Close
Faqja 12 prej 42 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 413
  1. #111

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Nga portali i Prietenii Sfantului Efrem ne gjuhen rumune, ku eshte piblikuar nje lajm qe,
    per rendesine qe mbart – dhe po te kete nje zhvillim praktik – do te ishte nje event epokal per Orthodhoksine bashkekohore,
    ne gjendje te ndaje ne dysh orthodhokset e si rrjedhoje te relaizohet nje skizem e madhe ne Kishen e Krishtit.

    Emri:  1v.jpg

Shikime: 1285

Madhėsia:  14.9 KB

    Nje foto, at Teodoro Zisis, udheheqesi i Levizjes.


    E marte 4 Prill 2017 , u mbajt nje Sinasi Anti-Ekumenist qe do te perfaqesoje te gjitha Kishat kanonike, qe do te denoje Sinodin e Kretes.
    Ku u zhvillua kjo mbledhje akoma nuk dihet, por qe do te behet publike pas disa javesh. Ne kete Sinasi, do te marrin pjese disa Eter nga Mali i Shenjte (Athos),
    doktor-teolog Teodoro Zisis, dhe figura te tjera te shquara te Orthodhoksise bashkekohore, midis te cileve shume peshkope ( emrat e te cileve nuk behen te njohur ende ).
    Kjo mbledhje eshte e hapur per te gjithe, burra dhe gra, te gjithe jane te ftuar. Jane ftuar me prezencen e tyre dhe njekohesisht mbledhur firma nga Greqia, Rusia, Serbia,
    Rumania, Gjeorgjia, Bullgaria, Shtet e Bashkuara, Qipro, Australia, Britania e Madhe, Canada, Gjermania dhe shume shtete te tjera.

    Objektivi i ketij Sinasi eshte denimi zyrtarisht i Koncilit te Kretes.
    Ky sinod do te mbahet ne gjuhen greke, por do te jete nje perkthyes rumun qe do te perktheje ne menyre simultane.

    Burimi:
    Chiesa Ortodossa Italo-Albanese.


    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #112

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    GREQI, NGA SHBA RIKTHEHET NJE BIBEL E VJETER SHUME E RRALLE, QE ISH VJEDHUR PERGJATE LUFTES SE PARE BOTERORE.


    Ekzistojne ne bote shume pak si ky Ungjill i shek. IX, i shkrojtur nga murgu Sava, i vjedhur nga pushtuesit bullgare
    ne luften e pare boterore ne manastirin Ikosifinisis ne Drama, qe i’u kthye Greqise.
    Ky doreshkrim antik konsiderohet si njeri nga kopjet me te vjetra te Bibles qe i ka mbijetuar kohes,
    shkrojtur nga murgu Sava dhe qe njihet fort mire ne ambjentet e biblisteve, shkencetareve, i njohur me titullin “ Kodi 1424”.
    Kjo gje e rralle, se bashku me te tjera doreshkrime, eshte vjedhur ne 1917 nga Manastiri i Zonjes Tone Ikosifinissi.
    Ky doreshkrim ka permasat 28 me 18 centimetra dhe permban 674 faqe ( 337 faqe te shkrojtura nga te dyja anet,
    nga 29 deri ne 33 rriga per faqe ) duke permbajtur te gjithe Dhjaten e Re.
    Sipas shkencetarit dhe biblistit gjerman Kurt Aland, ekzostojne vetem 60 copie doreshkrimesh te Dhjates se Re ne te gjithe boten, te shkruara ne greqisht perpara shek. X.
    Doreshkrimi “Codi 1424” eshte doreshkrimi me antik i shkruar me germa dore ( korsive ).
    Eshte nje ekzemplar persa i perket faktit qe nuk ka nje rradhitje sikur gjendet sot renditja e librave ne Bibel.
    Per shembull Epokalipsi ( Zbulesa ), qe zakonisht jemi mesuar ta shohim ne fund te Bibles, pasohet nga letrat e Apostullit Pavel.
    Ky doreshkrim ishte vjedhur ne pranveren e vitit 1917 nga ushtria okupatore bullgare bashke me te tjera pasuri historike bizantine
    nga manastiri i Panagias Ikosifinisis ne Drama, ashtu si ne manastiret e tjera te zones. Ku ende sot gjenden ne muzeumet e Sofies.
    Me 1920, vetem pas tre vjetesh, doreshkrimi ne fjale i’u shit nga nje librari amerikane, Levi Franklin Gruber, nje koleksionistit evropian.
    Bibla me pas i kaloi si trashegimi gruas se Levi Gruber, qe ishin luterane, dhe pas vdekjes se saj doreshkrimi se bashku me libra te tjera shume te rralle,
    i kaloi ne pronesi Shkolles se Teologjise ne Chikago. ( Luterane )
    Doreshkrimi eshte hedhur ne menyre digjitale ku fare lehte mund te lexohet ne internet dhe te konsultohet studimi i Dhjates se Re -csntm.org .
    Ne viti 2016 nje perfaqesues i Kishes orthodhokse greke ka kontaktuar presidentin e Shkolles Luterane te Teologjise,
    James Lehmann duke i kerkuar dorezimin vullnetar te doreshkrimit per ta rikthyer ne vendin nga ku e kishin vjedhur.
    Pergjigja e tij ishte pozitivisht e menjehereshme.
    “Per gati nje shekull, kemi qene te bekuar nga fakti qe ishim pronare te ketij doreshkrimi te shenjte.
    Sot njekohesisht bekojme Zotin per mundesine qe na jepet ti’a rikthejme miqve tane orthodhoks ne Greqi,
    duke forcuar keshtu raportet e perbashketa me Jisu Krishtin” – ka thene Xhejms Niman.
    Kryepiskopi Demetrios i Amerikes ka shprehur thellesisht mirenjohjen per kete xhest zemergjeresie ne drejtim te Greqise dhe gjithe orthodhokseve.

    “Per gati nje shekull, besimtaret tane kishin humbur nje pjese integrale te thesarit te besimit orthodhoks dhe tradites tone,
    kur vjedhesit bastisen manastirin Kosinitsa ( emri i vjeter i manastirit Panagia Ikosifinisis ne Drama ). Shpresojme qe te tjere koleksioniste ne ShBA-te ,
    te ndjekin shembullin e Kishes Luterane, qe jane vjedhur ku te rikthehen ne “vendin e tyre” – tha ai.





    Burimi: provosllavie.ru
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 09-04-2017 mė 18:22 Arsyeja: Gabim ortografik...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #113

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    80 vjet mė parė u dha Autoqefalia e Kishės sonė


    Mė 12 prill u mbushėn 80 vjet nga njė ngjarje shumė e rėndėsishme pėr komunitetin Orthodhoks tė vendit tonė – dhėnia e Autoqefalisė nga Patriarkana Ekumenike.
    Kjo ngjarje e futi Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė si tė barabartė nė familjen e Kishave Orthodhokse.
    Kryepiskopi Anastas, nė studimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė nga ditėt apostolike deri mė sot shkruan:
    “...Nė 29 qershor 1929, nė Kongresin e Dytė Kleriko-laike qė u mbajt nė Korēė, u votua “Statuti i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė”.
    Patriarkana Ekumenike refuzoi tė pranonte kėto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme pėr t’i dhėnė vetadministrim dhe paralelisht pėrdorimin e gjuhės shqipe nė adhurim, predikim dhe nė arsimimin kishtar.
    Pėr shkak tė zhvillimeve politike dhe rreziqeve tė ndryshme nga Perėndimi, Patriarkana pranoi tė diskutonte gjithashtu edhe ēėshtjen e Autoqefalisė.
    Madje, ajo dėrgoi nė Shqipėri pėr bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar tė Trapezundės, Krisanthin, qė mė vonė u bė Kryepiskop i Athinės.
    Krisanthi u shpreh pro dhėnies sė Autoqefalisė dhe sugjeroi ecurinė nė vazhdim. Qė tė normalizoheshin marrėdhėniet me Patriarkanėn Ekumenike,
    u mblodh nė Korēė, nė maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve nga tė 4 dioqezat (krahinat kishtare).
    Kongresi kėrkoi falje nga Patriarkana; u bėnė bisedime nė Athinė (13 mars 1937) dhe njė komision i pėrbėrė nga shqiptarė shkoi nė Konstandinopojė pėr tė rregulluar pėrfundimisht ēėshtjen.
    Kjo anomali e zgjatur kishtare ishte shumė e vėshtirė e jo e favorshme pėr zhvillimin e jetės shpirtėrore kishtare tė orthodhoksėve tė Shqipėrisė.
    Kleri vuajti mjaft si rezultat i trysnive tė ndryshme dhe vėshtirėsisė ekonomike. Populli mbeti i pėrēarė pėr njė kohė tė gjatė, duke qenė se trazirat kishin pėrmasa kombėtare tė komplikuara.
    Nga rrėmuja u pėrpoqėn tė pėrfitonin Uniatėt dhe grupet protestante. Njohja kanonike e Autoqefalisė nga Patriarkana Ekumenike, nė kohėn e Patrikut Veniamini I, hap njė periudhė tė re pėr Kishėn e Shqipėrisė...”
    Mė 12 prill 1937, nė prani tė njė delegacioni nga Shqipėria, Patriku Veniamin dhe Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės Ekumenike tė Konstandinopojės
    nėshkruan Tomosin Patriarkal tė njohjes sė Autoqefalisė sė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė.
    Tomosi iu dorėzua Imzot Kristoforit duke e caktuar atė si Kryepiskop tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    Patriarkana Ekumenike i dėrgoi mesazh edhe Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koēo Kota.
    Mė 24 maj 1937, Kryepiskopi Kristofor, me cilėsinė e kryetarit tė Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, iu pėrgjigj me njė letėr falėnderimi Patrikut tė Konstandinopojės Veniaminit.
    Sinodi i parė pas zgjedhjeve kanonike nė Patriarkanėn Ekumenike u formua nga: Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė Kristofori (Kisi),
    episkopi i Korēės Evlogji (Kurila), episkopi i Beratit Agathangjeli (Ēamēe) dhe episkopi i Gjirokastrės Pandeleimoni (Kotoko).
    Dy mitropolitė u bėnė episkopata, kurse episkopata e tretė (e Gjirokastrės), u formua nga enoritė e Mitropolisė sė hershme tė Drinopolit, qė ndodheshin brenda Shqipėrisė.
    Me rastin e shpalljes sė autoqefalisė nė kishėn katedrale tė “Ungjillėzimit”, nė Tiranė, u krye njė Liturgji Hyjnore panegjirike,
    me pjesėmarrjen e hierarkėve e klerikėve tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Nė kėtė ceremoni qe i pranishėm edhe mbreti Zog.
    Episkopi i Gjirokastrės Pandejleimon Kotoko lexoi pėrmbledhja e Tomosit Patriarkal pėr dhėnien e Autoqefalisė Kishės sonė.

    Emri:  m.jpg

Shikime: 1405

Madhėsia:  40.1 KB



    Nė foto paraqitet Sinodi i Parė i Shenjtė i Kishės Orthodhokse nė Shqipėri,i zgjedhur nga Sinodi i shenjtė i Patriarkanė Ekumenike:
    I pari - Mitropoliti i Korēės, Hirėsia e Tij, Imzot Evllogjio (Kurilla).
    I dyti - Kryepiskopii i Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij, Imzot Kristofori (Kisi)
    I treti - Mitropoliti i Gjirokastrės, Hirėsia e Tij, Imzot Panteleimoni (Kotoko).
    I katėrti - Episkopi i Beratit, Hirėsia e Tij, Imzot Agathangjeli (Ēamēe).

    * * * * *

    Tomosi Patrikanor dhe Sinodik
    mbi bekimin e Autoqefalisė sė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri

    +VENIAMINI, me mėshirė tė Perėndisė,
    Kryepiskop i Konstandinopojės, Romės sė Redhe Patriark Ekumenik

    Nr. 609 i prot.
    Kisha e Shenjtė e Krishtit, si njė nėnė e dhembshur, duke shfaqur hapur pėrkujdesjen dhe interesimin saj tė pandėrprerė kundrejt popullit tė shpresėtarėve,
    nuk rresht sė zbatuari detyrėn e kujdesimit tė shenjtė ēdo herė me mėnyrėn e duhur tė konceptimit sipas kohės dhe vendit. Kur ėshtė e nevojshme,
    blaton dhuratat e saj mė tė begata pėr plotėsimin e nevojave qė dalin, nė mėnyrė qė administrimi i punėve kishtare tė bėhet pėr ta pa pengesa dhe frytshmėria mė Zotin,
    e cila ėshtė padyshim qėllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, tė jetė mė e madhe.
    Kėshtu pra edhe tani, meqenėse tė krishterėt shpresėtarė orthodhoksė tė tė bekuarit prej Perėndisė Shtet tė ri Shqiptar iu drejtuan Fronit tonė tė Shenjtė Apostolik dhe Patriarkanor,
    nėn strehėn e fuqishme tė tė cilit, si trashėgimi e vyer, prej shekujsh kanė gjetur mbrojtje e, me hirin e Krishtit, nė vreshtin e tij kanė gjetur shpėtim, morėn guximin t’i drejtohen atij,
    si njė nėne tė dhembshur, duke parashtruar nevojat e tyre tė tanishme kishtare, me urimin e ngrohtė dhe kėrkesėn qė zona e tyre kishtare tė bekohet dhe tė shpallet provincė kishtare mė vete,
    e pavarur, autoqefale, pėrderisa nė kushtet e reja tė situatės sė atjeshme politike vetėm ky organizim mund tė ndikojė pėr mirė nė mbarėvajtjen dhe zhvillimin e punėve kishtare
    dhe tė jetė i mjaftė tė sigurojė e tė pėrēojė pėrparimin e pandėrprerė tė tyre nė pėrparimin nė tėrėsi tė Shtetit tė bekuar Shqiptar. Vetė Shteti i perėndimbrojtur Shqiptar,
    duke u kujdesur nė mėnyrė tė besueshme pėr mbarėvajtjen pa pengesa e tė lirė tė nėnshtetasve tė vet, ka ofruar garanci pėr mėvetėsinė dhe lirinė e plotė tė Kishės Orthodhokse,
    e cila gjendet brenda kufijve tė tij. Prandaj dhe Modestia jonė, sė bashku me fort tė shenjtėt mitropolitė qė na rrethojnė dhe fort tė ndershmit vėllezėr mė Shpirtin e Shenjtė dhe bashkėmeshtarė,
    duke shqyrtuar me interesim plot dashuri kėrkesėn e tyre birėsore dhe me udhėrrėfyes dispozitat e kanoneve tė shenjta dhe rendin e praktikėn kishtare,
    vendosėm tė pranojmė me dashamirėsi kėrkesėn qė na drejtuan bijtė tanė shpirtėrorė tė krishterė orthodhoksė tė Shqipėrisė
    dhe tė japim nga ana jonė bekimin dhe miratimin pėr njė organizim tė pavarur e autoqefal tė punėve tė tyre kishtare.
    Duke gjykuar pra edhe sinodikisht mė Shpirtin e Shenjtė, urdhėrojmė dhe shpallim nė kėto ēaste tė hareshme qė tė gjitha provincat dhe komunitetet orthodhokse
    qė ndodhen brenda tė perėndishpėtuarit Shtet Shqiptar tė jenė kėtej e tutje tė bashkuara nė njė organizim tė pavarur e autoqefal kishtar me emėrtimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė”.
    Kjo Kishė, e cila ėshtė motra jonė shpirtėrore, tė rregullojė e tė administrojė kėtej e tutje ēėshtjet e saj kishtare nė mėnyrė tė pavarur e autoqefale
    sipas rendit dhe tė drejtave sovrane edhe tė Kishave tė tjera Orthodhokse Autoqefale, tė ketė dhe tė njohė si autoritet suprem administrativ kishtar Sinodin e Shenjtė,
    tė pėrbėrė prej Kryepriftėrinjve orthodhoksė kanonikė tė Shqipėrisė, me Kryetar tė tij ēdo herė Hirėsinė e Tij Kryepiskopin e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė.
    Pėr zbatimin e unitetit tė shenjtė kanonik me Fronin tonė fort tė Shenjtė Apostolik Patriarkanor Ekumenik dhe me tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale,
    si dhe pėr ta dėshmuar kėtė, Hirėsia e Tij Kryepiskopi i ēdohershėm i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė ka pėr detyrė qė, sipas rendit tė Kishė sė Shenjtė Orthodhokse,
    tė njoftojė pėr zgjedhjen dhe ngjitjen e tij nė fron nėpėrmjet Letrave fronėzuese edhe Kishėn tonė tė Madhe tė Krishtit, edhe tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale motra.
    Po ashtu duhet tė bėjė pėr kėtė qėllim omologjinė dhe premtimin e parashikuar nė lidhje me zbatimin e padevijueshėm tė besimit dhe shpresėtarisė orthodhokse prej Kishės sė Shenjtė
    qė drejton dhe qė i ėshtė besuar, dhe tė gjithēkaje tjetėr qė Kanonet e shenjta e hyjnore dhe rendi i Kishės sė Shenjtė Orthodhokse urdhėrojnė,
    si dhe tė kujtojė sipas rendit nė diptikė emrin e Patrikut Ekumenik dhe tė Patrikėve tė tjerė fort tė shenjtė dhe tė Kryetarėve fort tė hirshėm tė Kishave tė tė Shenjta Orthodhokse Autoqefale.
    Urdhėrojmė gjithashtu qė edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale motėr e Shqipėrisė tė marrė Miron e shenjtė prej Kishės sonė tė Madhe tė Krishtit.
    Po ashtu rekomandojmė qė, pėr ēėshtje apo paqartėsi tė njė natyre tė pėrgjithshme kishtare, tė cilat i kapėrcejnė caqet e juridiksionit tė Kishave Autoqefale nė veēanti,
    Hirėsia e Tij Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė t’i drejtohet Fronit tonė fort tė Shenjtė Ekumenik, nėpėrmjet tė cilit realizohet kungimi me ēdo Episkopatė tė orthodhoksėve,
    shpjegues tė drejtė tė sė vėrtetės, duke kėrkuar nė kėtė mėnyrė mendimin dhe opinionin e vlefshėm tė Kishave motra.
    Duke gjykuar pra nė kėtė mėnyrė, gjė qė pasqyrohet edhe nė ato ēka vendosėm dhe miratuam nė mbledhjen e rregullt sinodike tė 12 prillit tė kėtij viti,
    vėrtetojmė pėr tė gjitha kohėt edhe nėpėrmjet kėtij Tomosi Patriarkal e Sinodik tė shkruar e tė nėnshkruar nė Kodikun e Kishės sonė tė Madhe tė Krishtit,
    i cili i ėshtė lėshuar dhe dėrguar njėkohėsisht me pėrmbajtje tė njėjtė e tė pandryshuar edhe Hirėsisė sė Tij, Kryepiskopit tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė,
    vėllait tonė tė dashur dhe bashkėmeshtarit, zotit Kristofor, Kryetar i Sinodit tė Shenjtė tė Kishės sė Shenjtė Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Urojmė qė Perėndia,
    me hirin dhe mėshirėn e tė parit dhe tė Madhit Kryeprift dhe Bariut Krisht, tė mbėshtesė gjithmonė tė themeluarėn me sukses Kishė Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
    dhe tė shtojė e tė pėrēojė drejt saj hirin dhe bekimin e Tij pėr lavdi tė emrit tė Tij tė Shenjtė e nė dobi tė tėrėsisė shpresėtare tė saj,
    si dhe nė tė njėjtėn kohė pėr ngazėllimin e tė gjitha Kishave tė shenjta Autoqefale motra.
    Nė vitin shpėtimtar 1937, muaji prill (12), Epimenezi V.

    Shprehet Patriarku i Konstandinopojės Veniamin
    Maksimi i Halkidhonės, Polikarpi i Prusės,
    Gjermonoi i Sardės dhe Pisidhisė, Leoni i Theodhorupolit,
    Meleti i Kristupolit, Gjermanoi i Enit, Ioakimi i Dherkės,
    Thomai i Pringjiponezit, Genadi i Iliupolit,
    Konstandini i Irinupolit, Dhorotheu i Laodhikisė,









    Burimi: Orthodoxalbania.org
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #114

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Serafimi i Pireut fton Erdoganin te konvertohet ( news ).

    Sipas sa percillet ne Pravoslavie.ru mitropoliti i Pireut ( Kisha Autoqefale e Greqise ) ka ftuar presidentin turk Erdogan te konvertohet ne Besen e krishtere Orthodhokse.

    Emri:  croce%u00252Bfi.jpg

Shikime: 1248

Madhėsia:  24.6 KB

    Mitropoliti i Pireut .foto: AghionOros.ru

    Eshte ndoshta episkopi me i njohur i kishes greke, njihet gjithashtu per qendrimet e tija zakonisht konservatore dhe mbeshtet perzemersisht nga orthodhokset tradicionaliste.
    Serafimi i Pireut ka plotesuar nje leter te hapur drejtuar Reēep Taip Erdogan-it, presidentit turk, ku episkopi e pergezon per raportet e permiresuara kohet e fundit midis Rusise dhe Turqise,
    por njekohesisht ka analizuar hollesisht zhvillimet historike dhe teologjike te Islamit, duke percjelle shume citime patristike mbi gabimet e religjonit Muhamedan,
    duke auspikuar qe presidenti Erdogan te mund “te konvertohet ne Krishtin, Mbret dhe Shpetimtar te Botes “. Ky prelat i ka propozuar Erdoganit te zgjedhe Vladimir Putin si nun
    per pagezimin e tij dhe ne fund te kryesoje pagezimin Shenjteria e Tij Bartholomeu i Kostantinopojes.


    Data 14/04/2017
    Burimi: Cristianitą Ortodossa
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #115

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    E premte 28 prill 2017

    Shen Nikolla nderron shtepi: nga Bari ne Rusi


    Nga “Sputnik News” behet e ditur nje fakt teper sencasional per ditet tona: shen Nikolla i Mires taumaturg, qe prehet prej 930 vjetesh ne Bari te Italise, do te zhvendoset ne Rusi.
    Nje vendim ky qe u krye ne paktin e Havanes ( 12 shkurt 2016 ) midis Shenjterise se Tij Kirillit te Moskes dhe Papes Franēesko I romano-katolikeve.
    Nga 21 Maj deri me 28 korrik 2017 reliket e piskopit te shenjte do te pushojne ne katedralen e Krishtit Shpetimtar ( Moske ), me pas do te dergohen perfundimisht ne Shen Petrograd.





    Emri:  21.jpg

Shikime: 1246

Madhėsia:  31.3 KB

    Vendi ku aktualisht ndodhen reliket e shen Nikolles ne Bari.


    Gjithesesi “Avvenire”, nje gazete e njohur katoliko-romane, flet per nje “dhenie hua ” momentalisht,
    por nuk flet per nje transferiment perfundimtar sikurse ben te ditur “Sputnik”.
    Le te shohim…, sigurisht, kjo transferte e vogel e shen Nikolles ne Rusi, do te gezoje shume besimtaret ( dhe jo vetem ) te gjithe Federates.

    Burimi: "Cristianitą Ortodossa"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 07-06-2017 mė 19:07
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #116

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Nje Mision orthodhoks, rritet dita dites ne Pakistan.


    At Joseph Farooq, i vetmi prift i Kishes orthodhokse ruse ne Pakistan, po vepron i palodhur per te percjelle driten e orthodhoksise te krishtereve te shtypur ne atdheun e tij.
    Misioni i Kryengjellit Mikail u themelua ne vitin 2011, por rruga nuk ka qene e lehte, varferia, diskriminimi kundrejt te gjithe te krishtereve ne nje shoqeri te shtrenguar muslimane,
    izolimi nga vendet e tjera orthodhokse, jane disa nga sfidat qe ne menyre te vazhdueshme perballon, duke kerkuar qe te sjelle populli e tij ne Kishen nje, te shenjte dhe apostolike.
    Por perkushtimi, perulja dhe zelli qe kane besimtaret atje, e shtyjne qe te vazhdoje me fuqi te riperteritura kete mision ne Pakistan.

    - At Joseph, na thoni si jeni bere orthodhoks.

    Kam studiuar ne seminarin katoliko roman, nje program teologjik. Ne kohen qe studioja historine e Kishes, kam studiuar edhe kishat orthodhokse lokale,
    keshtu lexova disa libra te Kishes orthodhokse , ku me shtyn me shume kureshtjen. Kur u bera prift katolik, studiova edhe nje here Kishen orthodhokse,
    historine e saj, traditat ku aty gjeta te verteten. Duke u vene keshtu ne kontakt me shume kisha orthodhokse ne gjithe boten.

    Keshtu ne vitin 2011 u vura ne kontakt me mitropolitin Hilarion , qe at’here ishte akoma kryepiskop i Australise, sot mitropolit i Amerikes Lindore dhe New York-ut,
    i pari gjerark i Kishes orthodhokse ruse jashte Rusise, ku pranoi kerkesen tone, pastaj me bekimin e tij, une dhe grupi yne kemi ndermarre nje institut orthodhoks ne Pakistan.
    Kemi prezantuar besen dhe traditat orthodhokse popullsise se Pakistanit. Njerezve un pelqejne keto tradita.

    - Nuk eshte pak si fillim!


    Sot numri i komunitetit rritet vazhdimisht, kemi arritur numrin 365 besimtare.
    Por misioni vazhdon, ku une pas Liturgjise bej mesimin e katekizmit duke u mesuar keshtu mbi Orthodhoksine, femijeve te komunitetit dhe atyre qe duan te konvertohen ne orthodhokse.

    - Sa here celebroni Liturgjine ?

    Liturgjine e bejme ē’do te diel.

    - Ju jeni rritur si katolik. Keni frekuentuar edhe nje shkolle katolike?

    Po kam qene ne nje kolegj katolik , me pas studiova ne nje seminar katolik. U bera prift katolik, ku pasi u pranova nga Orthodhoksia , u bera prift orthodhoks.

    - Nuk keni frike nga ekstremizmi ne Pakistan?

    Jo, per momentin nuk kemi patur asnje problem.
    Gjithesesi, neve kemi mbrojtjen e Kryegjellit Mikail.
    Nerkohe nuk kemi kishe, neve mbajme Liturgjine nen ēadra ( Tenda ) , pasi jemi te varfer, por me ndihmat qe priten dhe me ndihmen e Zotit Krisht
    do te ndertojme edhe neve kishen e pare orthodhokse ruse ne Pakistan, sa me shpejt.

    - Sot po vepron edhe nje kishe tjeter orthodhokse, ajo greke?

    Po ai komunitet ka blere toke dhe kane ndertuar nje kishe orthodhokse.

    - Ju jeni ne kontakt me ate komunitet?

    Po, une jam ne kontakt me at John Tanveer.

    - Si ja beni te mesoni njerezit ?

    Kam perkthyer ne gjuhen Urdu katekizmin e Kishes orthodhokse te shkrojtur nga Shen Nikollaj ( Velimirovich ) nga Serbia, i quajtur ndryshe edhe si Krizostomi i ri.
    Kam perkthyer gjithashtu edhe Liturgjine e Shen Krizostomit, kam ber edhe nje apel per ndihme qe ti botoj keto libra.

    - Pjesa kryesore e personave qe vine tek ju, eshte e perbere kryesisht nga besimtare qe ishin me pare te krishtere te nendarjeve te tjera?

    Po, e vertete. Duket qe shpetimi eshte ne Kishen orthodhokse. Jam duke punuar kryesisht me persona protestante. Ka shume konfesione te ndryshme ne Pakistan,
    por une po kerkoj ti udheheqe ne Kishen e vertete, ne Kishen orthodhokse.
    Shume njerez me kontaktojne nepermjet internetit nga gjithe Pakistani, me telefonojne, me ndjekin ne Facebook dhe ne te tjera social media.
    Jane shume te gezuar dhe te entuziasmuar qe ekziston nje kishe orthodhokse tek ne. Me ftojne te shkoj te ata qe tu mesoj mbi Orthodhoksine.

    - Faleminderit at Joseph, qe fole me ne. Eshte nje bekim i vertete qe te kemi ketu.

    Edhe une falenderoj juve per kujdesin qe i kushtoni misionit tone ne Pakistan. Zoti te doje e ta ndihmoje me bekimin e Tij, kete mision.
    Krishti u ngjall!

    Emri:  p_Joseph_Farooq2.jpg

Shikime: 1316

Madhėsia:  97.0 KB

    Foto: archangelmichaelmission.wordpress.com

    Emri:  p_Joseph_Farooq3.jpg

Shikime: 1286

Madhėsia:  93.0 KB

    Foto: archangelmichaelmission.wordpress.com


    Emri:  p_Joseph_Farooq5.jpg

Shikime: 1241

Madhėsia:  85.6 KB

    Litugjjia Hyjnore, Sarghoda, Pakistan. Foto: archangelmichaelmission.wordpress.com


    Nga faqja e kishes se Shen Maksimit, Torino.
    Fonti: Pravoslavie.ru
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 07-06-2017 mė 19:29
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #117

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Orthodhoksia ne Kontinentin Amerikan. - Guatemala

    Lexojme ne faqen e Kishes se Torinos kete lajm.




    Nga muaji Maj edhe Guatemala ka katedralen e saj, e shenjteruar ne qytetin e Aguacate nga mitropoliti Atenagora i Meksikes.



    Per fat te keq, murgeshat e manastirit te Trinise se Shenjte ne Amatitlan, kane humbur befotrofin Hogar Rafael Ayau,
    ku megjithe dhenien si perdorim usufrut, ( me te drejte perdorimi pa pagese) nga qeveria deri ne vitin 2046,
    dhe pas ndihmes qe kane dhene ndaj te miturve qe ishin ne rrezik , mbi 400 femije,
    u eshte marre mbrapsht nga qeveria me pretekstin qe kontrata nuk ishte e regjistruar ne menyre ekzakte…

    Emri:  Guatemala3.jpg

Shikime: 1259

Madhėsia:  176.9 KB



    Gjithesesi Ungjillezimi ne Guatemale perparon me hapa te shpejte.
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 21-06-2017 mė 16:54
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #118

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Nje tufe delfinesh shpetojne nje ikone te Nenes se Zotit.



    Pravoslavie.ru ne nje artikull te dates 14 qershor 2017 publikon nje lajm shume interesant..., nje tufe delfinesh ka risjelle ne siperfaqe ikonen e Hyjlindeses.
    Ky event qe ndodhi ne Sochi, duket si nje ngjarje fantastike dhe spektakolare.

    Nje kolonel me gruan e tij qe ishin me pushime aty, kane pare gjithe sa ngjau, nje grup prej dymbedhjete delfinesh qe notonin me shpejtesi drejt bregut, pasi hodhen dicka perjashte, u larguan.

    Vetem pak turiste vune re per sa ndodhi. Koloneli vajti per kuriozitet drejt objektit qe u hodh jasht nga delfinet, e pasi e pastruan nga llumi i fondalit qe i kishte ngrire persiper, zbuloi kete ikone mariane...,
    qe tashme u be e qarte qe ish nje ikone e humbur se bashku me ngarkesen e anijes ne shekullin e XIX.

    Se si ndodhi qe delfinet te kene gjetur kete ikone dhe se si kjo pikture e shenjte kishte perfunduar ne fund te detit eshte nje mister i vertete.
    Koloneli ka shprehur deshiren qe kete ikone ta dergoje tek patriku Kirill...

    Emri:  1.jpg

Shikime: 1221

Madhėsia:  44.3 KB



    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #119

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    GATI NJE MILIONE NE LIPSANIN E SHEN NIKOLLES.



    Emri:  reliquia_san_Nicola_Mosca.jpg

Shikime: 1188

Madhėsia:  65.2 KB


    930.000 besimtare deri tani kane nderuar lipsanin e shen NIkolles, nje brinje e tij,
    e ardhur nga Bari ne katedralen e Krishtit Shpetimtar ne Moske.
    Lipsani do te qendroje ne Moske akoma deri ne 12 korrik, per pastaj nga 13 deri me 28 korrik
    ne lavren e shen Aleksander Nievskij te Shen Piterburgut.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #120

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Katekizma orthodhokse perkthehet ne gjuhen kineze.

    Ne faqen e internetit Cristianitą Ortodossa shohim kete lajm.

    Ne muajin e qershorit kemi nje lajm shume te mire nga Azia.
    Sikur edhe percillet nga agjensia Pravoslavie.ru , Kisha Orthodhokse Ruse ka perkthyer Katekizmen orthodhokse ne gjuhen kineze, ku edhe eshte botuar ne Hong Kong.


    Emri:  333.jpg

Shikime: 1177

Madhėsia:  29.4 KB

    Kopertina e librit "Katekizma orthodhokse" ( nga pravoslavie.ru )



    Vepra eshte perkthimi i Katekizmit te at Oleg Davidenkov-it nga at Anatolij Kung, qe eshte prift ne kishen e Shen Petros dhe Shen Pavlit ne Hong Kong,
    ku gjendet edhe nje shtypshkronje ekleziale, China Orthodox Press, qe i dedikohet ne menyre ekskluzive perhapjes se librave shpirterore dhe manualeve liturgjike ne gjuhen kineze.


    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 12 prej 42 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •