Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    PD: Shqipëria po kalon nga trafiku i marijuanës tek heroina

    PD: Shqipëria po kalon nga marijuana tek heroina, Tahiri: E pa arsyeshme



    TIRANË - Deputetët e Partisë Demokratike kanë akuzuar Ministrin Saimir Tahiri, se Shqipëria po kthehet nga një vend i prodhimit të marijuanës, në një vend trafikimi të drogave shumë më të rënda, siç është heroina.

    Gjatë raportimit të Ministrit në Komisionin e Ekonomisë për një grant amerikan në mbështetje të qeverisë në luftën kundër drogës, deputetët e opozitës ju referuan një artikulli të publikuar nëpër mediat italiane e ato shqiptare.

    “Kanabisi nuk po ngelet më droga kryesore që kalon apo është pjesë e trafiqeve në shqipëri por shetësimi ishte që kanabisi po zëvëndësohet nga heroina të paktën kështu mësova sipas këtij artikulli janë shprehur burime zyrtare të fqinjëve tanë italianë,”- tha Edmond Spaho

    Ministri Tahiri tha se debati në Komisionin Parlamentar bëhet në nivel ekspertësh dhe jo në artikuj ta pabazuar mediatikë.

    “Nuk më duket e arsyeshme që në ktë forum ekspertësh ju të sillni këtu referenca gazetash. Vetëm me ekspertizën nuk ka të bëjë kjo. Lufta kundër kultifikimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike është një prioritet i yni dhe këtë e tregojnë rezultatet, këtë e tregojnë partnerët këtë e tregon edhe kjo marrëveshje që keni para për shqyrtim dhe miratim,” – tha Tahiri

    Deputeti tjetër i PD, Ridvan Bode akuzoi gjithashtu se nuk mund të ketë luftë efikase ndaj trafikut të drogës derisa shumë prej trafikantëve mbulojnë poste të larta në administratë.

    “Penetrimi i narkotrafikantëve edhe në nivelet më të larta të politikës shqiptare në nivelin e parlamentit apo insitucionet e tjera qëndrore sigurisht që përbën një shqetësim të madh,” – tha Bode

    Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit gjerman KfV për një hua 40 milionë euro në mbështejte të sektorit energjetik në Shqipëri.

    Shqiptarja

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: PD: Shqipëria po kalon nga trafiku i marijuanës tek heroina

    Kontrolloni ne dogana te gjitha automjetet, anijet ne porte qe vijne nga Turqia.
    Kontrolloni te gjithe personat qe vijne nga Turqia,me avjon me det me automjete.
    Heroina andej ju vjen nga Turqia.
    Te percaktoni sakte se nga ju vjen heroina, merni ne pyetje dhe hetoni te gjithe tregetaret
    dhe konsumatoret e droges ne burgje qe te testojne provojne drogen qe ju keni kapur
    dhe mund tju thone me saktesi se nga e ka origjinen ajo heroine.
    Drogaxhinjte e rregullt i njohin llojet e heroines ashtu si nje duhanxhi njeh se cila cigare ka cilesi te larte
    dhe cila lloj cigare eshte plere, cigare e poshter me perzjerje te huaj jo tabako.
    Me fjale te tjera zoti Tahiri me cunat e tij duhet te beje seleksionim dhe kategorizim te te gjithe heroines qe eshte kapur ne rajone
    te ndryshme ne Shqiperi dhe duke bere hetime mund te nxirren rajonet ne ballkan,apo ne lindjen e larget se nga ka ardhur kjo heroine,nga kush eshte futur,
    nga grupe turke nga siriane,nga kineze etj.Per kete Sajmir Tahiri duhet te bashkepunoje me policine italiane qe ka shume eksperience me heroinen si dhe interpolin
    per te gjetur me saktesi se nga cili rajon vjen droga,ku eshte burimi.Kjo mund te vleje shume ne hetime per te gjetur itinerarin e transportit dhe me vone te percaktohen
    taktika dhe strategji operacionesh per te kapur trafikantet.
    =====
    Deputeti Bode shkon shume larg kur thote qe trafikantet kane penetruar deri te politikane
    Nuk thuhet nese keto politikane jane te perfshire ne shitje?ne blerje? dhe nuk jepen emra.
    Nga e di deputeti Bode qe na paska edhe politikane qe jane perfshire ne droge?
    Ku jane faktet?Apo flitet per buje?
    Tahiri duhet te jape raport te plote te gjendjes me shifra se sa marijuane sa
    heroine eshte kapur ne 2014 dhe sa eshte kapur ne 2015,se ku jane kapur drogat
    dhe situata me trafikun a eshte shtuar trafiku apo ka rene.Sa droge eshte kapur
    ne qytete sa eshte kapur ne fshatra sa eshte kapur ne dogana porte dhe aeroporte.
    Shifrat do reflektojne se cfare pune eshte bere nga grupi i Tahirit.
    Nqs droga eshte rritur ne volum shitje/blerje ne 2015 -en atehere kjo flet per mungese eficence nga forcat e policise,pune te dobet.
    Se cfare prioriteti i jep saimiri luftes kunder droges nuk ka aq rendesi se sa faktet se sa grupe jane neutralizuar,se sa droge eshte kapur ne porte aeroporte sa eshte
    parandaluar shitja dhe hyrja e droges ne Shqiperi etj.
    Deputetet dhe komisionet ne parlament nuk kane asnje ide se cfare behet me drogen,nuk kane shifra per te bere nje vleresim realist sepse as Tahiri nuk ka shifra vete,nuk e njeh situaten.
    Mundet qe Tahiri te kete info me shifra dhe fakte por i mban te fshehura keto shifra sepse trafiku sipas shifrave eshte me i larte ne 6 muajt e pare ne 2015-en se sa 6 muajt e pare te 2014-es.
    Situata eshte shit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 20-07-2015 më 21:30
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •