Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Panik në Lezhë: Vritet qytetari Kristian Marku në lokal në një akt mafioz

    Lezhë, Ekzekutohet në mënyrë mafioze i riu, u qëllua në lokal nga një mjet në lëvizje



    Një i ri është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë në qytetin e Lezhës. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dielës përballë kompleksit të shkollave të qytetit.
    Viktimë e këtij atentati ka mbetur Kristjan Marku 23-vjeç, ndërsa përsoni i plagosur është shtetasi Altin Gjoni 38-vjeç nga fshati Tale i Lezhës, i cili ishte klient në lokalin ku ndodhi ngjarja.
    Nga të dhënat e para është bërë e ditur se kanë qenë dy persona të cilët po lëviznin me një automjet tip “Audi” pa targa të cilët kanë qëlluar në drejtim të 23-vjeçarit sapo ka dalë nga një lokal.
    Ata kanë qëlluar mbi tre herë në drejtim të tij me armë zjarri tip pistolete, ndërsa për t’iu shpëtuar plumbave viktima është futur në një tjetër lokal, por pa mundur që ti shpëtojë atentatit.
    Plumbat e marra në gjoks dhe kokë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 23-vjeçarit nga lagjia “Xhenjo” e qytetit të Lezhës.
    I plagosur rëndë aksidentalisht në këtë ngjarje ka mbetur edhe 38-vjeçari Altin Gjoni i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë për jeten, pasi ka marrë një plumb në gojë.
    Policia po heton ndonjë konflikt të çastit, Marku nuk njihej si problematik
    Policia ende nuk ka identifikuar autoret e ngjarjes, duke e konsideruar këtë ngjarje si një krim mafioz, pasi autoret kanë qëlluar nga automjeti i tyre në lëvizje dhe gjithçka ka ndodhur në një hark kohor mjaft të shkurter dhe ata janë larguar me shpejtësi.
    Ende nuk dihen motivet e atentatit ndaj 23-vjeçarit Marku, ndërsa policia po heton për ndonje konflikt të çastit që mund të ketë patur ai, pasi nuk njihet si person problematik.
    Në lidhje me ngjarjen blutë e Lezhës kanë shoqëruar 16 persona të cilët mund të kenë dijeni dhe po merren në pyetje, mes tyre edhe përsoneli i lokalit të cilët kanë qenë protagonistë të ngjarjes.
    Forca të shumta policia menjëhere kanë ngritur postobloqe të shumta në hyrje daljet e qytetit të Lezhës si dhe në rruget rurale nga ku mendohet të jenë larguar autoret, por pa mundur që të bien në gjurmet e tyre.
    Gjithashtu është bërë e ditur se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të lokalit ku ka ndodhur ngjarja, të cilët do të ndihojne grupin hetimor për zbulimin e autoreve të këtij krimi.
    Të shtënat me armë në mënyrë të pakontrolluar nga autoret kanë terrorizuar qytetarët, të cilët në momentin e vrasjes kanë qenë të shumtë në zonen përreth, duke shtuar friken dhe panikun për qytetaret lezhjanë.

    Emri:  lezhe-vrasja-viktima.jpg

Shikime: 526

Madhësia:  28.5 KB
    Ne foto: Viktima Kristian Marku dhe lokali ku ndodhi vrasja me arme zjarri

    Emri:  vrasja-lezhe-2.jpg

Shikime: 530

Madhësia:  36.2 KB
    Ne foto: Lokali ku ndodhi vrasja me arme zjarri

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Panik në Lezhë: Vritet qytetari Kristian Marku në një akt mafioz

    Familjarët kërkojnë drejtësi, Marshim për zbardhjen e ekzekutimit mafioz të 23-vjeçarit, Kristian Marku



    ezhjanët kërkojnë zbardhjen e vrasjes misterioze të 23-vjeçarit Kristian Marku. Të afërm e miq të të riut, por edhe qytetarë të shumtë kanë marshur në rruget e qytetit duke kërkuar që autoret e ngjarjes të vihen para drejtësisë.
    Të shokuar nga ngjarja të afërm e miq të Kristian Markut shprehen se 23-vjeçari nuk ka patur asnjë konflikt.
    Daja i viktimës, Mark Pjetri: “Nuk ka pasur as konflikte, asgjë tjetër nuk ka pasur. Nuk mund të shprehim dyshime, por kërkojmë vetëm drejtësi, të vendoset sa më parë”.
    Shoku i viktimës, Bledar Murrani: “Na kanë marrë shokun tonë, është një padrejtësi që ëhstë bërë. Ne kërkojmë drejtësi nga shteti sepse ai nuk ka pasur asnjë faj”.
    E afërme e viktimës, Bora Suli: “I kërkojmë drejtësisë të zbardhë të vërtetën, të kapë kriminelët. Ai ka qenë një djalë shumë i urtë.Nuk ka pasur konflikte asnjëherë”.
    Kristian Marku u ekzekutua pasditen e së dielës në mënyre misterioze në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës nga përsona ende të paidentifikuar.
    Të paqarta mbeten edhe motivet e krimit pasi 23-vjeçari nuk njihej si person problematik.

    ORA NEWS

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Panik në Lezhë: Vritet qytetari Kristian Marku në lokal në një akt mafioz

    Sipas videos persona qe e njohin thone qe nuk ka pas konflikt,ka qene cun i urte.
    Intervista te tilla si uji i vaket,NUK E NDIHMOJNE POLICINE fare.
    Ai ka qene objekt goditjeje,ne momentin qe ka dale eshte qelluar me arme.Arma eshte
    drejtuar drejt tij......dhe qytetare thone nuk ka pasur konflikt???????????
    Ato qe flasin ne interviste nuk kane asnje clue,mund te kete qene cun i urte,
    por nuk thuhet nga persona qe e njohin qe a ka qene ky person alkolist, a ka perdorur, apo shitur droge?
    A eshte kontrolluar banesa e tij per arme mbajtje pa leje?Kush ka qene shoqeria e tij????
    Policia duhet te ndertoje nje profil realist te te vrarit per te krijuar nje ide se cilat kane qene motivet e vrasjes.
    Nqs i vrari ka qene perdorues si dhe shites droge atehere nje shkak i mundshem mund te kete lidhje me shitje droge.
    Ose mund te kete spiunuar ndonje lezhian qe ka perfunduar ne burg dhe vrasja eshte bere si hakmarrje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-07-2015 më 10:09
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •