Shembulli multifetar i Qërimit të Gjakovës !
Afër kësaj kishe dhe varrezave katolike në fshatin Qërim të Gjakovës, banorët kanë ndarë një parcelë tokë edhe për varreza myslimane. Ani pse numri i myslimanëve që banojnë atje është shumë i vogël.
Tri familjet myslimane që banojnë në Qërim të Gjakovës do të kenë edhe varrezat e tyre, shkruan Gazeta Express. Komshinjtë e tyre të besimit katolik kanë dhënë 50 ari tok për ta shumë pranë varrezave të tyre dhe kishës. Për këtë ndarje të tokës e cila i përket kishës katolike të Gjakovës janë pajtuar edhe këta të fundit.
Ky rast është krejtësisht i kundër me atë çka ka ndodhur në një rajon tjetër të Kosovës. Në Llapushnik të Drenasit banoret nuk janë pajtuar që disa familje katolike të kenë në shfrytëzim një copë tokë në fshat për të ndërtuar një kishë dhe varreza.
http://m.gazetaexpress.com/lajme/fot...akoves-112898/
Krijoni Kontakt