Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Këshillëtari i kryeministrit shqiptar, Toni Bler është vënë sërish në qendër të vëmendjes së shtypit perëndimor si një njeri që ka fituar imazhin e atij që ndihmon regjimet e diktatorëve satrapë, në këmbim të shumave maramendëse të parave. Po këtë herë është një investigim i gazetës së referencës në Francë. “Le Monde” që mban datën e sotme që na zbardh shumëçka nga skema se si funksionon makina e parave Bler. Madj aty përmendet edhe Shqipëria si një nga vendet ku burri bën lobingun dhe gruaja me kompaninë e saj merr paratë. Kaq thotë Le Monde. Por në orët në vijim Lapsi.al do të zbardhë edhe fakte të reja se si ka funksionuar çifti Bler në vendin tonë. Si është përfshirë këtu kompania Omnia Strategy e Cheri Blair dhe se si është ndjekur fiks e njëjta skemë e dhënies së parave si në shtetet autoritare si Kazakhstani, Raboni apo Ruanda. Por fillimisht le të shohin seç shkruan Le Monde në këto pasazhe të përzgjedhura nga Lapsi.al

    Faqja e pare e Le Monde 17 korrik poshte faksimile shkrimi i plote

    “Kush nga qiraxhinjtë e 19 Downing Street ka mundur të bjerë nga maja e pramidës në humnerë? Askush tjetër veçse Toni Blerit, popullariteti i të cilit shkonte në 70% në vitin 2003, ndërsa sot është politikani që britanikkët dashurojnë më shumë...ta urrejnë”. Sipas shkrimit të Le monde (me autorë: Beniamin Barthe dhe Philipphe Bernard) ikona e kryeministrit të ri dhe me kurajo i ka lënë vendin imazhit të zvogëluar të një njeriu që i shërben satrapëve më të madhej të planetit, duke përdorur portofolin e tij të adresave, për të plotësuar pasionin më të fundit: paranë. Dhe këtu është pika më e rëndësishme që na interson edhe ne shqipëtarëve. E përditshmja e referencës franceze shkruan: “Edhe funksionet publike për të cilat ai nuk pranon të paguhet, nxisin neveri ndaj figurës së tij”. Në qendër janë abuzimet. Pak kohë më parë gazeta britanike “Daily Mail”, raportoi se një grup ish ambasadorësh britanikë kishin kërkuar shkakrimin e tij si i dërguari special për lindjen e mesme me pretendimin se ai ngatërronte biznesin me diplomacinë. Një arsye tjetër ishte se vetëm se Bler i kushton kontribuuesve britanikë plot 125 000 mijë sterlina (178 000 euro) sepse ai duhet të ruhet ende nga një armatë me 12 badigardë.

    Le Monde jep një shembull tipik se si ky ish kryeministër përdor lidhjet e tij për të bërë biznes. Fjalë është për kompaninë telefonike “Ëatenya” në vitin 2007. Kjo kompani kishte marrë një licensë nga autoritetet e Ramallahut për të ushtruar aktivitetin e saj në territoret palestineze. Por ushtria izraelite refuzonte ti jepte frekuencat. U deshën afro dy vjet e gjysëm lobim i fortë nga Bler që ajo ta arrinte këtë. Por ajo që u morr vesh me pas qe e çuditshme. Financuesja kryesore e kompanisë telefonike qe banka JPMorgan. Po e njëjta bankë që e paguante Toni Blerin me 2 milionë sterlina në vit si këshilltar.

    Emri:  image.jpg

Shikime: 419

Madhësia:  35.4 KB

    Emri:  image.jpg

Shikime: 429

Madhësia:  96.0 KB

    Por ajo që nënvizon Le Monde është se çifti që Bler krijon me gruan e tij cherie, 60 vjeç, është një makinë e vërtetë parash. Në një libër të dalë në Londër, Blair Inc me autor John Blake pretendohet se pasuria e dyshes Bler shkon në 85 milionë euro. Pikërisht për këtë ish kryeministri refuzoi të bëhej pjestar i Dhomës së Lordëve vetëm që të mos publikonte pasurinë e tij.

    Dhe një pjesë e kësaj pasurie është bërë sipas le Monde duke pasur si klientë shefa shtetesh aspak demokratë si kongolezi Joseph Kabila, ruandezi Pol Kagame, Alpha Conde i i Guinesë dhe Nursulltan Nazarbaievi që vazhdon të jetë president i kazakistanit që prej vitit 1990. Madje Bler është përdorur edhe në një spot promovues të Kazakhstanit, ku nën sfondin e një dielli që ngriohet dhe të një harpe, ai përgëzon performancat ekonomike të këtij shteti autokratik. Duke përfituar 7 milionë sterlina në vit ai e këshillon diktatorin në komunikim. Por le të kthehemi sërish tek gruaje e tij Cheri e cila sipas burimeve të lapsi.al tashmë ka marrë një shumë të mirë parash nga buxheti i shtetit shqiptar.

    Cheri Blair ose Cheri Booth, me emrin e saj të vajzërisë, praktikon të njëtat aktivitete si i shoqi (investime në miniera, në naftë në këshilla strategjike, për qeverisje dhe për siguri), shkruan gazeta. Por ajo nënvizon një gjë që nuk mund ta anashkalojë interesin e lexuesit të Lapsi.al. Pasi tregon se si ajo i braktisi aktivitetet e saj në bamirësi për të hapur kompaninë e saj Omnia Strategy gazeta vë re edhe lidhjen mes këtij biznesi me atë të gruas le ta citojmë të plotë: “Klientët e saj i ngjajnë atyre të “Tonit”: drejtuesit e Kazakhstanit, Shqipërisë, Gabonit, Ruandës, Bahreinit dhe Maldiveve. Asnjë çudi pra që aktivitetet e saj kryqëzohen me ato të të shoqit. Të njëjtat pretendime, të njëjtat tarifa astronomike, të njëjtat kundërthënie” shkruan Le Monde. Gazeta e mbyll investigimin e saj me një paragraf ironik që gjithashtu lapsi.al Po e sjell të plotë: “Pragmatizmi i ka çuar drejt ndihmës që i japin regjimeve më të uryera, “për ti përmirësuar”, ose për ti zhvatur sa më shumë para”. (Lapsi.al)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 18-07-2015 më 06:13
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    E mbani mend si tha KM ne shtator te vitit 2013: vjen e bene konsulence falas Tony Blair...

    Me te drejte i kerkojme Rampalles arsyen perse ai genjeu si nje mashtrues ordiner i afirmuar, kur sqaroj faturen prej zero poundesh te lobizmit te Blair-it! Btw di gje njeri te kemi perfituar dicka ne arenen nderkombetare fal keshillave tejmase te kushtueshme te Blair-it?! Ne nje kohe kur varferia ne vend ka arritur ne kulmin e saj, Rampalla merr parate e taksapaguesve shqiptar pa asnje lloj transparence dhe i perdor ato per qellime perverse...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Me mire te shperderohe disa para per te mire e interesave kombetare, se sa te shperdorohen parate rendomte per oborret familjare te ish diktator berishes me shoke.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Sa para na kushton Toni Bler?

    Postuar në 17 Korrik, 2015 09:07

    Të gjithë e mbajnë mend shprehjen e famshme të kryeministrit Rama, kur në krah të Toni Blerit, në selinë e kryeministrisë, thërriste me të madhe: “Zero lekë”. Zero qe shifra që sipas Edi Ramës shqiptarët do të nxirrnin nga xhepat e tyre për të paguar ish kryeministrin anglez që kish ardhur të këshillonte qeverinë tonë. Timbri bindës i Ramës dhe figura e këshilltarit të tij, që ende në këto anë mbahej mend si njeriu që bombardoi Beogradin, çliroi Kosovën dhe u fut me një bluzë të njomur nga djersa mes refugjatëve të mbërritur në Shqipëri, e bënin të besueshme këtë marëveshje. Së paku për ata që ende mbanin mend një Toni Bler, idealist dhe karizmatik që fitonte zgjedhjet me lehtësinë më të madhe në vendin e tij dhe që kërkone ti jepte planetit një fytyrë më humane, përmes ndërhyrjeve për qëllimeve humanitare.

