-
i/e regjistruar
Cfare ndodh nese nuk i behen vaksinat femijes?
Pershendetje!
A njihni ndonje prind i cili ka zgjedhur te mos i beje vaksina femijes se tij?
A ka prindi te drejte te beje nje zgjedhje te tille dhe si veprohet ne Shqiperi ne raste te tilla ne momentin qe femija duhet te shkoje ne shkolle.
Ju faleminderit!
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Cfare ndodh nese nuk i behen vaksinat femijes?
Ka ndonje qe mund ti pergjigjet pyetjes? Faleminderit...
-
-
Pėr: Cfare ndodh nese nuk i behen vaksinat femijes?
Nqs nuk i behet asnje vaksine femijes,nuk ndodh as hataja as qameti,por ti si prind duhet
ta mbrosh femijen qe te mos ftohet,te mos e kap gripi,te rrije gjithmone paster,te laje duart gjithmone para se te
haje buke te mbaje higjene te mire te lahet,beje dush te pakten 1 here ne dy dite.Te bej dush cdo dite
eshte opsioni me i mire dhe te haje ushqim te pasur me vitamina kjo ndihmon shume qe femija te kete shendet
te forte.
Megjithate kjo nuk e mbron femijen ndaj semundjeve ngjitese qe vijne prej ambjenteve ne kopshte,cerdhe, apo shkolla
ku preken objekte te infektuara, apo merren mikrobe nga ajri dhe ambjente te ndotura te pa ajrosura.
Pamvarsisht se sa fort te perpiqesh dhe lodhesh qe ta mbash femijen te shendetshem, ai ka shume shanse te semuret
nga ambjente jashte te pa pastra dhe marre infeksion bakterial apo virusal.Ne keto raste infeksioni, femija semuret dhe meqenese
nuk ka anttitrupa speciale ne organizem qe ta luftojne bakterin virusin qe u fut,bakteri/virusi shumezohet me shume shpejtesi
dhe krijon probleme shume serioze me shendetin....shenja e pare eshte rritja e temperatures deri ne 40-41 grade
temperatura te tilla jane shume kritike dhe nqs femija nuk vizitohet shpejt dhe nuk merr me shpejtesi antibiotik femija mund te vdese,
pasi virusi /bakteri eshte shumezuar,ndodhet ne numer te madh,ne koloni,popullate e madhe ne organizem dhe ka force, efekt negativ shume te madh.
Ja perse duhet vaksina.Kur femija ka marre vaksine brenda nje viti kunder gripit psh, atehere nqs trupi merr baktere virusale gripi nga ajri
dhe keto viruse hyjne ne trup viruset nuk do arrijne te bejne ndonje dem sepse do sulmohen dhe shkaterrohen nga antitrupa qe organizmi ka krijuar
kur ka marre vaksinen kunder gripit.
Vaksina ka ne perberje emulsion me shtam, virus ose bakter shume te dobet
Kur ky bakter /virus i dobet hyn ne trup trupi i femijes krijon antitrupa speciale
per ta vrare bakterin apo virusin e dobet te vaksines.
keto antitrupa te krijuara nga trupi mund te sherbejne me vone per te vrare bakterie apo viruse
si ai i vaksines.
per shembull
pasi femija ka bere vaksinen kunder gripit,trupi krijon antitrupa qe vrasin bakterin e gripit.
me vone nqs ne trupin e femijes hyn ndonje bakter gripi,femija NUK SEMURET sepse ka antrtrupat e gripit
qe vrasin cdo bakter gripi qe mund te hyje ne trup.
Vaksina sherben te femijet per dy qellime kryesore.
Se pari provokon trupin/organizmin e femijes te krijoje antitrupa
Se dyti per te mbrojtur shendetin e femijes qe ai te mos semuret nga nje semundje specifike.
Nqs femijes ju be vaksine kunder gripit kjo do e mbroje femijen per te pakten 1 vit kunder gripit qe do te thote
per 1 vit eshte e garantuar qe femija nuk do semuret nga gripi.
Nqs femija ben nje vaksine tjeter kunder rubeoles(skarlatines) kjo do e mbroje femijen ndaj infeksionit per 1 vit
Nqs femija ben vaksine kunder turbekulozit kjo do e mbroje femijen 1 vit,etj,etj.
Ky eshte qellimi i vaksinave ne femije qe te krijoje nje komplet antitrupash,mbroje femijen nga semundjet dhe
forcoje sistemin imunitar,sepse vaksina i jep imunitet e mbron femijen per 1 vit nga infeksioni,semurja.
Gjithmone perpara se te behet nje ndonje lloj vaksine duhet pyetur mjeku se ne cilat raste vaksina nuk duhet perdorur.
Nje vaksine pershembull nuk mund te perdoret ne persona qe kane probleme supozojme me veshkat apo melcine sepse
jep reaksion negativ ne keto organe.
Mjeke apo infermiere qe bejne keto vaksina gjithmone te pyesin nese ke ndonje specifik problem psh me veshkat apo stomakun etj
dhe nqs ke ato mund te te mos e bejne vaksinen sepse kane te dhena qe vaksina mund te shkaktoje komplikacione.
Ato mund te te vizitojne ne fillim kerkojne qe te besh analiza qe te sigurohen qe vaksina nuk do jape reaksion me nje organ specifik ne organizem,apo me nje situate shendetsore.
Psh per nje pacient qe vuan nga stomaku nje vaksine specifike nuk mund te behet te ky pacient pasi vaksina sipas studimeve jep efekte negative te paciente qe kane probleme stomaku.
Vaksina zakonisht behet nga infermiere dhe doktore gjithmone te persona qe u dihet sakte situata shendetsore nga doktoret dmth pacienteve u jane bere analiza gjaku urine,etj dhe u dihet situata e shendetit
shume sakte nga doktoret dhe nqs nuk ka rrezik vaksina behet.
Nuk duhen bere asnjehere vaksina qorrazi,pa bere ne fillim vizite te doktori dhe analiza gjaku,dhe pyetur a ta beje kete vaksine? Cfare probleme mund te sjelle,per situaten qe kam,kur, ne cilat situata shendetsore nje vaksine nuk duhet bere?
Nje gje eshte e sigurte qe cfaredo vaksine qe te besh, trupi do e luftoje ate vaksine duke krijuar nje komplet antitrupash,pasi emulsioni i vaksinesh eshte dicka e huaj per trupin dhe gjate kesaj lufte qe zgjat per dy tre dite mund te kete ca efekte te dobeta anesore si skuqje te vendi i cpimit
njecik enjtje dhe pas dy tre ditesh cdo gje kthehet normal.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 03-07-2015 mė 19:57
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt