Këshillëtari i kryeministrit shqiptar, Toni Bler është vënë sërish në qendër të vëmendjes së shtypit perëndimor si një njeri që ka fituar imazhin e atij që ndihmon regjimet e diktatorëve satrapë, në këmbim të shumave maramendëse të parave. Po këtë herë është një investigim i gazetës së referencës në Francë. “Le Monde” që mban datën e sotme që na zbardh shumëçka nga skema se si funksionon makina e parave Bler. Madj aty përmendet edhe Shqipëria si një nga vendet ku burri bën lobingun dhe gruaja me kompaninë e saj merr paratë. Kaq thotë Le Monde. Por në orët në vijim Lapsi.al do të zbardhë edhe fakte të reja se si ka funksionuar çifti Bler në vendin tonë. Si është përfshirë këtu kompania Omnia Strategy e Cheri Blair dhe se si është ndjekur fiks e njëjta skemë e dhënies së parave si në shtetet autoritare si Kazakhstani, Raboni apo Ruanda. Por fillimisht le të shohin seç shkruan Le Monde në këto pasazhe të përzgjedhura nga Lapsi.al
Faqja e pare e Le Monde 17 korrik poshte faksimile shkrimi i plote
“Kush nga qiraxhinjtë e 19 Downing Street ka mundur të bjerë nga maja e pramidës në humnerë? Askush tjetër veçse Toni Blerit, popullariteti i të cilit shkonte në 70% në vitin 2003, ndërsa sot është politikani që britanikkët dashurojnë më shumë...ta urrejnë”. Sipas shkrimit të Le monde (me autorë: Beniamin Barthe dhe Philipphe Bernard) ikona e kryeministrit të ri dhe me kurajo i ka lënë vendin imazhit të zvogëluar të një njeriu që i shërben satrapëve më të madhej të planetit, duke përdorur portofolin e tij të adresave, për të plotësuar pasionin më të fundit: paranë. Dhe këtu është pika më e rëndësishme që na interson edhe ne shqipëtarëve. E përditshmja e referencës franceze shkruan: “Edhe funksionet publike për të cilat ai nuk pranon të paguhet, nxisin neveri ndaj figurës së tij”. Në qendër janë abuzimet. Pak kohë më parë gazeta britanike “Daily Mail”, raportoi se një grup ish ambasadorësh britanikë kishin kërkuar shkakrimin e tij si i dërguari special për lindjen e mesme me pretendimin se ai ngatërronte biznesin me diplomacinë. Një arsye tjetër ishte se vetëm se Bler i kushton kontribuuesve britanikë plot 125 000 mijë sterlina (178 000 euro) sepse ai duhet të ruhet ende nga një armatë me 12 badigardë.
Le Monde jep një shembull tipik se si ky ish kryeministër përdor lidhjet e tij për të bërë biznes. Fjalë është për kompaninë telefonike “Ëatenya” në vitin 2007. Kjo kompani kishte marrë një licensë nga autoritetet e Ramallahut për të ushtruar aktivitetin e saj në territoret palestineze. Por ushtria izraelite refuzonte ti jepte frekuencat. U deshën afro dy vjet e gjysëm lobim i fortë nga Bler që ajo ta arrinte këtë. Por ajo që u morr vesh me pas qe e çuditshme. Financuesja kryesore e kompanisë telefonike qe banka JPMorgan. Po e njëjta bankë që e paguante Toni Blerin me 2 milionë sterlina në vit si këshilltar.
Por ajo që nënvizon Le Monde është se çifti që Bler krijon me gruan e tij cherie, 60 vjeç, është një makinë e vërtetë parash. Në një libër të dalë në Londër, Blair Inc me autor John Blake pretendohet se pasuria e dyshes Bler shkon në 85 milionë euro. Pikërisht për këtë ish kryeministri refuzoi të bëhej pjestar i Dhomës së Lordëve vetëm që të mos publikonte pasurinë e tij.
Dhe një pjesë e kësaj pasurie është bërë sipas le Monde duke pasur si klientë shefa shtetesh aspak demokratë si kongolezi Joseph Kabila, ruandezi Pol Kagame, Alpha Conde i i Guinesë dhe Nursulltan Nazarbaievi që vazhdon të jetë president i kazakistanit që prej vitit 1990. Madje Bler është përdorur edhe në një spot promovues të Kazakhstanit, ku nën sfondin e një dielli që ngriohet dhe të një harpe, ai përgëzon performancat ekonomike të këtij shteti autokratik. Duke përfituar 7 milionë sterlina në vit ai e këshillon diktatorin në komunikim. Por le të kthehemi sërish tek gruaje e tij Cheri e cila sipas burimeve të lapsi.al tashmë ka marrë një shumë të mirë parash nga buxheti i shtetit shqiptar.
Cheri Blair ose Cheri Booth, me emrin e saj të vajzërisë, praktikon të njëtat aktivitete si i shoqi (investime në miniera, në naftë në këshilla strategjike, për qeverisje dhe për siguri), shkruan gazeta. Por ajo nënvizon një gjë që nuk mund ta anashkalojë interesin e lexuesit të Lapsi.al. Pasi tregon se si ajo i braktisi aktivitetet e saj në bamirësi për të hapur kompaninë e saj Omnia Strategy gazeta vë re edhe lidhjen mes këtij biznesi me atë të gruas le ta citojmë të plotë: “Klientët e saj i ngjajnë atyre të “Tonit”: drejtuesit e Kazakhstanit, Shqipërisë, Gabonit, Ruandës, Bahreinit dhe Maldiveve. Asnjë çudi pra që aktivitetet e saj kryqëzohen me ato të të shoqit. Të njëjtat pretendime, të njëjtat tarifa astronomike, të njëjtat kundërthënie” shkruan Le Monde. Gazeta e mbyll investigimin e saj me një paragraf ironik që gjithashtu lapsi.al Po e sjell të plotë: “Pragmatizmi i ka çuar drejt ndihmës që i japin regjimeve më të uryera, “për ti përmirësuar”, ose për ti zhvatur sa më shumë para”. (Lapsi.al)
Krijoni Kontakt