Close
Faqja 27 prej 42 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 413
  1. #261

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Njė shkrim shumė interesant i priftit Andrew Phillips qė na ofron njė mėsim pėr tė ardhmen duke analizuar dobėsitė e Orthodhoksisė Ruse tė ndarė dikur midis tragjedive tė emisferės Sovjetike dhe atyre tė botės sė emigracionit. Pastrimi (purifikimi) i tė dy ekstremeve, sipas At Andrew, i ka mundėsuar Kishės Ruse tė vėrė bazat pėr rritjen e Orthodhoksisė nė tė gjithė botėn.
    Ai pas njė analize historike, denuncon kishėn brenda dhe jashtė Rusisė, jo vetėm situatėn e moēalit tė getizuar nga izolimi i gjatė dhe injoranca qė e pushton pėr pasojė..., por shtron sinqerisht pa doreza gjendjen e kishave lokale nė emigracion qė janė kthyer nė "klube private" ku nacionalizmi zėvendėson nganjėherė Ungjillin ... Kryesisht kjo ishte situata (deri vonė) e pėrgjithshme nė shumė vende te Perėndimit.
    Por qė, vetizolimi tė ēon nė shpėrbėrje dhe Fund!



    Konvergjenca pėrmes pastrimit: e ardhmja e Orthodhoksisė ruse post-Sovjetike dhe post-mėrgimtare:


    Burimi: nga blogu Orthodox England, 16 janar 2021


    Prezantimi;
    Pas pajtimit qė u bė nė vitin 2007 tė 90% tė botės Orthodhokse Ruse jashtė Rusisė dhe botės shumė mė tė madhe Orthodhokse Ruse brenda Rusisė, disa kanė menduar se si do tė kryhej konvergjenca e tė dyja palėve.
    Mbi tė gjitha, tė dy palėt kishin identitet tė veēantė, dhe nuk ėshtė ēudi duke pasur parasysh 90 vitet e ndarjes sė ndėrsjelltė.
    Kjo ndarje detyroi besimtarėt nė 1917 me pėrmbysjen e civilizimit tė vjetėr orthodhoks perandorak tė bazuar nė besimin e aristokratėve filoperėndimorė nė kėrkim tė pushtetit dhe borgjezėve paradashės. Pjesa kryesore e Kishės brenda Bashkimit Sovjetik ishte pėrndjekur mizorisht dhe organizata e saj ishte marrė peng nga shteti ateist pėr tre breza burgimi.
    Sa i pėrket pjesės shumė mė tė vogėl nė mėrgim, kjo vuante pėr ata qė kishin pak interes pėr Ungjillin e Krishtit, tė civilizimit Orthodhoks, por shumė interes pėr Ungjillin e Mammonit (djallit), Perėndimin parimor kapitalist.
    Tė dy palėt ndanin ideologji qė ndonjėherė ishin krejtėsisht irracionale dhe dominoheshin nga reflektime qė sigurisht nuk ishin teologjike, por emocionale, folklorike, psikologjike dhe madje, nė disa raste, patologjike.
    Nga njėra anė, pala post-sovjetike mund tė shfaqte nacionalizėm tė pamasė - deri nė pikėn e pabesueshme tė admirimit tė pėrndjekėsit tė saj, Stalinit - dhe kishte njė mentalitet shtetėror tė centralizuar dhe burokratik, i pasqyruar nė qėndrimet indiferente tė disa klerikėve tė paguar dhe karrieristė qė ndoshta as nuk besonin fare nė Zot. Sigurisht qė kėto treguan disa shenja tė dukshme besimi. Kjo shkonte krah pėr krah me qėndrimet e perėndimoristėve laikė tė cilėt admironin fuqinė dhe pasurinė e Vatikanit (njė shtet-kishė, ose mė saktė kishė-shtet).
    Midis popullsisė post-sovjetike, tė privuar nga arsimi kishtar pėr 75 vjet, mund tė gjesh njė gamė tė jashtėzakonshme ekstremizmi dhe fariseizmi absurd, bestytni tė bazuara nė injorancė tė jashtėzakonshme, e cila rezultoi nė keqkuptime dhe probleme tė rreme.
    Ndėrsa kėto probleme ishin zgjidhur prej kohėsh nga Orthodhoksėt qė jetonin nė botėn perėndimore dhe nga tė cilėt ata nuk pranuan tė mėsonin, tė verbuar nga nacionalizmi i tyre.
    Nga ana tjetėr, edhe pjesa emigrante mund tė tregonte njė nacionalizėm tė pamasė, njė nacionalizėm anti-sovjetik, me njė nostalgji kulturore pėr njė tė kaluar tashmė tė zhdukur.
    Ata nuk pranuan ta kuptojnė Orthodhoksinė masive, duke e refuzuar atė, duke u izoluar nė geto tė vogla.
    Ajo (kisha ruse e mėrgatės) refuzoi tė gjithė jo-rusėt, duke u bėrė kėrkesa absurde. Le tė pėrmendim disa shembuj realė, kishte nga ata qė preferuan tė shihnin kishėn e tyre mė mirė tė mbyllur sesa ta shihnin atė tė frekuentuar nga jo-rusė. 'Pas nesh, pėrmbytja'.
    Tė tjerė thanė: 'Le ta mbyllim kishėn, ne do tė vdesim sė shpejti dhe askujt nuk do t'i duhet mė.'
    Njė prift i moshuar njė herė u tha famullitarėve tė tij se nuk kishte kuptim qė ai tė pagėzonte mė fėmijėt e tyre, pasi ai shpejt do tė vdiste dhe askush nuk do ta zėvendėsonte atė. Nė fakt, ai shpejt vdiq dhe askush nuk e zėvendėsoi atė.
    Kam dėgjuar gjithashtu 35 vjet mė parė: '...do tė preferoja ta shihja kishėn tonė tė mbyllur nė vend qė tė dėgjoja njė fjalė qė nuk ėshtė nė Rusisht.'
    Kėtu dhe tani, sot ne jetojmė nė njė botė qė ėshtė edhe post-sovjetike edhe post-emigracionit.
    Tė dyja kanė vdekur dhe janė zhdukur.
    Ata nėn moshėn tridhjetė vjeē vėshtirė se e konceptojnė kuptimin e fjalėve Sovjetik dhe emigrant, sepse ata jetojnė nė botėn reale.
    Nė botėn e sotme Orthodhokse ne shohim kisha tė vogla, provinciale, tė Ballkanizuara, me fjalė tė tjera, thjesht "klube" nacionaliste.
    Nga fjalėt e anėtarėve tė Patriarkanės sė Kostandinopojės (pėrfshirė priftėrinjtė): "Ju nuk mund tė bashkoheni me ne, nuk jeni mjaftueshėm zeshkan pėr tė qėnė Orthodhoks" (= Grek).
    Ose "Kjo ėshtė kishė Helene "
    Ose: "Kėtu ėshtė vetėm pėr rumunėt".
    Ose, nė njė kishė ukrainase: "Nėse nuk je ukrainas, largohu".
    Ose nė njė kishė serbe: "Nėse nuk jeni serb, mund tė hyni, por nuk mund ta puthni ikonėn e Shėn Savės, sepse nuk jeni serb".
    Ose, siē mė tha njė prift gjeorgjian: "Zoti flet vetėm gjeorgjisht".
    Dhe njė grua e moshuar ruse, e zhytur nė errėsirėn e saj tė injorancės, ajo mė tha se "Zoti kupton vetėm sllavishten".
    Kisha tė tilla nuk kanė ndonjė rėndėsi shpirtėrore dhe, siē e meritojnė, ato do tė vdesin pasi shumica e tyre tashmė kanė vdekur.
    Zhdukja e tyre nuk ėshtė humbje, sepse ekzistenca e tyre si muze nuk ka kuptim apo justifikim shpirtėror.
    E vetmja Kishė Orthodhokse Lokale qė ėshtė mjaft e madhe dhe ka gjerėsinė shpirtėrore dhe intelektuale pėr tė kapėrcyer njė nacionalizėm kaq meskin dhe pėrēarės, (fatkeqėsinė qė u ndodh Kishave tė vogla lokale), ėshtė Kisha Ruse.
    Duke numėruar tre tė katėrtat e tė gjithė Kishės sė Zotit, vetėm Kisha Shumėkombėshe Ruse ka potencialin pėr tė kapėrcyer ngushtėsinė e tillė provinciale.
    E kaluara e saj perandorake, shqiponja e saj me dy koka qė pėrballet me lindjen dhe perėndimin dhe i bashkon ato, ėshtė pika rreth sė cilės tė dy grupet, brenda dhe jashtė Rusisė, dhe Kishat e tjera lokale, mund tė bashkohen.
    Periudha Sovjetike ka kaluar po kėshtu edhe ajo e emigracionit rus.
    Ne nuk jetojmė nė librat e historisė, por i lexojmė.
    Ne jetojmė dhe shpėtojmė kėtu dhe tani.
    Sot, si kurrė mė parė, Kisha pėrballet me njė sfidė globale dhe mund ta bėjė atė vetėm duke treguar katolicitetin ( universalitetin ) e saj, unitetin e saj nė larmi, unitetin e saj tė besimit nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend.

    Pėrfundim;
    Pėr tė kapėrcyer nacionalizmin, provincializmin dhe ngushtėsinė famullitare tė shumė njerėzve dhe pėr tė qenė e rėndėsishme nė botėn e sotme globale, Kisha Orthodhokse Ruse duhet tė tregojė shumėkombėsinė e saj.
    Pėr tė kapėrcyer ndarjen e saj tė mėparshme, ajo duhet tė provojė se ėshtė mbi tė gjitha variantet provinciale.
    Konvergjenca ( bashkimi ) e tė gjithėve kėrkon guximin e pastrimit (purifikimit).
    Dhe nuk ka shembull mė tė madh tė kėsaj sesa guximi dhe pastrimi i figurės sė vetme qė na bashkon unanimisht ne, perandorin e shenjtė, Car Nikolla II.
    Ai ishte me origjinė ndėrkombėtare, nėna e tij ishte daneze, fliste pesė gjuhė dhe synonte tė ndėrtonte njė kishė nė ēdo kryeqytet evropian dhe tė pėrkthente librat liturgjikė nė gjuhėt evropiane.
    Perandoresha ishte gjithashtu njė e konvertuar anglo-gjermane.
    Bashkėshortėt perandorak, pesė bijtė e tyre dhe shėrbėtorėt e tyre, sot janė shenjtorė.
    Ne nė Kishėn tonė, nuk kemi nevojė pėr njė shembull mė tė madh nė ekleziologjinė shumėkombėshe pėr tė ardhmen tonė.




    Ps: Nacionalizmi i sėmurė dhe filetizmi fajtor, po i ngrenė kurthe sot Botės Orthodhokse!
    E shtyjnė tė devijojė...
    I madhi episkop serb,
    Shėn Nikolla Velimiroviē
    ka thėnė: «Krishti ishte anti-nacionalist dhe anti-imperialist...
    kundėr nacionalizmit ēifut dhe kundėr imperializmit roman».
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 19-01-2021 mė 20:39
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #262

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    CONVERTIMI I HAGIA SOFISE NE XHAMI , ESHTE NGJARJA ME E RENDESISHME E 2020 PER TURQIT


    Nė njė sondazh mbi "Kush ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme e vitit 2020" , convertimi i Shėn Sofisė nė xhami, u klasifikua nė vendin e parė me 82%
    Nė vendin e dytė ishte, fitoria e Azerbajxhanit nė Nagorni-Karabakh me 10% ,
    dhe vetėm nė vendin e tretė ėshtė zbulimi i rezervave tė gazit natyror nė Detin e Zi,
    vetėm me 8% tė votuesve....


    Burimi: OrthodoxTimes nga piataforma nė gjuhėn greke.


    Ps: Sa shpejt u harrua Katedralja simbol e patriarkanės sė Fanarit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 27-01-2021 mė 16:34
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #263

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Patriku i Moskės: Konvertimi i Shėn Sofisė nė xhami ėshtė njė ndėshkim hyjnor pėr patrikun ekumenik.


    Kėtė deklaratė provokuese e ka lėshuar patriarku Kirill i Moskės, nė njė intervistė nė kanalin kryesor tė Rusisė. Россия-1
    Patriku Kirill afirmoi pak a shumė se konvertimi i Hagia Sofisė nė xhami ėshtė njė ndėshkim nga Zoti ndaj patriarkut Bartolomeu pse i dhuroi tomosin e autoqefalisė "Kishės ortodokse ukarainase" .
    Patriarku Kirill ndėr tė tjera tha; " Nuk dua tė shpreh asnjė kritikė ndaj vėllait tim, ndonėse pa dyshim, ēdo gjė qė i ka ndodhur mė pas Patriarkanės Ekumenike, provon ndėshkimin hyjnor.
    Patriku Bartolomeu ka vendosur skizmatikėt, brėnda nė Bazilikėn e Shėn Sofisė sė Kievit,
    e mė pas ka humbur Bazilikėn e Shėn Sofisė nė Kostantinopojė,
    e kėshtu qė u transformua nė xhami" .

    " I more Shėn Sofinė e Kievit popullit orthodhoks, Kishės Orthodhokse, dhe humbe kishėn personale Hagia Sofia.... ".
    Patriku Kirill ka pėrshkruar dhėnien e autoqefalisė " kishės ortodokse tė Ukrainės" jo si njė gabim por si njė krim i vėrtetė,
    ndėrsa vazhdoi qė, do tė lutej pėr patrikun ekumenik, pasi qė kriza duhej kapėrcyer bashkarisht..
    "Duhet tė lutemi gjithmonė pėr njėri-tjetrin. Tė paktėn sa u pėrket lutjeve private, pasi ėshtė e vėshtirė tė kryhen pėrgjatė liturgjisė,
    sepse nuk rikujtohet patriku ekumenik mė nė diptikėt.
    Me gjithė atė, na duhet tė lutemi shumė pėr njėri-tjetrin pėr kapėrcimin e krizės, qė na ėshtė imponuar nga jashtė Orthodhoksisė", pėrfundoi patriku Kirill.


    Burimi: OrthodoxTimes
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #264

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Njė tempull antik nė Granada tė Spanjės, i'u transferua zyrtarisht njė komuniteti orthodhoks.


    Nė datėn 23 janar 2021 u mbajt njė ceremoni pėr transferimin
    zyrtarisht tė kishės kushtuar apostullit Shėn Bartolomeo,
    e ndėrtuar nė shekullin e XVI nė Granada, komunitetit orthodhoks lokal tė Patriarkanės moskovite.
    Kjo marrėveshje un firmos pas akordesh tė arritura
    pėrgjatė takimit tė jerarkut tė Kishės orthodhokse ruse,
    kryepiskop Nestorit
    tė Madritit dhe Lisbonės me
    kardinalin e Granadės, Fransisko Javier Martinez Fernandez.
    Ceremonia u mbajt pas kryerjes sė liturgjisė
    nė nder tė apostull Bartolomeut.
    Kryepiskopi Nestor i'u drejtua kardinalit tė Granadės,
    Fransisko Javier Martinez Ferdinandez, me fjalė tė thella falenderimi
    nė ndihmėn qė dha pėr gjetjen e kėtij vedi lutjeje
    pėr komunitetin orthodhoks tė Kishės ruse.



    Burimi: mospat.ru
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #265

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Njohja e tė drejtave LGBT: "dashuri" pėr njerėzit apo heqja dorė nga besimi?


    nga Kirill Aleksandrov

    Kohėt e fundit kisha katolike romane po vepron nė mėnyrė aktive pėr "tolerancė" ndaj ideologjisė LGBT.
    Zėrat qė bėjnė thirrje pėr njė rishikim tė qėndrimit tė Kishės ndaj ideologjisė LGBT po rriten nė botė, duke e bėrė tė domosdoshėm trajtimin e sodomitėve "me dashuri".
    Kreu i peshkopėve gjermanė tė Kishės Katolike Romane, Georg Betzing, deklaroi nevojėn pėr tė ndryshuar qėndrimin e Kishės ndaj martesave homo sodomite, si dhe njohjen e sė drejtės sė grave pėr t'u bėrė "priftėresha". Fjalėt e Betzing janė tė parat dhe nuk janė tė vetmet. Jo shumė kohė mė parė, bota u trondit nga deklarata e Papa Franēeskut, nė tė cilėn ai foli pozitivisht pėr sodomitėt dhe bėri thirrje qė "sindikatat" e tyre tė legalizohen.
    Tani Joe Biden, i njohur pėr promovimin e tij aktiv tė ideologjisė LGBT, ėshtė ngritur nė pushtet nė Shtetet e Bashkuara, shteti mė i fuqishėm nė botė. Nuk ka dyshim se nė njė tė ardhme shumė tė afėrt ēėshtja e pranimit tė kėsaj ideologjie do tė ngrihet me njė forcė tė re pėrpara organizatave fetare nė tė gjithė botėn. Dhe, me siguri, fjala numėr njė nė promovimin e njerėzve LGBT do tė jetė "dashuria". Mbi tė gjitha, edhe Papa Franēesku mendon nė mėnyrė tė ngjashme: Ata thonė, nėse Zoti i do tė gjithė njerėzit, atėherė ai do tė bėnte vėrtet njė pėrjashtim pėr sodomitėt? Pėr mė tepėr, shumė homoseksualė formojnė ēifte tė bazuara nė "dashuri". Pse atėherė Kisha i diskriminon ata?
    Sidoqoftė, ēėshtja e njohjes sė tė drejtave LGBT nga organizatat fetare nuk ėshtė aq e thjeshtė sa mund tė duket nė shikim tė parė.

    Pse tė krishterėt nuk pranuan tė bėnin flijime pagane?

    Hyrja e njė personi nė Kishėn e Krishtit kryhet pėrmes sakramentit tė pagėzimit, ashtu si jeta e mėtejshme nė Kishė mbahet pėrmes sakramenteve. Nė tė njėjtėn kohė, njė person mund tė mos e kuptojė ose madje nuk e di tėrėsinė e doktrinės sė Kishės ose porositė e saj morale. Sidoqoftė, vetė akti i pagėzimit ėshtė kufiri qė pėrcakton nėse njė person ėshtė nė shtresėn e Kishės apo jo. Nė kėtė drejtim, ėshtė e dobishme tė kujtojmė historinė e pagėzimit tė eunukut nga apostulli Filip:
    "Njė engjėll i Zotit ndėrkohė i foli Filipit: Ēohu dhe shko nė drejtim tė jugut, nė rrugėn qė zbret nga Jeruzalemi nė Gaza; ėshtė e shkretė. Ai u ngrit dhe vazhdoi rrugėn e tij, kur papritmas njė Etiopian, njė eunuk, Njė zyrtar i Kadanēes, mbretėreshės sė Etiopisė, mbikėqyrėsi i tė gjitha thesareve tė saj, erdhi nė Jeruzalem pėr adhurim, ai u kthye, ulur nė karrocėn e tij udhėtuese, duke lexuar profetin Isaia. Pastaj Shpirti i tha Filipit: Shko pėrpara dhe arrije atė karrocė, Filipi vrapoi pėrpara dhe, duke dėgjuar se po lexonte profetin Isaia , i tha: "A e kupton se ēfarė po lexon? Ai u pėrgjigj, Dhe si mundem unė, nėse askush nuk mė mėson? Dhe ai e ftoi Filipin tė ngjitej dhe tė ulej pranė tij. Shkrimi qė po lexonte ishte ky: Ashtu si dele e ēuan nė thertore, dhe si njė qengj pa zė para qethėsit tė saj, kėshtu qė ai nuk e hap gojėn. Nė pėruljen e tij gjykimi i ėshtė mohuar, por pasardhėsve tė tij kush do mund ta pėrshkruajė atė ndonjėherė? Sepse ėshtė shkėputur edhe jeta e tij nga toka.
    Dhe u kthye te Filipi eunuku tha: Tė lutem, pėr cilin person e thotė profeti kėtė? Nga vetja apo nga dikush tjetėr? Filipi, duke filluar tė flasė dhe duke filluar nga ai pasazh i Shkrimit, i shpalli atij lajmin e mirė tė Jisuit. Vazhduan kėshtu rrugėn, dhe arritėn nė njė vend ku kishte ujė dhe eunuku tha: Kėtu ka ujė; ēfarė mė pengon tė pagėzohem? Filipi i tha: Nėse beson me gjithė zemėr, mundesh. Ai u pėrgjigj dhe tha: "Unė besoj se Jisu Krishti ėshtė Biri i Perėndisė.
    Ai ndaloi qerren dhe tė dy zbritėn nė ujė, Filipi dhe eunuku, dhe ai e pagėzoi atė. Kur dolėn nga uji, Shpirti i Zotit rrėmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa mė atė dhe vazhdoi rrugėn e tij me gėzim "(Ve 8: 26-39).
    Rrėfimi i eunukut pėr besimin ishte shumė i thjeshtė: "Unė besoj se Jisu Krishti ėshtė Biri i Zotit", por ky rrėfim pėrmban nė vetvete tė gjithė besimin e Kishės dhe tė gjitha ligjet morale.
    Mund tė citohet njė shembull i kundėrt, kur apostulli Pjetėr tha fjalė ( mohimi ) heqje dorė nga Krishti, pa qėllim qė tė hiqte dorė prej tij:
    "Ndėrkohė Pjetri ishte ulur jashtė nė oborr. Njė shėrbėtor iu afrua dhe i tha: Edhe ti ishe me Jisuin, Galileasin!
    Dhe ai e mohoi para tė gjithėve:" Nuk e kuptoj ēfarė do tė thuash.
    Ndėrsa po dilte nė drejtim tė oborrit, njė shėrbėtor tjetėr e pa dhe u tha tė pranishmėve: Ky njeri ishte me Jisuin, Nazarenasin.
    Por ai e mohoi pėrsėri, duke u betuar: Unė nuk e njoh atė njeri.
    Pas pak, tė pranishmit iu afruan dhe i thanė Pjetrit: Me siguri edhe ti je njė prej tyre; e folura juaj ju tradhton! Atėherė ai filloi tė betohej dhe tė betohej: Unė nuk e njoh atė njeri!
    Dhe menjėherė kėndoi njė gjel.
    Dhe Pjetrit iu kujtuan fjalėt qė Jisui tha: Para se tė kėndojė gjeli, ti do tė mė mohosh tri herė.
    Dhe ai doli nė shesh dhe qau me hidhėrim "(Mt 26: 69-75).
    Nė epokėn e krishterimit tė hershėm, mohimi i Krishtit ndodhi gjithashtu nė gjuhėn simbolike tė sakrificave. Pak njerėz besuan nė idhuj nė atė kohė nė Perandorinė Romake, e lėre mė zyrtarėt shtetėrorė, tė cilėt ishin njerėz relativisht mė tė arsimuar. Romakėt, si rregull, nuk i detyruan popujt e mundur tė braktisnin besimet dhe hyjnitė e tyre. Akuza kryesore, por jo e vetmja, kundėr tė krishterėve ishte mosbesueshmėria e tyre politike. Ishte e mundur tė besohej tek ēdokush dhe tė adhurohej ēdokush, pėrfshirė Jisu Krishtin, por nė tė njėjtėn kohė ishte e nevojshme tė merresh pjesė nė ndonjė kult tė pėrbashkėt, pasi ky ishte njė simbol i besnikėrisė ndaj fuqisė supreme tė Perandorisė Romake.
    Nė disa periudha tė historisė romake, pjesėmarrja nė kultin e perandorit, e konsideruar njė hyjni dhe e quajtur zyrtarisht "Dominus et deus noster" ("Perėndia dhe Zoti ynė"), ishte e detyrueshme. Pjesėmarrja nė kėto kulte nuk nėnkuptonte besim nė to; ishte e nevojshme vetėm tė bėhej sakrifica e rastit dhe pastaj tė vazhdoje tė besoje ashtu si tė pėlqejė.
    Pothuajse tė gjitha kėto sakrifica u konsideruan thjesht njė formalitet, i cili, megjithatė, ishte i detyrueshėm. Dhe vetėm tė krishterėt dhe hebrenjtė nuk pranuan ta bėnin kėtė, duke argumentuar se idhujt nuk mund tė adhurohen edhe pse jo zyrtarisht, se ky ėshtė njė heqje dorė nga i vetmi Zot, i vetmi qė duhet tė adhurohet.
    Tė krishterėt nuk pranuan tė hidhnin njė temjan "tė pakuptimtė" nė altarin e idhullit ose madje, nė vend qė ta hidhnin atė, pėr tė blerė ēertifikatėn pėrkatėse (edhe kjo bėhej gjithashtu) dhe nė tė njėjtėn kohė tė mbeteshe i krishterė.
    Ēdo pjesėmarrje nė atė sakrificė, zyrtare ose jo, ishte njė mohim i Krishtit. Tė krishterėt do tė kishin preferuar tė pranonin mė mirė tortura dhe vdekje mizore sesa tė hiqnin dorė nga Zoti i tyre.

    Nė kohėn tonė, njė simbol i tillė i heqjes dorė nga Krishti, ka shumė tė ngjarė, ėshtė njohja e tė drejtave tė sodomitėve. Pėr ta kuptuar kėtė, vėmendja duhet t'i kushtohet mėnyrės se si homoseksualiteti shikohet nga shkenca moderne dhe opinioni publik sot.
    LGBT dhe shoqėria: nga njė herė "e paimagjinueshme" nė "normė aktuale"!

    Deri mė 17 maj 1990, sipas Klasifikimit Ndėrkombėtar tė Sėmundjeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, homoseksualiteti u njoh si njė sėmundje psikoseksuale dhe kishte numrin 302.0. Pastaj u pėrjashtua nga lista e sėmundjeve tė OBSH-sė.
    Nė 1994 homoseksualiteti nuk konsiderohej mė sėmundje nė Britaninė e Madhe, nė 1995 nė Japoni, nė 1999 nė Rusi, nė 2001 nė Kinė, etj.
    Por e ashtuquajtura depatologkizmi ( heqja e patilogjisė ) e homoseksualitetit kishte filluar shumė mė herėt. Ndėrsa njė sondazh i Shoqatės Amerikane tė Psikiatrisė mė 1978 zbuloi se 68 pėrqind e psikiatėrve e konsideronin homoseksualitetin si njė sėmundje, njė studim i ngjashėm i kryer nė mes tė viteve 1990 tregoi se vetėm tre nga 198 tė anketuar e konsideronin homoseksualitetin njė sėmundje. Seksologu mė i njohur sovjetik dhe rus Igor Kon shkroi nė artikullin e tij "Pėr normalizimin e homoseksualitetit":
    "Sot, mjekėsia kryesore e konsideron homoseksualitetin plotėsisht normal dhe kush njihet si patologji nuk ėshtė homoseksualiteti por shqetėsimi psikologjik qė mund tė provokojė njė gej ndaj njė personi . Me disa pėrjashtime, shkencėtarėt bien dakord qė homoseksualiteti ėshtė plotėsisht normal. Pėr mė tepėr, mund tė jetė i lindur ose tė shkaktuara nga karakteristika hormonale dhe karakteristika tė tjera tė trupit tė njeriut. Qė nga vitet 1980, shkencėtarėt kanė kėrkuar nė mėnyrė aktive pėr "gjenin homoseksual" dhe ka shumė tė ngjarė ta "gjejnė" atė, sepse njerėzit qė financojnė studime tė tilla mezi presin ta bėjnė atė. nga argumentet kryesore pėr njohjen e "normalitetit" tė sodomisė ėshtė fakti qė sjellja homoseksuale ėshtė e zakonshme pėr rreth 500 specie tė botės shtazore ".

    Opinioni publik gjithashtu ka ndryshuar 180 gradė.
    Nėse homoseksualiteti i hershėm ishte njė fenomen i turpshėm dhe i dėnuar, tani ajo/ai jo vetėm qė njihet si normale dhe madje ėshtė edhe modė, por njė kompleks faji u imponohet gjithashtu njerėzve me orientim tradicional ndaj personave LGBT pėr poshtėrimet qė pėsuan nė tė kaluarėn, ( kapet e nazizmit ).

    Nė tė njėjtėn kohė, askush nuk do ta mohojė se Shkrimet e Shenjta kanė njė qėndrim jashtėzakonisht negativ ndaj sodomisė.
    Kėtu janė vetėm disa citate:
    "Ju nuk do tė keni marrėdhėnie me burra siē keni me gratė: ėshtė e neveritshme" (Lev 18:22);
    "Nėse njė burrė kryen marrėdhėnie me njė burrė si me njė grua, tė dy kanė kryer njė neveri; ata duhet tė dėnohen me vdekje; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta" (Lev 20:13).
    "Prandaj Zoti i ka braktisur ata nė papastėrti sipas dėshirave tė zemrės sė tyre, nė mėnyrė qė tė ēnderojnė trupat e tyre midis tyre, sepse ata kanė ndryshuar tė vėrtetėn e Zotit me njė gėnjeshtėr dhe kanė nderuar dhe adhuruar krijesėn nė vend tė krijuesit, i cili ėshtė i bekuar nė jetė tė jetėve. Amin.
    Pėr kėtė arsye Zoti i ka braktisur ata nė pasione famėkeqe; gratė e tyre kanė ndryshuar marrėdhėniet e tyre natyrore nė ato tė panatyrshme. Po kėshtu, edhe burrat, duke lėnė marrėdhėnien e tyre tė natyrshme me gratė, i kanė ndezur disa prej tyre me pasion pėr tė tjerėt, duke kryer veprime tė neveritshme burra me burra, duke marrė kėshtu nė vetvete ndėshkimin qė i pėrshtatet prapambetjes sė tyre "(Rom 1: 24-27).
    Nė pėrputhje me Shkrimet e Shenjta, Kisha gjithashtu e njeh sodominė si njė mėkat vdekjeprurės.
    Sodomia ėshtė njė mėkat pėr Kishėn dhe njė normė pėr shoqėrinė.
    Kėshtu lind njė dikotomi: nga njėra anė, Kisha dėnon sodominė si mėkat, por nga ana tjetėr, shoqėria bėhet qė tė besojė se sodomitėt nuk janė fajtorė pėr tė qenė tė tillė. Fajin e kanė gjenet, hormonet, hipotalamusi (pjesa e trurit pėrgjegjėse pėr sjelljen seksuale). Nė fund, i gjithė ky arsyetim ēon nė faktin se ėshtė Zoti ai qė gjoja i krijoi sodomitėt nė atė mėnyrė. Atėherė, pse i dėnon Zoti ashpėr nė Shkrimet e Shenjta:
    "Apo nuk e dini se tė padrejtėt nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė? Mos u mashtroni: as imoralė, as idhujtarė, as shkelės tė kurorės, as fenomenė, as sodomitė, as hajdutė, as lakmitarė, as pijanecė, as shpifėsit dhe as pėrdhunuesit nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė "(1 Kor 6: 9-10).

    Ekzistojnė dy mėnyra pėr tė dalė nga kjo dikotomi:
    ose tė njohėsh Zotin si mizor dhe tė pamėshirshėm, i cili krijon njerėz dhe mė pas t'i dėrgojė nė mundime tė pėrjetshme,
    ose tė pranosh qė Shkrimet e Shenjta nuk janė aq tė shenjta dhe duhen rishikuar duke marrė parasysh "rezultatet " e shkencės moderne.
    Ky ėshtė kurthi i vendosur pėr tė krishterėt. Nė njė farė mėnyre, kjo ėshtė e ngjashme me pyetjen qė iu bė Zotit Jisu Krisht:
    "Ata e pėrgjonin me kujdes, dhe i dėrguan informatorė, duke pretenduar se ishin njerėz tė ndershėm, pėr ta kapur nė fjalėt e tij dhe mė pas t'ia dorėzonin autoritetit dhe pushtetit tė guvernatorit. Ata e pyetėn atė: Mjeshtėr, ne e dimė qė ju flisni dhe mėsoni me drejtėsi dhe nuk mban pėr askėnd, por mėson rrugėn e Perėndisė sipas sė vėrtetės. A ėshtė e lejueshme qė ne t'i paguajmė taksė Ēezarit?
    Duke ditur ligėsinė e tyre, ai tha: "Mė trego njė denar: imazhi dhe mbishkrimi i cilit ėshtė aty? U pėrgjigjėn, i Ēezarit.
    Dhe ai tha: Jepja, pra, Ēezarit atė qė i pėrket Ēezarit dhe Perėndisė atė qė i pėrket Perėndisė.
    Kėshtu qė ata nuk mund ta kapnin atė nė sytė e njerėzve dhe duke u mrekulluar me pėrgjigjen e tij, ata heshtėn "(Lk 20 : 20-26).
    Dikotomia e mėsipėrme zgjidhet nė kėtė mėnyrė: ne jetojmė nė njė botė tė rėnė ku mėkati ka shtrembėruar si natyrėn tonė njerėzore dhe natyrėn nė pėrgjithėsi, dhe kjo shpjegon edhe homoseksualitetin e kafshėve.
    "Prandaj, ashtu si mėkati hyri nė botė me anė tė njė njeri tė vetėm dhe vdekja me mėkat, kėshtu edhe vdekja arriti tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan" (Rom 5:12).
    Njeriu nė pėrgjithėsi ėshtė bėrė "i kėnaqur me mėkatin". Por Zoti nė asnjė mėnyrė nuk e ka privuar vullnetin e tij tė lirė nga njeriu. Njė person mund t'i nėnshtrohet mėkatit ose ta sundojė atė: "Nėse bėn mirė, nuk do tė duhet ta mbash lart? Por nėse nuk bėn mirė, mėkati ėshtė shtrirė nė derėn tėnde; drejt teje ėshtė instinkti i tij, por ti sundoje atė "(Zan. 4: 7),
    Zoti i tha Kainit kur ai donte tė vriste vėllanė e tij.
    Pėr shembull, shkencėtarėt tregojnė deri nė 29 gjene pėrgjegjės pėr zhvillimin e alkoolizmit. Por kjo nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė qė bartėsit e kėtyre gjeneve do tė bėhen domosdoshmėrisht alkoolikė.
    Svetlana Borinskaja, njė studiuese nė Institutin e Gjenetikės sė Pėrgjithshme tė Akademisė Ruse tė Shkencave, tha nė njė nga intervistat e saj: "Ne tashmė e dimė qė njė person mund tė marrė gjenet pėrgjegjės pėr zhvillimin e alkoolizmit nga prindėrit e tyre, por probabilitetin pėr tu bėrė njė alkoolist ėshtė 50%.
    Ne duhet tė kujtojmė se natyra na jep lirinė e zgjedhjes ".
    Perėndia gjithmonė e lejon njeriun tė ndihet i lirė tė zgjedhė midis mėkatit dhe urdhėresave.
    Nėse njė person ka njė predispozitė gjenetike ose njė predispozitė tjetėr ndaj ndonjė mėkati, nuk do tė thotė se nuk ka vullnet tė lirė. Do tė thotė se ai do tė ketė nevojė pėr mė shumė ndihmė nga Zoti nė luftėn kundėr kėtij mėkati, por ai do tė jetė nė gjendje tė marrė njė shpėrblim mė tė madh nė parajsė pėr njė fitore tė tillė.
    Sidoqoftė, nė botėn moderne, nuk ėshtė zakon tė flitet pėr mėkatėsinė e natyrės njerėzore. Pėrkundrazi, njeriu nė gjendjen e tij tė tanishme tė rėnė njihet si metoda e gjithēkaje. "Njė person, jeta dhe shėndeti i tij, nderi dhe dinjiteti, paprekshmėria dhe siguria njihen nė Ukrainė si vlera mė e lartė shoqėrore" (neni 3 i Kushtetutės sė Ukrainės). Dhe nėse mėkatėsia e njė personi hiqet nga kllapa, dhe ai person njihet si "vlera mė e lartė", atėherė ne jemi nė kthetrat e dikotomisė sė mėsipėrme.
    Protestantėt kanė njohur prej kohėsh tė drejtat e personave LGBT dhe tani katolikėt kanė marrė kėtė rrugė. Por as tė parėt dhe as tė dytėt nuk janė tė gatshėm ta njohin Zotin si mizor dhe tė pamėshirshėm.
    Kjo do tė thotė se mbetet vetėm opsioni i dytė, qė ėshtė korrigjimi i Biblės. Por kjo ka thjesht pasoja katastrofike pėr krishterimin.
    Pasojat e njė "adaptimi" tė Biblės nė prirjet e shoqėrisė
    Sė pari, nėse Bibla "ėshtė e gabuar" nė dėnimin e saj tė homoseksualitetit, atėherė mund tė jetė e gabuar edhe nė ēėshtje tė tjera. Si rezultat, autoriteti i Shkrimit si zbulesė e Zotit pėr njerėzit ėshtė shkatėrruar. Pasi ta kenė "korrigjuar" Biblėn njė herė, njerėzit do ta korrigjojnė atė pėrsėri dhe pėrsėri, duke e pėrshtatur atė me mėkatet e tyre.
    Bibla si Logos do tė zhduket.
    Do tė ketė njė situatė pėr tė cilėn Amosi profetizoi: "Ja, ditėt do tė vijnė, - thotė Zoti, Zoti - kur unė do tė dėrgoj urinė nė tokė, jo uri pėr bukė, as etje pėr ujė, por pėr tė dėgjuar fjalėn e Zotit.
    Atėherė ata do tė shkojnė. Enden nga deti nė det dhe enden nga veriu nė lindje, duke kėrkuar fjalėn e Zotit, por nuk do ta gjejnė "(Am 8: 11-12).
    Sė dyti, Shkrimi i Shenjtė ėshtė shkruar nga profetėt (Dhiata e Vjetėr) dhe apostujt (Dhiata e Re).
    Dhe Besorja pėrmban fjalėt e mėposhtme: "Unė besoj <...> nė Shpirtin e Shenjtė <...> i cili foli pėrmes profetėve". Kjo do tė thotė, ne rrėfejmė se Shpirti i Shenjtė foli pėrmes profetėve dhe mė pas pėrmes apostujve.
    Duke njohur "gabueshmėrinė" e Shkrimit, ne kėshtu mohojmė punėn e Shpirtit tė Shenjtė nė Kishė, tė Dhjatės sė Vjetėr dhe tė Dhiatės sė Re.
    Dhe nėse Fryma e Shenjtė nuk ėshtė nė Kishė, kush i bėn sakramentet, kush i fal mėkatet, kush na bėn pjesėmarrės nė trupin dhe gjakun e Krishtit?
    Nėse Shpirti i Shenjtė nuk ėshtė nė Kishė, atėherė "besimi ynė ėshtė i kotė": "Por nėse Krishti nuk ėshtė ringjallur, atėherė predikimi ynė ėshtė i kotė dhe besimi juaj ėshtė i kotė" (1 Kor 15:14).

    Prandaj, njohja e tė drejtave tė personave LGBT nuk ėshtė njė lloj "mirėsie" ose "dashurie" pėr sodomitėt - por ėshtė njė heqje dorė efektive e krishterimit, ėshtė copa e temjanit qė ne jemi thirrur, edhe nė ndonjė mėnyrė zyrtare, pėr ta hedhur nė altarin e idhullit, gjė qė nė asnjė rast nuk duhet tė bėhet....!
    Sepse, pavarėsisht nėse jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė, pavarėsisht nėse jemi dakord brenda nesh ose jo, ne do tė kryejmė njė veprim mohimi.



    Burimi: Bashkimi i Gazetarėve Orthodhoks, 23 janar 2021
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #266

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Njė tempull antik nė Granada tė Spanjės, i'u transferua zyrtarisht njė komuniteti orthodhoks.


    Nė datėn 23 janar 2021 u mbajt njė ceremoni pėr transferimin
    zyrtarisht tė kishės kushtuar apostullit Shėn Bartolomeo,
    e ndėrtuar nė shekullin e XVI nė Granada, komunitetit orthodhoks lokal tė Patriarkanės moskovite.
    Kjo marrėveshje un firmos pas akordesh tė arritura
    pėrgjatė takimit tė jerarkut tė Kishės orthodhokse ruse,
    kryepiskop Nestorit
    tė Madritit dhe Lisbonės me
    kardinalin e Granadės, Fransisko Javier Martinez Fernandez.
    Ceremonia u mbajt pas kryerjes sė liturgjisė
    nė nder tė apostull Bartolomeut.
    Kryepiskopi Nestor i'u drejtua kardinalit tė Granadės,
    Fransisko Javier Martinez Ferdinandez, me fjalė tė thella falenderimi
    nė ndihmėn qė dha pėr gjetjen e kėtij vedi lutjeje
    pėr komunitetin orthodhoks tė Kishės ruse.



    Burimi: mospat.ru

    Duke iu drejtuar famullitarėve dhe mysafirėve, Kryepiskopi Nestor shprehu
    mirėnjohjen e tij tė thellė pėr Kryepeshkopin Katolik pėr marrėdhėniet e tij tė mira
    prej njė kohė tė gjatė me Kishėn Orthodhokse Ruse.
    Komuniteti Orthodhoks i Granadės ekziston qė nga viti 2015,
    fillimisht i mbėshtetur nga njė prift nga Patriarkana e Kostandinopojės.
    Pas pushtimit tė territorit tė Kishės Ukrainase nga Konstandinopoja nė 2018,
    u vendos transferimi i famullisė nėn juridiksionin e Patriarkanės sė Moskės.
    Nė tetor, me kėrkesė tė Kryepiskopit Nestor, Kryepeshkopi i Granadės
    vendosi tė transferojė kishėn e Shėn Bartolomeut nė famullinė Orthodhokse tė Mbrojtjes sė Shenjtė.
    Kisha gjendet nė qendrėn historike tė qytetit.
    Ndėrtimi i saj pėrfundoi nė 1574.
    Shumė komunitete tė reja Orthodhokse janė zhvilluar nė Spanjė dhe Portugali vitet e fundit.
    Kisha Ukrainase hapi dy famulli nė dy muaj nė fund tė vitit 2017 dhe nė fillim tė vitit pasues,
    pėr dy herė nė tė njėjtin muaj, i janė dhėnė toka Kishės Ruse nė Portugali pėr tė ndėrtuar.
    Nė Mars tė vitit 2018, njė kishė u shenjtėrua nė qytetin bregdetar spanjoll tė Torrevieja dhe nė shtator tė tė njėjtit vit,
    filloi ndėrtimi i njė kishe nė Estepona, po nė Spanjė.
    Nė nėntor tė vitit 2019, manastiri i parė orthodhoks rumun u shenjtėrua nė Portugali dhe
    nė Shtator tė tė njėjtit vit Patriarkana e Moskės filloi ndėrtimin e kishės sė saj tė parė nė Portugali.
    Nė tetor tė 2018, festa e 200 shenjtorėve tė Spanjės dhe Portugalisė u festua pėr herė tė parė nga episkopėt rumunė dhe rusė nė Spanjė,
    dhe nė dhjetor tė atij viti Kisha Ruse shtoi 80 shėnjtorė tė gadishullit Iberik nė kalendarin e saj.


    Burimi: OrthodoxChristianity
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #267

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    PATRIARKANA E RUMANISĖ:

    EVROPA NUK MUNDET TĖ NA IMPONOJĖ SI DUHET TĖ FUNKSIONOJNĖ KISHAT


    Zėdhėnsi i Patriarkanės sė Bukureshtit, Vasili Basesku, shprehu nė mėnyrė kategorike pozicionin e Kishės sė Rumanisė, pėr aktivitetet e Tempujve tė Shenjtė.
    Motivi i deklaratės sė Vasili Baseskut ishte pas sugjerimeve qė Bashkimi Evropian i bėri qeverisė rumune pėr aktivitetet e Tempujve tė Shenjtė, nė lidhje me Covid-19.
    "Kurrė BE-ja nuk mund tė na thotė si duhet tė funksionojė jeta ekleziale nė Kishėn tonė.
    Jemi pėrgatitur duke marr masat mbrojtėse ( maska, ilaēe antisetike, spazma, disinfektante etj. ).
    "Por qė sot e tutje kishat e Rumanisė nuk do tė mbyllen nė asnjė mėnyrė" tha zėdhėnėsi i Patriarkanės rumune.
    Ai shtoi mė tej " ashtu si supermerkatat, magazina tė mėdha, ku mijėra punėtorė dhe klientė ( myshteri ) tė cilėt veprojnė duke aplikuar mizurat nė mėnyrė rigoroze, po kėshtu edhe kishat e shenjta kanė vepruar, duke respektuar mizurat kundėr pandemisė".
    " Nuk ėshtė e mundur qė tė na sinjalizojnė "pjesėmarrjet" , janė tė paarėsyeshme dhe antiekleziale kėto ndėrhyrje ndaj Kishės dhe besimtarėve" theksoi Basesku.
    Duke pėrfunduar, zėdhėnėsi i Kishės sė Rumanisė sqaroi se Tempujt e Shenjtė do tė funksionojnė normalisht me pjesėmarrjen e besimtatrėve duke respektuar masat mbrojtėse anti-covid.


    Burimi: basilica.ro
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #268

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Patriarku Kirill: Mbani Urdhėresat, qė ti bėni ballė sprovave tė sotme apokaliptike.



    Shenjtėria e Tij Patriarku Kirill i Moskės dhe i gjithė Rus've iu drejtuan episkopėve, klerikėve dhe besimtarėve tė mbledhur mė 1 shkurt, nė kremtimin e dymbėdhjetė vjetorit tė fronėzimit tė tij si primat i Kishės Ruse, duke folur pėr peshėn e kryqit tė misionit nė Krishtin.
    Kisha dhe natyra apokaliptike e sprovave tė shekullit 21.
    Pasi kremtoi Liturgjinė Hyjnore nė Katedralen e Krishtit Shpėtimtar nė Moskė, patriarku falenderoi episkopėt tė cilėt bashkėcelebruan me tė nė kėtė rast, "megjithė rrethanat e kufizuara tė jetės sonė aktuale shoqėrore".
    Dita e shugurimit episkopal ėshtė dita mė e madhe nė jetėn e ēdo episkopi,kur pėrgjegjėsia mė e madhe i imponohet, nga providenca hyjnore. Dhe ėshtė e pamundur tė mbash vetėm kėtė peshė dhe kėtė pėrgjegjėsi, por kjo bėhet e mundur vetėm me hirin e Zotit pėrmes lutjeve tė besimtarėve, thotė Shenjtėria e Tij raporton Patriarkia.ru.
    Dikush mund ta shpėtojė shpirtin e tij nė vetmi, "por ėshtė e pamundur tė jesh pėrgjegjės pėr shpėtimin e popullit tė Zotit nė vetmi", vazhdoi Patriarku Kirill, duke kėrkuar lutjet e episkopėve, klerikėve, murgjve dhe laikėve.
    Dhe duke kaluar te themelet shpirtėrore tė sprovave apokaliptike qė Kishės bashkėkohore i duhet tė pėrballet, patriku tha nė predikimin e tij:
    Kohėt tona nuk po bėhen mė tė lehta ose mė tė qeta, dhe pandemia virale qė na ka goditur tė gjithėve ėshtė gjithashtu njė shenjė e kėtij ankthi dhe vėshtirėsie. Kjo ėshtė vetėm njė shenjė materiale, por ka kaq shumė shenja tė fshehura shpirtėrore tė problemeve qė prekin jetėn e kaq shumė njerėzve! Dhe nėse vijmė tek shkaku kryesor i kėtij problemi, sigurisht qė nuk janė faktorė materialė, tė cilėt nuk pėrkeqėsohen me kalimin e viteve, megjithėse ky proces preku edhe njerėzit tanė gjatė pandemisė.
    Sė pari, nuk bėhet fjalė aq shumė pėr tundimet dhe vėshtirėsitė materiale , sa pėr tundimet thjesht shpirtėrore.
    Ne e kuptojmė dhe e shohim - dhe kur them "ne" dua tė them e gjithė Kisha - qė sprovat qė po kalon Kisha e shekullit 21 janė padyshim apokaliptike. Kėto janė prova tė lidhura kryesisht me besimin tonė, me besnikėrinė tonė ndaj Zotit, me aftėsinė tonė pėr tė jetuar sipas Ligjeve tė Zotit - duke mos e shpallur besimin vetėm me fjalė ose duke shkuar nė kishė nga zakoni, por duke ndjekur bazat e besimit tonė, urdhėresat hyjnore nė jetėn tonė, pėrmes tė cilave shpėtimi dhe mirėqenia e vėrtetė e jetės njerėzore arrihen me hirin e Zotit, si kėtu nė tokė, dhe, natyrisht, nė Mbretėrinė e Qiejve.
    Shenjtėria e tij pėrfundoi duke pėrsėritur kėrkesėn e lutjeve qė nevojiten, nga e gjithė Kisha pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e misionit tė tij si primat.


    Burimi: orthochristian.com
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #269

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Skizmatikėt pendohen pėr sekuestrimet e bėra.




    Disa skizmatikė tė pėrfshirė nė sekuestrimet me dhunė tė njė kishe nė provincėn Rovno tė Ukrainės perėndimore u penduan pėr veprimet e tyre kundėr Kishės, pasi panė besimtarėt e Kishės Kanonike tė Ukrainės nė mėnyrė paqėsore tė ndėrtonin njė kishė tė re pėr veten e tyre.
    Mitropoliti Antonij i Borispol-it dhe Brovarij, Kancelar i Kishės sė Ukrainės, tregoi historinė prekėse nė njė episod tė fundit tė Ранок з Інтером (Mėngjes me Inter), siē raportohet nga Bashkimi i Gazetarėve Orthodhoks.
    Siē kujtoi Mitropoliti , shumė prej atyre qė u pėrfshinė nė vjedhjen e njė kishe besimtarėve kanonikė nė Rovno, mė pas morėn pjesė nė shenjtėrimin e vendit tė ri tė adhurimit tė Kishės Orthodhokse tė Ukrainės njė vit mė vonė. "Dhe ata po qanin pėr atė qė kishin bėrė. Ata mė thanė: 'Na falni, ne nuk kuptuam se ēfarė po bėnim nė atė moment'," tha Mitropoliti Antonij.
    Disa priftėrinj gjithashtu u penduan pėr mėkatin e skizmės dhe u kthyen nė Kishėn kanonike.

    Njė tjetėr episkop i kishės orthodhokse kanonike ukrainase, Hirėsia e Tij Mitropoliti Kliment i Irpin-it, kreu i Departamentit tė Informacionit dhe Edukimit, i Kishės Orthodhokse tė Ukrainės, kohėt e fundit foli pėr konfiskimet e kishave, duke vėnė nė dukje qė sikur skizmatikėt tė ndėrtonin kishat e tyre, nė vend qė t'ia vjedhin Kishės Orthodhokse tė Ukrainės, nuk do tė kishte konflikte.
    Kujtojmė se "mitropoliti" Epifanij Dumenko i "kishės ortodokse tė Ukrainės" asaj skizmatike, parashikoi njė valė tė dytė konfiskimesh tė kishave, tė cilat ai e quan "kalime".
    Ndėrkohė, Kisha Orthodhokse e Ukrainės po pėrgatitet nė lutjet e saj, duke parashikuar njė rritje tė njė presioni dhe persekutimi tė tillė nė muajt pėrpara vizitės sė Patriarkut Bartolomeu nė Ukrainė nė verė.


    Burimi: www.ortodossiatorino.net
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #270

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Mitropoliti Athanasios pėr besimtarėt ukrainas: qėndroni besnikė ndaj Mitropolitit Onufrij.


    Episkopi qipriot shprehu dashurinė dhe mbėshtetjen e tij pėr komunitetet e persekutuara tė Kishės Orthodhokse tė Ukrainės dhe u kėrkoi besimtarėve tė qėndrojnė besnikė ndaj Kishės kanonike tė udhėhequr nga Mitropoliti Onufrij.

    Episkopi i Kishės Orthodhokse Qipriote, Metropoliti Athanasios i Limasolit, ftoi besimtarėt e Kishės Orthodhokse tė Ukrainės tė kujtojnė se pėrndjekjet dhe sprovat herėt a vonė do tė kapėrcehen, duke ftuar "vėllezėrit tanė tė qėndrojnė besnikė tė Kishės dhe tė mitropolitit kanonik tė Ukrainės, Onufrij ".
    Episkopi lėshoi ​​kėtė koment pėr korrespodentin e Bashkimit tė Gazetarėve Orthodhoksė pasi pa filmin "Besnikėt: njė himn dashurie", i cili tregon fatin e besimtarėve tė fshatrave Butijn dhe Kinakhivtsi, tė cilėt kanė humbur dy kishat e tyre pas sulmeve tė banditėve qė aderojnė nė "Kishėn Ortodokse tė Ukrainės", por ata nuk e kanė humbur shpresėn dhe dashurinė pėr njėri-tjetrin dhe gjithashtu ndaj persekutuesve tė tyre.


    "Me trishtim dhe dhimbje tė madhe nė zemrat tona, ne jemi dėshmitarė tė persekutimit dhe sulmeve, tė zhvilluara kundėr vėllezėrve tanė tė Krishterė Orthodhoksė nė Ukrainė, tė cilėt po mbrojnė besimin e tyre tė vėrtetė dhe besnikėrinė e tyre ndaj Kishės Kanunore tė Mitropolit Onufrij", tha Mitropoliti Athanasios.
    "Ne shprehim solidaritetin tonė, dashurinė tonė dhe lutjet tona dhe i nxisim vėllezėrit tanė tė qėndrojnė besnikė ndaj Kishės sonė dhe Mitropolitit Kanonik tė Ukrainės, FortLumturisė sė Tij Onufrij. Shpresojmė qė hiri i Zotit t'i mbėshtesė, t'i forcojė dhe ata duhet tė jenė tė sigurt se njė ditė persekutimet dhe sprovat do tė kapėrcehen dhe e vėrteta e Krishtit dhe kanuniteti i Kishės do tė shkėlqejnė, sipas Ungjillit tė Zotit ".
    Episkopi u uroi tė gjithė besimtarėve tė Kishės Orthodhokse Ukrainase forcė dhe bekim nga Zoti nė Shpirtin e Shenjtė.
    Kujtojmė qė mė parė Mitropoliti Athanasios, midis episkopėve tė tjerė tė Kishės Orthodhokse Qipriote, kishte kundėrshtuar pėrkujtimin liturgjik tė skizmatikut Sergej (Epifanij) Dumenko nga Kryepiskopi Krisostomos.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 27 prej 42 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •