Perse gjithmone e me shume afro-amerikane ndjekin kishen orthodhokse?
At Mozes Berry, nje prift afro-amerikan banon ne Ash Grove ne Misuri.
Keto dite at Mozes ka qene protagonist i nje artikulli te CBS News ne lidhje me prezencen e Afro-amerikaneve ne Kishen orthodhokse.
Komuniteti afro-amerikan terhiqet nga krishterimi orthodhoks, duke u frymezuar nga rrenjet qe i ka ne Afrike,
nga afermimet autentike dhe nga nderimi qe ka per shenjtet ( me ngjyre ) me origjine nga Afrika.
Karl Berry eshte nje nga te paket amerikane te rraces se zeze qe eshte hirotonisur prift orthodhoks.
Eshte rritur ne Kishen Metodiste Episkopale Afrikane.
Thote qe ka patur gjithnje dashurine per Jisu Krishtin, por qe nuk ishte terhequr nga krishterimi qe i ishte paraqitur deri me ate kohe
Me 1983 Berry hyn ne kishen orthodhokse per here te pare dhe peson nje surprize te fuqishme me ate qe shikon ne ikonat perreth brendise se kishes ,
sheh ikona te shenjteve me lekure te zeze sikur vet ai.
Isha rritur me idene qe shenjtet ishin te bardhe, por jo te gjithe kete e dija , ku ne kete rast ne kete kishe
mendimi i pare ishte qe keta njerez te kesaj kishe ishin thjesht te bardhe shume liberale qe silleshin keshtu per te sensibilizuar dhe kerkonin te terhiqnin persona me ngjyre ,
thote Berry, sot njihet me emrin at Mozes.
Me 1997 pas nje fluksi te refugjateve orthodhoks te ardhur nga Afrika, ku pas shume nevojash dhe te shtyre nga deshira per te ndihmuar keta refugjate orthodhokse,
at Berry themelon "Vellazerine e shen Moisut te zi", ne St. Luis.
Ai thote nder te tjera, qe historia jone ( e popujve me ngjyre ) nuk i ka fillimet me skllaverine por me themelimet e kishave te para ne Afrike, po nuk njohem rrenjet tona,
rrezikojme te humbasim edhe gjurmet dhe te ardhmen tone.
Kjo ndertese famullitare eshte e bukur, e ndertuar nga duart dhe parate e dhuruara nga puna e famulltareve dhe te tjere anetare te ketij komuniteti ( te zinj, te bardhe, aziatike ).
Ikonostasi eshte ndertuar nga nje zoteri jo-orthodhoks qe ka nje punishte zdrukthtarie perkrah muzeumit te Ash Grove.
Kur ky i fundit degjoi per ēfare donin te benin ky komunitet, u propozoi ti ndihmonte dhe ku te ndertonin nje ikonostas sipas rregullave dhe te bukur. Dhe ia arriti shume mire.
Shume nga ikonat jane dhuruar nga ikonografe qe kane degjuar te flitej per kete komunitet.
Nje ikonograf rumun kur ishte duke kaluar nga CHikago disa vjet me pare, kur mesoi per kete famulli , udhetoi vete deri sa i'a dorezoi personalisht nje ikone te tijen.
At Mozes, eshte dedikuar jo vetem te afroje popujt afro-amerikane ne Kishe, por edhe te afroje gjithashtu banoret lokale duke i ftuar ne Kishe,
duke u treguar atyre qe kane nje vend te tyren dhe qe jane te mirepritur , duke i treguar qe kane lidhje rrenjet e tyre ne Afrike me ato ne Amerike, nga skllever ne Mbreterine e Qiejve.
Aty jane te pranishem jo vetem banore me ngjyre, por edhe shume te bardhe
Ku asnje dallim midis tyre, ku zezaket nuk kane asnje problem dhe ndihen vertete ne shtepine e tyre.
Pershendetje
Krijoni Kontakt