Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e Larte
Vazhdon serialin e marrëzive të rikthimit në Parlament presidenti ynë i nderuar Nishani i cili ktheu edhe Ligjin për Arsimin e Lartë sot.
Janë disa Ligje që kur ka ardhur Maxhoranca në Pushtet që Presidenti ynë i nderuar vazhdon të rikthejë falë, aftësive të tij dhe saktëisht Ai nuk ka dekretuar deri tani:
-Ligjin për Shërbimin e Jashtëm,
-Ligjin për autoritetet për Forcat e Armatosura,
-Ligjin për Shkollën e Magjistraturës,
-Ligjin për Gjykatën e Lartë,
-dhe sot Ligjin për Arsimin e Lartë.
Ç’po ndodh kështu me Presidentin tonë të nderuar? Përse ky karshillëk obsesiv ndaj disa ligjeve të rëndësishëm të Maxhorancës? A mos ndoshta rikthimi i këtyre ligjeve vjen nga që Maxhoranca prej 85 deputetësh nuk është profesionale në krahasim me stafin e tejprofesional të Presidentit? Apo mos ndofta vetë Presidenti ynë i nderuar ka rastisur me një iQ (kooficient inteligjence) mbi normën? Apo mos lepuri fshihet diku në lidhjet e tij me partinë në të cilën ka milituar që pas dështimit në ngjarjet e dikurshme në ish Shkollë e Bashkuar në Tiranë?
Kuptohet vetvetiu se detyrimi që ka Presidenti ynë i nderuar ndaj atyre që e vendosën President të vendit (pa ndonjë kriter bindës bazuar në hierarkinë profesionale dhe moshën) se ai ishte më i duhuri duke u votuar me 71 vota para 4 vitesh, duhet të jetë i madh. Dhe kjo po dëshmohet me anë të rikthimit të Ligjeve që bën një Shumicë Parlamentare plebishitare në krahasim me atë shumicë parlamentare kur u zgjodh si president, Presidenti ynë i nderuar.
Sikur të vihej në kandar rikthimi i ligjeve në Kuvend duke peshuar argumentat e shëndoshë ligjorë të stafit të Presidentit tonë të nderuar, me detyrimet që ka Presidenti ynë i nderuar dhe Stafi i tij ndaj PD që sot është në opozitë, atëhere pa ndonjë dyshim kandari i pa-anshëm i logjikës së shëndoshë do të anonte plotësisht ndaj detyrimeve. Dhe këto detyrime ndaj PD, e kanë futur Presidentin tonë të nderuar jo vetëm në një qorrsokak ligjor por edhe shoqëror.
Ligjor sepse Projekt ligjet e miratuara janë tërësisht të konsultuara me juristë profesionistë sipas profilit dhe mos miratimi dhe vonesat që shkakton ri kthimi tyre në parlament i kushton shumë shtetit ligjor.
Shoqëror sepse tymnaja që përpiqet të përhape stafi i Presidentit dhe vetë Presidenti i cili na paska gjetur disa ‘yçkla’ prej të cilave ligjet nuk mund ti dekretojë dot Presidenti ynë i nderuar, po shkakton (pikërisht atë që kërkojnë disa koka të ndezura dhe që kanë frikë se mos dëmtohen nga ligji) - destabilitet, nëpërmjet të cilit të krijohet përshtypja se Parlamenti nuk po punon mirë, Qeveria nuk po punon mirë, se ‘dyshja Rama-Meta, ka maru, ka maru’..., etj, etj.
Le të kthehemi tek ri-kthimi i fundit i Ligjit Për Arsimin e Lartë. Ky rikthim i ka vënë kapakun të gjitha ri-lthimeve të ligjeve për disa arsye të veçanta:
-sepse ky ligj është ndodhta i vetmi ligj në 25 vite që është konsultuar, sugjeruar, për 18 muaj jo vetëm nëpër Universitetet Publike dhe Private, në stafet e tyre akademike por edhe nga pedagogë të veçantë të cilët kanë dërguar sugjerimet e tyre nëpërmjet e-amileve, diskutimeve në fakultete. Si i tillë ky Ligj mendoj se mbetet nga ligjet më të rrahur dhe të korrigjuar para se të konsultohej edhe nga ndërkombëtarët.
- sepse nëpërmjet këtij ligji mund të reformohet Arsimi i Lartë, ligjet e mëparshëm të të cilit kishin mangësi të theksuara dhe boshllëqe të rënda ligjore të cilat masakruan Arsimin e lartë nën pretekstin e rritjes së përqindjes së studentëve në Arsim i cili sipas ish kryeministrit të asaj kohe Shqipëria mbetej prapa vëndeve të tjera të cilët e kishin 55/1000 banorë ndërsa ne e paskëshim shumë më pak. Ky ish Kryeministër harronte që në atë shifër bota fuste edhe dy vitet e fundit të shkollës së mesme, prandaj shifra e dhënë nga ai ishte e pasaktë.
-Sepse kundërshtimet për ligjin erdhën vetëm nga një i ashtuquajtur Profesor me mbiemrin Fuga i cili mori përsipër të kritikojë ligjin duke ngatërruar profesionalizmin dhe rolin e tij si akademik me politikën. Kundërshtimet e tij janë të njohura dhe të kritikuara nga ana ime në dy shkrime të fundit tek gazeta SOT.
Sidoqoftë një nga gaffat juridike me të cilat është kundërshtuar ligji mbetet .. aluzioni i marrëzishëm Presidentit tonë të nderuar se...Ligji qënka për shtetin dhe jo për universitetet???!!! Po universitetet dhe studentët i nderuar President nuk janë në këtë shtet? Nejse për këtë problem Presidenti është e nevojshme të konsultohet me akademikun Nard Ndoka.
Të gjashtë argumentat e Presidentit tonë të nderuar nuk janë të vlefshme për disa arësye:
Argumenti i Parë….’’duhen shmangur qasjet etatiste të cilat qënkan mëshiruar në Arsimin e Lartë’’?! Një argument me të vërtetë sa për tu gjëndur ‘Kola në punë’ , pra për hir të porosisë sipas ‘His Master Voice’, Presidenti e gjeti një pseudo-argument për të kundërshtuar ligjin. Kjo ‘shmangie etatiste’ është në fakt një absurditet.
Argumenti i dytë…’’kushtëzohet e drejta për arsimin e lartë nga kriteri i pagesave’’??!! Po ç’janë këto sofizma që ka vendor në dekret ky Presidenti ynë i nderuar, për të përligjur ri-kthimin e Ligjit? A nuk e di ai se tarifat vendosen jo nëpërmjet Ligjit por nëpërmjet Udhëzimeve? E Përse napaska kushtëzuar të frejtën për në Arsim të Lartë? Sepse kërkon lritere si nota për tu futur në Shkollë të Lartë? Gabim i rëndë i nderuar President , për Ju dhe për stafin tuaj.
Argumenti i tretë…’’ky ligj nuk garanton Autonomine e institucioneve dhe Lirinë Akademike’’. sepse… ligji kufizokërka fondet publike për shkak të financimit të pjesëshëm....???!!!! Mesa duket stafi i tij nuk e ka òlexuar mirë ligjin sepse të ardhurat që vijnë në Universitete përdoren nga Universitetet, pra Ligji konfirmon dhe nxit lirine akademike dhe shtimin e të ardhurave dhe jo e kundërta. Pra duket që është një argument fals.
Argumenti i Katërt…..’’kundërshton formimin e Agjensive Autonome’’….. ky argument tregon edhe njëherë se sa larg BE dhe SHBA është Presidenti ynë i nderuar dhe stafi i tij i lodhur. Dihet që Universitetet kanë dhe kontrollohen nga Agjendsi Autonome të vendit ose të huaja për problem specifike me qëllim që të mos shmangen nga kriteret akademike standarte.
Argumetni i Pestë….Autonomia e Universiteteve është cënuar nga ndikimi i Egzekutivit në përbërjen e Bordit të Administrimit… Ja dhe një marrëzi juridike e Presidentit tonë të nderuar dhe e Stafit të tij të lodhur. Dihet se Universitetet publike janë të varura nga shteti dhe nuk mund të jenë tërësisht të pavarura dhe kjo ndodh në çdo vënd të botës, të ardhurat, fondet janë dhe duhet të jenë të kontrolluara nga shteti, sepse nuk janë të pakta rastet kur Universitetet publike janë kthyer ashtu si dhe tani që po flasim në Universitete Publlike .. me Pronar Privat, që bën çtë dojë me fondet dhe njerëzit.
Argumenti i gjashtë….’’përmban dispozita në lidhje me mbarimin e mandatit të strukturavedrejtuese dhe rregulla për kufizimin e mandatit’’….. Ja ku qënka fshehur Lepuri… Presidenti kërkon që nëpërmjet ri-kthimit të Ligjit të përjetësojë apo të paktën të mbajë në detyrë këta drejtues të tanishëm duke pretenduar se qënkan shkelur të drejtat e drejtuesve???!!! OU. Bravo i nderuar President, Po përse i nderuar edhe sa kohë kërkon të lësh në drejtim të Universiteteve publike këta drejtues të korruptuar që janë në drejtim që nga vitet 2000 ?
Apo harruat se ishit ju që konfirmuat amandamentet e Ligjit të vjetër i cili i amendua disa herë gjatë drejtimit të maxhorancës PD vetëm e vetëm për të lënë në drejtim të njëjtët njerëz në universitete, të cilët në fund të fundit mbajnë përgjegjësi për ç’ka ka ndodhur dhe po ndodh në Arsimin e lartë në të cilin aktualisht është dëmtuar rëndë nga:
Nepotizmi i drejtuesve,
Korrupsioni galopant,
Rënia e cilësisë së mësim dhënies,
Marrja e titujve pa kriter
Klientelizëm i pashoq në futjen në punë
-etj
Në përfundim, mendoj se rikthimi i këtij ligji i cili mbetet një nga ligjet më profesionalë për nga formulimi dhe përmbajtja, dhe gjithashtu më reformatori, është një njollë e zezë e Presidencës drejtimin e Presidentit të nderuar Nishani, dhe duke përfshirë dhe 4 ligjet e tjera, kjo përbën një karshillëk të paparë ndonjëherë në historinë e politikës shqiptare ku një president i ardhur me ‘mik’ pengon punën e egzekutivit dhe të shtetit vetëm e vetëm se mendoj se ka marrë urdhër nga Partia nga e cila ka ardhur.
Krijoni Kontakt