Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Raporti i SHBA: Shqipëria burim trafiku njerëzor, tutorët janë deputetë

    Shqipëria është si burim, ashtu edhe destinacion trafiku për meshkuj, femra e fëmijë, subjekte të trafikut të qenieve njerëzore që shfrytëzohen për prostitucion, punë të detyruar, lypje apo forma të tjera abuzuese.

    Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi për të 42-in vit radhazi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore, ku Shqipëria radhitet në grupin e dytë të listës si vend me probleme sa i përket kësaj dukurie të kundraligjshme.

    Raporti thotë se gratë dhe fëmijët janë viktimat kryesore të trafikut në vendet fqinje dhe në vendet e Bashkimit Europian, por edhe brenda Shqipërisë ku shfrytëzohen seksualisht, për punë të detyruar apo për lypje.

    “Vajzat shqiptare bien viktima të trafikut pas martesave të sajuara, ndërkohë që femra nga vende të tjera europiane, si Ukraina e Rusia janë subjekte trafikimi në Shqipëri. Vihet re një numër në rritje e klandestinëve nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut që përdorin Shqipërinë si vend tranzit drejt vendeve të tjera europiane”, thuhet në raport.

    DASH nënvizon se këta klandestinë janë pre e lehtë e trafikut dhe shfrytëzimit, megjithëse policia nuk ka identifikuar deri më tani asnjë rast të tillë.

    “Korrupsioni dhe ndryshimet e shpeshta në drejtimin e policisë vështirësojnë luftën kundër trafikut. Bashkëpunimi dhe përfshirja e zyrtarëve me krimet që lidhen me trafikun vazhdon të mbetet shqetësuese, ndërkohë që një deputet i Parlamentit ka qenë i dënuar më parë për akuza të tilla”, shkruhen në raport.

    DASH vëren një numër në rritje të fëmijëve të komunitetit rom dhe atij egjiptian që lypin ose bëjnë punë të detyruara në Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit.

    Raporti thotë se qeveria shqiptare nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar fenomenin, megjithëse vërehet progres domethënës në këtë drejtim.

    “Në 2014 qeveria ashpërsoi kuadrin ligjor dhe u dënuan më shumë trafikantë se në vitin 2013, përfshirë këtu disa që detyronin fëmijët për të lypur. Qeveria rriti bashkëpunimin me organizatat joqeveritare dhe rriti financimin për qendrat e rehabilitimit për viktimat e trafikut”, vijon raporti.

    DASH rekomandon katër hapa për të rritur suksesin ndaj trafikut të qenieve njerëzore:

    Së pari, rritja e fondeve për organizatat joqeveritare, së dyti, ndryshime në legjislacion, sidomos në pjesën që bën fjalë për organet hetuese, së treti, mbrojtjen e viktimave që denoncojnë, jo vetëm fizike, por edhe rritjen e fondit për këtë kategori dhe e katërta flet për parandalimin e viktimave të trafikut, ku kërkohet më shumë punë dhe bashkëpunim mes institucioneve përkatëse.

    “Një Task Force e ngritur në vitin 2013 për të përmirësuar luftën kundër trafikut duke koordinuar punën mes policisë, prokurorisë dhe gjykatës nuk është mbledhur ende”, vlerësohet për pikën e katërt të rekomandimit.

    Sipas Sekretarit të Shtetit, John Kerry ky raport nxjerr në pah rreziqet e fshehura si dhe udhëzon qeveritë për të marrë masat e duhura që të parandalojnë trafikimin.

    "Tani në të gjithë globin, viktimat që kanë rënë pre e trafikut të qenieve njerëzore, po imagjinojnë mundësinë për t’u arratisur, mundësinë e një jete pa frikë dhe mundësine për të krijuar një standard të jetës së tyre”, thotë ai.

    Për vitin 2014 Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur Tajlandën si shkelësin më të madh sa i përket trafikimit me qenie njerëzore
    topchanel
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria, burim dhe tranzit i trafikut. Një deputet i dënuar për këtë krim

    SHBA: Arrestoni deputetët e inkriminuar

    Raporti i publikuar dje nga Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikun e qenieve njerëzore e vlerëson Shqipërinë si vend destinacioni dhe burimi të trafiku të femrave dhe fëmijëve. Por veç kësaj, dokumenti i prezantuar dje nga Sekretari i Shtetit John Kerry, në pjesën për Shqipërinë jep edhe fakte më alarmante. Raporti thekson se në “Kuvendin e Shqipërisë është një deputet që më parë është dënuar për trafik qeniesh njerëzore”. Ndërsa thekson se shqetësim mbetet bashkëpunimi i zyrtarëve të policisë me strukturat e krimit. Kritikat vazhdojnë edhe me Policinë e Shtetit, për të cilën thuhet se “korrupsioni dhe lëvizjet e shpeshta brenda forcave të policisë pengojnë aksionet kundër trafiqeve”. Ndërsa më tej, shtohet se “qeveria e Shqipërisë nuk plotëson minimumin e standardeve për eliminimin e trafiqeve, edhe pse po bën përpjekje”. Në renditje Shqipëria është futur në grupin e dytë, ku renditen qeveritë e të cilave nuk i përmbushin kriteret minimale për luftimin e kësaj dukurie, por po bëjnë përpjekje për t’i arritur

    Këto elementë përbëjnë dhe kritikat më kryesore të dokumentit. Pavarësisht vlerësimeve pozitive që ka dhënë raporti për disa nisma të qeverisë, një deputet tutor prostitutash në Kuvend dhe zyrtarë të rendit që ndihmojnë trafikun, janë shuplaka më e rëndë që mund t’i jepet Shqipërisë lidhur me fenomenin e trafiqeve. Raporti, i cili është hartuar gjatë muajve të fundit nuk përmend emrin e deputetit. Zyrtarisht, akuzë për trafik ka pasur Mark Frroku, të cilit iu hoq mandati disa muaj më parë. Por nëse i referohemi dosjes së Frrokut, akuza ndaj tij në Belgjikë ka qenë për vrasje dhe jo për trafiqe. Ndaj duket se mesazhi i SHBA-ve ka qenë për një tjetër deputet, i cili ushtron normalisht funksionet e tij në Kuvend. Ky është ndër rastet e para kur një dokument i SHBA-ve i referohet konkretisht një zyrtari me funksion të caktuar. Dhe nuk bëhet fjalë për një zyrtar të nivelit të ulët, por një ligjvënës.

    Raporti thotë se gratë dhe fëmijët janë viktimat kryesore të trafikut në vendet fqinje dhe në vendet e Bashkimit Europian, por edhe brenda Shqipërisë ku shfrytëzohen seksualisht, për punë të detyruar apo për lypje. Të gjitha këto vërejtje të pasqyruara në një prej dokumenteve shohin me mosbesim dhe standardet aktuale të qeverisë. Sipas DASH, qeveria shqiptare nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar fenomenin. Madje dhe një Task Force e ngritur në vitin 2013 për të përmirësuar luftën kundër trafikut duke koordinuar punën mes policisë, prokurorisë dhe gjykatës nuk është mbledhur ende.

    Raporti vjen në të njëjtën ditë kur kreu i qeverisë dhe ministri i Brendshëm prezantuan strategjinë e re për Policinë e Shtetit. Në dy vite janë bërë jo pak arritje në rend dhe në siguri. Janë fakte të padiskutueshme operacionet në Lazarat dhe në Dukagjin. Po ashtu, një element i efiçencës së Policisë është dhe ulja e numrit të vrasjeve në krahasim me vitet e mëparshme. Por duke renditur gjithë arritjet në fushën e sigurisë dhe duke i krahasuar me kritikat e SHBA-ve, rezulton se problem në vend nuk është krimi ordiner i rrugës, por trafiku ndërkombëtar i drogës dhe ai i qenieve njerëzore. E në këtë sektor të krimit, nuk operojnë njerëz të zakonshëm, por zyrtarë dhe njerëz të veshur me pushtet. Dokumenti i SHBA-ve është një sinjal për qeverinë se beteja me krimin nuk fitohet vetëm në rrugë, tek shpërndarësit e drogës, apo kapjes së disa tutorëve të vegjël në motelet e Tiranës. Këtu flitet për drejtues në strukturave shtetëore që dekonspirojnë aksionet dhe për njerëz të tjerë që kanë qenë të dënuar. Nga këtu, duhet të nisë lufta ndaj këtij fenomeni.

    Më saktë duhet të nis nga salla e parlamentit me arrestime nga prokuroria për ato deputetë të cilët ditën hyjnë me kollare në parlament dhe natën veshin xhupin e zi për të vjedhur e trafikuar. Këtu fillon pastrimi,nga parlamenti.

    Qamil Xhani

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria, burim dhe tranzit i trafikut. Një deputet i dënuar për këtë krim

    Ambasada e SHBA: E turpshme se si parlamenti mban një deputet trafikant

    Emri:  d6d09e72401c588a5c9c8c2432124edf_XL.jpg

Shikime: 281

Madhësia:  21.5 KB

    Ka reaguar fort e ashper ambasada e SHBA ne Tirane pas raportit te Departamentit te Shtetit dje.

    Ambasada thote se eshte e turpshme se si nje deputet vazhdon te rrije ne parlament kur eshte denuar per trafik te njerezve dhe vepra te tjera te denueshme e te turpshme. Populli duhet te kete perfaqesues te tij me dinjitet e jo trafikante.

    Me tej ambasada amerikane, e cila eshte shprehur shumehere me kritika te forta ndaj partive politike dhe parlamentit qe mbajne ne gjirin e tyre trafikante e mafiozë, thekson se duhet ti largojne individe te tille urgjent.

    Kjo eshte superdeklarate e forte e SHBA

    Ambasada e SHBA dëshiron të vërë në dukje se raporti vlerëson se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standartet minimale për eleminimin e trafikut. Ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve.

    Po cili eshte ky deputet ? Akoma emrin nuk ia kane thene, ndonese do ti dali emri edhe atij parlamentari.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria, burim dhe tranzit i trafikut. Një deputet i dënuar për këtë krim

    Te jeve valle deputet i Rilindjes Socialiste ky mo, apo ndonje nga ata deputetet e rrenuar te Bashes?!

    Pse nuk na i duan keta amerikanet deputetet tane tutore prostitutash e femijesh? Nuk e dine keta amerikanet se keta trafikantet na ndihmuan ne socialistet me leke qe tu blejme votat shqiptareve e ta rrezojme Berishen nga pushteti?

    Ore shoke socialiste. Po mire, po ti fusim ne tere keta trafikantet ne burg, kush do na i financoje fushatat zgjedhore e ku ti gjejme leket qe te blejme votat e shqiptareve? Ah prandaj doli shoku Rama e na tha qe do filloj t'iu mbaj 3% nga rroga gjithe socialistave te punesuar ne shtet.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Shqipëria, burim dhe tranzit i trafikut. Një deputet i dënuar për këtë krim

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ambasada e SHBA: E turpshme se si parlamenti mban një deputet trafikant

    Emri:  d6d09e72401c588a5c9c8c2432124edf_XL.jpg

Shikime: 281

Madhësia:  21.5 KB

    Ka reaguar fort e ashper ambasada e SHBA ne Tirane pas raportit te Departamentit te Shtetit dje.

    Ambasada thote se eshte e turpshme se si nje deputet vazhdon te rrije ne parlament kur eshte denuar per trafik te njerezve dhe vepra te tjera te denueshme e te turpshme. Populli duhet te kete perfaqesues te tij me dinjitet e jo trafikante.

    Me tej ambasada amerikane, e cila eshte shprehur shumehere me kritika te forta ndaj partive politike dhe parlamentit qe mbajne ne gjirin e tyre trafikante e mafiozë, thekson se duhet ti largojne individe te tille urgjent.

    Kjo eshte superdeklarate e forte e SHBA

    Ambasada e SHBA dëshiron të vërë në dukje se raporti vlerëson se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standartet minimale për eleminimin e trafikut. Ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve.

    Po cili eshte ky deputet ? Akoma emrin nuk ia kane thene, ndonese do ti dali emri edhe atij parlamentari.

    Koha Jone
    Ta theme une emrin.....sipas kinezit?
    Keni IQ.............ZERO...
    Srry...po te lexosh repliken e ambasadorit....per Hashish!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i SHBA: Shqipëria burim trafiku njerëzor, tutorët janë deputetë

    Meta për raportin e DASH: Të inkriminuarit të dalin para drejtësisë

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, reagoi pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit për trafikun e qenieve njerëzore. Në raport thuhet se një deputet ka qenë i dënuar për trafik qeniesh njerëzore. Në reagimin e tij, Meta kërkon që të gjithë të inkriminuarit të dalin përpara drejtësisë. Madje specifikon se të gjitha ata që kanë përfituar në të kaluarën, apo përfitojnë tani, duhet të ndëshkohen.

    “Z. Meta shpreh bindjen se Raporti përfaqëson një platformë të rëndësishme dhe nxitje pozitive për punën e strukturave të specializuara të shtetit që përballen me këtë fenomen, në zbatimin e plotë të ligjit, zhvillimin e programeve sociale për parandalimin, mbrojtjen dhe rehabilitimit të viktimave të trafikut, parandalimin e shfaqes së tij, si dhe goditjen dhe ndëshkimin ligjor dhe pa asnjë kompromis të të gjithë të inkriminuarve që kanë përfituar apo tentojnë të përfitojnë nga kjo veprimtari kriminale”,- thuhet në reagimin e kreut të Kuvendit.

    Njëkohësisht, Meta apelon dhe kërkon nga të gjitha strukturat e zbatimit të ligjit që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, të rrisin nivelin e profesionalizmit dhe të luftojnë pa asnjë kompromis, si dhe të çojnë përpara drejtësisë të gjithë të inkriminuarit e përfshirë në veprimtari të paligjshme të trafiqeve të çdo lloji.

    “Meta gjithashtu vlerëson se lufta e pandërprerë ndaj krimit dhe korrupsionit është një sfidë e rëndësishme që kërkon modernizimin e shtetit, përkushtim, profesionalizëm, transparencë dhe mbështet procesin e dekriminalizimit përmes rritjes së standardeve ligjore për të gjithë përfaqësuesit publik të zgjedhur apo të emëruar,”- thuhet në deklaratën e Kuvendit.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i SHBA: Shqipëria burim trafiku njerëzor, tutorët janë deputetë

    Raporti i DASH, Basha: Trafikantët kanë status të privilegjuar në qeverinë Rama – Meta



    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e vlerëson raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, si fotografi e të të vërtetës, për përmasat tronditësie që sipas tij ka marrë krimi në vend.
    Kreu i selisë blu, tha se Shqipëria është vendi unikal, ku Departamenti Amerikan evidenton faktin se në Parlment ka deputet, trafikant të qenieve njerëzore.
    Basha: “Tashmë bota mbarë e ka të konfirmuar të vërtetën tronditëse të gradimit të trafikantëve me pushtet, deri si ligjvënës e kryetarë bashkish, nga Rama dhe ortaku i tij. Raporti i DASH është nga kjo pikëpamje një burim referencial për çdo qeveri dhe institucion euroatlantik e më gjerë”
    Kryetari i opozites ishte i ashpër në reagimin e tij dhe shkoi një hap më tej se raporti i departamentit duke sjellë në vëmendje funksionare të ps, të lidhur sipas tij me trafiqet.
    Basha: Janë ata që mbrojtën, rehabilituan e kandiduan Ndokën, Prengën, Frrokun, Bushin, Roshin, Peçin, Ndonin dhe dhjetëra të tjerë e duke sfiduar hapur publikun, opozitën dhe aleatët tanë amerikanë dhe europianë”
    Opozita, partnerët ndërkombëtarë dhe qytetarët, tha Lulzim Basha, nuk mund të pranojnë që vendi të mbetet peng i krimit. Dhe për këtë arsye ka shpallur një aksion politik.

    ORA NEWS

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Raporti i SHBA: Shqipëria burim trafiku njerëzor, tutorët janë deputetë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Raporti i DASH, Basha: Trafikantët kanë status të privilegjuar në qeverinë Rama – Meta



    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e vlerëson raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, si fotografi e të të vërtetës, për përmasat tronditësie që sipas tij ka marrë krimi në vend.
    Kreu i selisë blu, tha se Shqipëria është vendi unikal, ku Departamenti Amerikan evidenton faktin se në Parlment ka deputet, trafikant të qenieve njerëzore.
    Basha: “Tashmë bota mbarë e ka të konfirmuar të vërtetën tronditëse të gradimit të trafikantëve me pushtet, deri si ligjvënës e kryetarë bashkish, nga Rama dhe ortaku i tij. Raporti i DASH është nga kjo pikëpamje një burim referencial për çdo qeveri dhe institucion euroatlantik e më gjerë”
    Kryetari i opozites ishte i ashpër në reagimin e tij dhe shkoi një hap më tej se raporti i departamentit duke sjellë në vëmendje funksionare të ps, të lidhur sipas tij me trafiqet.
    Basha: Janë ata që mbrojtën, rehabilituan e kandiduan Ndokën, Prengën, Frrokun, Bushin, Roshin, Peçin, Ndonin dhe dhjetëra të tjerë e duke sfiduar hapur publikun, opozitën dhe aleatët tanë amerikanë dhe europianë”
    Opozita, partnerët ndërkombëtarë dhe qytetarët, tha Lulzim Basha, nuk mund të pranojnë që vendi të mbetet peng i krimit. Dhe për këtë arsye ka shpallur një aksion politik.

    ORA NEWS
    Ish ministri i brendeshem me dy pashaporta duhet te ishte prapa hekurave per vrasjen e 4-er te pafajshem!
    Kohe te quditshme.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i SHBA: Shqipëria burim trafiku njerëzor, tutorët janë deputetë

    Ja kush është deputeti i dënuar për trafik femrash që denoncoi DASH

    I vetmi deputet i Shqipërisë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion është Arben Ndoka. Dosja e deputetit socialist të Lezhës u publikua më 12 korrik të vitit 2014 nga Partia Demokratike. Ai rezulton i dënuar me 7 vjet e 5 muaj burg nga gjykata e Romës.

    Edhe pas publikimit të këtij skandali që i tregonte botë se në Parlamentin e Shqipërisë kishte hyrë një i dënuar për favorizim prostitucioni, nga Partia Socialiste nuk pati asnjë reagim. Vetë deputeti, që fillimisht kërcënoi edhe zëdhënësen e PD, Laura Vorpsin (pasi kishte goditur në parlament edhe deputetin e PD Gent Strazimirin) tha se kishte qenë një gabim rinie. Kryeministri Rama, që po përballej me një kërkesë gjithnjë e më të fortë të opozitës për të larguar personat me të shkuar kriminale nga jeta politike dhe institucionet, e amnistoi Arben Ndokën.

    Ai tha se i kishte kërkuar dëshminë e penalitetit Ndokës, si çdo deputeti tjetër, përpara se ta fuste emrin e tij në listën e deputetëve dhe rezultonte i padënuar. Kur mori vesh që ishte i dënuar, tha se dënimi kishte qenë pjellë e një ngatërrese. Rama u shfaq me Ndokën edhe në fushatën e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

    Por 1 vit nga publikimi i dosjes, Edi Ramës i duhet të përballet me një prej reagimeve më të forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me mbajtjen afër të deputetit të dënuar për trafik me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me ardhjen e ambasadorit Lu e kanë shpallur prioritet të tyrin kryesor dekriminalizimin e politikës shqiptare. Nisur nga fakti se njerëz të botës së krimit kanë depërtuar deri në Kuvendin e Shqipërisë, se shumë prej tyre kanë pushtet të madh financiar dhe se mbi shoqërinë shqiptare rëndon pesha e frikës për të denoncuar konkretisht individë me të shkuar dhe të tashme kriminale, SHBA po luajnë një rol vendimtar në çlirimin e shoqërisë nga kjo frikë.

    Në këtë kuadër duhet parë edhe deklarata e fundit e Departamentit të Shtetit që flet troç për një deputet shqiptar që rezulton i dënuar për trafik të qënieve njerëzore dhe ndërkohë bën ligje për qytetarët shqiptarë. Aq shqetësues është ky fakt sa të nesërmen e raportit të DASH, edhe ambasada e përforcoi këtë fakt duke e cilësuar si “të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë”.

    SHBA ndoshta nuk kanë bërë deklaratë më të fortë për një shtet demokratik. Shprehja se shqiptarët kanë të drejtë të kenë përfaqësues me integritet dhe jo kriminelë është një shuplakë e fortë për drejtuesit e mazhorancës, që megjithë paralajmërimet e shumta jo vetëm nuk u distancuan nga këta elementë, por edhe kandiduan disa syresh në zgjedhjet lokale. Ky fakt ka qenë një surprizë e hidhur dhe zhgënjyese për ambasadën e SHBA, e cila u investua seriozisht në dekriminalizmin e politikës shqiptare.

    Zhgënjimi ndoshta ka filluar që me vendimin e gjykatës së lartë që nuk dënoi deputetët që goditën Strazimirin në Kuvend, duke u dhënë atyre mundësi të mbajnë mandatet e tyre. Njëri ishte pikërisht Arben Noka që akuzohet nga opozita dhe që mendohet se është deputeti i dënuar dikur në Itali për trafik të qënieve njerëzore.

    Por lapsi.al ka mësuar se ky zhgënjim u shndërrua në shqetësim pasi drejtuesit e mazhorancës dhe vetë kryeministri Rama, ndryshe nga sa kishin premtuar, nuk hoqën dorë nga kandidimi në zgjedhjet lokale i disa inividëve më të kaluar të dyshimtë e që nuk i përmbushnin “standartet e larta etike” për të cilat flet ambasada e SHBA. Jo vetëm kaq, por qëndrimi i Ramës, i cili jo vetëm nuk u distancua por bëri fushatë me këta individë, është përkthyer si një sfidë ndaj angazhimit amerikan.

    Deklaratat e DASH dhe ambasadës së SHBA janë me siguri një reagim ndaj kësaj sfide. Ata u drejtohen shqiptarëve duke bërë qartë dallimin mes votës së tyre dhe njerëzve të caktuar nga drejtuesit e mazhorancës. Pavarësisht tentativa të mediave pranë Ramës për ta trajtuar këtë çështje si problem të të gjitha palëve apo të politikës shqiptare në përgjithësi, është e qartë se zhgënjimi amerikan i drejtohet kryeministrit Rama. Ai vërtet nuk e dinte dikur që deputeti Noka kishte një dosje penale në Itali, por edhe kur e mësoi nuk është se mbajti ndonjë qëndrim politik. E njëjta situatë edhe me kandidatët për kryetar bashkie, të cilët sipas Edi Ramës, “kishin ndërruar emrat për efekt dokumentash në Itali”.

    Tani, pas këtyre deklaratave, kryeministri do të duhej të mbante një qëndrim publik. Në të kundërt, vështirë se SHBA do të heqin dorë nga një betejë që kanë nisur dhe për të cilën shoqëria shqiptare ka sot më shumë nevojë se kurrë.

    Emri:  dosja.jpg

Shikime: 278

Madhësia:  51.2 KB

    Lapsi.al

  10. #10

    Për: Raporti i SHBA: Shqipëria burim trafiku njerëzor, tutorët janë deputetë

    Po ja kerkoi Amerika tamam do e heqi ca do bej. Po i tha Amerika bej si te duash, do e mbaj.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    martini1984 (29-07-2015)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •