Close
Faqja 5 prej 42 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 413
  1. #41

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Te hapesh nje dritare per Zotin, ne zemrat e njerezve...

    Emri:  arciprete_Aleksij_Aedo.jpg

Shikime: 2366

Madhėsia:  22.3 KB


    At Alesj ka lindur ne Kili, ka perfunduar studimet ne kryeqytetin Santiago, me pas eshte njohur me Orthodhoksine,
    duke frekuentuar komunitetin orthodhoks aty, ai u konvertua nga katolik ne orthodhoks.
    Sot jane mbushur plot njezet vjet qe eshte shuguruar dhe vazhdon misionin e tij ne Kili.
    At Aleksij Aedo ( ne foto ) eshte nje prift kilen ne Kishen orthodhokse ruse ne Emigrim, ai ndjek dy komunitete
    Orthodhokse ne dy qytetet me te madha ne Kili, Santiago dhe Concepciņn.
    Ne intervisten e bere nga Pravoslavie.ru ai flet per konvertimin e tij, ne detyren qe ka ne deshmine qe ben ne universitetin e kryeqytetit,
    ne strategjine e misionit te tij per te hapur nje dritare per Perendine ne zemer te
    njerezve tashme te shekullarizuar, kryesisht te rinjve.

    Emri:  chiesa_Conception.jpg

Shikime: 2451

Madhėsia:  10.5 KB

    Kisha qe po ndertohet ne Concepciņn te Kilit, qyteti i dyte per nga rendesia.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #42

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Nė Ditėn Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore duhet tė kujtojmė edhe Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė

    Duke u nisur si referencė nga dita e sotme 29 Shtator, Dita Kombėtare e Trashėgimisė Kulturore, duhet tė kujtojmė kontributin
    e madh tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nė kėtė trashėgimi. Gjatė 25 viteve tė zhvillimeve demokratike tė vendit,
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė ėshtė kujdesur nė mėnyrė tė vecantė pėr monumentet e trashėgimisė kulturore orthodhokse tė vendit.
    Janė kryer restaurime tė plota tė 62 monumenteve nga 165 qė janė nė total tė besimit orthodhoks, qė kapin shifrėn rreth 8 milion euro.
    Pėrveē kėtyre janė kryer edhe studime, simpoziume, projekte restaurimesh dhe hulumtime nė fushėn e trashėgimisė dhe nė mbrojtje tė monumenteve.
    Tė gjitha kėto janė bėrė nėn kujdesin dhe interesimin e drejtpėrdrejtė tė Kryepiskopit Anastas, duke kėrkuar dhe gjetur fonde nė kėtė drejtim,
    si njė pjesė e rėndėsishme e shpėtimit tė monumenteve tė trashėgimisė kulturore tė Shqipėrisė.

    Emri:  Manastiri-i-Shen-Marise-Ne-kakome-Sarande.jpg

Shikime: 2496

Madhėsia:  59.3 KB

    Emri:  Kisha-e-manastirit-te-Kryeengjellit-Mihail-Nivan-Zagori-Gjirokaster.jpg

Shikime: 2410

Madhėsia:  55.9 KB

    Emri:  Kisha-e-manastirit-te-shen-Prodhromit-ne-Voskopoje.jpg

Shikime: 2431

Madhėsia:  61.0 KB
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #43

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    KISHA E RE NE KOZENCA - KALABRI

    E udhehequr nga shkelqesia e tij Metropoliti Genadhios, Kryepeshkopi orthodhoks i Italise dhe Maltes,
    ka inauguruar kishen e re ne Kozenca te Kalabrise.
    Kisha qe gjendet ne lokalet e Universitetit te Kozences, ku i kane lejuar lokalet e Universitetit,
    duke i dhene mundesine Arqipeshkopates se Italise dhe Maltes, qe ti dedikoje kete kishe “Zonjes se Kostantinopojes dhe Shen Nilit.”
    Pershendetje

    Emri:  271_images_stories_com_form2content_p18_f1593_thumb_medium400_0.JPG

Shikime: 2166

Madhėsia:  26.2 KB

    Arkipeshkopi i Italise dhe Maltes, Genadhios.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #44

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Kollona Katskhi mbi 40 metra e larte...
    Emri:  pilastro_Katskhi1.jpg

Shikime: 2302

Madhėsia:  38.9 KB
    Ne perendim te Gjeorgjise, ne Imerecia, fillon te ringjallet jeta murgjerore.
    Me 1993 ne shkembin qe njihet me emrin “kollona e Katskhi-it”, murgu Maksim ( kavtaradze)
    ka ndermarre jeten asketike.
    Kollona Katskhi ( ne gjuhen gjeorgjane კაცხის სვეტი, Katskhis Sveti ), ku mbi te qendron
    kisha e shen Simeonit Stilit, qe gjendet ne fshatin Katskhi ne Gjeorgjine perendimore, nje
    nga krahinat me te bukura te atij vendi. Kjo kishe antike u ndertua midis shekujve V-VI.
    Ndersa jeta murgjerore i gjen fillimet nga shekulli IX dhe ka vazhduar deri nga fundi i shekullit XVI
    Ne ate vend luteshin te krishteret prej kohesh, deri sa pushtimi i Perandorise Osmane
    e nderpreu kete tradite shekullore, kisha u braktis per shekuj…
    Ne 1944, alpinisti Aleksandr Djaparidze, bashke me shkrimtarin Levan Gotua, organizuan
    ekspediten specjale ku zbuluan godina ekleziale dhe qeli te murgjerve antike.
    Banoret e kesaj zone e kane respektuar gjithmone ate vend te shenjte, ne vitin 1990 kur
    persekutimi fetar u zbut, njerezia filloi te vizitonte gjithmone me shpesh kollonen e Katskhi-it.
    Sot at Maksim po riperterin jeten e ketij vendi te jashte zakonshem. Me ndihmat qe mbledh
    po ben te ringjallet ajo kishe. Me asistencen e shtetit ka rindertuar kishen dhe qelite.
    Murgjit e sotem, me ndihen e Zotit, po kerkojne qe te rikthehet shpirti i larte i asketizmit
    ne kete vend te shenjte, qe e ka karakterizuar nga hera.
    Emri:  pilastro_Katskhi2.jpg

Shikime: 3256

Madhėsia:  31.1 KB
    Udhetimi drejt majes ...

    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #45

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    I jepet ēmimi i Mirėnjohjes Kishės Orthodhokse 8.12.2015


    Me datėn 8 dhjetor 2015 nė ambjentet e Hotel Tirana Internacional, Iu dha ēmimi i Mirėnjohjes Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
    me rastin e 25 vjetorit tė Lirisė dhe Demokracisė nė Shqipėri nga Lėvizja Studentore Shqiptare '90-'91.
    Tė pranishėm ishin ish-studentė tė lėvizjes studentore tė viteve 1990-91 si dhe politikanė e tė ftuar. Njė vlerėsim i veēantė iu dedikua
    Komuniteteve Fetare nė Shqipėri si kontribuues tė rėndėsishėm nė ndryshimet demokratike nė vend. Pėr kėtė arsye nga ana e Kryetarit tė Lėvizjes
    z. Ilir Dizdari iu akordua Komuniteve Fetare Certifikata e mirėnjohjes.
    Nė emėr tė Kishės Orthodhokse ishte i pranishėm Episkopi i Krujės Imzot Andoni, i cili nė fjalėn e tij pėrshėndetėse falėnderoi pėr kėtė vlerėsim
    si dhe shprehu ndėr tė tjera shembullin e rezistencės sė heshtur, por tė rėndėsishme tė besimtareve ortodoksė, tė cilėt asnjėherė nuk i ndėrprenė lutjet
    me besimin se njė ditė Perėndia do tė bėnte tė mundur ardhjen e lirisė sė besimit dhe tė demokracisė.
    Ishin kėta njerėz tė cilėt i kishin mė shumė frikė Perėndisė e pėr kėtė arsye nuk iu frikėsoheshin njerėzve, siē ishte edhe rasti i klerikėve dhe besimtarėve ortodoksė.
    Gjithashtu pėrshėndetje pėrkatėse u bėnė edhe nga Komunitetet e tjera Fetare.

    Emri:  12347782_532620493579640_601879808026219757_n.jpg

Shikime: 2219

Madhėsia:  58.3 KB
    Emri:  12308644_532620340246322_5607927787297727058_n.jpg

Shikime: 2786

Madhėsia:  54.2 KB
    Emri:  12299398_532620423579647_6962080939540255991_n.jpg

Shikime: 2236

Madhėsia:  55.4 KB
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #46

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Filloi ndertimin Katedralja e re orthodhokse e Varshaves.
    Fonti: Pravoslavie.ru


    Me daten 05 te ketij muji Shenjteria e Tij Patriku Ekumenik Bartholomeu ka vendosur gurin e pare
    te themelit te Katedrales se re ne Varshave, qe i dedikohet Dijes se Shenjte. Nje Shen Sofi ne miniature
    dhe nga format e bukura dhe moderne, ne linje me arkitekturen e tendencave te viteve te fundit:
    nje katedrale moderne per nje vend modern.
    Kete na paraqesin disa projekte qe qarkullojne ne internet…
    Nje nga keto eshte ky projekti ( dizenjo e kompiuterizuar ) ketu poshte.
    Emri:  1.jpg

Shikime: 2344

Madhėsia:  27.9 KB

    Modeli eshte sigurisht ai i katedrales antike me omonim ne Kostantinopoje,
    e cila do te paraqitej pak a shume keshtu ne shekullin e XII .
    Emri:  2.jpg

Shikime: 2157

Madhėsia:  39.9 KB

    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #47

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Rumani - Pjesėmarrės nė kremtimin e Shėn Parashqevisė sė Re


    Ēdo vit, mė 14 tetor, populli shpresėtar orthodhoks i Mitropolisė sė Moldavisė dhe Bukovinės, nė Rumani, feston tė kremten e oshėnares Parashqevia e Re.
    Nė kremtime morėn pjesė pėrfaqėsues nga Kisha tė tjera Orthodhokse, nga Patriarkana e Jerusalemit, nga Kisha e Greqisė, nga Mali i Shenjtė,
    si dhe dhjetėra mitropolitė e episkopė tė Patriarkanės sė Rumanisė. Nga Kisha Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, me ftesė tė Mitropolitit tė Moladavisė dhe Bukovinės,
    Hirėsisė sė Tij Theofanit, mori pjesė nė festime episkopi ndihmės i Kryepiskopit, Hirėsia e Tij Nikolla.
    Kremtimet u kurorėzuan me kryerjen e Liturgjisė Hyjnore, mė 14 tetor, nė Katedralen e Iashit, nė prani tė mbi 15 mijė besimtarėve tė ardhur nga e gjithė Rumania,
    por edhe nga vende tė tjera. Morėn pjesė edhe mjaft pėrfaqėsues tė lartė tė pushtetit vendor e qendror. Besimtarėt kishin bekimin qė bashkė me lipsanin e oshėnares Parashqevi,
    t’u faleshin edhe lipsaneve tė shėn Joan Gojartit, shėn Marinės, dhe shėn Maria Magdalenės, tė sjella nga Mali i Shenjtė. Gjatė gjithė periudhės sė pelegrinazhit dhe tė kremtimeve,
    filluar mė 9 tetor, lipsanet e shenjta tė vendosura nė katedrale i nderuan dhjetėra mijė besimtarė.
    Kjo e kremte pati njė frymė shumė tė ngrohtė vėllazėrore mes gjithė pjesėmarrėsve dhe dėshmon edhe njė herė unitetin dhe bashkimin e tė krishterėve orthodhoksė nė mbarė botėn.

    Emri:  hram_sf_parascheva_bogdan_zamfirescu-3.jpg

Shikime: 2312

Madhėsia:  53.3 KB

    Emri:  web.jpg

Shikime: 2186

Madhėsia:  57.3 KB

    Emri:  hram_sf_parascheva-81.jpg

Shikime: 2167

Madhėsia:  54.3 KB

    Gazeta Ngjallja
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #48

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Katedralja ruse e Nices ( France ) restaurohet dhe merr shkelqimin e dikurshem.




    Nga fundi i dhjetorit 2015 u krye Liturgjia e Shenjte ne katedralen e Nices,
    pas perfundimit te restaurimit qe kushtoi 14 milion €uro.

    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #49

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    DELEGAZJON KOPT NE KATEDRALEN RUSE NE NJU JORK

    Ne daten 12 dhjetor ne seline e Perfaqesise se Patriarkanes se Moskes ne Nju Jork, u zhvillua takimi i peshkopit Ioann te Naro-Fominsk,
    administrator i famullive te Petriarkanes ne Shtetet e Bashkuara, me peshkopin e Kishes kopte David te Nju Jorkut dhe te Nju England.
    Peshkopi David i shprehu ngushellimet dhe mbeshtetjen shpirterore te besimtareve kopte, ndaj familjareve dhe miqve te viktimave ne atentatin terrorist
    qe u be me Airbus-in A321 rus, qe shpertheu ndersa fluturonte ne qiellin e Sinait. Pergjate bisedave u fol per situaten e te krishtereve ne Lindjen e Mesme.
    Peshkopi Ioann informoi jerarkun e Kishes kopte per perpjekjet e shumta qe ka ndermarre Shenjteria e Tij Patriku i Moskes dhe i gjith Rus’ Kirill bashke me gjithe Kishen orthodhokse ruse
    per te zgjidhur kete situate qe eshte krijuar ne ate rajon.
    Miqte egjiptian kane vizituar me vone katedralen ruse kushtuar Shen Nikolles, ku historikun e ilustroi administratori i famullive te Patriakanes ne Shtetet e Bashkuara.
    Ne mbyllje te takimit, te dyja palet kane shkembyer dhuratat e rastit dhe jane zotuar per te zhvilluar me tej lidhjet reciproke dypaleshe .


    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #50

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    KRISHTERIMI ORTHODHOKS NE ZEMER TE BOTES KATOLIKE...

    Emri:  4sdd01363878.jpg

Shikime: 2192

Madhėsia:  21.8 KB


    Krishterimi orthodhoks eshte duke fituar popullaritet ne Itali.
    Per numer te besimtareve tani eshte feja e dyte ne vend, pas katolicizmit.
    Ne Itali ekzistojne dhjetra komunitete te Patriarkanes se Moskes, ku jo te gjitha kane nje kishe te tyren.

    Per kete aresye liturgjia orthodhokse behet shpesh ne tempuj ne vene qe jane dhene ne dizpozicjon nga katoliket.
    Besimtaret orthodhoks ne Itali jane mbi nje miljone e gjysem.
    Prezenca orthodhokse ne ēizmen italike, eshte prej kohesh dhe kane nje histori te gjate. I gjen fillimet qe ne shekujt IV – V me greket
    dhe me pas me ardhje te shumta nga vendet e Ballkanit, si psh arbereshet. Po le te ndalemi tek besimtaret e kishes ruse.
    Kishat e para ruse u ngriten ne 1797 ne Torino dhe dy ne Napoli.
    Aktualisht ne ēdo qytet te madh italian funksionon nje famulli orthodhokse, ka deklaruar per “Zerin e Rusise” arkimandriti Antonij Sevrjuk,
    i kishes se Shen Katerinit martire ne Rome.
    Sot ne Itali gjenden mbi 50 komunitete dhe famulli te Patriarkanes se Moskes. Shume prej ketyre kane marre jete ne dhjete vitet e fundit.
    Kjo ngjau per aresyen e dyndjeve nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
    Nje nga problemet kryesore per besimtaret orthodhoks ne Itali eshte numri i pamjaftueshem i kishave.
    Katoliket i ndihmojne ruset te celebrojne liturgjine duke u ofruar tempujt e tyre, thote arkimandriti.
    Ne veren e shkuar, pergjate nje bisede me gazetaret, Papa Franēesku ka thene qe; vlereson fort pasurine shpirterore dhe traditat e orthodhokseve.
    Me rastin e 1025° Vjetorit te Pagezimit te krishter te Rusise, Papa Franēesku ka rikujtuar fjalet e Gjon Palit II qe sipas tij Drita vjen nga Lindja,
    ndersa nga Perendimi vjen shthurja, pastaj ka pershkruar bukurine e liturgjise orthodhokse. Ne veprat e Dostojevskit eshte pershkruar me se miri shpirti rus,
    ka vazhduar Kapo i Kishes katoliko romane duke ftuar te rilexohet edhe nje here ky shkrimtar i madh, duke thene qe ka shume nevoje per kete ajer te paster qe vjen nga Lindja, kete drite.
    Sipas Anatolij Krasikov, drejtor i Qendres per studimet fetare dhe shoqerore ne Institutin e studimeve per Evropen dhe i Akademise se shkencave te Rusise,
    nuk ka asgje te jashtezakonte ne faktin qe bota katolike e kane ne zemer simpatine dhe jo vetem e pranojne krishterimin orthodhoks.
    Ka shume rendesi qe ne krishterimin orthodhoks te konvertohen shume italiane etnik, te cileve u pelqen riti, sikurse i pelqeu edhe Shen Vladimirit te Kijevit.
    Kam folur me italiane qe jane konvertuar, ku jane te bindur qe orthodhokset dhe katoliket kane me shume pika qe i bashkojne se sa i ndajne.
    Per kete aresye rritet numri i kishave orthodhokse ne shume rajone italiane. Duke vizituar shume famulli orthodhokse kam hasur ne konstatim qe,
    raporti midis katolikeve dhe orthodhokseve zhvillohet ne nje shpirt te gjere dhe ne nje reciprocitet te perzemert.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 5 prej 42 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •