Close
Faqja 7 prej 42 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 413
  1. #61

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Me date 10 qershor, edhe patriarkana e Gjeorgjise ka refuzuar
    pjesemarrjen e saj ne Koncilin e Kretes.
    Nderkohe qe nuk i dihet kush do te perfaqesoje kishen e Ukrahines...
    Mos valle po pergatitet nje shizem e "re" ne Ukrahine?
    Po ēfare rroli ka ketu Patriarkana e Fanarit...
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #62

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Edhe Patriarkana e Rusise, nuk merr pjese ne Koncilin e Madh te Kretes.
    Ne pasditen e te henes me date 13 qershor, u mblodh Sinodi i Shenjte i Kishes orthodhokse ruse, ne nje seance te jashtezakonte,
    per te diskutuar mbi situaten qe eshte krijuar me refuzimin e disa Kishave orthodhokse ne pjesemarrjen e Koncilit pan-othodhoks te Kretes.
    Ky Sinod ka vendosur te mbeshtese aresyet e Kishave antiokene,gjerogjiane,serbe,bullgare duke i kerkuar Patrikut Ekumenik Bartholomeut, shtyrjen e Koncilit.
    Sinodi i Shenjte i Kishes ruse, i kerkoi Patrikut Ekumenik te krijoje nje mbledhje te jashtezakonshme pre-konciljare,
    ku te shqyrtohen te gjitha pikat qe jane ne divegjenze dhe te vendoset bashkarisht per daten e shtyrjes se Koncilit te Madh.
    Duke bere keshtu qe te gjithe te jene ne nje kungim dhe harmoni te plote.
    Por nese kjo do te refuzohet nga ana e Patriakanes se Fanarit ( Kostantinopojes ) Stambollit, Kisha ruse nuk do te marr pjese ne Koncilin e Kretes.
    Per nje seri aresyesh por qe me kryesorja, duke mos qene disa nga Kishat prezente ne Koncil, nuk ka edhe nje unanimitet por ndarje…
    “Emri i Kishes – nuk eshte nje emer per ndarje por per nje bashkim dhe mirekuptim” meson shen Joan Krizostomi
    Ne emer te nje konsensi te perbashket, te nje dashurie vellazerore, duhet qe ky Koncil pan-orthodhoks te shtyhet , duke mos qene prezent te gjithe perfaqesite orthodhokse.
    Le ti lutemi Zotit tone Jisu Krisht, qe te veproje me meshiren e plotfuqishme dhe ndihmen e Tij, duke manifestuar keshtu deshiren e shenjte per zgjidhjen e ketij momenti historik kaq delikat.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #63

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Emri:  Sinodo_Creta.jpg

Shikime: 1412

Madhėsia:  10.9 KB


    Mbylli punimet Sinodi pan-orthodhoks i Kretes.

    Mbylli punimet Sinodi i Madh dhe i Shenjte ndryshe quajtur Sinodi pan-orthodhoks i Kretes.
    I filloi punimet sipas datave te vendosura me pare nga primatet ne janar 2016 ne Chambésy:
    delegacionet mberriten me 16 qershor, ne daten 17 u mbajt Sinasi i primateve, me 19 qershor primatet ( kreret e ēdo kishe )
    bashkecelebruan ne Heraklion, ne daten 20 u hap zyrtarisht Sinodi.
    Punimet u mbyllen te shtunen 25 qershor dhe me 26 u mbajt bashkarisht nje liturgji ku vlen te
    preēizojme qe kryepeshkopi i Greqise Jeronimi nuk sherbeu, por vetem ishte prezent.
    Duhet te rikujtojme qe ne kete Sinod, nuk ishin prezente 4 nga 14 Kishat autoqefale ( patriarkati Antioken , ai i Moskes, i Bullgarise dhe i Gjeorgjise ).
    Ne fjalen e hapjes, patriku Bartholomeu u ka terhequr vemendjen te 4 patrikeve qe nuk ishin prezent,
    por qe njekohesisht ka theksuar qe mospjesemarrja ne Sinod nuk e ndalon dot dhe as qe ben ti bjere autoriteti ketij Sinodi.
    Po pikerisht ne hapjen e ketij Sinodi, kryepeshkopi i Shqiperise Anastasi me guxim ka vene ne dyshim korrektesen per zhvillimin e ketij Sinodi ( mbledhje )
    duke humbur keshtu “principin baze te konsesusit “ ku nuk mund te aplikohet kaq me rigorozitet ky “princip” pasi mungon pelqimi ( vota ) e patrikeve qe nuk ishin prezent…
    Pershendetje kreut te Kishes tone, ndonse prefaqesoi nje Kishe lokale te vogel numerikisht, por qe gjithsesi ngriti zerin ( dyshimin me vend ) nese ishte korrekt te vendoseshin rregulla,
    ku diskutimi do te ishte i manget dhe debati nuk do te nxirrte kokluzione unanimisht pasi qe aty mungonin perfaqesues te mbi 85% te orthodhokseve te gjithe globit.
    Shpresojme qe te behet si tha Patriku Kirill; “ Me takimin ne Kreta mund te behet nje hap i rendesishem drejt kapercimit te diferencave aktuale.
    Ku te jipet nje kontribut i ri per nje realizim te nje Koncili te Madh dhe te Shenjte qe te bashkoje te gjitha Kishat autoqefale lokale pa perjashtim
    ne menyre qe te paraqitet nje refleks i bashkimit te Kishes se Shenjte orthodhokse te Krishtit…”
    Le te shpresojme ne nje te ardhme sa me te shpejte, me ndihmen e Zotit.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #64

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    PAGEZIM MASIV NE RUANDA.

    “Sa u pagezuat me Krishtin, me Krishtin u veshet, Aliluja”.
    “Mwebwe mwese ababatijwe muri Kristo, mwambaye Kristo, Aleluya”.

    Me bekimin e Fortlumturise se tij Theodorit II , patrikut te Aleksandrise dhe gjithe
    Afrikes; bashke me lutjet e besimtareve orthodhoks ne gjithe boten, me 11 shtator 2016,
    118 persona u pagezuan ne Ruanda.
    Peshkopi Inoēenci, at shpriteror qe udheheq dioqezen orthodhokse ne Burundi dhe ne Ruanda,
    eshte shume i lumtur per si po zhvillohen komunitetet orthodhokse ne keto vende,
    duke patur parasysh qe vetem pak vite qe ka ndermarre misionin e tij ( 2012 ).
    Pas pagezimit dhe Liturgjise se Shenjte, grupi folkloristik tradicional i “ valletareve orthodhoks
    Abatarutinya" ka dhene nje shfaqje me kete rast te shenuar atje.

    Emri:  Ruanda1.jpg

Shikime: 1379

Madhėsia:  65.0 KB

    Emri:  Ruanda5.jpg

Shikime: 1469

Madhėsia:  50.2 KB

    Emri:  Ruanda6.jpg

Shikime: 1390

Madhėsia:  30.6 KB


    Fonti;
    Pravoslavie.ru
    12 Shtator 2016
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #65

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Emri:  testo_giuramento.jpg

Shikime: 1339

Madhėsia:  9.6 KB

    Ne faqen e Karibche.ambebi.ge publikohet betimi i dektoreve orthodhoks gjeorgjan i shek. XIV
    qe eshte i ngjashem me betimin e Ipokratit, fort i njohur ne te gjithe boten, por qe ka pak dallime thelbesore
    ( mbi te gjitha ne komponentin kristian te tij ), teksti eshte si me poshte;


    - BETIMI I NJE DOKTORI ORTHODHOKS : ( shekulli XIV )

    "Qofte i bekuar emri i Zotit tone, At i Shpetimtarit Jisu Krisht, tani e per here e ne jete te jeteve!
    Nuk do genjej kurre!
    Nuk do te turperoj mesimet e artit mjeksor!
    Nuk do te jap kurre nje perzjerje vdekje-prurese as’kujt, as atyre qe do ta kerkojne, dhe as qe do ta bej te njohur receten e saj;
    ne te njejten kohe, nuk di ti ofroj nje gruaje asnje ndihme, te jashteme o te brendeshme, per te kryer nje abort.
    Do tu mesoj artin e mjeksise te gjithe atyre qe kane nevoje, pa as’nje hezitim dhe akordim.
    Do te aplikoj me te gjitha mjetet qe disponoj, sipas kapacitetit dhe njohurive, per tu ndihmuar te gjithe atyre qe vuajne.
    Do te ruaj ne jeten time dhe ne aftesite e mia pastertine dhe shenjterimin.
    Ne ē’do shtepi qe do te shkoj, do ta bej vetem per te ndihmuar te semuret; do te mbahem larg nga ē’do padrejtesi
    ( qe jam ne njohuri ose jo ) qe te shpie ne vdekje dhe mundime; do te qendroj larg nga raportet e turpeshme me gra dhe burra.
    Ne ēfare’do te bie ne dijeni o te shoh me sy pergjate nje trajtimi mjekesor ( o ne kontakt me nje pacient ),
    nuk do te bej te njohur as’nje informacion te rezervuar dhe do ta ruaj si nje sekret te shenjte.
    Ne qofte se une do ta mbaj dhe nuk do ta braktis kurre kete betim, Zoti te me ruaj e te me ndihmoje ne jeten time
    dhe ne artin mjeksor; ne se do ta devijoj, at’here Zoti te mi mare te gjitha dhe te mi largoje per gjithmone".
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #66

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Ne “Arberia Ortodossa” me daten 16 Shtator
    Padre Janji ( arberisht ) giovanni ( italisht ) ne blog-un e tij te internetit, u drejtohet bashkeatdhetareve te tij arbereshe me banim ne Siēili,
    ku rezikojne te humbin identitetin, pasi kane humbur “kujtesen”= Identitetin = Besen.

    Edhe nje here mbi Besen e italo-albanesi, ku une bej pjese integruese,
    duke i’u referuar vellezerve ne Siēili:


    Zoterinj do te deshiroja te dij ne ē’liber historie keni mesuar?
    Do te me pelqente te dija ne ē’fare orthodhoksie italo-shqiptaret po jetojne nen Romen?
    Po Ritin qe kane , mos e kane rastesisht?
    Por riti eshte vetem nje veshje qe po te hapet perbrenda eshte i nderthurur ne latinizem hibrid nga maja e flokut deri ne majen e gishtave te kembeve.
    Po ē’fare deluzioni….. te mos dini qe ne kohen e eksodit tone, pjesa dermuese e italo-shqiptarve vinin nga vendet AVANITASE qe sot aktualisht jane ne Greqi
    ku sigurisht nuk ishin nen ndikimin e Romes. Vet Kastriotet ishin orthodhoks ku Gjergji kishte edhe nje vella murg orthodhoks.
    Gruaja e tij ishte ne familjen e perandorit ne Kostantinopoje. Prifterinjte tane deri ne koncilin latin te Trentos ishin nen juridiksionin kanonik te Arqipeshkopates se Ohrit,
    ku edhe shuguroheshin ( visheshin ) nga peshkopet e kesaj Arqipeshkopate. Ja pra, ē’fare nderhyn Firence kur te gjithe ata qe kishin firmosur ne ate koncil te mallkuar,
    kur u kthyen ne vendet e tyre, u perzune dhe u zevendesuan nga peshkope anti-Firence. Nuk di ne Siēili, por ne Kalabri pas Trentos,
    stergjysherit tane u martirizuan per kembenguljen e tyre ne mbajtjen e Beses, ku megjithe rreziqet vajten ne Greqi per tu shuguruar,
    duke sfiduar keshtu turqit… mos te harrohet lavazhi i trurit qe na eshte bere keto shekujt e fundit dhe mos harroni ju siēiliane,
    synimet ekspansioniste te latineve ne vendet tuaja te varfera… duke lene menjane ndodhite ne Konteshen Entelina ( afersi te Palermos ) …
    per te arritur ne aventurat episkopale te fundit ku Roma nuk e pa te aresyeshme te vendose nje AXIOS / DEGNO nje djale te Pianes ( krahine arbereshe siēiliane )
    per ta ngritur si Epark, por preferoi nje te huaj per nga traditat, besimit, gjuhes, liturgjise. Ende vazhdoni te mbroni te pamunduren… ju lutem… qendroni italo-albanesi ,
    keshtu mundet t’ju mbetet pak dashuri per veten, qe nje dite te shpertheje tek juve…!

    Pubblicato da Padre Giovanni Capparelli (Firmozioti) 13:16
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #67

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Shenjteria e Tij Bartholomeu i Kostantinopojes dhe presidentja Grabar-Kitaroviē e Kroacise.

    Sipas agjensise se stampes se patriarkanes serbe ( e cila mban juridiksionin mbi Kroacine ), ne nje artikull te dates 12 shtator
    patriku ekumenik Bartholomeu ka vizituar Kroacine dhe ka takuar presidenten e Kroacise, doktoreshen Grabar-Kitaroviē.
    Pergjate takimit, qe ndodhi me 10 shtator, dy udheheqesit diskutuan per kanonizimin e kardinalit katolik Aloizje Viktor Stepinac (1898-1960)
    ku dihet qe ishte shpallur i bekuar nga papa Gjon Pali II me 1998 megjithe se dihej boterisht qe kishte mbrojtur dhe mbeshtetur vrasie masive ne dem te orthodhokseve te Kroacise,
    te masakruar me mijera. Kardinali Stepinaē ne fakt ishte nje mbeshtetes i zjarrte i levizjes "Ustasha",
    qe ishte edhe krahu i armatosur qe beri keto krime.
    Megjithe kete, presidentja Kitaroviē tha qe Stepinaē kujtohet ne Kroaci kryesisht si nje armik i komunizmit, pra si nje nga “Baballaret e Kombit”
    dhe jo per aktivitetin e tij anti-orthodhoks dhe anti-serb qe, ne fund te fundit, e kane bere te urryer per pjesen masive te opinionit orthodhoks:
    Kitaroviē ka rikujtuar qe kanonizimi i Stepinaē-it nuk u be me kerkesen e qeverise kroate ( ndonse aktivisht e mbeshteti kete ) ne nje pozicion anti-orthodhoks.
    Patriku ekumenik u nda me presidenten Kitaroviē me nje urim peqe dhe mbarevajtje, perpara se te kthehej per ne Turqi.


    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #68

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    PRINCI KARL I ANGLISE NE JERUZALEM.

    Me daten 30 shtator princ Karli i Anglise vizitoi manastirin e shen Maria Magdalenit ne Jeruzalem,
    ku gjendet e varrosur gjyshja e tij, princesha Aliqi, e cila ishte murgeshe orthodhokse.


    Emri:  principe_Carlo_Gerusalemme6.jpg

Shikime: 1463

Madhėsia:  30.6 KB





    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #69

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    KRYEPESHKOPI I TIRANES KRYEN OMELINE NE SHQIP, NE MALIN E ZI.

    Pėrfaqėsi e kishės orthodhokse mori pjesė nė shenjtėrimin e katedrales pėr nder tė shėn Joan Vladimirit nė Tivar

    Tė dielėn, 25 shtator 2016, nė qytetin e Tivarit, Mali i Zi, u krye shenjtėrimi i Kishės sė re Katedrale, e cila i kushtohet Shėn Joan Vladimirit.
    Shėrbesa e Shenjtėrimit dhe Liturgjia Hyjnore u kryesuan nga Patriarku i Jerusalemit, Theofili, i ndihmuar nga Patriarku i Serbisė, Irineu,
    Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė, Anastasi, hierarkė pėrfaqėsues nga Kishat e tjera Orthodhokse, Mitropoliti i Malit tė Zi, Hirėsi Amfillohje etj.
    E gjithė pjesa e shėrbesave qė u tha nga Kryepiskopi Anastas ishte nė shqip. Nė kėtė kremtim qė u kthye nė festė pėr vendin fqinj
    ishin tė pranishėm mijėra besimtarė orthodhoksė dhe autoritete shtetėrore e lokale.
    Nė Shėrbesa mori pjesė dhe psali nė shqip Kori Bizantin i shėn “Joan Kukuzelit” i Kishės sonė,
    i cili tė shtunėn mori pjesė edhe nė njė koncert festiv tė grupeve tė muzikės bizantine para katedrales sė re.
    Kryepiskopi Anastas shoqėrohej nga Mitropoliti i Apollonisė, Nikolla, Mitropoliti i Amantias, Nathanaili (qė morėn pjesė nė shėrbesa) dhe klerikė tė tjerė.

    https://youtu.be/CRA-7-DlhXk

    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #70

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    JA EDHE KISHA SHQIPTARE E FUNDIT ORTHODHOKSE NE KOSOVE

    Ketu flitet per kishen qe ka mbetur pa njerez, pasi fshati eshte braktisur, por qe kishat shqiptare ne Kosove jane shume,
    por qe jane pervetesuar nga serbet duke mos patur besimtare haptazi shqiptare, quhen "kisha serbe".

    Ku ka Kosove ka shqiptare,
    ku ka shqiptare ka kisha shqiptare.

    Pershendetje

    https://youtu.be/h1IOIVe8sJU
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 7 prej 42 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •