Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Cinizmi dhe Pesimizmi i deputetit Strazimiri pėr Humbjen

    Nė shkrimin e njė dite mė parė tė deputetit Strazimiri me titull `Ta gėzoē fitoren .. Pirro`, nė gazetėn Panorama, nė fakt i pėrgjigjej shkrimit tim me titull `Basha ik, mjaft me justifikime`, nė tė cilin argumentohej humbja e PD dhe e Opozitės nė kėto zgjedhje lokale, roli i Bashės nė humbjen e zgjedhjeve, por dhe maninė e tij pėr tė justifikuar humbjen duke u a hedhur fajin tė tjerėve.
    Z. Vangjeli gaboi kur tha se emri Pirro ishte ne vėnd tė Edi Ramės, por foli analizoi drejt logorenė pa kuptim tė sharjeve tuaja.
    Nė tė njėjtėn mėnyrė, deputeti i nderuar Strazimiri u pėrpoq me shkrimin tek gazeta Panorama pėr tė justifikuar humbjen duke krahasuar fitoren e Maxhorancės qeverisėse me fitoret nė zgjedhjet e diktatorėve fashistė dhe nazistė nė fillimet e tyre.
    Pavarėsisht nga cinizmi i deputetit tė nderuar Strazimiri, nuk mund tė mos vėrehet nuancat e pesimizmit nė tė cilėn ka rėnė jo vetėm deputeti i nderuar Strazimiri por e gjithė Partia Demokratike me atė humbje skandaloze, pesimizėm, i cili shtrihet edhe nė njė farė mėnyre pėr tė justifikuar humbjen duke bėrė apologjinė pėrkatėse se kėtė humbje e kanė nga ish-spiunėt dhe ish sigurimsat tė cilėt nė fakt kanė gėluar dhe gėlojnė edhe sot (bijtė, nipėrit dhe miqtė) nė tė gjitha partitė.
    Vlen pėr tė theksuar se pėrsa i pėrket gėzimit tim pėr Fitoren , unė me tė vėrtetė u gėzova jo sepse humbi PD dhe Opozita, por se fitoi e ashtuquajtura `rruga e duhur` tė cilėn nuk e ka projektuar Kryeministri se sa e ka urdhėruar BE nėpėrmjet detyrave tė Shtėpisė qė na ka lėnė si qeveri, dhe si shtet.
    Gėzimi vjen se, pas 25 vitesh, pėr herė tė parė po ushqehet njė shpresė e vėrtetė pėr tu integruar nė BE, dhe pėr tė bėrė gjėrat e duhura tė cilat nuk i bėmė kėto 25 vite. Ėshtė njė shpresė tė cilėn votuesit e nuhatėn dhe e votuan pėr tė dytėn herė masivisht.
    Fitorja e thellė mė bėn tė mendoj se sa e madhe do tė jetė pėrgjegjėsia pėr kėtė fitore sepse detyrimet pėr tė vėnė nė jetė projektet dhe propozimet e bėra nga Maxhoranca janė sa tė mėdha aq dhe tė vėshtira pėr tu realizuar. Sidoqoftė ėshtė mė mirė qė tė bėsh projekte dhe propozime serioze pėr tė bėrė hapin e madh drejt integrimit dhe drejt njė shteti ligjor, se sa tė mbetesh nė batakun e sharjeve dhe tė cinizmit duke mos i paraqitur votuesve asnjė projekt apo propozim konkret, apo edhe mė keq, duke bėrė propozime Ufologjike dhe idiote me tė cilat votuesit e sotėm nuk u besuan qė nė fillim.
    Mendoj i nderuar deputeti Strazimiri qė ndoshta do tė jetė mė mirė tė analizoni se:
    -pėrse hytė nė zgjedhje pa njė ristrukturim tė PD, ristrukturim i cili mund tė bėhej pėr kėto 2 vite,
    -Pėrse nuk pėrzgjodhėt kandidatė tė denjė nė zona ku popullata ėshtė e madhe si nė prefekturat dhe bashkitė e mėdha tradicionalisht?
    -pėrse asnjėri nga kandidatėt pėrveē Shkodrės , nuk pati projekte konkrete por u fol nė tym e nė pėrgjithėsi?
    -pėrse kryetari Basha nuk ftoi pėr ndihme deputetėt dhe ish deputetėt figura tė Pd?
    -pėrse kryetari Basha shkaktoi konflikte tė mėdha brėnda PD, gjė qė shkaktuan pėshtjellim dhe hutim brėnda partisė por dhe tek votuesit?
    -pėrse nuk e drejtuat tehun e kritikave ndaj Maxhorancės tek problemet lokale tė bashkive qė do tė formohen por u morėt me ēėshtje tė politikės tė cilat nuk i zgjidhin vendorėt?
    Njė nga gabimet e mėdha dhe tė pandreqėshme deri mė sot pėr PD dhe pėr ju i nderuar deputet Strazimiri, ėshtė se nė fjalėt, gjestet dhe retorikėn tuaj ka mjaft mllef, mungesė optimizmi, sharje dhe asnjė project konkret, madje edhe aty ku ka, mundoheni qė ta minimizoni duke egzagjeruar konfliktin.
    Nuk ka gjė mė tė lehtė se sa tė shash e tė ofendosh kundėrshtarin por gjithashtu nuk ka gjė mė tė mirė se sa tė dėgjosh tė vėrtetėn dhe tė reflektosh kur ke gabim.
    Praktikisht asnjė nga deputetėt tuaj nė kuvend dhe asnjė nga ish-ministrat nuk ka bėrė ndonjė apologji apo nuk ka reflektuar pėr punėn e tyre tė dobėt dhe pėr problemet qė i lanė vėndit gjatė 8 viteve tė kaluara, pėrfshi dhe ish-kryeministrin.
    Njė nga taktikat mė tė zakonshme dhe mė tė pamenduara mirė tė individėve qė kanė drejtuar dhe kanė bėrė faje dhe gabime nė drejtim ėshtė - sulmi ndaj kundėrshtarit qė i kritikon.
    Por Fakti mbetet fakt, dhe kėtė e vėrtetuan zgjedhjet lokale dhe ato tė dy viteve mė parė. Morėt 2 milion shuplaka, dhe kjo ėshtė njė gjė e rėndė edhe pėr ju i nderuar deputet Strazimiri, sepse tė mos reflektosh pėr shuplakat qė tė jep populli por pėrkundrazi tė flasėsh budallallėqe me Hitler dhe Musolin, kjo nuk ju nderon.
    Para sė gjithash, duhet tė reflektoni edhe ju, i nderuar deputet Strazimiri, sepse nuk ėshtė mbrojtje sharja dhe ofendimi.
    Ju si deputet ju kėrkohet diēka mė e madhe se sa ofendimet, ju kėrkohet nė parlament kritika konstruktive ndaj maxhorancės por edhe bashkėpunimi, sepse Shqipėria nuk ėshtė e ndarė nė dy pjesė, nė fakt ėshtė njė.
    Sė fundmi dekriminalizimi mund tė realizohet duke pėrmirėsuar ligjet dhe jo duke bėrtitur sa andej kėndej.. kriminelė, banda etj, etj, ndryshe do ta kalosh jetėn gjyqeve duke i u pėrgjigjur akuzave tė pabazuara tuajat. Detyrat e Shtėpisė sė BE janė, pikėrisht dekriminalizmi qė ka 25 vite qė ndodh dhe jo vetėm kėto dy vite.
    Nuk ėshtė fajtor Maxhoranca qeverisėse pėr papunėsinė, sepse papunėsia e rritur kėto dy vite ėshtė e importuar, po vijnė emigrantėt nga Greqia nė krizė, por dhe nga Italia. Dhe pėr kėtė ėshtė edhe BE ne dijeni.
    A nuk po e vlerėsoni gjėndjen? Rėndėsi ka qė ju i nderuar, si person inteligjent qė jeni duhet tė jepni kontribut nė Parlament pėr tė sqaruar dhe zgjidhur situatėn, e jo pėr tė nxjerrė nga goja ato qė duhet tė dalin nga rrugė tė tjera.
    Pra problemi ėshtė kompleks, por rėndėsi ka bashkėpunimi nė vėnd tė konfliktit, ka reflektimi nė vėnd tė sharjeve, ka rėndėsi, pjesmarrja dhe pėrkushtimi nė vėnd tė urrejtjes.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Cinizmi dhe Pesimizmi i deputetit Strazimiri pėr Humbjen

    Casti i madh i permbysjes(pranimit te saj) dhe momentet kur mund te celte dicka shqiptare kaluan dhe opozita si dhe pozita duhet te presin shume per zgjuar nga nje tjeter pushtim, ai i ambasadoreve te huaj. Pd humbi liderin e saj dhe ne vend qe ate ta trashegonte nje figure si Edi Paloka psh..vajten dhe zgjodhen Bashen enigmatik ne modesti sepse ky vend pa ligje nuk u qeveriska dot pa l.qe. Kurse PS humbi cdo figure dhe rrjedhe te saj me pranimin e Rames se luhatur dhe te vetplagosur ne krye te saj, interesat e te forteve per te ndare shqiperine u thyen ne armiqesi banale deri dhe letale per shkak te karakterit te dobet, por i dobeti nuk mund te jete pa te fortin edhe vetvetiu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •