Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Partia Demokratike drejt ringritjes

    Nga Lulzim Basha

    Të dashur bashkëqytetarë ,Zonja dhe zotërinj,

    Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ju që morët pjesë në votimet e 21 qershorit. Rezultatet paraprake në shkallë kombëtare tregojnë se këto zgjedhje janë një hap i madh për Partinë Demokratike. Pavarësisht prej hartës territoriale të manipuluar nga dyshja Rama-Meta për interesat e pushtetit të tyre, pavarësisht prej kandidimit të personave me rekorde kriminale.

    Pavarësisht prej përfshirjes së malavitës dhe bandave të lidhura me pushtetin të cilat kanë vepruar si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, akitivistët dhe zgjedhësit tanë nën hundën dhe para syve të policisë;

    Pavarësisht prej presioneve të paligjshme ndaj administratës nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit dhe përfshirjes masive të institucioneve shtetërore në fushatën elektorale;

    Pavarësisht prej transferimeve të paligjshme të mijëra zgjedhësve dhe falsifikimit të kartave të identitetit; 

    Pavarësisht presionit të ushtruar ndaj medias së lirë; 

    Pavarësisht prej gjuhës së paprecedentë kërcënuese dhe anti demokratike e anti europianiste të krerëve të qeverisë;

    E pavarësisht prej blerjes masive të votës fakt tashmë i regjistruar si shqetësim madhor edhe nga raportet zyrtare të vëzhguesve ndërkombëtarë;

    Partia Demokratike me aleatët ka hedhur një hap të madh të ringritjes duke rritur mbështetjen popullore anembanë vendit, duke fituar një numër të madh bashkish disa prej tyre për herë të parë në dy dekada, dhe duke ngushtuar diferencën në të tjera bashki anembanë Shqipërisë, nga jugu në veri, nga lindja ne perëndim.

    Kjo është një dëshmi e vendosmërisë dhe forcës tonë. Kjo është një fitore për të gjithë demokratët. Me këtë rast dua të falenderoj nga zemra kandidatët tanë tanë per përfaqësimin dinjitoz dhe mesazhin e madh të shpresës dhe alternativës që i dhanë qytetarëve shqiptarë!

    Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që treguan guxim duke sfiduar këtë mekanizëm presioni dhune dhe blerje votash, duke votuar Partinë Demokratike dhe kandidatët tanë, dua të falenderoj mbështetësit, komisionerët, numëruesit, dhe vëzhguesit për punën e palodhur, të cilët bënë më të mirën, që zëri i qytetarëve të dëgjohet pavarësisht qindra incidenteve!

    Dua t’ ju drejtoj një thirrje numëruesve dhe komisionerëve: “ Nga ana tjetër megjithë investimin e tyre total, mjetet dhe format e presionit të hapur dhe të fshehtë të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, pazareve që shtuan vagonët e babëzisë në trenin e qeverisë, koalicioni i tyre ka pësuar një braktisje të madhe nga votuesit çka përbën refuzimin nga njëra anë të hartës territoriale Rama-Meta, të bërë pa konsultim me qytetarët dhe kundër interesave të tyre, dhe nga ana tjetër një mesazh të qartë e të prerë kundër keqqeverisjses, varfërisë, papunësisë, pasigurisë dhe padrejtësisë” .

    Strukturat e Partisë Demokratike kanë dokumentuar në kohë reale me qindra raste të shkeljeve flagrante të ligjit dhe standardeve ligjore dhe i kanë raportuar ato para institucioneve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.

    Ne zgjodhëm që këtë problematikë të mos e bënim publike gjatë ditës së zgjedhjeve në mënyrë që të mos ndikonim negativisht në pjesëmarrjen në votime, por beteja jonë nuk do të ndalet derisa dhunuesit e standardeve të këtyre zgjedhjeve të japin llogari para ligjit.

    Unë dhe Partia Demokratike kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët janë thellësisht të shqetësuar për procesin, veçanërisht për Blerjen e Votës, dhe kërcënimin e të punësuarve për votën, gjë që ka ndikuar në rezultatin e një numri jo të vogël bashkish.

    Për fat të keq këto zgjedhje janë një kthim i dukshëm prapa për Shqipërinë, misoni i ODIHR, Këshillit i Europës, Ambasada e SHBA dhe përfaqësia e BE folën qartë për shqetësimet e mëdha.

    Pretendimet e Partisë Demokratike u vërtetuan. Qeveria me arrogancë injoroi kërkesën tonë dhe sugjerimet e nderkombëtarëve për të mos kandiduar persona me rekorde kriminale. Kjo qeveri edhe një herë tregoi se nuk është e interesuar për të përmbushur detyrimet e veta para shqiptarëve.

    Unë dua të garantoj sot të gjithë qytetarët që na besuan me votë por edhe ata qindra mijëra që për arsye të presionit, të frikës apo edhe të kërcënimeve për bukën e gojës nuk votuan se ne do të vazhdojmë betejën tonë për t’ i kthyer Shqipërisë shpresën, zhvillimin, punën dhe dinjitetin.

    Beteja jonë kundër intimidimit dhe presionit ndaj zgjedhësve, kundër blerjes së votave dhe pushtetit me paratë e korrupsionit dhe krimit, kundër kandidatëve dhe të zgjedhurve me rekorde kriminale do të vazhdojë.

    Beteja jonë për tu hequr lakun nga fyti qindra, mijëra familjeve shqiptare që mezi mbyllin muajin dhe për të ndalur spiralen e rënies ekonomike, shpirtërore dhe të gjithëanshme, beteja jonë për taksa të ulëta, çmime të ulëta, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe të ardhura më të larta, ka marrë sot një mbështetje të madhe kombëtare dhe kjo na mbush me energji të reja.

    Partia Demokratike dhe unë do te jemi në krahun tuaj që së bashku me ju nga ky hap i madh të bëjmë hapin vendimtar drejt të ardhmes sonë të re.

    Faleminderit!

    Fjalimi i mbajtur për rezultatin e zgjedhjeve vendore

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm

    Në nivel kombëtar, ASHE 20% vota më pak se më 2013

    Ndyrshe nga sa tha kryeministri Edi Rama, se koalicioni i ASHE-së është me mbi 1 milionë vota, nga shifrat e deri tanishme tregohet se një cak i tillë nuk është prekur ende nga e shumëcës dhe aleatëve të saj.

    Për momentin e majta është në nivelin e 833 mijë votave, që do të thotë rreth 20% më pak se në vitin 2013.

    Ndërsa APPD, pavarësisht bashkive të shumta që ka humbur, ka arritur që të marrë gjithsesi rreth 10 për qind më shumë vota në rang kombëtar, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013.

    Emri:  IMG-20150623-WA0033.jpg

Shikime: 382

Madhësia:  56.1 KB

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Jane tre fitore te medha te opozites ne keto zgjedhje:

    1. Denoncimi nderkombetar i kriminilazimit te politikes shqiptare nga nje njeri i vetem: Edi Rama!

    Risia e ketyre zgjedhjeve dhe kesaj fushate ishin deklaratat e ambasadorit amerikan, osbe dhe BE para mbajtjes se zgjedhjeve, duke deklaruar publikisht se ne listat e kandidateve kish njerez kriminele: trafikante droge. Kjo eshte fitore e madhe e opozites pasi gjuha qe Basha perdorte ne publik per te denoncuar kriminelet ne pushtet, eshte sot gjuha dhe kauza e partnereve me te fuqishem nderkombetare te Shqiperise. Ata e njohin kete realitet te frikshem ne Shqiperi, po e monitorojne nga afer ate, dhe nuk po mjaftohen vetem ne kuadrin e fjaleve: inisiativa ligjore dhe arrestime te tjera pritet te behen ne ditet ne vazhdim nga prokuroria shqiptare. Kjo ishte nje fitore politike dhe morale e opozites qe para mbajtjes se zgjedhjeve.

    2. Krisja e pare e koalicionit te majte ne keto zgjedhje

    Rritja e presionit nderkombetar me prishjet e pazareve te droges dhe akuzat per inkriminimin e politikes, kane sjelle edhe perplasjet e para brenda ketij koalicioni qe nuk e ka te gjate. Deputeti socialist Tom Doshi me akuzat e tij per dyshen Meta-Rama vetem sa e nisi kete proces, por rezultatet ne rang vendi te votes se partive ne keto zgjedhje do te nxjerrin ne pah edhe tre anomali te painjorueshme dot: a) ngritjen e besimit te elektoratit te PD ne rang vendi ne nje kohe shume te shkurter qe nga humbja e qershorit 2013 qe tregon pakenaqesine ne rritje te shqiptareve me keqqeverisjen e vendit b) ngritjen e elektoratit te LSI ne kurriz te elektoratit te PS c) mosrespektimi i mareveshjes politike parazgjedhore ku LSI bashkoi votat e elektoratit te saj me PS ne zonat ku kandidatet e PS kandidonin, por PS nuk e beri te njejten gje ne zonat ku LSI kandidonte. Kjo deshmon brishtesine e ketij koalicioni dhe faktin qe Meta e Rama mund te bejne shume ujdi me njeri-tjetrin, por realiteti brenda elektoratit te ketyre partive eshte i tille qe ata e urrejne njeri-tjetrin. Koalicioni nuk e ka te gjate pasi besimi mes ketyre dy partive dhe mes ketyre dy personave u prish ne keto zgjedhje dhe kjo do ta beje te veshtire per te mos thene te pamundur aleancen ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


    3. Faktimi dhe dokumentimi i manipulimeve dhe blerjes se votave nga ana e opozites

    Problemi qe njerez si Rama dhe Meta kane me Lulzim Bashen eshte se ai nuk eshte Sali Berisha. Ndryshe nga Sali Berisha qe ishte nje politikan populist dhe me nje retorike polarizuese, Basha eshte nje politikan me kulture evropiane qe nuk ben politike fjalesh te kota, por ben nje politike reale te ngritur mbi mbrojtjen e interesave te qytetareve te vendit qe e gjejne veten nen tutelen e pushtetit te shfrenuar te dyshes ne pushtet. Ne fakt, ironia e fitores e Pirros se dyshes ne pushtet ne zgjedhjet lokale eshte se vete numri i madh i bashkive te fituara prej tyre ne rang vendi eshte nje prove e manipulimeve te ketyre zgjedhjeve. Por opozita e drejtuar nga Basha nuk mjaftohet me retorike boshe para kamerave televizive: ai ka mbledhur, regjistruar e faktuar te gjitha shkeljet e bera ne zgjedhje qe nuk flasin vetem per manipulime e blerje votash, por flasin edhe per implikimin e njerezve ne pushtet ne keto manipulime. Ambasadoret e huaj ne Tirane jane aq te shqetesuar sot fale faktimit nga ana e opozites dhe mediave te vendit te ketyre fenomeneve teper negative. Dhe kjo do te coje ne izolimin e metejshem nderkombetar e rajonal te dyshes ne pushtet, ashtu sic do te sjelle rritjen e mbeshtetjes morale te opozites si ne syte e opinionit shqiptar qe i deshmon keto fenomene nga afer, por edhe ne syte e partnereve nderkombetare.

    Ne mbyllje, fitorja me e madhe e opozites ne keto zgjedhje eshte qe duke qene se sot Rama-Meta kontrollojne si pushtetin qendror edhe ate lokal ne vend, ata marrin mbi supe gjithe barren e pakenaqesise dhe problemeve te vendit, duke e shfajesuar opoziten nga faji per cdo problem qe has vendi. Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD do te dali me parullen: "Te gjithe derrat nje fytyre kane!" dhe krah te ketyre fjaleve, do te jene fytyrat e Rames e Metes.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-06-2015 më 01:24

  4. #4

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Suksese opozites. Nje opozite kaq e forte dhe gjithnje ne ngritje, eshte nje plus i madh per demokracine ne Shqiperi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Elektorati i PD po zgjohet dhe kerkon opozite moderne ashtu sic u distancua nga pjesa indiferente e popullsise duke votuar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Pd po thellon fjitoret dita dites.Po vazhdoj me keto fitore Lsi iken per shele.Zgjedhjet e ardhshme koalicioni qeverises do jete ps-pd.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  7. #7

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Kto luzerat e rinj ne PD, tani jan bere dhe humorista.

    Une e mirkuptoj Bashen per opoziten qe ben sepse si objektiv te vetem ka vetem mbrojtjen e miliardave lekeve qe ka grabitur ne kohen kur ka qen minister ne tre ministri te ndryshme.


    Por me vjen keq kur shikoj tifozat e PD-se qe i besojne prrallave me mbret.
    Kto mbeshtetesit e PD ose jane super injorante, ose jane bere milionera ne kohen e PD-se.

    Apo gabohem gje Albo?!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Kto luzerat e rinj ne PD, tani jan bere dhe humorista.

    Une e mirkuptoj Bashen per opoziten qe ben sepse si objektiv te vetem ka vetem mbrojtjen e miliardave lekeve qe ka grabitur ne kohen kur ka qen minister ne tre ministri te ndryshme.


    Por me vjen keq kur shikoj tifozat e PD-se qe i besojne prrallave me mbret.
    Kto mbeshtetesit e PD ose jane super injorante, ose jane bere milionera ne kohen e PD-se.

    Apo gabohem gje Albo?!
    Jane ose super injorante ose milionera jo vetem mbeshtetesit e PD, por dhe ata te PSse dhe LSIse dhe LRIse dhe te gjitha partive politike.
    Se vetem nje injorant ose dikush qe ka interesa te forta, mund te mbeshtese te korruptuarit ne pozite apo ne opozite apo aty verdalle.
    Cdo gje eshte relative...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Topalli i kundërpërgjigjet Bashës: PD ka rënie, të shohim nga vetja



  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    po po ka goxha rritje pd ne keto zgjedhje blue albania

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •