Mitropoliti Hilarion:
Kjo qė po ndodh nė Kishėn Orthodhokse tė Ukrainės
duhet kuptuar nė kontekstin e presionit tė paprecedentė tė ushtruar mbi tė.
29.05.2022.
Nė njė koment tė shkurtėr, Mitropoliti Hilarion i Volokolamsk,
president i Departamentit pėr Marrėdhėniet e Jashtme Kishtare
tė Patriarkanės sė Moskės, foli pėr vendimin e miratuar
mė 29 maj 2022 nga Sinodi i Shenjtė i Kishės Orthodhokse Ruse:
Sinodi i Shenjtė i Kishės Orthodhokse Ruse
shqyrtoi informacionin nė lidhje me Kėshillin e Kishės Orthodhokse tė Ukrainės
tė mbajtur mė 27 maj nė Kiev dhe shprehu mbėshtetjen e tij tė plotė
pėr tėrė klerin, murgjit dhe laikėt e kėsaj kishe
nė lidhje me faktin se gjėndet nėn presionin e shumė palėve tė ndryshme:
nga grupet ekstremiste, nga strukturat skizmatike,
nga autoritetet lokale, tė cilat ndonjėherė thjesht ndalojnė
aktivitetet e Kishės Orthodhokse tė Ukrainės nė disa rajone tė Ukrainės,
si dhe nga qarqet nacionaliste tė opinionit publik ukrainas.
Sinodi pohoi se statusi i kishės orthodhokse ukrainase
ėshtė vendosur me letrėn e bekimit tė Shenjtėrisė sė Tij
Patriarkut Aleksi II tė Moskės dhe tė gjithė Rusisė tė vitit 1990.
Pikėrisht ėshtė kjo Letėr ku ėshtė themeli kanonik mbi tė cilėn
ėshtė baza e ndėrtesės sė Kishės Orthodhokse tė Ukrainės.
U vu re se ndryshimet e miratuara nga Kėshilli i Kishės Orthodhokse tė Ukrainės
dhe emendamentet nė statutin e tij kėrkojnė shqyrtim tė mėtejshėm
nga Sinodi i Shenjtė i Kishės Orthodhokse Ruse.
Ne nuk i kemi shqyrtuar kėto ndryshime tani,
pasi qė nuk janė bėrė ende publike.
Sinodi i Shenjtė shprehu keqardhjen qė
nė disa dioqeza tė Kishės Orthodhokse tė Ukrainės
u ndėrpre pėrkujtimi liturgjik i Patriarkut Kirill tė Moskės dhe tė gjithė Rusisė,
gjė qė tashmė ka sjellė pėrēarje brenda Kishės Orthodhokse tė Ukrainės.
Duke komentuar kėto vendime tė Sinodit tė Shenjtė,
do tė doja tė flisja jo pėr atė qė ndodhi nė Kiev,
por pėr atė qė nuk ndodhi atje.
Mendohet, se Kisha Orthodhokse e Ukrainės
tė jetė ndarė nga Kisha Orthodhokse Ruse.
Kjo nuk eshte e vertete.
Nuk kishte asnjė deklaratė pėr ndarje nga Kisha Orthodhokse Ruse.
Asnjė deklaratė nuk u bė qė
Kisha Orthodhokse e Ukrainės tė ketė marrė njė status tė ri.
Pėrkundrazi, Kėshilli konfirmoi edhe njė herė
statusin e njė Kishe tė pavarur dhe autonome,
e cila iu dha Kishės Orthodhokse tė Ukrainės nė vitin 1990.
Ne duhet tė kuptojmė kontekstin
nė tė cilin janė marrė kėto vendime nė Kiev.
Ajo lidhet me faktin se pėr shumė vite
Kishės Orthodhokse tė Ukrainės iu mohua e drejta
pėr t'u quajtur me emrin e saj.
Po bėhet njė pėrpjekje pėr ta detyruar atė
tė quajė veten "Kisha Orthodhokse Ruse nė Ukrainė"
dhe qėllimi ėshtė tė riregjistrohen tė gjitha famullitė e Kishės Orthodhokse tė Ukrainės
dhe qė t'i tjetėrsojnė ato nė favor tė njė strukture skizmatike.
Pikėrisht nė kontekstin e gjithēkaje qė po ndodh sot nė Ukrainė,
nė kuadrin e presionit tė paprecedentė qė po ushtrohet mbi
Kishėn Orthodhokse tė Ukrainės,
duhet kuptuar se ēfarė po ndodh.
E gjithė Kisha Orthodhokse Ruse lutet
dhe do tė vazhdojė tė lutet pėr Kishėn Orthodhokse tė Ukrainės
tė shumėvuajtur dhe tė persekutuar.
Ne besojmė se Zoti kujdeset pėr Kishėn e tij dhe,
sipas premtimit tė Tij,
portat e ferrit nuk do tė mbizotėrojnė kundėr saj.
Burimi: Nga faqa zyrtarr e Patriarkanės Ruse. mospa.ru
Ruaj Lidhjet