    Por kur Edi Rama bënte këtë deklaratë, ky idil tashmë kishte përfunduar. Lideri historik i rrugës së tretë ishte transformuar tashmë në një biznesmen cinik pasuria e të cilit mendohet të jetë rreth 85 milionë euro dhe një lobist që ndihmon diktatorët anembanë globit, për përfitime personale. Ky është së paku versioni i shkrimit që Lapsi.al ka rimarë sot nga gazeta prestigjioze franceze Le Monde. (shih rubrikën lajme). Në këtë investigim shterues dhe plot fakte flitet edhe për një aspekt të veçantë që mund ti interesojë shumë lexuesve të këtyre anëve. Pasi thuhet se Toni Bler është shndëruar në një njeri të urryer edhe në ato misione ku pretendon se punon pa para, e përditshmja franceze shpjegon edhe mënyrën e funksionimit të vjeljes së të ardhurave.

    Në një nga shumë rastet kur Bler bën këshilltarin me duar të pastra, pasi tij vjen e shoqja, 60 vjeçarja Cheri, e cila me tufën e saj të avokatëve dhe këshilltarëve mbledh fondet e qeverie. Ajo është në krye të një kompanie të quajtur Omnia Strategy. Po ja seç shkruan Le Monde pikërisht për këtë kompani të drejtuar nga Cheri: “ “Klientët e saj i ngjajnë atyre të “Tonit”: drejtuesit e Kazakhstanit, Shqipërisë, Gabonit, Ruandës, Bahreinit dhe Maldiveve. Asnjë çudi pra që aktivitetet e saj kryqëzohen me ato të të shoqit. Të njëjtat pretendime, të njëjtat tarifa astronomike, të njëjtat kundërthënie”.

    Pra gazeta e cila nuk shton asnjë gërmë kot e fut edhe Shqipërinë midis shteteve ku gruaja vjen të mbledhë paratë të cilave ua ka hapur rugën i shoqi. Dhe po t’i kthehemi fakteve kështu ka ndodhur vërtet. Nërse kryeministri Rama betohej se këshillat e Blerit nuk i kushtonin shqiptarëve asnjë lek, ky pohim nuk qe i vërtetë edhe për Cheri-n. Pak më pak se një vit më parë agjensia investiguese BIRN foli për herë të parë për një tender që po fitohej nga kompania e saj “Omnia strategy”. Fjala ishte për një mbrojtje të vendit tonë në një arbitrazh ndërkombëtar. Deri këtu në pamje të parë nuk ka asnjë gjë të keqe. Të lë pak të dyshosh trafiku i influencës, megjithëse për këto gjëra pak kush është i ndjeshëm në këtë vend.

    Por historia nuk mbaron këtu. Për të përfaqësuar Ministrinë tonë të Financave dhe drejtorinë e Doganave në atë arbitrazh kundër Rapiscan Systems, kompania e Cherit “Omina strategy”, u zgjodh në kundërshtim me rregullat. Kur hapi tenderin qeveria shqiptare kishte vënë si kriter se kompania që do ta mbronte atë duhej të kishte një eksperiencë 5 vjeçare. “Omnia strategy” nuk e kishte, por për zyrtarët shqiptarë kjo kishte pak rëndësi. Ajo qe bashkëshortja e këshilltarit të Ramës.

    Në mars të këtij viti qeveria shqiptare mori një vendim për të paguar me gati gjysëm milioni euro zyrën e Cheri Blair. Interesant është fakti se ajo nuk e hodhi në faqen e saj në internet këtë vendim. Interesant është gjithashtu një episod: ish banorja e Downing Street 10 zbarkoi vetë në Shqipëri për të “marrë” paratë. Ndërsa qesharak është fakti se ministrat që e pritën atë u sollën vërtet si përfaqësues të republikave të bananeve. Mjafton ti hedhësh sot një sy njoftimeve të Agjensisë Telegrafike Shqiptare për vizitën e zonjës Bler në Tiranë dhe shikon me habi se ajo është pritur si një kryetare shtetit. Në njoftimet e dala në institucionet tona, ajo informohet nga ministrat për reformat, gjendjen politike dhe zhvillimin e vendit. Ndërkohë që ajo ka ardhur vetëm për të bërë biznesin që ia ka hapur i shoqi dhe për të marë paratë.

    Sot kur kanë kaluar disa muaj nga kjo vizitë, shteti shqiptar i ka mbyllur me marëveshje kontradiktat me Rapiscan Systems. Ndaj nuk është e qartë nëse Cheri Blair i ka marrë të gjitha 495 mijë eurot e akorduara për të, ka marë vetëm një pjesë, apo sa? Por këtu, megjithëse shumë e lartë, shifra ka fare pak rëndësi. Sepse më tepër sesa ajo, fakti i përfshirjes së gruas nga burri këshilltar, vërteton pikërisht atë investigim që botonte gazeta le Monde e kësaj të premteje. Ai vlen për të zbardhur se edhe këtej nga anët tona, çifti Bler përdor të njëjtën skemë: “Toni” që bën lobing duke u sjellë si babaxhan që nuk paguhet, duke mbajtur mbi supe aureolën e çlirimtarit të gjysmës së kombit dhe e shoqja që vjen të mbledhë çmimin e kësaj lavdie. Në thelb ato janë para të nxjera nga Toni Bler dhe të dhëna për të. Pikërisht për këtë Edi Rama nuk ka thënë të vërtetën kur fliste përpara shqiptarëve se ish kryeministri anglez po punonte falas për të. Kjo fabul është shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Madje ajo mund të ngjajë shumë më shqetësuese po të shohësh se cilët janë homologët e tjerë të Ramës, nga të cilët Bler ka vendosur të paguhet. (Lapsi.al)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Me e bukura ne kete mes eshte fakti se te gjitha gjyqet nderkombetare i kemi humbur me ardhjen e Rampalles ne pushtet!

    Atehere me te drejte lind pyetja, perse na duhet Tony Blair???
    Qe te keshilloj Ramen sesi te genjej, mashtroj, intimidoj popullin e tij sa here qe i plas skandali i rradhes ne dore?!

    Megjithate nga nje rampallist, qe i ka thyer nofullat dhe nxirre syte te gjitha grave te veta, qe nxirrte te emen nje e dy me kemishe nate perjashte si te ishte plaçke e huaj, qe hante çdo dy tre muaj drru tek 21-shi se bente seks me gruan e Bledar Çuçit me penxhere hapur, qe jetonte si halabak poshte urave te Parisit, duhet te presesh gjera edhe me skandaloze se keto...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare. Në fjalën e tij në këtë asamble, kryeministri i vendit, Edi Rama njëkohësisht kreu i PS, ka bërë një rezyme të arritjeve të qeverisë së tij të majtë në 2 vjet pushtet duke u shprehur se, socialistët ndihen krenarë që mundën të bëjnë në 2 vjet aq sa nuk ishte bërë në 20 vjet.

    Rama vlerësoi arritjet në Ministrinë e Mirëqenies Sociale me reformat e rëndësishme si ajo e pensione, vlerësoi punën për reformën administrative-territoriale të cilën e vlerësoi si historike, ndërsa shprehu konsideratat më të larta për komisionin e posaçëm të reformë në drejtësi dhe kreun e saj, Fatmir Xhafaj, duke ritheksuar se reforma në drejtësi do të votohet në vjeshtë të këtij viti.

    “Konsideratë meriton puna e komisionit të reformës në drejtësi duke bërë të mundur hedhjen e një hapi të rëndësishëm me votimin në parlament të reformë në vjeshtë dhe duke çelur një betejë të madhe dhe pa asnjë tolerancë ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë”, tha Rama.

    Me gjithë sukseset për të cilat sipas kryeministrit, të gjithë socialistët janë krenarë, ai pranoi se ka edhe gjëra që nuk kanë shkuar siç duhet brenda partisë, ndaj bëri me dije se Asambleja do të përcaktojë një plan veprimi të partisë që do të përqendrohet në dy momente: 1. Hapje për anëtarësime të reja, me objektivin që në 25 vjetorin e krijimit të saj PS të jetë parti me 150 mijë anëtarë. 2. Zgjedhje të reja në të gjitha strukturat dhe riorganizim i plotë për të arritur një fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

    “PS duhet të angazhojë të gjitha forcat në mënyrë që çdo shqiptar i cili ka dëshirë të bëhet pjesë e PS të mundet ta bëjë këtë”, tha Rama.

    Kryesocialisti paralajmëroi ngritjen e një regjistri dixhital për anëtarët e PS, që sipas tij do të paraprihet nga një census i përpiktë i numrit të anëtarëve. Kjo, sipas Ramës, do të bëjë të mundur reduktimin e anëtarësimeve fiktive dhe do të nxjerrë në pah kontributin real të gjithsecilit.

    Rama bëri publike edhe përbërjen e grupit të punës për organizimin dhe Koordinimin e Fushatës së Anëtarësimeve dhe Zgjedhjeve të reja, që do të drejtohet nga Gramoz Ruçi. Anëtarë të tij do të jenë edhe Taulant Balla, Saimir Tahiri, Dritan Leli, Koço Kokëdhima, Vangjush Dako e të tjerë.

    Sipas kryesocialistit, Partia Socialiste do të organizohet në rang bashkish, që do të thotë se do të ketë 61 degë me nga një kryetar.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin

    Nuk i la gje Saliut,shkojne ne pushtet e mendojne per antarsimet ne parti. Bejne kryeministrin ne kohen e lire dhe pjesen tjeter te dites qe u mbetet mendojne per votimet. Qeveri militantesh,sikur tju heqesh punesimin ne administraten publike nuk do dine me çfare te meren.

    Mjer ai popull qe çfar mostrash prodhon

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Me e bukura ne kete mes eshte fakti se te gjitha gjyqet nderkombetare i kemi humbur me ardhjen e Rampalles ne pushtet!

    Atehere me te drejte lind pyetja, perse na duhet Tony Blair???
    Qe te keshilloj Ramen sesi te genjej, mashtroj, intimidoj popullin e tij sa here qe i plas skandali i rradhes ne dore?!

    Megjithate nga nje rampallist, qe i ka thyer nofullat dhe nxirre syte te gjitha grave te veta, qe nxirrte te emen nje e dy me kemishe nate perjashte si te ishte plaçke e huaj, qe hante çdo dy tre muaj drru tek 21-shi se bente seks me gruan e Bledar Çuçit me penxhere hapur, qe jetonte si halabak poshte urave te Parisit, duhet te presesh gjera edhe me skandaloze se keto...
    ............
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Se ku lexova qe te gjithe stafin e kr/ Bler e kishte mare Beogradi !! E sigurte fare kjo ee... Hajde gjeje se çfar po ndodh ?! Blerin e mer Rama, ndersa stafin e tije e mer Vuçiç :-(

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Me mire te shperderohe disa para per te mire e interesave kombetare, se sa te shperdorohen parate rendomte per oborret familjare te ish diktator berishes me shoke.
    Ja psh, ky duket qarte qe eshte nje kokerr idioti. O njeri por jane parat e taksave te tua dhe te mia o parazit injorant. O gdhe. I quan interesa kombetare ti japesh para kot Toni Blerit, tipit qe kontribuoi per te bere lufte ne Irak dhe per te shperduruar para kot?

    Po ka me gdhe se kaq?

  11. #11

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Ja psh, ky duket qarte qe eshte nje kokerr idioti. O njeri por jane parat e taksave te tua dhe te mia o parazit injorant. O gdhe. I quan interesa kombetare ti japesh para kot Toni Blerit, tipit qe kontribuoi per te bere lufte ne Irak dhe per te shperduruar para kot?

    Po ka me gdhe se kaq?
    Me gdhe se kaq!!! Sjam as idiot dhe as gdhe, por tipa si puna jote i marin per te verteta cdo lajm ku shahet Edi Rama.

    Ske faj ti dhe shume te tjere qe flisni ne kte menyre. Tipa si ty jane ato tipiket qe edhe ne goje ja marin sales dhe bashes.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?

    Ashtu ju lumtë, ata pasurohen ju grinduni !!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •