Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anėtarėsuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582

    USA - 461 njerez te vrare nga policia kete vite

    Dikush munde te thoje nuk eshte pun per ne kjo por ja vlen te diskutohet, mua me duken fytyra qe nuk e kane vendin ne shoqeri, nje individ qe i pergjigjet ne polici me arme nuk pritet kuntribut nga ai per shoqerine.




    https://www.washingtonpost.com/graph...tings/?hpid=z1

    Nothing comes from nothing

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Sirius pėr postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (01-07-2015)

  3. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: USA - 461 njerez te vrare nga policia kete vite

    Ka raste qe njerezit ikin nga frika ose kuderpergjigjen pasi mund te mos ken bere asgje dhe kane frike se mund te denohen e burgosen padrejtsisht. Rasti i fundit qe kur u lirua nje burr i zi i cili ishte denuar 40 vjet pa bere gje. Hyri ne burg i ri dhe u lirua plak pasi dolen disa prova te tjera te cilin e nxirnin te pafajshem. Mos harrojme se ka raste qe te pafajshem jane denuar edhe me vdekje ose jane vrare nga policia gjate ndjekjes..

  4. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Pėr: USA - 461 njerez te vrare nga policia kete vite

    Kete vit shoku, pa ė
    Cdo gje eshte relative...

  5. #4

    Pėr: USA - 461 njerez te vrare nga policia kete vite

    Citim Postuar mė parė nga Sirius Lexo Postimin
    Dikush munde te thoje nuk eshte pun per ne kjo por ja vlen te diskutohet, mua me duken fytyra qe nuk e kane vendin ne shoqeri, nje individ qe i pergjigjet ne polici me arme nuk pritet kuntribut nga ai per shoqerine.




    https://www.washingtonpost.com/graph...tings/?hpid=z1

    Sirius, shume interesante tema qe ke hapur. Biles une isha i mendimit qe dhe policia shqiptare ne shume raste duhet te veproje me te njejten menyre. Ka monstra ne kte vend qe dhe plumbin e kane pak. Ne te tilla raste behet shembull dhe per disa te tjere.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #5

    Pėr: USA - 461 njerez te vrare nga policia kete vite

    Jo te gjitha vrasjet nga policet jane te justifikuara. Nuk kemi pse kopjojme policine amerikane kur vret njerez gabimisht. Nuk vendos polici nese meriton vdekjen dikush per nje krim qe ka kryer. Polici vret dike kur ka jeten ne rrezik apo ai eshte rrezik per te tjeret.

    Policia duhet te synoje gjithnje te kryej arrestimin e kriminelit dhe ta fuse ne burg.

  7. #6

    Pėr: USA - 461 njerez te vrare nga policia kete vite

    Formaloisht ke shume te drejte per keto qe shkruan, por kur krimi behet si buk me djath si gjeja me normale qe duhet te ndodhe mendoj se duhet te perdoren ca koka turku qe e meritojne plumbin. Te behet shembull per te tjeret. Fundja ne te miren e shoqerise civile eshte. Cdo kush duhet te mare ate qe meriton.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #7

    Pėr: USA - 461 njerez te vrare nga policia kete vite

    Pastaj amerikanet shqetesohen per te drejtat e njeriut neper gjithe globin...
    por qe ne vendin e tyre bejne hesapet e "buletinit te luftes" ..., per dite.
    Kercet dajaku venēe si ne arabistan...,por taze kerkojne ti imponojne demokracine botes per "te drejta"!
    Sa zhduken neper burgjet fantazma, sa vriten me arme zjarri, sa zezakeve i shtypin koken neper sheshet e qyteteve,
    pastaj pretendojne te jepin leksion civilizimi! Statistikat jane marramendase, vjedhje me arme, agresione, lufte bandash, etj.
    Sa qesharake...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: USA - 461 njerez te vrare nga policia kete vite

    Dhuna qe policia ushtron ne shumicen e rasteve eshte e provokuar.
    Dhuna ndodh sepse subjekti qe ka thyer nje ligj apo paraqitet i dyshimte apo eshte
    raportuar qe ka bere dicka te paligjshme behet kercenues dhe agresiv ndaj policise.
    Ne keto raste policat humbin gjakftohtesine dhe kalojne direkt ne dhune per ta nenshtruar
    personin.
    Policat jane shume te qete dhe te permbajtur shume,por kur ato ndjejne kercenim sado te vogel
    apo nuhatin qe subjekti do beje ndonje pisllik nxjerre arme ose thike ,policia menjehere versulet me dhune
    ose nxjerrin armet.
    Ne shume raste policia ka qelluar me arme dhe te qelluarit ka qene komplet e pajustifikuar,sepse personi i qelluar
    ka qene me duar bosh ,pa arme dhe ska qene kercenim per jeten e policit.
    Polici qe qelloi ne Ferguson,Misuri dhe vrau nje te ri zezak 16 vjec dhe ky i ri skishte asgje ne duar,polici eshte fajtor
    e qelloi me arme dhe e vrau.Polici duhet te merrte denim te perjetshem.Gjykata e nxorri te pa fajshem.
    Policat 4 veta qe arrestuan nje zezak ne Baltimore,Maryland Usa, e vune poshte me dhune,pastaj e futen ne furgon,ai vdiq dhe policat dolen fajtor ne gjyq dhe jane burgosur.
    Ne shume raste arsyet pse policat tregohen shume te dhunshem dhe agresiv ndaj ndonje personi jane te lidhura me
    1.Personi qe arrestohet ka qene ne burg dikur,ka histori krimesh,eshte kriminel karriere dhe njihet qe ne disa raste ka mbajtur edhe arme pa leje.
    Per keto persona qe kane dosje ne polici me krime,policia tregohet shume agresive sepse ka edhe urrejtje nga policat.
    2.Prag zgjedhjesh lokale per bashki,per parti politike,senat/parlament.
    Ne periudha te pakten 6 muaj para zgjedhjeve shefat e policise jane nen nje presion shume te madh jo vetem nga publiku me
    pakenaqsite e tij per krimin por edhe nga kryetare bashkie,si dhe politikanet, kandidate per ne parlament/senat.
    Ky presion i madh psikologjik percillet nga shefat e policise per te policat dhe policat ne kete periudhe jane teper agresive,intolerante
    edhe per gjerat me te vogla.kryetari i bashkise i ben shume presion policise qe te parandalojne krimet sepse kryetari do qe te dale para publikut dhe
    raportoje pozitivisht per situaten don te raportoje neper intervista ne media qe krimet jane ulur shume ,situata eshte e sigurte nen kontroll etj qe kryetari te fitoje simpatine dhe votat e
    publikut si person i afte qe ka punuar mire per sigurine publike.
    3.Faktori adrenaline.Shume polica e kane ne gjak adrenalinen qe i nxit i mban gjithmone ne pozita agresive dhe sulmi,u pelqen ti fusin duart ndonjerit ne
    rruge ti fusin hekurat ta nenshtrojne me dhune sepse atyre u pelqen te ushtrojne dhune,Pavarsisht se policat te gjithe thone qe jemi ne mbrojtje dhe sherbim te publikut,mbrojme dhe
    sigurojme jeten e publikut ne teresi,kjo eshte vetem nje pallaver sepse arsyeja e vertete eshte hormoni adrenaline ne gjak qe i nxit per dhune dhe kjo u jep gjithmone kenaqsi dhe kjo
    kategori policash nuk din te ndalet,nuk njeh terheqje,nuk kerkon ndjese,keto polica gjithmone i japin te drejte vetes(selfrighteous) jane
    gjithmone ne sulm te dhunoje dhe nenshtroje cilindo qe shfaqet shume i dyshimte.Nqs sheh polica ne rruge qe jane shume arrogante,shume te eger,abuzus verbale flasin me ze te larte
    dhe shume pasion si naziste,sillen ne rruge si bosa keto jane pikerisht polica te udhehequr gjithmone nga adrenalina.Nje pjese e fajit pse ndodhin vrasje te pajustifikuara nga policat i
    takon kesaj kategorie policash.
    4.Shume polica sillen dhe veprojne pertej zellit kalojne ne ekstrem kur bejen punen ne rruge ,kalojne deri aty qe kuzhdo qe ndodhet rrotull tyre ne rruge ndjen kercenim dhe frike.
    Keto polica punojne fort sepse duan te bejne karriere,gradohen ne pozita me te larta me fuqi me te madhe, me shume influence, me shume respekt ne publik dhe me shume para,rroge me e madhe
    Faktori karrieres ne polici lidhet gjithmone edhe me faktorin financiar lidhet shume me respektin nga koleget te njohurit,kompetencen dhe prestigjin e tyre personal.
    Kur dikush ngjitet lart ne karriere ai fiton shume respekt,fiton me shume prestigj,merr pagese me te madhe dhe ka me shume autoritet dhe influence.
    5.Faktori moral etik dhe fetar.Shume polica vijne nga familje te rregullta qe jane besimtare shkojne ne kisha cdo te diele dhe kane nje sens shume te forte per rregullin dhe per ate cfare eshte moralisht e drejte dhe cfare eshte gabim
    dhe vazhdojne qe ta aplikojne kete standard edhe ne pune, megjithse puna e tyre eshte gjithmone e diktuar nga ligjet ne fuqi.
    6.Polici i piste/I korruptuari.
    Ne disa raste jane vrare kriminele ne rruge apo ambjente te tjera nga polici ne menyre komplet te pajustifikuar.
    Arsyeja e vrasjes eshte sepse i vrari,nje kriminel ka njohuri, ka qene deshmitar qe X polic eshte i piste merret me tregeti droge dhe armesh ne fshehtesi.
    Per ti mbyllur gojen ketij deshmitari polici i piset e vret kriminelin,nuk e arreston dhe jep arsye te genjeshterta kur shkruan raportin e ngjarjes.
    ======
    Nuk duhet harruar qe cfaredo qe lexon apo degjon nga media,per krimet,ai informacion eshte marre nga policia.Policia kurre nuk do ja lejonte vetes qe te dale publikisht dhe
    pranoje para gazetareve qe policia ka faj,apo ka bere gabim.Policia gjithmone i jep ngjarjet ne nje forme te tille qe ti jape te drejte vetes dhe justifikohet dhuna.
    Ne shume raste kjo funksionon ne favor dhe ashtu sic i pelqen policise.
    Ne raste te tjera ekspozohet dhune e pajustifikuar dhe vrasje komplet arbitrare qe kapen nga kamera telefonash nga deshmitare okulare, apo kamera trafiku, kamera stacionare ndertesash prane
    vendngjarjes qe i len policat shume te ekspozuar ndaj abuzimit me ligjin dhe dhunen e pajustifikuar.Shume polica jane gjetur fajtore ne gjyq nga
    videokamerat e rruges,apo videot ne youtube postuar nga kalimtare te rastesishem qe jane ndodhur aty.
    Komunitete Zezake ne Ferguson Misuri,ne Baltimore etj jane shume shume te pakenaqur nga policia dhe jane ne te njejtin mendim qe keto akte kane me shume te bejen me racen sesa me ligjin.
    Persona zezak abuzohen vriten arrestohen padrejtesisht,ose pa ndonje motiv bindes te mbeshtetur ne ligj dhe kjo ka nje emer,profilizim racial nga policia qe eshte padrejtesi.
    Edhe vete Eric Holder prokurori i pergjithshem ne USA qe eshte zezak ka shprehur pakenaqsine e tij ndaj abuzimeve ne pune dhe profilizimit racial nga policia.Ai ne gazete eshte shprehur para 3 muajsh
    {kete e kam lexuar ne gazete} qe nje dite ai ne Uashington po shkonte ne kinema me nje kusheririn e tij dhe makina e tij pa asnje shkak eshte ndaluar nga policia dhe kontrolluar.Ai po udhetonte normal as
    nuk kishte shkuar ne rruge me shpejtesi as kishte thyer ndonje rregull trafiku asgje,po ikte ne kinema duke udhetuar normal dhe papritur degjon sirenen e nje makine policie mbrapa dhe sinjalin qe te ndalonte makinen....
    pa asnje arsye..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 01-07-2015 mė 21:16
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •