Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Valë shkarkimesh në PS: Bie mbështetja për PS në zgjedhje

    Valë shkarkimesh në PS

    Partia Socialiste ka fituar bindshëm zgjedhjet. Megjithatë në shumë zona fitorja e saj ishte falë votave të koalicionit dhe jo strukturave të partisë. Vlora duket se është shembulli më konkret ku drejtuesit lokalë të PS-së nuk kanë arritur të marrin rezultatin në maksimum. Madje kanë dalë dhe më dobët sesa në zgjedhjet e kaluara, pavarësisht fitores. Kandidati i PS-së në këtë bashki, Dritan Leli fitoi përballë rivalit të PD-së, Genc Deromemaj. Por në krahasim me zgjedhjet e kaluara, PS-ja ka humbur 22 mijë vota. Një shifër e tillë për një bastion të socialistëve dhe qytetin që i ka dhënë mandatin kryeministrit Edi Rama, duket se është parë me shqetësim nga drejtuesit e PS-së. Për këtë qëllim, në qytetin bregdetar ka nisur prej dy ditësh një valë shkarkimesh të drejtuesve më të lartë të administratës. Brenda 48 orëve janë shkarkuar tre drejtorë të rëndësishëm të këtij qyteti.

    I pari është Drejtori i Portit të Vlorës, një prej institucioneve kryesore në Vlorë, që ka edhe shumicën e të ardhurave në buxhetin e shtetit për këtë bashki. Xhevahir Çeloaliaj është shkarkuar dy ditë më parë pa një motivacion të qartë. Ai u zgjodh në këtë post vetëm pak ditë pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste. Emërimi në këtë detyrë duket se ishte dhe një shpërblim politik, pasi Çeloaliaj ka mbajtur detyrën e kreut të degës së PS-së së rrethit. Si drejtues lokal i PS-së, Çeloaliaj është dhe përgjegjësi kryesor për humbjen e 22 mijë votave të PS-së në këtë qytet. Veç rezultatit, drejtori i Portit Vlorë ka pasur dhe një konflikt me Ministrinë e Transporteve për shkak të problemeve me linjat e trageteve.

    Shkarkimi i dytë është bërë në një prej pikave kyçe të administratës dhe që ka të bëjë me Drejtorinë Arsimore. Drejtoresha e Arsimit, Albana Hodaj është shkarkuar dje nga detyra duke gjetur zëvendësuesen e saj brenda pak orësh. Drejtoresha e re arsimore në Vlorë është Vilma Bello. Edhe pse zgjedhjet me arsimin nuk kanë lidhje direkte, madje është e ndalur me ligj që përfaqësuesit e arsimit të bëjnë fushatë, shkarkimi i drejtoreshës pak ditë pas zgjedhjeve nuk ka si të interpretohet ndryshe. Kjo pasi vetë Ministria e Arsimit e ka vlerësuar punën e kësaj drejtorie gjatë muajve të kaluar dhe nuk ka pasur ankesa për performancën në këtë qytet. Me sa duket nuk ka siguruar votat që donte PS-ja nga arësimi!

    Veç Portit dhe Arsimit, pas zgjedhjeve ka marrë vendimin e shkarkimit dhe drejtori i Autoritetit Ushqimor, Renato Banushi. Edhe ky drejtor është emëruar në këtë detyrë vetëm pak ditë pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste. Pavarësisht se largimet janë bërë me motivacione të ndryshme, fakti është se ndaj të tre drejtorëve nuk ka pasur denoncime për abuzime apo korrupsion. Të paktën zyrtarisht nuk ka pasur padi nga institucionet shtetërore. Ndaj largimi i tyre, vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, duket se ka vetëm një arsye: rezultatin e dobët të Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës.

    Analiza e zgjedhjeve ende nuk është bërë për këtë bashki. Motivi kryesor i rezultatit të dobët në këtë bashki lidhet me mosdaljen e socialistëve në votime. Përgjegjësia për këtë situatë u është faturuar drejtuesve lokalë të degëve të PS-së dhe drejtorëve të strukturave shtetërore që kanë qenë të angazhuar në fushatë.

    Vlora është qyteti i parë ku kanë nisur masat ndëshkuese për rezultatin e zgjedhjeve. Pjesa e dytë duket se do të jenë qytetet ku PS-ja dhe LSI-ja nuk arritën të fitonin zgjedhjet.

    Ndonëse zyrtarët qendror në selinë e PS-së shprehen se nuk lidhet shkarkimi i këtyre të treve me rezultatin jo të mirë në Vlorë, ose më saktë me të pritshmin, porse nuk ka sesi të mos jetë shkarkim për mungesë votash sepse ndodhi pas 21 qershorit. E nuk janë pak, por tre drejtues të rëndësishëm nga ku edhe burojnë vota.

    Natyrisht që çdo forcë politike duhet të bëjë analiza partie për rezultatet. Si rregull duhej analizë në forumet drejtuese të PS-së në Vlorë e jo shkarkime në postet administrative, pasi kjo duket se e komplikon pushtetin në përzierje për mbledhje votash.Nëse në linjë partie nuk ka funksionuar shkarkohet nga selia rozë e jo nga qeveria qendrore.

    Mbetet të shikohet se si do të vazhdojë shkarkimi në bashkitë e tjera të vendit atje ku kanë humbur ose kanë dalë dobët PS e LSI. Ndërsa PD-ja ka nevojë për analizë të mirëfilltë dhe largim nga disa emra zyrtarësh partiakë që nuk prodhojnë vota.

    Analiza duhet, porse në forumet partike e jo në linja administrative sepse e komprementon administratën në fushata politike partiake. Duhet të synojmë që administrata të jetë e Shtetit dhe jo e partive.

    Koha Jone

  2. #2

    Për: Valë shkarkimesh në PS: Bie mbështetja për PS në zgjedhje

    Titulli i temes nuk ka piken e lidhjes me shtjellimin e meposhtem. Vashdojne propagandat boshe kunder qeverise nga kto luzerat e PD-se si koha jone dhe gazeta me bastarde qe egziston 55.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Valë shkarkimesh në PS: Bie mbështetja për PS në zgjedhje

    Arsyet pse u nderruan drejtori i portit dhe drejtoresha e arsimit nuk lidhen me numrin e votave,
    por lidhen me kryetarin e ri te bashkise se Vlores.
    Me sa duket kryetari i ri i Bashkise Dritan Leli,nuk i pelqen drejtoret e shkarkuar dhe nuk do te kete asnje
    marrdhenie pune me ato.Ne vend te tyre caktohen drejtore miq dhe dashamires te kryetarit te ri te
    bashkise.
    Nje faktor shume i madh qe ndikoi ne renien e numrit te votave per socialistet ishte skandali i korrupsionit
    te ish kryabshkiakut socialist Shpetim Gjika.Kjo uli shume besimin e elektoratit vlonjat ndaj partise socialiste.
    Kjo coi ne nje numer te madh ndertimesh arbitrare pa leje qe i moren frymen banoreve ne qytet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 01-07-2015 më 17:32
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •