Një 37 vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga karabinierët e Peruxhias, pasi konsiderohej si një tregtar i rrezikshëm kokaine, raportojnë mediat italiane.
Nga dhjetori i vitit 2013 deri në nëntor të vitit 2014, në mënyrë të vazhdueshme ai shpërndante doza kokaine kujtdo që kishte nevojë në Peruxhia.
Zonat e lëvizjes së tij ishin gjithnjë të njëjtat: San Sisto, Sant’Andrea delle Fratte dhe Santa Sabna, njoftojnë autoritetet italiane.
Karabinierët e Peruxhias i dhanë fund operacionit të arrestimit të 37-vjeçarit shqiptar pas hetimeve të shumta.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por kishte nofka të shumta dhe ishte i ngrakuar me shumë precedentë.
Hetimet policore kishin vënë re për një kohë të gjatë lëvizjet e shqiptarit në zonat e ndryshme të Peruxhias dhe se si ai takohej me klientët e tij për shpërndarjen e kokainës.
Investigimet e kryera nga Shoqëria Operative e Peruxhias kanë evidentuar dhe lidhje të të arrestuarit me tregtarë të tjerë me origjinë shqiptare, që punonin në zona të tjera të Peruxhias apo dhe në vendet fqinje.

ORA NEWS