25 të arrestuar, Itali, shkatërrohet banda e drogës, drejtohej nga futbollisti shqiptar i Superligës
Një operacionin antidrogë i shtrirë në Shqipëri, Itali dhe Gjermani ka cuar në pranga 25 persona. 6 prej tyre janë arrestuar në Durrës dhe 19 të tjerë në rajonin e Toskanës në Itali dhe në Gjermani.
Personat e arrestuar në Shqipëri në kuadër të Operacionit të koduar “RICARICA 2013″ janë Kastriot Dyrmishi, Artur, Edmond, Guido Tepshi dhe Luan Tepshi, si edhe Laert Teneqexhi të gjashtë me banim në Durrës dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe krijim të organizatave kriminale.
Mediat italiane raportojnë se 24-vjeçari Guido Tepshi është biri i biznesmenit Edmond Tepshi, që cilësohet si koka e grupit kriminal ndërkombëtar. I diplomuar në drejtësi, Tepshi në një nga telefonatat e përgjuara është dëgjuar të thotë se ka ndërmend të hyjë në polici e më pas të konkurrojë në Shkollën e Magjistraturës. Gjatë karrierës së tij sulmuesi durrsak ka luajtur me Teutën, Lushnjën, Kastriotin, Kamzën dhe Apoloninë, ndërsa ka provuar edhe një aventurë të pasuksesshme te Bohemians Praga në Çeki. Në periudhën 2009-2010 Guido Tepshi ka veshur tri herë edhe fanellën e Kombëtares U-19
Kjo organizatë kriminale nga korriku i 2013 e deri më qershor të 2014 ka trafikuar të paktën 15 kg kokainë. Kokaina importohej nga Holanda e shpërndahej më pas në tregun italian. Pothuajse cdo javë shuma të mëdha parash deri në 300 mijë euro dërgoheshin nga Italia drejt Shqipërisë.
Ndër të arrestuarit është dhe një futbollist 24 vjecarë shqiptar që luan në superligën shqiptare, djalë i një sipërmarrësi të njohur shqiptar e konsiderohet si kreu i kësaj organizate kriminale.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt