Koncili i Jeruzalemit i vitit 1672 – historia e Kishes.
Ne shek XVIII Petriku ekumenik Qirill III (Luharis) pas vizites ne Kishen Reformiste Anglikane filloi te perhapte Kalvinizmin ne gjirin e
Kishes Orthodhokse nepermjet pranimit te doktrines se Justifikimit, permes librit te tij “Rrefimi i Besimit” (1629) dhe duke pranuar disa ndryshime katolike.
Qirilli III vdiq prej dores se jeniēereve osman me 27 qershor 1638 dhe u kanonizua si nje shenjt i Kishes greke te Aleksandrise ne 2009 me daten 6 tetor.
Pavaresisht qe doktrinat e shpallura prej tij ishin dhe jane te kontaminuara nga doktrina Luterane dhe me katolicizmin roman,
megjithe ate kjo nuk e pengoi ta kanonizonin deri me titullin ieromartir. Pergjate shekujve, greket jane perpjekur ta justifikojne eterodhoksine e patrikut ekumenik qirill III.
Foto e patriakut te shenjte Doziteo II i Jeruzalemit, Mbrojtes i Besimit.
Renie e metejshme e Patrikut te Kostantinopojes pergjate Historise se Kishes u mbulua gjithashtu nga nje pune e jashtezakonte e
Patrikut te Jeruzalemit Doziteo II (1669-1707) i cili thirri ne Koncil te gjithe peshkopet orthodhoks per te bllokuar aktet protestante te veprimeve te kolegut te tij.
Doziteo u perpoq personalisht me ane te publikimeve te tre tomeve polemike kunder vepres se Qirillit III ( (Τόμος καταλλαγῆς, Τόμος ἀγάπης, Τόμος χαρᾶς. Jaşi, 1692-1705).
Koncili u mblodh me 20 mars 1672 ku u aprovuan 18 kanone kunder doktrines eterodhokse. Per gjate kohes qe qendroi si Patrik, Doziteo tentoi te mbroje Kishen Ruse
nga pretendimet anglikaneske te Carit Pieter I , ku ky i fundit ja arriti qellimit ti impononte Patriarkanes nje fare Sinodi qe mvarej direkt nga nnje delegat perandorak ( oberprokuror ),
sipas modelit te kishave luterane shteterore.
Patriku Doziteo II njihet gjithashtu edhe per shkrimet e tij “Historia e Kishes Jerosolimitane” ne dymbedhjete volume, te publikuara pas vdekjes se tij me 1715.
Por per fat te keq ky Patrik i devoteshem nuk ka patur lavdine e altareve, por qe te pakten sot duhet te njihet dhe te ēmohet dhe te nderohet, per kontributin e tij te ēmuar
ne mbrojtjen e Doktrines Orthodhokse nga shume tentativa te djallit te devijoje Kishen Katolike Orthodhokse.
Burimi:
Bibliographie Ellenique du XVII siecle - E. Legrand
Patriarch Dositheus the second ( enciklopedia britanike )
Krijoni Kontakt