Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Perëndimi në prag të rrënimit ?

    Perëndimi është paradoksalisht dominant në skenën botërore, ndërsa po gërryhet nga brendapërbrenda.
    Kultura perëndimore, nuk është dukur kurrrë më parë kaq e gjithë – fuqishme. Shikoni 30 universitetet që renditen si
    më të mirat në botë; ato janë të gjitha amerikane, britanike, apo evropiane megjithëse këto renditje janë të bazuara
    kryesisht në përsosmërinë e departamenteve të tyre në shkencë, inxhinieri, mjekësi, dhe shkenca kompjuterike
    sesa nga departamentet në gjuhën angleze dhe sociologji.

    Bregu Perëndimor Amerikan, ka ndryshuar stilin e jetesës së përditshme të botës me Amazon, Apple, Facebook,
    Google, dhe Yahoo. Shtrirja në të gjithë botën e kulturës së lirë pop të SHBAsë, është e frikshme. Psikodramat e
    Hollivudit, vulgariteti i repit, shfaqjet televizive reality, trupat të tatuuar dhe me pirsing, e çmendura Majli Sajrus e
    gjejnë rrugën e tyre nga Nili në Kepi Horn.

    Shtetet e Bashkuara, pavarësisht shkurtimeve të fundit buxhetore në fushën e mbrojtjes, zotërojnë një fuqi ushtarake
    konvencionale më të madhe, se gati gjithë pjesa tjetër e globit e marrë së bashku. Sipërmarrësit amerikanë të naftës,
    kanë ndryshuar balancat globale të energjisë. Miliona emigrantë largohen nga shtëpitë e tyre për të hyrë në Evropë –
    jo në Rusi, Kinë po Indi. Dhjetë për qind e Meksikës, jeton në Shtetet e Bashkuara. Sondazhet në Meksikë,sugjerojnë
    se gjysma e popullsisë së mbetur meksikane, do të preferonte të jetonte në veri, pra në SHBA, një komb
    ndaj të cilit siç dëshmohet nga sondazhet, ata janë natyrisht armiqësorë.
    Ata që në mënyrë abstrakte, e mallkojnë Perëndimin – po aq sa elitat perëndimorë e bëjnë vetë këtë – duan shumë
    që të jetojnë brenda tij. Zërat e fortë antiperëndimorë në Lindjen e Mesme, zakonisht janë diplomuar në universitetet
    perëndimore dhe jo në Gaza. Horge Ramos, është një kritik i ashpër i mizorisë të supozuar amerikane
    ndaj emigrantëve të paligjshëm – aq shumë saqë u largua nga Meksika për Amerikën, dhe u bë një qytetar i saj
    (Si është e mundur kjo, duke pasur parasysh paragjykimin amerikan kundër emigrantëve?), dhe merr një page disa
    milionëdollarëshe, duke punuar rrjetin jo latin në gjuhën spanjolle Univision, ndërsa fëmijet i çon në shkolla private,
    për t’i mbrojtur ata nga njerëzit e zakonshëm. Tani kjo është fuqia e Perëndimit. Alternativat janë jotërheqëse.
    Muhamed Xhavad Zarif, Pervez Musharaf, dhe Muhamed Morsi, të gjithë kanë jetuar në Perëndim për periudha të
    gjata kohore, deri kur pushtetit politik i ktheu ata në shtëpi. Rusia e Putinit është një kleptokraci e vjetër dhe e
    pashëndetshme. Kina s’do ta kapërcejë kurrë rrethin e tregut të lire të konsumerizmit kapitalist, por dhe autokracinë
    shtetërore komuniste.

    India, ashtu si Brazili, është gjithnjë e korruptuar, dhe përherë thuhet se ka plot potenciale. Neokomunizmi
    e ka asfiksuar Amerikën Latine. Kombet afrikane janë ende shoqëri fisnore, nën një mbulesë të hollë statiste.
    Lindja e Mesme është aktualisht kryesisht e paracivilizuar. (Tigrat Aziatikë, u kanë shpëtuar këtyre fateve, duke u bërë
    kryesisht Perëndimore.) Dhe në epokën tone të çuditshme, sëmundjet e Botës së Tretë identifikohen në çast dhe
    kontrastojnë me alternativat e civilizuara, që ofron Perëndimi. Por, ashtu si në shekullin e pestë para Erës Sonë, në
    Athinë dhe më vonë Romën republikane, ka shenja se Perëndimi po shkatërrohet – dhe madje kjo po ndodh shpejt.
    Sëmundja e përbashkët perëndimore, është e vjetër dhe ciklike. Ajo u përshkrua kohë më pare nga një grup kritikësh
    klasikë, nga Tukididi dhe Aristofani, tek Taciti, Petroniusi, Plutarku, Suetoni dhe Prokopi. Në rastin e Amerikës
    moderne, Britanisë, dhe Evropës, bujaria materiale absolute e krijuar nga kapitalizmi i tregut të lirë dhe pronës
    private të mbrojtur ligjërisht, e kombinuar me lirinë e individit, ka krijuar një lloj mërzie. Kjo e fundit, është rezultat
    logjik i kësaj përzierje vdekjeprurëse të bollëkut dhe argëtimit. Nuk është vetëm se perëndimorët harrojnë se kush u
    dha atyre këtë begati, por kanë prirjen për të mallkuar paraardhësit anonimë, të cilët kanë punuar shumë, por pa një
    kuptim modern të shijes dhe korrektesës politike. Sigurisht, deri më tani, qytetërimi perëndimor po ecën përpara,
    pavarësisht nga paralajmërimet periodike se “qielli është rënie”, një jehonë që i pëlqen Friedrih Niçes, Osvald
    Shpenglerit, dhe H.G Uellsit.

    Por a po ecën si më parë?

    Merrni në konsideratë eksodet e vazhdueshme, nga Bota e Tretë drejt Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Reagimi
    nga ana e vendeve pritëse është kryesisht paraliza, teksa kontradiktat e vetëquajtura të liberalizmit perëndimor e
    fshikullojnë realitetin e vështirë, se perëndimorët janë të gatshëm të pranojnë miliona të huajve të varfër që vijnë në
    masë. Perëndimorët janë ngritur mbi parimet e “drejtësisë” dhe “barazisë” në epokën e globalizimit dhe të
    komunikimit të çastit:Nëse sudanezët apo oaksakanët, janë të privuar nga kontrolli vjetor shëndetësor, apo kanë
    nevojë për udhëzime mbi ndryshimet klimatike, Brukseli dhe Uashingtoni janë po aq fajtorë për gjendjen e tyre, sikur
    të kishin lënë në baltë sllovakët apo alabamasit e tyre. Elitat, të cilët janë të përjashtuara për shkak të parave dhe
    ndikimit të tyre, nga pasojat e të jetuarit në mesin e miliona afrikanëve, arabëve, ose latinoamerikanëve
    të cilët i neverisim për shkak se i cilësojmë më pak të mirë-lidhur me njëri-tjetri dhe qënie jo-liberale.
    Por vini re se nuk ka elite perëndimore, që dëshiron të përballet me shkakun e sëmundjes:domethënë, që dështimi në
    Botën e Tretë për të adaptuar idetë perëndimore të qeverisë konsensuale, barazisë ndërmjet gjinive, kapitalizmit të tregut
    të lirë, lirisë individuale dhe meritokracisë transparente, logjikisht çon të kaosi dhe varfëria.
    Perëndimi ka frikë të shpjegojë pse joperëndimorët vuajnë, dhe çfarë mund të bëhet për t’u dhënë fund mjerimeve
    të tyre. Për ta bërë këtë, do duhet të jetë imperialist dhe neokolonial.
    Elitat perëndimore mohojnë jashtëzakonshmërinë e tyre, dhe çdo arsye për privilegjin që gëzojnë, përveçse fajin për
    përmendjen e Trinisë së Shenjtë të “racës / klasës / gjinisë”.
    Ata nuk guxojnë ta lidhë islamin me islamikët e ISISit, që shkatërron thesaret arkeologjike të botes dhe pret koka,
    djeg të gjallë, mbyt dhe copëton të krishterët që cilësohen si heretikë.
    Në fakt, komentatorët perëndimore shkojnë aq larg, sa të japin paralajmërime të nxehta se ne nuk duhet të
    ngatërrojmë burimin e këtij vrulli nihilist me islamin radikal.
    Pra ne dëgjojmë një kolumnist të “New York Times” apo një aparatçik të BEsë, të cilët nuk do të hiqnin dorë kurrë,
    qoftë edhe me 1 përqind nga mënyra e tyre e jetesës, por do të kritikonin vlerat që sigurojnë vazhdimësinë e saj – në
    kuptimin që kritika do të zbusë pergjegjësinë e tyre dhe s’do të merret shumë seriozisht. Me siguri 100 honduras nuk
    do të flejnë në sallat e “Upper West Side”it të dikurshëm, dhe 500 somalezë nuk do të fushojnë jashtë në verandën e
    ndonjë vile në Portofino.

    A nuk mundet dot vallë Harvardi dhe Stenfordi të ftojmë emigrantët e rinj nga Amerika Qëndrore, që ndodhen
    ilegalisht në vend, të kalojnë verën në strehët e tyre bosh dhe fushat e papërdorura të basketbollit? Studentët latinë
    në UUC Irvine”, pohojnë që mbajtja e flamurit amerikan, është një akt mikroagresioni, madje edhe kur ata dënojnë
    mosgatishmërinë amerikane, për të hapur kufijtë për një tjetër 10 përqind meksikanësh, të cilët me sa duket nuk ia
    ndjen fare per mikroagresionet.

    Liberalët e bardhë që mbështesin lëvizjen “Jeta e zezakëve ka rëndësi”, gjatë muajve të fundit shpesh kanë marshuan,
    duke brohoritur për vdekjen e “derrave”, intelektualët e kontekstualizojnë zemëratën e tyre – dhe ndërsa policët qëllohen,
    dhe ndonjëherë edhe vriten.
    Është shumë më e lehtë të fajësosh një polic të vjetër të bardhë, sesa një burokrat në shërbimet sociale ose
    karieristin Al Sharpton, gjallërimet raciste të të cilit predikohen në mungesë të të tjerëve. Në Perëndim ligji,
    shenjtëria e të cilit e ndërtoi qvtetërimin perëndimor, është shndërruar në një shaka. Viktima e parë në një shoqëri të
    mërzitur dhe që do të jetë revolucionare, është ligjshmëria. Në San Françisko, feredalistët e e rinj kërkojnë që statutet
    federale të emigracionit, të mos zbatohen në qytetin e tyre, ndërsa nga ana tjetër insistojnë që një nëpunës i vogël në
    Kentaki të burgoset për zhvlerësimin e një dekreti të Gjykatës së Lartë, që lejon martesën e homoseksualëve. Edhe e
    ardhmja e Bashkimit Evropian është e zymtë. Nuk mund të përcaktohet dot se çfarë është një evropian. Për pasojë
    pse kufijtë e saj të mos bëhen porozë? Kush e vendos që një gjerman nuk duhet të dalë në pension në moshën 67vjeç,
    ndërsa një grek mund ta bëjë këtë që në moshën 55vjeçare?

    Mëkati i borxheve, shtrihet tek kombet më të pasura, të cilët kishin para për të dhënë hua dhe për të fituar prej tyre, jo
    të varfërit që huazuan në mënyrë të pakujdesshme. Kështu që planet e shpëtimit, janë pak më shumë sesa një
    rishpërndarje e vonuar. Evropa është duke u pakësuar, për shkak se rritja e fëmijëve cilësohet si një grackë, ndërsa
    shteti e siguron kujdesin ndaj moshës së tretë, pa patur nevojë për mbështetjen e familjes – derisa paratë ikin jashtë.
    Ajo nuk beson më në mbrojtjen e vet, dhe kjo në mënyrë të shkëlqyer e kontekstualizon agresionin e Vladimir Putinit,
    si një lloj oratori athinas rreth viteve 340 Para Erës Sonë, që siguronte bashkëqytetarët e tij se Mbreti Maqedonas
    Filipi II ishte thjesht në një macho i çmendur. Rezultoi se pasi liria siguron zhvillimin, atëherë kjo arritje mund të
    konsumohet nga “drejtësia” dhe “barazia”. Amerika po e evropianizon vetveten, një diçka kjo e çuditshme, duke patur
    parasysh se evropianët kanë patur përherë drojë, se helenizmi i tyre do të varrosej nën katolicizmin e pagdhendur
    amerikan. Ajo për të cilën shqetësohet Perëndimi nuk është varfëria, por pabarazia:askush nuk argumentoi se
    protestuesit në Ferguson nuk kishin smartfonë, atlete të shtrenjta, ujë të ngrohtë në shtëpitë e tyre, ajër të
    kondicionuar dhe mjaftueshëm për të ngrënë – ata protestuan për barazi. Majkëll Braun nuk ishte i kequshqyer ose
    në nevojë për cigaretet që deshi të vidhte. A është kjo një rënie ciklike, si dikur Çamberleni që u pasua nga një
    Çërçill, që nga ana e tij u pasua nga një Etli, dhe përfundimisht në një Theçer, ose Karteri që lindi Reganin, dhe më
    pas Obama, i cili humbet Kongresin dhe mbështetjen e vendit?

    Sigurisht, barazia dhe drejtësia janë lukse parazitare, që varen së pari nga produktiviteti perëndimor, që është e
    korra e lirisë personale dhe ekonomike. Deri më tani, Perëndimi ka qenë me fat. Gjeneratat e tanishme të
    ripërshpërndarjes nihiliste, kanë Robespierrët apo Leninët e tyre. Ata bëjnë dëme, por tani për tani jo të mjaftueshme,
    për të rrezikuar arkitekturën e privilegjeve të tyre. Al Gore vijon që të udhëtojë me avion në mbarë botën, për të
    hetuar mbi ndryshimin e klimës. Barak Obama nuk do të dalë në pension, si fqinji i përbuzur në Çikago.
    Al Sharpton nuk do të urdhërojë policinë, të qëndrojë larg nga pragu i tij i shtëpisë. Uoren Bafet dhe Bill Gejts,
    besojnë tek të drejtat pronësore. Mark Zukerberg, supozon se ka të drejtë të blejë deri dhe pronën e fqinjëve të tij për
    të krijuar mbrojtje ndaj a tyre, që sipas tij duhet t’u lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, pa ndjekur procedurat e
    emigrimit ligjor.

    Edhe Xhorxh Soros shumicën e kohës, u përmbahet ligjeve financiare ndërkombëtare. Të paktën tani për tani, ne
    jemi në një cikël të rënies të Perëndimit, duke pritur ose për një tjetër Çërcill, Theçër apo Regan për të na nxjerrë nga
    kjo gjendje – ose për një armik ekzistencial, të huaj apo vendas, të një fuqie dhe rreziku të tillë, sa i gjithë progresi
    ynë do të venitej. Nëse, Zoti na ruajt, Putini lëviz drejt shteteve balltike, nëse Irani nis një raketë bërthamore kundër
    Izraelit, nëse Koreja e Veriut qëllon me predha kimike ndaj Seulit, nëse Kina anekson Tajvanin, nëse në një tjetër
    sulm të ngjashëm terrotist më atë 11 Shtatorit, një duzinë avionësh Boing 757 rrëzon “Sears Tower”, nëse norma e
    interesit mbi borxhin kombëtar prej 20 trilionë dollarësh do të prekë 7 përqindëshin, nëse kontrollet e sigurimeve
    shoqërore fillojnë të luhaten, ose në rast se Wall Street pëson të njëjtën goditje si në vitin 2008, atëherë Majli Sajrus
    do të ecë në rrugën e Britni Spirs, Barak Obama në atë të Xhimi Karterit, ndërsa lëvizja “Black Live Matters” (Jeta e
    zezakëve ka rëndësi) në rrugën e “Është një gjë e zezë, ju nuk do ta kuptonit”. Atëherë pranitë televizive të Keitlin
    Xhenerit dhe Kardashianëve do të zhduken si indulgjenca dekadente e një shoqërie, që nuk mund t’i përballojë më
    ato. Nga bujaria në mërzitje, në dekadenca në panik për tu rizgjuar për ngjitur, ka qenë gjithmonë mënyra ciklike e
    Perëndimit. Mallkimi i tij, ka qenë se ciklet e nihilizmit zgjasin për aq kohë sa ato janë të panevojshme.

    Nga Victor Devis Hanson
    “National Review” bota.al

    http://www.bota.al/2015/09/a-ka-marre-fund-perendimi/
    La verita' ti rendera' libero!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Perëndimi në prag të rrënimit ?

    Perendimi eshte bregu i fildishte i 'afrikaneve' tokesore qe u ngriten mbi bishat dhe padrejtesite e tokes, sigurisht me ndihmen e jashtokesoreve dhe nuk dihet, sepse i huaji qenka i paparashikueshem, nese eshte bregu i fundit apo jo?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •