Close
Faqja 6 prej 42 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 413
  1. #51

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    NJE KISHE E RE E MBREKULLUESHME ...

    Andrew Gould, nje designer kishash orthodhokse, ka qene ne Moske per te vizituar nje kishe te re
    te sapo ndertuar, ku me gjithe eksperiencen e tij ne artin liturgjik, nuk heziton aspak ta quaj
    nje mirakull. Behet fjale per kishen " Mbrojtesja Nena e Zotit " ne Jasenevo ( nje lagje ne jug-perendim te Moskes ),
    nje perfaqesi e manastirit te Optines ne kryeqytet. Ju ftojme te shikoni se si nje prej kishave te reja te Moskes ,
    te cilat jane realizuar si nje kopie e vendeve te pelegrinazhit ne Token e Shenjte, gjithashtu edhe nje cikel mozaikesh
    qe konsiderohen ne vendin e peste ne bote per rendesine e tyre artistike ( nje veper qe nuk ka te barabarte ne gjithe Rusine ),
    ku mbi te gjitha eshte realizuar krejtesisht nga vullnetare diletante dhe pa as edhe nje sponsorizues por vetem me dhuratat e besimtareve te thjeshte.

    Emri:  Jasenevo42.jpg

Shikime: 2062

Madhėsia:  42.9 KB

    Emri:  Jasenevo37.jpg

Shikime: 2138

Madhėsia:  72.0 KB

    Emri:  Jasenevo41.jpg

Shikime: 2108

Madhėsia:  42.4 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 16-02-2016 mė 16:55
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #52

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    vijon nga mesazhi i mesiperm...

    Pamje nga krijimi i ikonostazit dhe i mozaikeve te shumte...

    Emri:  Jasenevo21.jpg

Shikime: 2199

Madhėsia:  56.0 KB

    Emri:  Jasenevo17.jpg

Shikime: 2087

Madhėsia:  54.9 KB

    Emri:  Jasenevo16.jpg

Shikime: 2144

Madhėsia:  57.3 KB
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #53

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Te tjera foto te kishes nga brenda...





    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #54

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    “Pertej Murit: Orthodhoksia ne Kine”
    Eshte titulli i nje broshure e botuar ne 2003, ku intervistohet nje kristjan orthodhoks kinez, Ioannes Chen.
    Orthodhoksia ne Kine i ka fillimet shume heret…, por vlen per tu permenduar rasti i albazinianeve, qe ishin
    pasardhes te ushtareve rust te Carit Pieteri i Madh, ku u internuan ne Pekin ne shekullin e XVII , si rober lufte.
    Pasi iu dha liria nga perandori kinez, shume prej tyre vendosen te jetojne ne Kine, ku i dhane toka dhe iu
    lejua te martojne gra kineze, gjithashtu i lejuan te praktikonin lirisht besimin e tyre orthodhoks.

    Ne Revolucionin Kulturor ( 1966-1976 ), pas “purifikimit” te partise komuniste, ky revolucion pa te
    ngrihej nje levizje, te quajtur garda e kuqe e te rinjve kinez, ku ne te gjitha shkollat e vendit u be propagande
    ateiste sipas ideve te Mao Tce Dunit. Ku identik sikur ne vendin tone, u ē’rrenjosen traditat e popullit kinez
    dhe bashke me to, u mbyllen tempujt, sinagoga, kisha dhe xhamia.
    Sipas disa analisteve historian, nga 1966 dhe vetem ne 1968, mbi 400.000 kinez disidente politike dhe filozof
    jane vrare. Midis tyre kishte shume te krishtere te te gjitha konfesioneve.

    Sot ne shume qytete te Kines, jane rihapur duke paguar shtetin ( qe ishte kthyer ne pronar ) kishat orthodhokse
    te sekuestruara ku fati i tyre ishte ēuditerisht shume i ngjashem me ato simotra te Shqiperise.
    Ato u kthyen ne shkolla, zyra dhe restorante , etj…
    Pak kohe me pare nje grup privat orthodhoksesh ( ketu perfshire evropiane dhe kinez ), kane marre
    me qera nje apartament ne qender te Hong Kongut dhe e kane kthyer ne kishe ( shih foton me poshte ).
    Puna misionare vazhdon edhe ne shume qytete te tjera te Kines, duke filluar nga me te rendesishmet pasi
    prania e te huajve kuptohet qe eshte numerikisht e larte.
    Por qe ne qytetin Shenzhen ( me 7 miljone banore ) eshte nje prezence e forte e krishteresh orthodhoks autoktone,
    por edhe shume te huaj nga Evropa dhe Shetet e Bashkuara.
    Ne Hong Kong per te krishteret orthodhoks ka shume kohe qe kane edhe varrezat e tyre, qe dikur ishin anglikane.
    Pekini ishte nje nga te pakta kryeqyetete te botes qe nuk kishte nje kishe orthodhokse, ne te vertete kishte dy por qe njera
    pasi i kaloi si prone ambasades se Bashkimit Sovjetik, keta te fundit e shkaterruan, ndersa i njejti fat ngjau edhe me tjeren qe autoritetet kineze e mbyllen.
    Vetem me 2009 u ngrit nje kishe orthodhokse ne Pekin.
    Ekziston akoma nje Ligj ne Kine qe u ndalohet kinezeve te marrin pjese ne kishat orthodhokse qe nuk jane vendase “patriotike” ose te pamvarura… dhe ky eshte nje problem!

    Emri:  Ortodossia_Cina02.jpg

Shikime: 2159

Madhėsia:  40.2 KB

    Famullia e re ne Hong Kong .



    Katedrale orthodhokse e Shen Marise, ne Shanghai
    E blere qeverise kineze nga disa biznesmene dhe e kthyer ne retorant deri me 2005, ku me pas u restaurua ne kishe.




    Kisha e Shen Nikolles ne Shanghai.
    E shitur nga qeveria kineze biznesmeneve private ku u perdor si restorant...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #55

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Tom Hanks, ndoshta eshte orthodhoksi me i njohur midis yjeve ne Hollywood.


    Hanks eshte bere pjesetar i Kishes orthodhokse, kur u martua me Rita Wilson ne vitin 1988.
    Si familje frekuentojne kishen orthodhokse greke te Shen Sofise ne Los Angeles dhe ati i tij shpirteror
    eshte at Robert Stephanopoulos ( ku vajza e tij eshte ne manatir te Kishes ruse ne Token e Shenjte).

    Emri:  Hanks3.jpg

Shikime: 2063

Madhėsia:  36.6 KB
    Tom Hanks eshte ēdo vit nje nga mbajtesit e Epitafit te Premten e Madhe.


    Emri:  Hanks4.jpg

Shikime: 2044

Madhėsia:  14.5 KB
    Tom Hanks dhe at John Bakas

    Tom Hanks ka thene qe eshte i lumtur qe eshte pjesetar i Kishes Orthodhokse.

    Moske, 21 maj 2009, Interfax – Aktori i Hollywood-it vlereson shume qe i perket Kishes orthodhokse
    dhe ka vendosur te rrise kater femijet e tij ne te njejtin komunitet.
    “Jam i vetedijshem per faktin qe eshte jetike ti perkasesh kishes dhe te meditosh ēeshtjet me esencjale te jetes qe shqyrton Orthodhoksia
    dhe mundesite per zgjidhje qe propozon”, ka thene Hanks ne nje interviste publikuar nga Argumenty i Fakty.
    “Konsideroj orthodhoksine si nje trashgimi shpirterore. Jam pagezuar ne te njejten kishe ku eshte pagezuar eshte gruaja ime.
    Femijet e mi jane pagezuar po aty”. Ka thene Tom Hanks.
    Sipas tij, kjo gje e ben familjen e tij “ nje pjese te Madheshtise se Kishes universale”.
    “Shkojme ne kishe ne raste te rralla, por kur shkojme, hame familjarisht dhe me pas ndajme pershtypjet tona dhe diskutojme bashkarisht”, ka shtuar ai.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #56

    Thumbs up Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Ne Indonezi ka zbarkuar krishterimi orthodhoks.
    Indonezia, shteti me i madh me popullsi muslimane…
    Me gjithe se eshte nje shtet musliman, jo te gjitha krahinat jane me mazhorance te fese islame.
    Si psh. ne Bali jane kryesisht popullsi te besimit indu, ndersa ne rajonin Papua jane protestante,
    ne Sumatra jane animiste, pra atje nuk perdoret Ligji i sheriatit…
    Por edhe atje ka komunitete orthodhokse qe jane te perbere kryesisht nga vendalinj.
    Midis besimtareve, ne nje kishe orthodhokse te Xhakartes sheh te pranisheme edhe princeshen e Balit,
    qe se bashku me familjen (burrin e saj dhe femijet ) jane pagezuar ne te krishtere orthodhoks.
    Sot ne Indonezi ka disa kisha orthodhokse, si te juridiksionit te Patriarkanes Kostantinopoletane si
    nen juridiksionin e Patriarkanes se Moskes.
    Ja sa per te shtuar diēka, e tregon qarte optimizmin e indonezianeve.
    Po citoj fjalet e priftit Ioasaf,qe shprehet mbi prespektiven e Orthodhoksise ne Indonezi:
    "Besoj sinqerisht qe Orthodhoksia eshte nje bekim i vertete per vendin tone.
    Shoh ne konfesione te tjera te krishtera qe jeta e nje personi nuk ndryshon shume per dashurine e Zotit.
    Por kur njerezit kthehen ne orthodhokse, ndryshojne per me mire, kete e shohin te gjithe.
    Keshtu, nuk eshte e veshtire te thuhet qe personat orthodhokse jane njerez te ndryshem nga te tjeret,
    pasi qe tek ne, jo gjithēka mvaret nga sa flitet e thuhet, por nga menyra se si sillen ne jeten e tyre.
    Keshtu njerezit thone; “ perse duhet te pranojme nje fe, kur kjo gje nuk ndryshon jeten e nje njeriu?”
    Fale Perendise, Orthodhoksia i jep nje personi fuqine te ndryshoje, ky eshte nje bekim i vertete i Zoitit per Indonezine”.
    Pershendetje

    Burimi ,
    Pravoslavie.ru




    Emri:  Maksimov_Indonesia8.jpg

Shikime: 2118

Madhėsia:  49.3 KB


    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #57

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Inaugurimi i katedrales orthodhokse ne Madrid.

    Emri:  cattedrale_Maria_Maddalena_Madrid.jpg

Shikime: 1954

Madhėsia:  7.1 KB

    Te dielen me 15 Maj, peshkopet Nestor dhe Antonij kane bekuar ne Madrid katedralen dedikuar te shenjtes Maria Magdaleni. ( nga Magdala )
    Nje dite shume e spikatur kjo e djele qe ishte edhe e Djela e te shenjtave Mirofore.
    Kisha eshte ndertuar ne menyre qe te kete shume drite brenda…
    Ne foton poshte, nje aspekt nga inaugurimi.




    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #58

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Sikurse dihet, nga data 16 deri me 26 qershor 2016, ne ishullin e Kretes , eshte vendosur te mbahet
    “Sinodi i Madh e i Shenjte Pan-orthodhoks”, ku si ide ka lindur gati nje shekull me pare dhe ka mbi 50 vjet qe pergatitet per organizim.
    Lajmet e fundit tregojne qe kisha bullgare eshte terhequr duke kerkuar shtyrjen e punimeve duke perfituar
    keshtu per te revizionuar disa teza qe do te shtrohen ne shqyrtim.
    Por koha me nuk pret, gjithēka eshte gati, eshte ēeshtje ditesh qe te filloje ky Sinod …
    Ketu flasim per nje Sinod Pan-orthodhoks nuk flitet per nje sinod lokal, ndaj fakti qe nuk merr pjese nje nga pjesetaret,
    ben qe ky Sinod i Madh te mos jete 100% te perfaqesoje te gjithe...
    Shpresojme qe Sinodi i Madh Pan-orthodhoks te shtroje per zgjidhje e te vendose ēeshtje qe shume
    kane rendesi ne kohet qe po pershkojme.
    Nje nga sa diskutohet do te jete (ndoshta) krijimi i kishave te reja autoqefale ne gjithe kontinentet.
    Gje qe do te lehtesonte shume marredheniet midis kishave dhe do te sheshonte problemet juridike ( e juridiksionit ).
    Kur e kam degjuar per te paren here kete Sinod qe do te mblidhej, isha shume optimist, tashme kane kaluar disa vjet
    dhe te them te drejten sikur e kam humbur pakez ate entuziazmin e pare, duke lexuar lart e poshte shkrime nga me te ndryshmet,
    preokupime neper internet, ku depertojne lajme pak a shume te sigurta ku flitet per temat qe do te diskutohen,
    per temat qe jane perjashtuar nga diskutimi pasi hasin qendrese nga disa kisha, problemin se kush do te presidjoje dhe perse,
    nese eshte reale kjo gje dhe kush e meriton…, mund te behet ky presidium ne menyre rotatore apo duhet te qendroje si gjithmone.
    Vendimet qe do te merren…., si do te votohet, kush do te votoje dhe sa peshe ka ajo perfaqesi…
    Eshte ne gjendje Patriarkana e Fanarit ( qe mbeshtetet vetem nga kishat e vogla si ajo e Shqiperise, Polake, Ceke e Sllovake, Qipros ?...,
    pra Patriku Bartholome te kryesoje midis te barabarteve si i pare…?
    Mund te vihet ne diskutim kjo pozite nderi i fronit te Patriarkanes se Kostantinopojes…?
    Nje here ky vend nderi i takonte pasi ishte edhe qendra perandorake, sikurse edhe Roma ne kohe te vet,
    sot mundet fare mire te vihet ne dyshim, pasi nga ana vjetersise Antiokia dhe Jeruzalemi ja kalojne,
    ndersa per numer besimtaresh dhe hapesire gjeografike Moska ose Bukureshti,Beogradi, Sofia ose Tiblisi, Athina,mund te kene pretendime…
    Shume me interes do te ndiqet tema e marredhenieve me kishat dhe konfesionet e tjera te krishtera, (ekumenizmit dhe rrymat e modernizmit),
    gjithmone nese do te diskutohen…, por qe kjo teme eshte me interes dhe qe do te beje te diskutohet ashper , ku pa u diskutuar akoma po ndan boten helenike……….
    Do te diskutohet edhe per uniatizmin qe eshte i demshem per te gjitha konfesionet…dhe sjell vetem sherr!
    Do te diskutohet per nje kalendar te vetem, por qe ka qendresa si nga pala e atyre qe ndjekin te vjetrin si nga ata qe nuk duan te braktisin kalendarin e ri.
    Do te diskutohet per tema qe jo te gjitha perfaqesite ndajne te njejtat pikepamje…,
    Perendia ti mbroje dhe me ane te Shpirtit ti udhezoje per nje zhvillim te Sinodit konstruktiv per mbarevajtjen e gjithe komuniteteve orthodhokse ne nje Trup te vetem .
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 05-06-2016 mė 17:47
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #59

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Balamand, 06 qershor 2016

    Emri:  sinodo_antiocheno.jpg

Shikime: 1940

Madhėsia:  12.5 KB

    Komunikate e sekretarise se Sinodit Antioken, ne tre gjuhe arabisht, anglisht dhe frengjisht,
    ku deklarohet qe ky Patriarkat, nuk merr pjese ne Koncilin qe do te mbahet mbas dy javesh,
    pas asaj bullgare, nje tjeter kishe po dezerton punimet…
    Ne Liban, mbylli punimet Sinodi i shenjte i patriarkanes Antiokene, ku ka filluar qe ne daten 25 Maj 2016.
    Ky Sinod i kryesuar nga patriku Joan X, ku me shume interes ndaj temave qe do te shqyrtohen ne Sinodin e Madh qe do te mbahet ne Krete.
    I kerkon patrikut ekumenik Bartholome qe te shtyj daten e ketij Koncili te madh Pan-orthodhos, duke
    i rikujtuar qe nuk jane zgjidhur ende divergjencat ne gjirin e Kishes, ku i referohet thyerjes se kungimit me
    Patrarkanen e Jeruzalemit per ēeshtjen e juridiksionit ne Emiratin e Katarit .
    Ne te vertete Patriku i Kostantinopojes, i Jeruzalemit dhe ai Antioken , do te takoheshin fill pas perfundimit
    te punimeve te Koncilit Pan-orthdhoks…, por qe Patriku antioken Joani X , kerkon qe ēeshtja te zgjidhet pa patur fillimet Sinodi i Shenjt dhe i Madh Pan-orthodhoks,
    keshtu qe te gjitha perfaqesite te jene ne kungim dhe harmoni , nderkohe qe ku te mbizoteroje paqa, po keshtu edhe konkluzionet e Koncilit do te jene me te fryteshme…
    Por derisa kjo ēeshtje dhe te tjera secondare, nuk jane zgjidhur, Patriarkana Antiokene, nuk do te mar pjese ne Koncilin e Madh te Kretes.
    .-.-.-.-.-.-.-.-.-.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #60

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    09/06/2016
    Sot nje komunikate tjeter, persa i perket Koncilit te Madh qe do te mbahet ( ndoshta ) ne daten 16-26 ne Kreta.
    Kisha orthodhokse serbe, nepermjet asamblese peshkopale, me ane te nje letre nga patriku i Beogradit Irene
    drejtuar patrikut ekumenik Bartholomeu, duke i kerkuar shtyrjen e datave te Koncilit te Madh te Kretes, ne datat si me poshte;
    qe te filloje punimet nga data 17 der me 27 qershor.
    Ky eshte lajmi i fundit qe ka vrenjtur me tej qiellin e Kretes......

    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 6 prej 42 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •