Pėrdorimi i temjanit nė shtėpi
Kisha Orthodhokse ia pėrēon lajmin e mirė tė Jisuit besimtarit nė mėnyrė tė plotė. Ajo i drejtohet jo vetėm syrit dhe veshit, por edhe shqisės sė tė nuhaturit.
Njė person i verbėr dhe shurdh qė hyn nė njė kishė ortho- dhokse, nga era e mirė e temjanit, do ta kuptojė me- njėherė qė ndodhet nė njė vend tė shenjtė.
Nė librin e Zbulesės lexojmė: Dhe pashė njė engjėll qė qėndronte tek altari, kishte njė temjanicė tė artė; dhe iu dha shumė temjan, dhe tymi i temjanit me lutjet e shenjtorėve u ngrit pėrpara Perėndisė prej dorės sė engjėllit.
Retė e tymit erėmirė qė burojnė prej temjanicės simbolizojnė lutjen tonė qė ngjitet te Perėndia. Era e mirė e temjanit shpreh kėnaqėsinė qė Perėndia merr nga lutjet tona.
Tė krishterėve tė hershėm u kėrkohej nga paganėt romakė qė ēdo vit tė digjnin publikisht pak temjan pėrpara statujės sė Cezarit. Duke djegur temjan para statujės sė Cezarit, ata do ta njihnin atė si hyjnor.
Tė krishterėt refuzonin tė kryenin kėtė veprim, sepse e konsideronin si adhurim. Pėr ta ekzistonte vetėm njė Zot, Jisu Krishti. Ngaqė refuzonin djegien e temjanit para Cezarit, ata i hidhnin te luanėt.
Nė ditėt e sotme prifti orthodhoks djeg temjan para Altarit tė shenjtė. Ai temjanis Dhuratat e Shenjta (Kungatėn) dhe ikonat. Me fjalė tė tjera, sot ne djegim temjan para Perėndisė sė vetėm dhe tė vėrtetė dhe para askujt tjetėr.
Veprimi i djegies sė temjanit para Jisuit rrėfen besimin tonė, se vetėm Ai ėshtė Zot.
Pasi prifti temjanis Altarin dhe ikonat, kthehet dhe temjanis besimtarėt. Me anė tė kėtij veprimi ai nderon dhe respekton ikonėn e Perėndisė qė banon ndėr ne, pėr shembull, shėmbėlltyra e Perėndisė nė tė cilėn ne u krijuam.
Ky veprim na kujton se jemi persona tė rėndėsishėm nė sytė e Perėndisė si, pėr shembull, shėmbėlltyra e Tij qė jeton dhe ecėn.
Ēdo shtėpi orthodhokse duhet tė mbajė njė temjanicė tė vogėl te kėndi i lutjes. Prindėrit mund tė mėsojnė fėmijėt e tyre se si tė ndezin qymyrin dhe tė vendosin pak temjan nė tė, kur ofrohen lutjet familjare.
Disa prindėr mund tė parapėlqejnė tė ndezin temjanicėn vetėm nė mbrėmjet e tė shtunave dhe nė mbrėmjet para ditėve tė shenjta.
Kuptimi i temjanit mund tu shpjegohet fėmijėve qė nė moshė tė vogėl, nė mėnyrė qė edhe ata tė mund tė marrin pjesė nė mėnyrė kuptimplote nė kėtė veprim adhurues.
Njė praktikė e mirė do tė ishte qė prindėrit tė bėnin shenjėn e Kryqit me temjanicė pėrpara ēdo fėmije, duke shpjeguar se me anė tė kėtij veprimi ata po respektojnė shėmbėlltyrėn e Perėndisė qė ėshtė nė ta.
Imagjinoni sa kujtime tė bukura mund tė rrėnjosė ky veprim te fėmijėt. Kur tė rriten, ēdo herė qė do tė shkojnė nė kishė, ata do ta lidhin erėn e mirė tė temjanit me kujtimet e dashura tė lutjeve tė familjes sė tyre nė shtėpi kur ishin fėmijė.
Ēdo herė qė do shikojnė priftin tė temjanisė Altarin dhe njerėzit nė Liturgji, do tė qėndrojnė me frikė nė praninė e Zotit, do tė shohin tymin qė ngrihet lart, lutjet e tyre qė ngjiten te froni i Perėndisė.
Ēdo natė nėna ndez njė temjanicė tė vogėl dhe e ēon nė tė gjitha ambientet e shtėpisė, duke i kėrkuar Krishtit tė bekojė ēdo dhomė me praninė e Tij. Tymi erėmirė i temjanit mbush shtėpinė me praninė e shenjtė.
Gjatė gjithė javės fėmijėt ndiejnė praninė e Krishtit ngado. Kėshtu, e njėjta aromė temjani qė shijojnė nė kishė, pėrjetohet nė shtėpi. Fėmijėt fillojnė tė kuptojnė se ekziston njė lidhje midis kishės dhe shtėpisė.
Edhe shtėpia ėshtė e shenjtė. Atė ēfarė bėjmė nė kishė, e bėjmė edhe nė shtėpi. Rezultati ėshtė se besimi, kur pėrjetohet nė shtėpi, bėhet real.
ATĖ ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE KISHA E PERĖNDISĖ
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė
Burimi: www.orthodhoksiaebashkuar.al
Krijoni Kontakt