Udhëheqësit e sotëm janë Tagutë dhe kjo është e qartësuar me tekst të Kur’anit, sepse ata bëjnë ligje në kundërshtim me Ligjin e Allahut gjykohen tek kushtetutat e kufrit të cilat ata vetë i kanë përpiluar. Kështu, edhe ata të cilët nuk i kanë mohuar/ i kanë njohur këta udhëheqësa dhe nuk janë distancuar prej tyre dhe ligjeve të tyre, nuk e kanë mohuar Tagutin. Besimi i tyre është një joshje që ska lidhje me besimin e vërtetë, nuk është më shumë se pretendim edhe nëse ata mendojnë se kanë besuar, Allahu nuk ia pranon besimin edhe nëse falin namaz, edhe nëse agjërojnë ramazan, edhe nëse janë te bindur se kanë besuar saktësisht. Sepse e drejta e vendosjes së ligjeve dhe qeverisja i takon Allahut të Madhëruar. Ai duhet të jetë Ligjvënësi dhe Drejtuesi i vetëm pasi ai është “Ilah” (që meriton të adhurohet) dhe “Rabb” (që ka në dorë dhe furnizon gjithçka). Kjo është aq e qartë në Kur’anin Famëlartë, saqë siç ka thënë njëri prej dijetërëve, ai i cili nuk e kupton këtë anë të islamit, Allahu atë e verbuar në kuptimin e Shpalljes së Allahut.
{أَمْ لَهُمْ شُرَكَاءُ شَرَعُوا لَهُمْ مِنَ الدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَنْ بِهِ اللَّهُ...}
“A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?!...” (Esh-Shura: 21).
{...مَا لَهُمْ مِنْ دُونِهِ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا يُشْرِكُ فِي حُكْمِهِ أَحَدًا}
“...Njerëzit nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij (Allahut) dhe Ai nuk e ndan me askënd pushtetin e Vet.” (El-Kehf: 26).
{...إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ أَمَرَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ}
“…Vendimi i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf: 40).
{اتَّخَذُوا أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ وَالْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ...}
“Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes...” (Et-Teube: 31).
Sikurse u përmend edhe më herët, në tefsirin e këtij Ajeti Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit tuaj të fesë i bënë hallallet e Allahut haram dhe haramet-hallall, d.m.th i ndërruan ligjet dhe ju iu bindët atyre. Ja pra ky është adhurimi që i keni kushtuar atyre”.
Pra, ka bërë zot (ose i ka marë per zotra) të tjerë përveç Allahut kush nuk i kundërshton këta persona të cilët ndryshojnë ligjet e Allahut dhe iu binden atyre e shkojnë i votojnë ata. Nëse thoni se këta janë njerëz të cilët falin namaz, agjërojnë ramazan dhe shqiptojnë fjalën “la ilahe il-lall-llah” ne themi se “sikurse kaloi edhe në Ajetin e Sures En-Nisa: 60, në fillim të temës, ata nuk kanë besuar por janë njerëz që mendojnë se kanë besuar. Gjykimi i Allahut të Madhëruar në këtë temë eshte i qartë. Atyre të cilët nuk e pranojnë Ligjin e Allahut, apo e shohin të ashpër (!) mos po duan ligjin e injorancës?!
{أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّهِ حُكْمًا لِقَوْمٍ يُوقِنُونَ}
A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm? (El-Maide: 50).
shkrime.weebly.com
Krijoni Kontakt