Megjithëse e publikuar edhe më parë, sot në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Parlamentin shqiptar Fatmir Xhafa, me ish-diktatorin më të dhunshëm që ka njohur Europa lindore, Enver Hoxha.
Në CV e Xhafës flitet ëpr eksperienca rinore pas përfundimit të studimeve në drejtesi. Bëhet fjalë për universitetin më të kontrolluar politikisht prej diktatorit.
Kjo foto ndashta nuk do të tërhiqte vemendjen kaq shumë po që se Fatmir Xhafa është parlamentari që sot po drejton reformën më të rëndësishme për funksionimin e shtetit ligjor. Reformën në Drejtesi.
A do ta mendonin qytetarët shqiptarë në vitet ’90 se pas 25 viteve demokraci do të thërrisnin në ndihmë të krijimit të shtetit ligjor Fatmir Xhafën?
CV e Fatmir Xhafës:
Datëlindja: 17.5.1959
Vendlindja:
Edukimi:
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, dega Drejtësi.
Kualifikime brenda dhe jashtë vendit (Romë, Bruksel, Londër etj.) në periudha të ndryshme në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike.
Veprimtaria profesionale:
1982-1986: Jurist në sistemin e drejtësisë (këshilltar ligjor, 1986-1992: Funksionar në organizatat rinore dhe shoqërore, gjyqtar) etj.
1992-1994: Profesion i lirë; jurist, avokat.
1994-1997: Konsulent ligjor. Administrator në shoqëri të përbashkët konsulence.
1999-2001: Jurist në profesion të lirë. Avokat: Studio Ligjore.
Veprimtaria politike:
Anëtar i Partisë Socialiste.
1997-1999: Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
2002 (shkurt-shtator): Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
2003-2005: Ministër i Drejtësisë.
Maj 2006-korrik 2006: Nënkryetar i Komisionit Hetimor për Çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Maj 2007: Anëtar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Zgjedhur në:
Legjislaturat: V, VI, VII, VIII
Qarku: Tiranë
Grupi dhe Komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar: PS
Komisioni parlamentar: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, kryetar.
Krijoni Kontakt