Close
Faqja 11 prej 42 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 413
  1. #101

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    KISHA E SHEN GJERGJIT NE KORCE










    Kisha e Dėshmorit tė Madh Shėn Gjergj ka qenė nė atė vend ku sot ngrihet biblioteka e qytetit «Thimi Mitko».
    Kjo ishte njė nga kishat mė tė vjetra tė Korēės. Njoftimet mė interesante pėr hershmėrinė e kėsaj kishe na i jep studiuesia Adela Izmirliadhu,
    e cila shkruan se gjatė prishjes sė kishės sė vjetėr pėr ndėrtimin e kishės sė re, nė fund tė shekullit tė 19-tė, nuk i shpėtuan dot prishjes pikturat e vogla murale brenda saj,
    tė cilat ishin tė shekullit tė 6tė - 7tė. Po ashtu mėsojmė se Thimi Mitko, i cili ka qenė njė nga studiuesit e parė tė kishave, shkollave dhe kodikėve tė Mitropolisė,
    e daton kishėn e shėn Gjergjit, njė ndėrtim apo rindėrtim tė vitit 1253. Nga sa pėrmendėm mė sipėr, mund tė thuhet, se kisha e Shėn Gjergjit duhet t’i kėtė pasur fillimet,
    qė nga mesjeta e hershme. Ekzistojnė njė sėrė dėshmish tė tjera tė vjetra pėr hershmėrinė e kėsaj kishe: Sė pari, pranė kėsaj kishe ka ekzistuar njė varrezė e madhe,
    qė shtrihej deri afėr Bankės Kombėtare Tregėtare tė qytetit tė Korēės. Kjo varrezė ėshtė identifikuar qė nė kohėn e luftės sė II tėbotėrore,
    kur italianėt ndėrtuan kėtu fortifikime ushtarake, por edhe nė vitet 1950, kur filluan ndėrtimet pėr pallatet e reja nga Optika deri tek Shėn Gjergji dhe sė fundi,
    kur u hap kanali pėr postėn e re. Varret ishin me drejtimin Lindje - Perėndim. Pėr kėtė varrezė rreth kishės sė Shėn Gjergjit, nuk flet asnjė autor,
    as kodiku 400 vjeēar i Mitropolisė sė Korēės e Selasforit, gjė qė tregon se kjo varrezė ka ekzistuar para pushtimit turk.
    Edhe kodiku i Mitropolisė sė Korēės dhe Selasforit qė nė dokumentat e para tė tij, e pėrmend kėtė kishė. Nė dokumentin 64 tė kėtij kodiku, i cili daton vitin 1707,
    pėrmendet kisha e Shėn Gjergjit. Nė dokumentin numėr 17tė
    tė po kėtij kodiku, qė mban vitin 1710, nė tė cilin pėrmenden emrat e dhuruesve tė Mitropolisė sė Korēės, pėrmendet edhe emri i njė voskopojari, i quajtur Dhimo Bakalli,
    i cili jep njė donacion pėr kishėn e Shėn Gjergjit, me kushtin qė kjo shumė tė pėrdorej kur kisha tė rindėrtohej duke na ēuar nė konkluzionin se kjo kishė ishte shumė e vjetėr;
    dhe se Mitropolia e Shenjtė e Korēės ka patur njė plan pėr rregullimin apo ngritjen e njė kishe tė re mbi tė vjetrėn, qė nė atė kohė.
    Por kjo nuk u realizua, pasi nė kėtė periudhė kemi trazira tė mėdha. Nė dokumentin 15, tė kodikut tė madh tė Mitropolisė, pėrmendet edhe rruga e Dėshmorit tė madh Shėn Gjergj,
    sot bulevardi i Shėn Gjergjit, njė nga rrugėt mė tė vjetra tė Korēės, tė cilėn ryfeti (grupi i zejtarėve) i tabakėve tė Voskopojės e shtroi me kalldrėm prej Kishės sė Shėn Gjergjit deri nė Varosh,
    nė fillim tė viteve 1700. Me rritjen e qytetit tė Korēės gjatė shekullit tė 19tė,
    sidomos me lagjet e ndėrtuara pas kishės sė Shėn Gjergjit u bė domosdoshmėri, ndėrtimi ikishės sė re, tė cilėn kodiku e pėrmend si shumė tė nevojshme pėr qytetin.
    Kėshtu nė vitin 1875 korēarėt e prishėn kishėn antike dhe e rrethuan me mure territorin mjaft tė madh qė zotėronte kjo kishė si pronė,
    dhe e bėnė gati pėr ndėrtimin e kishės se re mbi themelet e kishės sė vjetėr. Mitropolia e Shenjtė e Korēės mblodhi ndihma, si dhe fonde,
    nga pasuritė e saj dhe nė vitin 1881 filloi tė ndėrtojė kishėn e re tė madhe e tė bukur. Por papritur, ndėrtimi u ndėrpre, pėr akuzat qė ishin ēuar nė Portėn e Lartė se tė krishterėt po ndėrtojnė kala.
    Pas ndalimit tė punimeve, Mitropolia e Shenjtė e Korēės, i kėrkoi Patriarkanės sė Shenjtė tė Konstandinopojės, qė tė ndėrhynte pranė qeverisė turke pėr tė rimarrė lejen e ndėrtimit dhe pėr tė vazhduar punimet.
    Pas pėrpjekjesh shumė tė mėdha dhe pas ndėrhyrjeve tė shumta pranė Portės sė Lartė, nga shumė personalitete korēare tė kohės, njė nga tė cilėt ka qenė edhe filantropi korēar Anastas Lakēe,
    Porta e Lartė, dėrgoi specialistė nė Korēė pėr tė verifikuar, nėse ky ndėrtim ishte kishė apo kėshtjellė. Mbasi komisioni me arkitektė nga Stambolli dha raportin,
    nė tė cilin thuhej se ndėrtimi ishte njė kishe dhe jo njė fortesė, u lėshua dekret sulltanor pėr tė vazhduar punimet.
    Projektimi dhe ndėrtimi i kėsaj kishe ju besua kallfės (mjeshtrit) Naum Trasha, mjeshtėr korēar me origjinė nga Opari. Kisha u ndėrtua e gjitha prej guri,
    me blloqe tė mėdhenj tė lidhur me njėri-tjetrin me plumb.
    Filantropi dhe patrioti korēar Anastas Lakēe, financoi qė nė fillim punimet me 5000 napolona flori, por edhe shumė qytetarė korēarė dhuruan shuma tė konsiderueshme pėr pėrfundimin e kėsaj kishe.
    Ndėrtimi i kishės mbaroi nė vitin 1905, vit nė tė cilin edhe u inagurua. Kjo vepėr cilėsohej si njė nga me tė bukurat dhe mė tė mėdhatė nė Shqipėri e mė gjerė.
    Nė pronėsi tė kishės sė Shėn Gjergjit, ka qenė gjithashtu edhe truall i mbi tė cilin ishte ndėrtuar ish Bashkia e Qytetit, ose Pallati i Kulturės sot;
    trualli nė fjalė, pronė e kishės sė Shėn Gjergjit iu dhurua qytetit nga Mitropolia e Korēės, pėr ndėrtimin e Bashkisė.
    Mbi portėn e brendėshme tė kėsaj kishe ishte vendosur njė pllakė emadhe nė tė cilėn qenė shkruar emri i mirėbėrėsit dhe viti i ndėrtimit tė kėsaj kishe.
    Anastas Lakēja i cili ndihmoi pėr ndėrtimin e kėsaj kishe tė bukur,vdiq nė Bukuresht nė vitin 1894. Trupi i tij u balsamos dhe u soll nė Korēė.
    Pėrveē Anastas Lakēes nė Shėn Gjergj ishin varrosur dhe dy Mitropolitė tė Korēės. Ikonat dhe pikturat e kishės ishin bėrė nga piktorėt vendas nga Dardha, Hoēishti dhe Ziēishti.
    Duke qenė njė kishė pozante dhe monumentale, ajo ka shėrbyer edhe si qendėr pėr shumė aktivitete tė mėdha pėr qytetin.
    Aty janė kryer pritje dhe tedeume pėr princa dhe qeveritarė tė lartė, qė kanė vizituar kohė pas kohe qytetin, pėr qeverinė e parė kombėtare etj.
    Kjo kishė pėrmendet gjithashtu edhe pėr korin e bukur qė kishte. Nė kėtė kishė nė vitin 1914 nga Atė Josif Qirici ėshtė mbajtur mesha e parė e plotė nė gjuhėn shqipe.
    Po nė kėtė kishė, nė vitin 1923 ėshtė dorėzuar kanonikisht peshkop Imzot Theofan Noli, nga dy mitropolitė tė dėrguar nga Patriarkana e Shenjtė e Konstandinopojės.
    Fatkeqėsisht kjo kishė e mrekullueshe dhe krenaria e qytetit, kushtuar dėshmorit tė madh shėn Gjergj mbrojtės i qytetit u rafshua tėrėsisht nėvitin 1971 nga regjimi ateist.
    Por populli i korēės akoma dhe sot e ruan me nostalgji kujtimin e kėsaj kishe historike me shpresėn e rindėrtimit tė saj.
    Prandaj Mitropolia e Korēės, duke mėsuar se tashmė ėshtė aprovuar projekti pėr ndėrtimin e njė biblioteke tė re,
    i kėrkon qeverisė qendrore dhe asaj lokale ti kthejė qytetit kėtė monument tė rėndėsishėm dhe tė mos e sakrifikojė memorjen e gjallė historike tė Korēės pėr disa ambiente shtesė pėr bashkinė,
    tė cilat lehtėsisht mund tė realizohen nė njė vend tjetėr.

    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #102

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    PATRIARKATI EKUMENIK KOSTANTINOPOLETAN TAKOHET ME FILARETIN.

    Emri:  CAMICE_11.jpg

Shikime: 1465

Madhėsia:  67.8 KB

    Katedralja e Shen Vladimirit, qender e Patriarkanes Ukrahinase ( UOK-PK )


    Si agjensia Pravoslavie.ru ashtu edhe faqja zyrtare e Patriarkatit ukrahinas – Kievit ( Filaret ) ,
    se bashku keto informojne qe dy pjesetare te Patriarkanes Ekumenike jane takuar me perfaqesues te UOK-PK ne ditet e shkuara.
    Ne daten 12 Janar mitropoliti Bartholomeu i Smirnes (ne turq. İzmir; in grek. Σμύρνη, Smyrni), sekretar i Sinodit te Shenjte te PE-se Kostantinopoletane
    se bashku me mitropolitin Emmanuel i Frances , qe te dy pjesetare te Komisionit Patriarkal per Autoqefaline e Ukrahines,
    kane patur takim me delegacionin e Kishes Orthodhokse te Ukrahines te Patriarkatit te Kievit.
    Qe te dyja delegacionet kane prodhuar dokumente dhe relacione te gjendjes aktuale te Kishes ne Ukrahine.
    Metropolitet Bartholomeu dhe Emmanuel jane shprehur per situaten komplekse, por edhe qe; “ me siguri patriku Bartholomeu do te vendose sa me mire …”.
    Nga ana e tyre kievianet jane shprehur qe deshira e tyre eshte te kalojne nen Kostantinopojen, duke mundur keshtu te realizojne autoqefaline kanonike.

    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 27-01-2017 mė 16:26 Arsyeja: gabim ortografik...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #103

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    “Evropa nėn frikėn e kėrcėnimit terrorist fundamentalist dhe vlera e personit e liria fetare”



    Nga 9-12 janar 2016, nė Paris u Zhvillua Forumi i V Evropian Katoliko-Orthodhoks, organizuar nga Patriarkana Ekumenike dhe Kėshilli i Konferencave Ipeshkvnore tė Evropės.
    Tema e kėtij Forumi ishte “Evropa nėn frikėn e kėrcėnimit terrorist fundamentalist dhe vlera e personit e liria fetare”.
    Punimet u hapėn me pėrshėndetjen e Arqipeshkvit tė Parisit, kardinalit André Vingt-Trois dhe mė pas e morėn fjalėn dy bashkėkryetarėt e tij,
    Mitropoliti Genadi i Sasimės dhe Arqipeshkvi i Budapestit Esztergom. Nė takim morėn pjesė pėrfaqėsues nga Kishat Orthodhokse tė Evropės dhe nga Konferencat Ipeshkvnore romanokatolike.
    Kisha jonė u pėrfaqėsua nga Mitropoliti i Elbasanit, Hirėsia e Tij, Andoni.

    Pjesėmarrėsit diskutuan pėr tema si: Dinjiteti njerėzor dhe liria fetare; Intoleranca religjioze, Diskriminimi dhe persekutimi; fundamentalizmi dhe terrorizmi i sotėm;
    kohezioni social dhe dukuria e frikės nė Shtetin e sė Drejtės, Duke parė misionin e qeverisėsve dhe tė Kishės;
    Impenjimi i Kishave nė administrimin e konflikteve dhe promovimin e tė mirės sė pėrbashkėt dhe tė solidaritetit;
    Shpallja e Jisu Krishtit si pėrgjigje ndaj kėrcėnimit, si tė fundamentalizmit, ashtu edhe terrorizmit. Nė fund Forumi doli edhe me njė deklaratė tė pėrbashkėt.
    Ata afirmuan nevojėn e njė qėndrimi solidar mes komuniteteve tė krishtera, pėr tė pėrballuar intolerancėn antikristiane nė rritje,
    si dhe rėndėsinė e njohjes dhe kultivimit tė rrėnjėve dhe vlerave tė krishtera mbi tė cilat ngrihet Evropa.

    Pėrfaqėsuesit e kishave morėn pjesė edhe nė shėrbesat e komuniteteve lokale, nė takim me gazetarėt etj.

    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #104

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    RUSIA PREMTON QE TE RINDERTOJE KISHAT E SHKATERRUARA NE SIRI.

    Perkthim i nje shkrimi nga Richard Brandt - Russia Insider, 24 janar 2017
    Qindra kisha jane rrenuar krejtesisht nga zhihadistet e mbeshtetur nga Shtetet e Bashkuara.
    Duket sikur Rusia po merr shume seriozisht rolin e nje protektori global te krishterimit.
    Rusia ishte e vetmja superfuqi boterore qe ka terhequr vemendjen vazhdimisht ne menyre shume efikase mbi fatkeqesine qe ka goditur te krishteret siriane.
    Vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kane qendruar ne nje heshtje indiferente ndaj kesaj katastrofe.
    Nga Pravoslavie.ru, qe eshte faqja internetit me e madhe, e te krishtereve orthohoks ne bote:
    "Natyrisht qe do te nderhyjme te restaurojme kishat, por me perpara se gjithave duhet te restaurohet paqja ne vend, “ ka thene te marten mitropolitit Ilarion ( Alfjev )
    ne nje takim me studentet e universitetit te gjuheve te huaja te Moskes, sikunder referohet nga Interfax-Religion.
    “ Eshte e veshtire te restaurohen kishat kur nderkohe nje territor ose nje tjeter kalon nga nje dore ne nje tjeter ne menyre te vazhdueshme “,
    e keshtu duke siguruar studentet ne vazhdim per nje mbeshtetje nga Kisha orthodhokse ruse ndaj Sirise te shkaterruar nga lufta.
    Sipas tij, prioritet apsolut eshte “ te risillet edhe nje here paqja civile ne vend,
    largimi perfundimtar i terroristeve keshtu te fillohet nje program per restaurim, jo vetem te kishave, por te gjitha infrastrukturave”.
    Mitropoliti, ka nenvizuar gjithashtu qe Kisha ruse ka bere ne menyre te vazhdueshme rifornimente me ndihma umanitare ne Siri.


    Photo: http://www.aina.org/images/20150528170408.jpg




    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #105

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    NJE KISHE E RE ORTHODHOKSE NE TANZANI



    Deri nė Tanzani ka mbėrritur dashuria e igumenit tė manastirit Parakleti tė Oropos nė Atikė. Arkimandriti Timothy dhe bijve tė tij shpirtėrore,
    kanė kryer kėtė donacion qė ka mundėsuar ndėrtimin e kėsaj kishe te re ne fshatin Tanagkozi.
    Kisha e Shėn Katerinės ėshtė e tridhjetė e njė-ta kishė qe ėshtė ndėrtuar nga Mitropolia e Irinoulolis .
    Kryepiskopi Dimitrios ( Zaharengas ) i Irinoupolis me dėshiran dhe bekimin e Papės e Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės Theodhorit ,
    mbėrriti nė qytezėn Tanagkozi ku festoi kėtė ngjarje te gėzueshme, i shoqėruar nga shumė priftėrinj vendas,
    murgeshat Anastasia dhe Catherine nga vullnetarėt tė Mitropolis sė Molldavisė, tė krishterė orthodhoksė nga Greqia, Anglia, Serbia, Italia
    dhe nė prani tė qindra orthodhoksėve tė ardhur nga gjithė rajoni.
    Pas ceremonisė sė inaugurimit, pasoi darka "dashuri - agape" pėr tė gjithė tė pranishmit, pėrfaqėsues tė pushtetit lokal,
    mėsues nga rajoni se edhe pėr qindra fėmijė tė varfėr tė zonės.
    Dhe lavdi zotit !!!


    Burimi: Romfea.gr


    Emri:  moni-paraklitou-2.jpg

Shikime: 1399

Madhėsia:  49.7 KB


    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #106

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Ne Ukrahine sekuestrohet nje kishe e Patriarkanes Moskovite.


    Radikalet e Kievit sekuestrojne ne rajonin Ternopil nje kishe qe i kushtohet Shen Stefanit protomartir, qe i perket kishes orthodhokse se Ukrahines te patriarkanes se Moskes,
    komunikohet nga dipartimenti edukativo-informativ i Kishes orthodhokse ukrahinase.
    Sipas te dhenave te kishes ne mengjes ne katundin Kotyuzhiny ne krahinen e Zbarazhskoho-s kane mberritur disa radikale te levizjes ekstremiste “ Sektori i Djathte “,
    me pretekstin qe te mbajne rregullin rendor.
    Ne kohen qe u be nje mbledhje e perbashket ne vend, kane frikesuar besimtaret duke u kerkuar ti pengojne te drejten e lutjeve ne Kishen e Patriarkanes se Moskes,
    ku sipas ligjit i perket si prone atij komuniteti, kane deklaruar nga kisha orthodhokse ukrainase.
    Sipas komunikates, nje pjese e mire e te pranishmevene ne fshat nuk jane bashkuar me kete ide ( te radikaleve- nacionaliste ).
    Ne Ukrahine vepron Kisha kanonike orthodhokse ukrainase, nje kishe qe vetqeveriset nga patriarkana e Moskes, por ka edhe kisha te tjera qe nuk njihen si “autonome” ...: si psh.
    Kisha Orthodhokse Ukrahines e patriarkanes se Kievit qe eshte kisha orthodhokse ukrahinase autoqefale, qe i perket patrirkanes se Kievit, por qe autoqefaline e kesaj te fundit nuk e njeh keshilli boteror i kishave orthodhokse.


    Burimi: Sputnik Italia
    12/02/2017
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #107

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Dyshohet per tentative helmimi per Patrikun e Gjeorgjise.


    Patriarka Elias B. mendohet te kene provuar ta helmojne. Ky lajm erdhi ndersa patrikun e kishin shtruar me urgjence ne repartin kirurgjik per nje nderhyrje ne fshikzen e temthit,
    ne nje spital privat ne Gjermani...
    Kisha orthodhokse e Gjeorgjise nuk la leshuar asnje komunikate por jane kanelet televisive gjeorgjane qe insistojne per helmimin.
    Nga aeroporti Synnwlifthisan i Tblisit, kane udhetuar se bashku me patrikun edhe drejtori i Qendres mjeksore " Shen Joakim dhe Anna" .
    Nder te tjera thuhet qe kryepiskopi Jakov shoqeroi patrikun per ne Gjermani, I cili ka thene; " Sa me pare te doje Zoti qe te kthehemi ne Tblisi aq me shpejt do te behen te qarta gjerat."


    Shkruar nga Emil Polygeni , - 13/02/2017
    lajm i shkeputur nga Romfea.Gr
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #108

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Perfundoi restaurimi i Kishes se shenjte te Varrit te Zotit Krisht.


    Pak pėrpara Pashkės,njė grup restauruesish nga Universiteti i Athinės pėrfunduan restaurimin e Kishės sė varrit tė Zotit Krisht.
    Pas mė shumė se 200 vjetesh qė nuk ishte ndėrhyrė nė tė, me rrezikun qė struktura mund tė dėmtohej,
    tashmė Kisha shfaqet me tėrė bukurinė e saj.
    Kisha, si ėshtė sot,ėshtė ndėrtuar nė shek. XII,nė vendin e kishės sė shek.IV


    Burimi :
    Gazeta “ Ngjallja “.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #109

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Perfundoi restaurimi i Kishes se Ringjalljes te Zotit Krisht.

    Nė Jeruzalem, punimet pėr restaurimin e Varrit tė Krishtit , ne Kishen e Ringjalljes kane nisur prej 10 muajsh.
    Ky restaurim u krye me nje marreveshje ndermjet Kishes orthodhokse, asaj katolike dhe pales armene,
    jane tre konfesionet, tė cilave u ėshtė besuar ruajtja e Bazilikės sė Ringjalljes.
    Financimeve tė tre konfesioneve tė krishtera u jane shtuar edhe ato tė qeverisė greke,
    tė Fondit Botėror pėr ruajtjen e monumenteve (World Monuments Fund WMF),
    tė bamirėsve privatė dhe tė mbretit tė Jordanisė Abdallah II, nė rolin e tij si Rojtar i Viseve te Shenjta tė Jeruzalemit lindor.



    Emri:  varr_1490175174-1283429.jpg

Shikime: 1297

Madhėsia:  43.5 KB


    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 05-04-2017 mė 16:10
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #110

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Nje akuze formale kundrejt mesimit eterodoks, drejtuar patrikut ekumenik Bartholomeu ,
    i eshte prezantuar gjerarkise se Kishes Greke.


    Abati i manastirit historik i Ujit Jetedhenes ne Longovardas, ne ishullin Paros, i ka kerkuar Sinodit te Shenjte te “denoje e te hedhe poshte” mesimet e patrikut.
    Arkimandriti Krizostomo, igumen i manastirit te shenjte te Ujit Jetedhenes ne Paros te Greqise,
    i ka prezantuar Sinodit te Shenjte te Kishes Greke nje akuze historike te veēante ne menyre formale, ndaj herezise se patrikut Bartholomeu.
    Abati Krizostomi i ka kerkuar Sinodit te njohe dhe te denoje “eterodidaskaline” ( mesimet eterodokse) te patrikut,
    qe jane ne kundershtim me mesimet e Kishes nje, te shenjte, katolike dhe apostolike te Krishtit.
    “Duke ju drejtuar kete leter”, i ka shkruar Sinodit te Shenjte, “i drejtojme te nderuarit trup te gjerarkise se Kishes se Greqise skandalin qe me ka shkaktuar mua personalisht,
    vellazerise tone, klerit, murgjerise dhe laikeve te panumert, nga mesimet eterodokse qe ka shprehur pergjate kohes Shenjteria e tij, patriku ekumenik Batholomeu,
    qe kulmin e ka shprehur ne Koncilin e Madh te mbajtur ne Kolimpari te Kretes”.
    Ky peticion formal ben te njohur 12 shembuj te mesimeve eterodokse te kryera nga patriku per gjate dekadave qe eshte intronizuar,
    po keshtu edhe 9 kanune te rendesishme te Kishes, duke perfunduar me nje liste peshkopesh (13 ), abatesh, murgjerish dhe klerikesh ( 14 ),
    teologesh ( 9 ), ku abati sygjeron te therriten si deshmitare ne mbeshtetje perballe Sinodit te Shenjte,
    kur patriku te jete therritur formalisht te mbrohet nga akuzat qe i drejtohen.

    Emri:  Chrysostomos_Paros5.jpg

Shikime: 1276

Madhėsia:  43.0 KB
    Manastiri ne Longovardas te Porosit ne Greqi
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 11 prej 42 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •