Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Masakër në Elbasan: 3 të vrarë, 8 të plagosur nga 65 plumba

    Plot dy krehëra automatiku janë derdhur në lokalit në drejtim të lokalit në zonën periferike të Krastës në Elbasan, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.

    Vrasja ndodhi rreth orës 20: 00 të mbrëmjes së 3 shkurtit 2016 në zonën periferike të Krastës në Elbasan
    3 të vrarë –
    1 Agron Çapja 50 vjeç (baba i tre fëmijëve)
    2-Ardit Sinakoli, 27 vjeç
    3- Eno Bedalli, 37 vjeç
    8 Plagosen
    1- Ardian Zharri
    2- Fejzulla Çapja
    3- Ferit Muça
    4- Luan Muça
    5- Bujar Reshka
    6- Florenc Çapja
    7-Arnold Çapja
    8- Bledar Muça
    150 garazhe makinash në hyrje të pallateve u kontrolluan
    46 persona të shoqëruar
    2 automatikë u sekuestruan në vendin e ngjarjes
    65 gëzhoja
    2 krehëra pa fishekë
    1 krehër me 26 fishekë
    65 gëzhoja
    Më 4 shkurt 2016
    1 persona la spitalin e Traumës
    5 janë në spital

    oranews.tv

    Historia e përplasjes së përgjakshme mes fiseve Çapja dhe Mema në Elbasan

    Një serial vrasjesh ka ndodhur menjëherë pas ekzekutimit të Sokol Çapjes në 2005-ën. Një shkrim i gazetës Koha Jonë i datës 6 mars 2008, tregon hasmërinë mes dy familjeve. Sokol Çapja u ekzekutua mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit 2005, kur ishte nën shoqërinë e dy vajzave, në lokal “Aquario”, pranë Universitetit të Elbasanit.

    Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar disa herë me pistoleta dhe me automatik “Skorpion” në drejtim të 33-vjeçarit. Më parë, ata i kanë kërkuar klientëve dhe kamerierëve që të shtrihen për tokë dhe më pas kanë nisur të qëllojnë në drejtim të biznesmenit.

    Sokol Çapja u dërgua në spital dhe vdiq gjatë operacionit. Sipas mjekëve, ai kishte marrë disa plumba në trup, por vetëm njëri i kishte prekur mëlçinë dhe i shkaktoi vdekjen. Pas atentatit, vrasësit janë larguar me një automjet me targa të huaja. Policia e Elbasanit arriti të identifikojë autorët, të cilët u larguan në drejtime të paditura. Sipas policisë, autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Pas kësaj vrasjeje, në kohë të ndryshme, ndodhen një varg ngjarjesh misterioze. Oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij.

    Familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokolin. Të dy familjet kishin lidhje të ngushta miqësore mes tyre. Pas plagosjes, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapes dhe një person tjetër. Por Prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës. Pas pak kohësh u ekzekutua në lokalin autoshkollë të Fadil Memës kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët. Një nga të akuzuarit, Ardian Meta, u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi. Gjatë operacionit, ai u plagos në njërën këmbë. Pas kapjes së Ardian Metës, u vra në rrethana misterioze në Tiranë, Dritan Sheme. Autorët arritën të gjejnë vendndodhjen e tij nëpërmjet së dashurës. Policia shpalli në kërkim autorin tjetër Armando Hasanin. Sipas të dhënave të policisë, Armandoi Hasani ka qëndruar i fshehur me identitet të rremë në Tiranë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vinjol : 04-02-2016 më 08:08
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Sulmohet me armë lokali në elbasan, 3 të vrarë , 8 plagosen, u derdhën 65 plumba

    Edhe keyre ja u kemi kaluar me kohe....

    Vend turistik i preferuar??? te huajt per vendin me njerez bacile te lindur!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Masakra në Elbasan dhe pista e hetimit e një hakmarrjeje

    Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje për ngjarje te ndodhura më parë.
    Një prej grupeve që u përplasën mbrëmjen e sotme, ku bëjnë pjesë anëtarë të familjes Capja njihen si “banda e tullacëve” që ka vepruar prej vitesh kryesisht në zonën e Elbasanin. Përplasja mes dy grupeve ka nsiur rreth 10 vjet më parë.
    Në dhjetor të vitit 2005, biznesmeni Sokol Çapja u vra në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit. Familja Çapja akuzoi oficerin e policisë Fadil Mema si organizator të atentatit, për shkak të një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokol Çapjen.
    Ndërsa si autorë u dyshuan Gentian Beqiri, Dritan Sheme dhe Armando Hasani. Në qershor 2006 Dritan Sheme gjeti vdekjen, pas një ekzekutimi perfekt të realizuar ndaj tij nga persona të paidentifikuar, në një banesë në kryeqytet.
    Prej vitesh, 32-vjeçari jetonte dhe punonte në Itali, dhe sapo është kthyer në Shqipëri e ekzekutua për hakmarrje.
    Në vitin 2012 i akuzuari tjetër Gentian Beqiri u qëllua për vdekje me pistoletë ‘silenciator’ në banesën e tij në Elbasan, ku ndodhej në arrest shtëpie.
    Florenc Çapja, nipi i Sokol Çapes u dyshua si autori i vrasjes së Gentian Beqirit i paralizuar i cili u ekzekutua në banesën e tij më 15 gusht, në sytë e të atit, ndërsa shtëpia ruhej nga dy policë. Por kjo mbeti vetëm dyshim.
    Ndërkohë vrasja më e fundit e këtij zinxhiri është ajo e ndodhur në Itali. Fadil Mema u ekzekutua më 14 mars 2015 nga dy persona ende të paidentifikuar.
    54-vjeçari nga Elbasani prej kohësh jetonte në Itali me familjen e tij, ndërsa në Shqipëri vite më parë ka qenë oficer i policisë rrugore.
    Në orët e para të mëngjesit të 13 marsit 2015 vrasësit e kanë pritur të dalë nga banesa për të shkuar në punë dhe e kanë qëlluar me 14 plumba.
    Fadil Memës, në vitin 2006, kur ishte efektiv i policisë rrugore, iu bë një atentat në qytetin e Elbasanit.
    Florenc Çapja, nipi i Sokol Çapes, që sapo ishte kthyer nga Zvicra, u dyshua si atentatori ku Mema mbeti i plagosur por nuk u provua.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sulmohet me armë lokali në elbasan, 3 të vrarë , 8 plagosen, u derdhën 65 plumba

    Ora News zbardh detaje , Atentatorët e masakrës së Elbasanit me kapuç. Pyeten anëtarët e familjes Mema

    Policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmë të autorëve të masakrës që ndodhi mbërmjen e 3 shkurtit 2016, në Elbasan ku u vranë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
    Hetimet po drejtohen nga Prokurori i rrethit Besnik Cani, ndërsa që prej mbrëmjes së djeshme në Elbasan në krye të operacionit të kërkimit është vetë drejtori për Krime të Rënda Ardian Çipa. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të cilat po kqyren për të zbardhur detaje nga kjo ngjarje.
    Kontrollet e RENEA e FNSH- Kontrollet në kërkim të autorëve kanë nisur menjëherë pas ngjarjes ku në akset kryesorë të Elbasanit por edhe në qytetet afër tij janë ngritur postoblloqe policore. Kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë.
    Forca te shumta policie të Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH-së kanë krehur zonën dhe kanë kryer kontrolle në shumë banesa dhe mbi 150 garazhde makinash në hyrje të pallateve. Deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 47- persona në lidhje me ngjarjen.
    Agresorët me kapuç- Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt pasi atentatorët i janë afruar lokalit në pronësi të vëllezërve Çapja ne Elbasan dhe pasi kanë zbritur nga makina kanë qëlluar në drejtim te tyre me breshëri.
    Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët kanë qenë me kapuç dhe dorashka çka i ka mbrojtur ata nga gjurmët që mund të kishin lënë armët e krimit të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes dy gjatë natës dhe një mëngjesit e së enjtes, kjo e fundit vetëm 500 metra larg vendit ku ndodhi masakra.Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe dy krehëra pa fishekë, një krehër me 26 fishekë dhe 65 gëzhoja.
    Kontrollohen banesat e fisit Mema- Pjesëtarët e familjes Mema të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen me motiv hakmarrjen me fisin e Çapajve janë shoqëruar për verifikim ndërsa banesat dhe pronat e tyre u kontrolluan rreptësisht.
    3 milione shperblimi- Grupi i hetimit është përqendruar te zbardhja e kamerave të sigurisë si dhe te dëshmitë e të plagosurve dhe dëshmimtarëve në vendgjarje. Polica e shtetit ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë të reja për cilindo që jep informacionin në lidhje me ngjarjen si dhe numrin e telefonit 0694100353 dhe atë 129 pa pagesë.

    Kanë mbetur të vrarë shtetasit:

    Agron Çapja, 50 vjeç, banues në Elbasan. (babai i tre femijeve)
    Ardit Sinakoli , 27 vjeç, banues në Elbasan.
    Eno Bedalli, 38 vjeç, banues në Elbasan.
    Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shtetasit:
    Ardian Zharri, 45 vjeç banues në Elbasan.
    Fejzulla Çapja, 58 vjeç, banues në Elbasan.
    Ferit Muca, 42 vjeç banues në Elbasan
    Luan Muca, 47 vjeç ,banues në Elbasan
    Bujar Rreshka, 40 vjeç banues në Librazhd
    Florenc Çapja, 35 vjeç banues në Elbasan
    Arnold Çapja, 23 vjeç, banues në Elbasan
    Erdis Sulku, 33 vjeç, banues në Elbasan

    Emri:  masakra-ne-elbasan.jpg

Shikime: 868

Madhësia:  155.2 KB

    ORA NEWS

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Për: Sulmohet me armë lokali në elbasan, 3 të vrarë , 8 plagosen, u derdhën 65 plumba

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Flm Albo per plotesimin e informacionit
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    "Masakra e Elbasanit", Vrasja e Gentian Beqirit, polici që ndihmoi atentatorin të ikte është në dety

    Polici i cili ndihmoi në largimin e autorit të vrasjes së Gentian Beqirit është në detyrë.
    Këtë skandal e zbuloi vetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në Kuvend në seancën e sotme parlamentare.
    Gentian Beqiri, i cili ishte njëri prej të akuzuarve nga prokuroria për vrasjen e Sokol Çapjas, në dhjetor të 2005 u ekzekutua me pistoletë ‘silenciator’ në banesën e tij në katin e 8-të të pallatit në lagjen nr 10-të në Elbasan, ku ndodhej në arrest shtëpie. Autorët ekzekutuan dhe të atin, Nezir Beqiri. Krimi ndodhi më 15 gusht 2012.
    Pikërisht me vrasjen e Sokol Çapjas mendohet se ka nisur zanafilla e masakrës së mbrëmjes së 3 shkurtit 2016, e cila deri tani ka marrë jetën e 8 personave, 2 tentativa vrasjeje dhe vetëm dy të dënuar. Flitet për një përplasje mes familjes Mema dhe Çapja.

    2 drejtues të policisë u pezulluan por s’u dha emri
    Gentian Beqiri, i njohur si Ardian Meta, së bashku me Dritan Sheme dhe Armando Hasanin u akuzuan atëherë nga polica për vrasjen e Sokol Çapjas.
    Gentian Beqiri, 35 vjeç u vra në krevat. Zyrtarisht banesa ku jetonte Beqiri duhej të ishte e mbrojtur nga dy policë, të cilët nuk duhej të lejonin që Gentian Beqiri të largohej nga banesa pasi ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Por ekzekutorët kishin arritur të futeshin në pallat, më pas në apartament dhe të ekzekutonin në krevat objektivin e tyre, Gentian Beqiri, i njohur dhe si Ardian Meta. Dy policë, Sami Derstila dhe Neshat Budina u arrestuan gati 2 orë pas vrasjes dhe SHKB nisi hetim për akuzën shpërdorim detyre dhe për ndonjë lidhje të mundshme si bashkëpunëtorë të autorëve të vrasjes. Ndërkohë, në një deklaratë për të shtyp të mbajtur në orët e vona të mbrëmjes së 15 shkurtit, , zëdhënësja e Policisë së Elbasanit deklaroi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) kishte kërkuar pezullimin nga detyra të dy drejtuesve të Policisë, emrat dhe pozicionet e të cilëve nuk u saktësuan, si dhe atë të dy policëve të ndaluar.
    Atë ditë u arrestuan si të dyshuar si autorë të këtij krimi Florenc Çapja dhe Arben Jaçe. Më 17 gusht 2012, Gjykata e Elbasanit la në arrest me burg të dyshuarin Arben Jace, ndërsa Florenc Capja do gjykohej në gjendje të lirë. Nëna e Gentianit akuzoi Çapajt për vrasjen e të birit dhe bashkëshortit të saj.
    Mbrëmjen e 3 shkurtit 2015, Florenc Capja ishte nder 8 te plagosurit e masakres.
    Dritan Sheme u vra në rrethana misterioze në Tiranë. Familja Çapja akuzoi Fadil Memën si organizator të atentatit ndaj Sokolit. Ndaj Memës u bë një atentat por ai i shpëtoi duke mbetur i plagosur në një atentat në 2006 . Ky u fundit u ekzekutua më 13 mars 2015 në Itali ku jetonte prej vitesh.
    Kanë mbetur të vrarë mbremjen e 3 shkurtit 2016
    Agron Çapja, 50 vjeç, banues në Elbasan. (babai i tre femijeve)
    Ardit Sinakoli , 27 vjeç, banues në Elbasan.
    Eno Bedalli, 38 vjeç, banues në Elbasan.
    Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shtetasit:
    Ardian Zharri, 45 vjeç banues në Elbasan.
    Fejzulla Çapja, 58 vjeç, banues në Elbasan.
    Ferit Muca, 42 vjeç banues në Elbasan
    Luan Muca, 47 vjeç ,banues në Elbasan
    Bujar Rreshka, 40 vjeç banues në Librazhd
    Florenc Çapja, 35 vjeç banues në Elbasan
    Arnold Çapja, 23 vjeç, banues në Elbasan
    Erdis Sulku, 33 vjeç, banues në Elbasan
    Pjesa tjeter e deklarates se Tahirit
    Unë sot jam partizan që punonjësi i Policisë të mos rrijë më në detyrë as kur merr ryshfet. Dhe kjo ndodh. Ndaj janë mbi 2 mijë punonjësit e Policisë në procedim penal e disiplinor. Sepse ne realisht besojmë se një Polici e korruptuar nuk e lufton dot korrupsionin, një Polici e inkriminuar nuk e lufton dot krimin.
    Po këta 2 mijë, çfarë janë në fakt? Pa drejtuar gishtin nga ju se nuk i vlen kujt, pavarësisht kujt ka qenë në qeveri, këta 2 mijë janë fatkeqësia juaj që ishit në qeveri, por janë trashëgimia jonë e përbashkët. Janë ç’kanë gjetur qytetarët: mbi 2 mijë punonjës Policie që nuk bënin detyrën, që e bënin detyrën në shkelje të ligjit, që mbanin një parcelë, që korruptonin, merrnin bakshish, bashkëpunonin me krimin, i shërbenin krimit. Këta nuk ishin as policët tanë, as policët tuaj.
    Këta ishin trashëgimia jonë. Për fatin tonë të keq, tuajin e të qytetarëve mbi të gjitha! Sepse viktimat reale të luftës së pamundur e pa sukses deri dje me krimin janë qytetarët, nuk jemi ne këtu që rrimë e flasim e drejtojmë gishtin ndaj njëri-tjetrit. Janë qytetarët viktimat e vërteta, që ndihen më të pambrojtur për shkak të drejtësisë që mungon, e më të pambrojtur akoma sepse votojnë një herë në katër vjet për këtë Parlament e ky Parlament në çdo katër vjet gjen çdo ditë për t’u zënë me njëri-tjetrin – por nuk mbron qytetarët. E kujt i flasim ne për “arsyet e kriminalitetit”?
    Unë nuk dua të merrem me akuzat tuaja. Nuk kam as kohë, as dëshirë, as vullnet, e besoj nuk ma lejon as detyra. Keni thënë se jam “i korruptuar”, “kriminel”, “bashkëpunëtor me kriminelët”, “kam ecur në makinë me kriminelë e kam bërë pazare me krimin” e kështu me radhë.
    Unë ju kam sfiduar në institucione! Keni provë? Shkoni në Prokurori (siç shkova unë), e depozitojini!
    Keni provë shkoni në Prokurori siç shkova unë vetë. Shkoni depozitojini. Jam gati të përgjigijem çdo sekondë përballë jush, përballë publikut, e mbi të gjitha përballë ligjit, për si jam rritur, për familjen që më ka rritur dhe për mënyrën si dua të rris fëmijën tim. Unë këtë bëj.

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Keto vrasje dhe plagosje mund te ishin evituar sepse pikenisjen
    nuk e kane nga hici
    Vrasjet dhe plagosjet jane momenti final dhe kulmor i nje
    armiqesie dhe konflikti qe ka nje histori dhe kohezgjatje prej me shume se 10 vjet
    Eshte 100 perqind e sigurte
    qe armiqesia vjen me sherre verbale konflikte sharje dhe kercenime
    Per fat te keq kercenimet per vrasje nuk raportohen fare ne polici si akte te kunderligjshme
    Ne disa raste vete policia
    nuk i merr seriozisht kercenimet
    dhe nuk ben arrestimet dhe kjo
    sjell pasoja me jeten edhe per te pafajshem.
    Ne kete krim pa dyshim jane perfshire persona me dosje
    kriminale
    Policia dhe forcat e inteligjences
    duhet te kishin monitorizuar dhe grumbulluar info per planet e vrasesve
    Duket qe policia dhe inteligjenca nuk bejne punen dhe kane probleme me vleresimin e situates
    me aktivitetin e gangove ne qytet dhe familjeve ne hasmeri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Benseven11 Policine tone ketu e kemi me se ne U.S.A :P keshtu qe nuk mund te evitoheshin

    V/l Shtet LEshi
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Deri dje katunar me gomar, sot gangstera me kallashnikove..keshtu do zhduken te tere.Nderkohe pse te vuajne ata qe duan te jetojne ne paqe? sepse nuk kemi shtet.Shtet kriminal i lidhur koke e kembe me krimin. jo voten por plumbin meritojne kryekriminelet e parlamentit. na marshin te keqen talebanet.

  10. #10
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Me kembe te mbare ! Presim lajme per palen tjeter, dhe ata me kembe te mbare !

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar smokkie për postimin:

    martini1984 (07-02-2016)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •