, dhe krahut ushtarak NATO, lufta kundër ISIS dhe radikalizmit pseudo-islamik, vazhdojnë të lënë gjurmë të thella në vëndet arabe të cilat kërkojnë një kohë të gjatë për tu stabilizuar politikisht, ekonomikisht dhe nga ana sociale. Në pamje të parë duket si përplasje e dy civilizimeve, por nuk është pikërisht ashtu.
Shkaqet e luftrave në Siri, Irak, Jemen, dhe në përgjithësi në vëndet arabe
Rënia e Komunizmit dhe konsolidimi i një sistemi botëror capitalist post komunist krijoi një boshllëk të madh ideologjik dhe një zhgënjim të madh sidomos në vëndet e varfëra dhe ato arabe përsa I përket padrejtësive sociale dhe ekonomike e pse jo dhe politike të sistemit capitalist.
Përgatitja për një globalizëm politik, ekonomik dhe social nuk u prit mirë nga vëndet e vogla dhe ato në zhvillim, por edhe disa vënde arabe të pasura u përpoqën që të mbushin këtë boshllëk ideologjik me religjionin. Rritja e madhe demografike që pësuan vëndet në zhvillim e sidomos ato me predominancë myslimane krijuan kushte që Islami si një fe e respektuar të përhapej dhe të rilindëte me shpejtësi dekadat pas viteve `90.
Përhapja e fesë islame dhe rilindja e saj në disa vënde të tjera sidomos në Europën lindore dhe në Ballkan, pra në vënde ku politika, ekonomia dhe problemet sociale ishin të rënda e të pazgjidhura, aty ku varfëria ishte e tejskajshme krijuan mundësinë që njerëzit të përqafojnë fenë Islame si një mundësi e shpëtimit ekonomik por edhe shpirtëror.
Kjo i dha shkas që krahas përhapjes paqësore të Islamit apo siç mund ta quajmë-ekspansionit islamik pas viteve `90, të krijohen dhe grupe radikaliste të cilat vetëm formën kishin religjionin islamik sepse përmbajtja nuk ishte aspak religjioze dhe bazohej tek dhuna, tek vrasjet, tek atentatet pra edhe mund të quhen radikalizëm pseudo-islamik.
Këto aspirata të grupeve radikaliste të kujtojnë grupet komuniste në fillimet e viteve të shek XX, pra ishin dhe mbeten grupe radikaliste, të cilat kërkonin vendosjen e një të ashtuquajturi shteti islamik apo kalifatit në të gjitha vënet myslimane dhe jo myslimane.
Kjo shkaktoi probleme të mëdha në të gjithë globin dhe perëndimi e përjetoi si një sulm kundër vlerave të saj të demokracisë perëndimore.
Për këtë shkak u reagua ashpër kundër Al-Qaidës nga fillimet e viteve 2000, dhe ndaj ISIS, Boko Haram, etj nga ana e SHBA dhe komunitetit nderkombetar te cilat ishin te frikesuar nga fuqia ne rritje e grupeve militare pseudo-islamike pavaresisht se keto grupe me substance fetare u krijuan ne nje fare menyre nga vete SHBA per te luftuar invazionin sovjetik ne Afganistan qe ne vitet para renies se komunizmit ne fund te viteve `80.
Praktikisht të gjitha përfaqësuesit të Fesë Islame në shtetet arabe por dhe në vëndet Europiane dhe gjetkë e kanë kundërshtuar radikalizmin pseudo -islmaik si një rrymë ekstremiste që nuk përfaqëson Islamin e cila sipas tyre është një fe Paqësore dhe do të thotë nënështrim ndaj Zotit. Por lufta vazhdon.
Në këtë etapë të përballjes me ekstremizmin e ashtuquajtur islamik, disa vënde te zhvilluara perendimore si SHBA, Franca, Anglia, dhe krahu i tyre ushtarak NATO, gabuan me ndërhyrjet e tyre në disa vënde arabe me pretekstin e vendosjes së demokracisë si e ashtuquajtura `Pranvera Arabe`në këto vënde, të cilat drejtoheshin nga autokratë; sidoqoftë vëndet ishin praktikisht të stabilizuara politikisht dhe ekonomikisht, por kishin dy elemente negative qe sherbyen si trigger per ti destabilizuar dhe per te nderhyre ushtarakisht:
- Naften
- Aleancen tradicionale me Rusine
U ndërhynë ushtarakisht në disa vënde të stabilizuara arabe të Afrikës dhe të Lindjes së mesme me pretekstin e shkatërrimit të grupeve ekstremiste dhe të Al-Qaidës, por në fakt ndërhyrjet ishin shumë destruktive, dhe në vënd që të bashkëpunohej me këto shtete për të stabilizuar gjëndjen- u gjet rruga ushtarake.
Ndërhyrja ushtarake e NATO-s dhe e SHBA : Afganistan, Irak, Libi, Tunisi, në fillim shkaktoi rënien e rregjimeve dhe një anarki totale e shoqëruar me varfëri e cila vazhdon edhe sot.
Pas rrezimit te qeverive autokrate , mbizoteroi ne ato vende ekstremizmi dhe ndjenja e hakmarrjes. Praktikisht këto vënde megjithë tërheqjen e trupave amerikane dhe të NATO-s mbeten të destabilizuara dhe në anarki të plotë dhe rreziku i ekstremizmit nuk u pakësua por përkundrazi mbetet i lartë.
SHBA ka përgjegjësinë kryesore në çfaqjen e ISISpikerisht brenda territorit te Irakut ne fillim dhe pastaj ne Siri. Grupet radikaliste pseudo-islamike vinin nga rradhet e luftetareve te Al Qaides, por dhe nga grupe te tjera luftarake te cilat ishin krijuar nga SHBA dhe Anglia per te luftuar rregjimin autocrat te Bashar-it nen pretkestin e krahut militar te opozites siriane, duke future ne lufte civile te plote Sirine, dhe duke lene ne nje lufte civile dhe fetare Irakun. Gjeopolitika e SHBA kishte dy synime: shkaterrimin e qeverisjes pro ruse te Bashar-it , dhe krijimin e undesive per te krijuar nje shtet kurd Brenda territoreve te Irak-Siri-Turqi.
Kjo vazhdon te kete kosto te madhe per keto vende
Pra, SHBA por dhe disa vende te zhvilluara perendimore kane pergjegjesi per krijimin dhe vazhdimin e luftën ndaj ISIS qoftë sepse është jë superfuqi botërore e cila në njëfarë mënyre nëpërmjet NATO-s, dhe influencës së saj në rregjione të ndryshme të botës, qoftë edhe sepse SHBA është përgjegjëse në anarkië që po ndodh në Lindjen e Mesme nëpërmjet ndërhyrjes së saj së debatuar të SHBA dhe Britanisë së Madhe në Irak, nxitjes së luftës në Siri e cila pavarësisht diktatorit Bashar al Asad, nuk përbënte ndonjë problem as botëror dhe as rajonal me diktaturën e saj, si dhe ndërhyrjeve në një mënyrë ose në një tjetër për të rivendosur normat e demokracisë perëndimore në vëndet arabe në të cilat civilizimi perëndimor është aktualisht një `haram`, apo e ndaluar dhe në kundërshtim me tradtën e atyre popujve.
Ndërhyrja për të vendosur norma demokratike të parakohëshme pa u pjekur kushtet e brëndëshmë në ato vënde po rezulton jo efikase dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe është njëlloj sikur të vrasësh miza me armë zjarri.
Pavarësisht argumentave të hapur apo të fshehur të gjeostrategjisë amerikane, qoftë për të mbajtur ekuilibrin në botë, qoftë për të sjellë demokracinë e munguar nëpërmjet `pranverës arabe` apo `sheshit Maidan`, ose nëpërmjet ndërhyrjes aty ku preken interesat strategjike amerikane, mund të rezultojnë të rrezikshme për popujt e vendeve përkatëse sepse aktualisht në Irak, Siri, Ukrainë, Libi, Egjypt, Somali, Jemen, Afganistan, etj ka rezultuar në anarki, dhe justifikimi për `te luftuar rregjimin e Asadit` nëpërmjet armatosjes së opozitës ku aktualisht opozita siriane nuk egziston, përvecse grupeve terroriste që kanë kryer genocit në Siri së bashku me Asadin, po jep efekte të kundërta dhe po i shkakton Sirisë një tragjedi më të madhe sesa ka aktuaisht, sepse 3 milion njerëz janë larguar dhe 300.000 mije te tjere jane vrare apo humbur. Mëdyshja, dhe mos pasja e një strategjie të qartë për Lindjen e Mesme, tërheqja e parakohëshme e trupave nga Iraku dhe Afganitani, shkaktuan ringjalljen e ekstremizmit të formës edhe më të keqe siç është ISIS.
Mendoj se SHBA në gjeopolitikën e saj ndiqet nga fraza `dividere et impera`, sepse në këtë mënyrë ka arritur elemente të rëndësishëm:
- Shkatërroi shtetet arabe aleate tradicionalisht me Rusinë si: Libi, Irak, Siri, mban Iranin nën embargo,
- Vazhdon të zbatojë mbajtjen gjallë të luftrave lokale duke arritur tu shesë armë edhe aleatëve edhe kundërshtarëve, sepse konurenca ekonomike e ka vënë në vështirësi ekonominë e SHBA, e cila na fakt konkuron vetem më shitjen e armatimeve dhe disa elementtë të teknologjinsë e lartë.
- Kërkon të krijojë përshtypjen e keqe se kush është Islami duke lejuar ISIS-in të mbijetojë e nëpërmjet tij tu thotë botës se ja kush është Islami, kur në fakt Islami mbetet një fe paqësore, dhe kjo vertetohet në shtetet e paprekura nga lufta.
A rrezikohet Ballkani dhe Shqipëria, Kosova, Bosnja?
Prania e radikalistëve me origjinë shqiptare në formacionet e ISIS, prania e mbi 40 të vrarëve ekstremistë me origjinë shqiptare d.t.th., se në Irak dhe në Siri janë duke marrë pjesë disa qindra ekstremistë me origjinë shqiptare të cilët në të ardhmen mund të jenë një rrezik potencial kundër demokracisë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e Mal të Zi në të ardhmen.
Shkaqet e pjesmarrjes se radikalistëve me origjinë shqiptare në formacionet luftarake të ISIS në Irak dhe Siri janë të shumta, por argumentat më të forta mbeten keto:
- Varfëria e për pasojë rekrutimi me pagesë i të rinjve të papunë nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë,
- Injoranca e përzjerë me varfërinë, mungesa e arsimimit cilësor shkakton përfshirjen e individëve në formacionet luftarake të ISIS
- Papunësia massive në Kosovë, shqiptarët e Maqdonisë, shqiptarët e Shqipërisë,
- Propaganda radikaliste, Keqinformimi, dhe nxitja e urrejtjes, nga ana e disa klerikëve për objektivat e luftës së ISIS dhe shkaqet e krijimit të Khalifatit,
- Prania edhe e disa individëve me ide radikaliste që nuk janë të varfër, por që kanë para kërkojnë ndryshimin e rendit botëror nëpëmjet kësaj lufte.
- Prania disa organizatave radikaliste të maskuara si OJQ filantropike religioze ose jo.
Sipas të dhënva shumica dërrmuese e individëve shqiptarë dhe kosovarë të përfshirë në këtë luftë vjen nga zona rurale, të varfëra, pa perspektivë, pa punë. Numri i tyre i llogaritur në proporcion me të vrarët në luftë duhet të jetë relativisht i madh: në Kosovë dhe shqiptarët e Maqedonisë mund të jetë 5-10.000 luftëtarë të trainuar, në Shqipëri mund të jenë 2-3.000 individë të trainuar. Ky kontigjent mund të përbëjë një rrezik të madh për trevat shqiptare .
Disa ditë para ardhjes së z. Merkel në Tiranë, Kryeministri Rama bëri befasisht, për një gazetë me përhapje globale, në “Financial Times”, një deklaratë për rrezikun islamik në Shqipëri. Thënia e Ramës praktikisht ka kuptimin se, nëse Bashkimi Europian nuk pranon Shqipërinë vend anëtar dhe nuk e ndihmon ekonomikisht Shqipërinë, në vend do të ketë një kryengritje radikaliste e për pasojë Shqipëria do të shndërrohet në një pjesë të khalifatit (Ballkanik).
Pavrësisht se si e ka shprehur Kryeministri këtë mudësi rreziku, çështja mbetet e hapur. Sidoqoftë, pikat më të mira të shmangies së rrezikut radikalist pseudo-islamik në Shqipëri mund të jenë:
- bashkëjetesa e shkëlqyer fetare
-arsimimi i mirë i rinisë dhe i popullatës
- prania e klerikëve të matur të të gjitha religjioneve, të edukuar dhe të përkushtuar ndaj Zotit,
-informimi i mirë dhe më transparent dhe më i kuptueshëm me besimtarët sipas religjionev respektive në Shqipëri, Kosovë, e Maqedoni, se Kurani dhe Ungjilli, nuk predikojnë luftën por Paqen, Dashurinë dhe Nënështrimin ndaj Zotit.
Lufta kundër ekstremizmit të ashtuquajtur islamik është një luftë që nuk kërkon vetëm veprime luftarake por edhe marjen e masave tek vëndet që eksportojnë luftëtarë ekstremistë tek ISIS dhe Al Kaeda, të tilla si nxitjen e punësimit, luftën kundër analfabetizmit, arsimimin cilesor dhe të detyrueshem laik, dhe përmirësimin e kuadrit ligjor midis shtetit laik dhe religjioneve.
Radikalizmi është vetëm Islamik apo dhe jo-Islamik?
Radikalizmi fetar i çdo krahu qoftë, është i njëjtë për nga dhuna dhe shkeljet e ligjeve ndërkombëtare por edhe fetare, madje nuk ka asgjë religjioze kur kemi të bëjmë me vrasje, dhunime dhe përdhunime, shkatërrime. Është e vërtetë se radikalizmi nuk është vetëm pseudo-islamik. Shëmbull kemi Luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë në të cilën u kryen masakra të mëdha nga radikalistët serbe të cilët gjithashtu nën maskën militare për të mbajtur Jugosllavinë vranë myslimanët boshnjakë duke treguar se urrejtja mbetej fetare raciste dhe kundër një populli vëlla. Me 11 korrik 1995 u vranë 8.000 myslimanë të Bosnjës. Kjo masakër e kryer nga trupa ushtarake të cilat nuk mund të ishin aspak trupa ushtarake se sa radikalistë pseudo-kristianë orthodhoksë që nuk kishin assgjë të përbashkët me doktrinën Kristiane që përmblidhet më dy fjalë: Paqe dhe Dashuri, është e njëjtë me krimet që po kryhen sot në Siri, Irak, Jemen, nga ISIS dhe Boko Haram në Nigeri, si dhe me krimet e Al Qaedës vite me parë nëpërmjet atentave, vendosjes së explozivëve, minave, në SHBA, Çeçeni, Angli, Francë,.
Masakra e Srebrenicës mbetet sot një nga krimet më të mëdha të luftës pas luftës së dytë botërore, krim i kryer gjatë luftës për ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën trupat serbe përpiqeshin të mos lejonin Bosnjën dhe boshnjaët të shkëputeshin si territor dhe popullsi. Duke e parë të pamundur mbajtjen nën Federatën serbe, ekstremistët serbe të indoktrinuar me fanatizma fetare bënë një masakër aq të rëndë sa ajo ka lënë gjurmë të thella në popullatën myslimane të Bosnjë-Hercegovinës. Sot 20 vjet pas Masakrës së Srebrenicës, po shohim një modalitet tjetër të ekstremizmit me ngjyrime fetare por të krahut tjetër, atij radikalist pseudo-islamik, i cili ndonëse nuk ka kupolë politike në Ballkan ka një mbështetje të gjërë nga grupe te vecanta radikaliste nën emrin e kalifatit ISIS, grupeve Boko-Haram, Al Qaidës, dhe grupeve të tjera të disa sekteve fetare islamike në Lindjen e mesme dhe në Afrikë.
Gjendja e kristianeve deri para luftes, Reagimi i komunitetit te krishtere ndaj ngjarjeve ne Jemen e Siri dhe Irak. Kristianet ne vendet Arabe te lindjes së mësme kanë një trashëgimi të pasur historike dhe tradicionale si kanë jetuar me shekuj së bashku me myslimanët. Në shumicën e rasteve vetëm luftrat koloniale dhe fetare e prishnin herë pas here këtë fqinjësi të mirë qindra vjeçare. Shëmbull për këtë bashkëjetesë në të cilën secili grup dhe komunitet religjioz respekton tjetrin është Shqipëria dhe Kosova në Ballkan por dhe në lindjen e mesme si Siria, Iraku, e Pakistani deri diku.
Kuptohet se Trashëgimia kulturore e vëndeve arabe është e ndryshme nga ajo e europiane ku gjithsecila ka vëndin e vet të respektuar në trashëgiminë botërore.
Dihet qëndrimi i komuniteteve dhe institucioneve fetare ndaj ngjarjeve të tilla. Ato dënojnë aktet e dhunës dhe luftën e radikalistëve të cilët maskohen nën ideologjinë fetare ndaj civilëve në Jemen, Siri, Irak, Afganistan, në Libi dhe kudo.
Komuniteti Orthodoks dhe K.OA.SH., janë shumë të shqetësuar, dhe kundershtojne çdo lloj vrasjeje te civilëve të pafajshëm, grave femijeve, skllaverimin e femres dhe abuzimet e tmerrshme seksuale duke u justifikuar nen emrin e Zotit.
Jemi shumë të preokupuar për debimet e kristianëve orthodoksë por dhe të sekteve të tjera kristiane dhe myslimane, popullsine e pambrojtur, nga Siria, Iraku, Pakistani, Jemeni , dhe shprehin keq ardhjen për gjendjen aktuale dhe bëjnë thirrje për përfundimin sa më parë të luftës në Irak, Siri dhe Jemen e Afganistan, duke gjetur një zgjidhje paqësore. Gjithashtu i kërkojmë nga OKB dhe shtetet e mëdha që të ndërhyjnë në ndalimin e gjakderdhjes, luftë, dëbimeve, dhunimeve dhe përdhunimeve, I bëjmë thirrje që të gjëndet një zgjidhje e menjëhershme për strehimin dhe ushqimin e refugjatëve, dhe arritjen e paqes me palët ndërluftuese.
Kristianizmi si religjion ka qënë mbetet dhe do të jetë një fe e Paqes dhe e Dashurisë e cila është dëshmuar nga vetë bashkejetesa e popujve, por ekstremistët dhe njerëz të pushtuar nga djalli, kanë përdorur dhe përdorin religjionin si maskim për të realizuar veprat e tyre të turpshme. Vetë fjala e Jezu Krishtit se nëse armiku yt të godet në njërën faqe- jepja dhe tjetrën , tregon natyrën paqedashëse të Kristianizmit.
Po ashtu dhe Islami predikon paqen dhe nuk ka asgjë të përbashkët me ekstremizmin fetar. Kështu shpresojmë që shtetet e mëdha Islamë si Turqia, Arabia Saudite, Pakistani, Irani, të ndikojnë në arritjen e paqes dhe të ndalimit të vëllavrasjes midis vetë myslimanëve ashtu dhe ndaj kristianëve që bashkëjetojnë me ta.
Deri tani janë vrarë me dhjetra shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë në luftën fetare në Siri, Irak, dhe mendohet se janë rreth 2000 të tjerë që përgatiten të shkojnë apo janë të ‘gatshëm’. Shkaqet e këtij ‘internacionalizmi’ ekstremist fetar për shqiptarët mund të jenë si zakonisht varfëria, papunësia, por edhe mungesa e arsimimit të nevojshëm laik sidomos në Maqedoni, Kosovë, dhe në fshatrat shqiptare. Problemi qëndron gjithashtu në faktin se qeveritë shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë ashtu si dhe Maqedonia, duhet ta marrin më seriozisht këtë problem dhe të mos e mbajnë në heshtje sepse nëse dicka zjen, dikur do të nxjerri avull dhe do të dëmtojë më rëndë atëhere kur nuk e kemi mëndjen.
Radialistët e Khalifatit pseudo-Islamik luftojnë çdo gjë duke futur në luftë kundër sekteve myslimanë shia, suni dhe të krishterët e atyre shteteve të cilët jëtojnë aty prej dy mije vjetësh duke vrarë e prerë kokat, duke përdhunuar, hedhur në erë me akte terroriste, duke skllavëruar femrat. Të gjitha këto akte nuk kanë asgjë të përbashkët më Fenë e vërtetë dhe përkushtimin ndaj Zotit. Këtë e tregon edhe njëri nga ultimatumet e fundit të ISIS ndaj të krishterëve të Mosulit ishte: ‘konvertohuni, pagoni ose vdisni’.
Bashkëjetesa fetare në vëndet arabe të sipër përmëndura, pavarësisht diferencave më kulturën dhe traditën në vëndet perëndimore, ka qënë shumë e mirë, dhe komunitetet e krishtera kanë mbijetuar me qindra vite së bashku më myslimanet, duke ruajtur edhe kishat, manastiret dhe vëndet e lashta. Kjo konfirmohet nga dy shëmbuj të thjeshtë të marrë nga Historia.
Një shëmbull i mirë i bashkejtesës është vajtja e Papa Gjon Palit në Siri në vitin 2000 në Xhaminë Umajad në Damask Siri (tek varri I kokës së Gjon Pagëzorit i quajtur Jahja nga arabet), e cila i mirëprit nga besimtarët myslimanë, dhe dekreti i Profetit Muhammad për Manastirin e Sh. Katerinës në Sinai që në vitin 626 e.s.( sot manastiri mbrohet nga UNESKO si trashëgimi botërore) me anë e të cilit kristianët e manastirit mbroheshin nga sulmet e hajdutëve, dhe nuk paguanin taksat.
Radikalizmi pseudo-islamik i ka shkatërruar këto shtete duke bërë genocide, dhe duke lënë vendet në anarki të plotë.
Praktikisht në vëndet në të cilat veproi `pranvera arabe` dhe ndërhyrja perëndimore, vërehen dëmtime të mëdha si anarki politike, e sociale, genocid, dhunë, atentate, vrasje, përdhunime, skllavëri, dhe në një pjesë të tyre vepron ISIS, Al Qaeda, dhe organizata ë tjera terroriste të cilat kanë rënduar gjendjen. Perëndimi është i paaftë deri tani të stabilizojë gjëndjen e shkaktuar duke detyruar që mijra refugjatë të dynden po në perëndim në vëndet e BE.
Siria. popullata 17,951,639 (2014) banorë.Rreth 10 milionë banorë janë çvendosur dhe larguar nga vendi për shkak të luftës që nga 2011; 4 milion janë refugjate. Suni janë 59%, Shia13% shia (alevite, ismailite), 10% kristianë të cilët banojnë në Damask, Homs (qyteti I dyte me I madh me kristane), Aleppo, Hamah, or Latakia. • Crac des Chevaliers , Ma'loula Saidnaya , Tartous , Latakia , Suëayda , Al-Hasakah ,Qamishli. Perveç Damaskut qytetet e tjera janë shkatërruar.
Iraku.Popullsia 36,004,552 banorë. 95% Myslimanë nga këta 65% janë shia, dhe 35% janë sunni, dhe 5% kristianë (1.5 milionë) dhe kurdë . Nga Lufta dhe pas tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, janë larguar nga vëndi 1.2 milionë kristianë, I gjithë komuniteti çifut prej 150 mijë njerëz. Ka dhe kurdë të cilët po luftojnë kundër ISIS, dhe komuniteti Jazidi të cilët u shkatërruan dhe u muarën skllevër nga ISIS.
Jemen- popullsia 23,833,000 banorë. 65% janë suni dhe 35-40% janë shia. 1% janë kristiane
. Kriza politike në Jemen ka shkaktuar 2000 të vrarë dhe 500.000 mijë të çvendosur përfshi dhe kristianët.
Afganistan -popullsia - 31,822,848 banorë. Mbi 99% of the Afghanëve janë myslimanë e nga këta 90% janë Sunni, dhe 7–19% janë Shia. Nuk ka kristiane. Vëndi është akoma në luftë.
Libia -popullsia- 6,244,174 banore. 97% janë myslimanë dhe pak sufi dhe ahmadi. Kristianë janë rreth 100 mije janë kristianë e nga këta 60.000 persona të sektit kopt. Lufta ka shkatërrua totalisht këtë vënd dhe ka çvendosur me mijra vetë nga vëndi si rrefugjatë.
Egjypt- popullsia 89,115,000 banore. 90% janë myslimanë dhe 9% janë kristianë koptë, 1% janë kristianë të tjerë. Trazirat politike kanë detyruar banorët të shkojnë nëpër qytete të mëdha dhe të çvendosen.
Tunisia- popullsia 10,982,754 banorë.99% janë sunni dhe 2% janë kristianë dhe cifutë. Trazirat politike kanë dëmtuar rëndë vëndin.
Pakistan.-Popullsia -191,715,847 banore. Është vëndi i dytë më i madh në botë për nga popullsia myslimane. 97% janë sunni. E nga këta 5-20% janë shia. 3 % janë kristianë. Ekstremizmi dhe problemet politke si dhe lufta në Afganistan kanë prishur ekuilibrin politik dhe ekonomik të vendit. Më të dëmtuarit janë shiat dhe kristianët, të cilët kërkojnë ndihmë nga qeveria aktuale. Qytetet qe permbajne me shume kristiane jane: Karachi, Lahore, Ravalpindi and Peshaëar.
-
-
Për: Pasojat e luftës me ISIS dhe impakti në Shqipëri e Kosovë e trevat shqiptare
Nuk ka debat per nje problem kaq te mprehte dhe ka debate se cfare brekesh ka veshur Tuna apo cfare do te thote nastradini akademik nard ndoka. Interesant.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt