-
Gjermanët investojnë 100 milion euro për "Tirana Business Park"
Tirana Business Park, Përurohet investimi gjerman 100 mln euro, pritet të punësojë 10 mijë persona
Tirana Business Park është godina më e madhe gjermane e pasurive të patundshme, me investime direkte private në Shqipëri e vendosur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me një sipërfaqe prej 22 hektarë. Zona e Zhvillimit te Projektit do të jetë e dedikuar për zyra, hapësira me pakicë, zona tregtare, dyqane dhe të tjerë.
Tirana Business Park, projekti i cili ka kushtuar 100 milion euro po zbatohet nga Grupi Gjerman Lindner dhe pritet të punësoje rreth 10 mijë persona.
“Puna jone eshte te krijojme nje komunitet biznesi si nje risi ketu ne vendin tuaj qe e shikojme si nje nder vendet me perspektiven me te madhe per tu zhvilluar ne Ballkan, madje do perhapim fjalen edhe tek investitoret e tjere gjermane”.
Në ceremoninë e inaugurimit ishin të ftuar kryeministri Edi Rama, Ambasadori gjerman Helmut Hoffman si dhe kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj.
Për Kryeministrin ky investim është një burim i mirë për rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Rama: Investimet gjermane nuk sjellin vetëm para, vetëm punësim, nuk sjellin vetëm rritje ekonomike por sjellin një kulturë të të bërit biznes dhe një kulturë të të punarit që ne kemi shumë nevojë. Pa pasur iluzion se do bëhemi ndonjëherë gjerman, se këtë nuk e realizojmë dot. Ne jemi shqiptarë dhe do mbetemi shqiptare me të mirat dhe të këqijat, por duke u përpjekur të korrigjpjmë të metat me ndihmën e të bërit biznes nga kultura gjermane. Një fazë të re bashkëpunimi që në thelb ka vetëdijen e Europës, por në radhë të parë të Gjermanisë për të mbështetur një rajon ku pavarësisht ecurisë në procesin e integrimit, Europa nuk duhet ta harrojë që është një rajon europianës. Nëse ata jane BE ne jemi E, pra Europë, dhe rruga drejt B do të jetë e gjatë, por ndërkohë BE, dhe lidershipi i Gjermanisë duhet të mbështes Ballkanin që të bëhemi BE dhe mos ngelemi E”.
Veliaj: “Nëse do të ketë ndërtime në Tiranë, unë besoj se ky lloj ndërtimi është lloji i investimeve që ne do të vazhdojmë të inkurajojmë”.
Per Ambasadorin Hoffman, Tirana Business Park është investimi më i madh që vjen nga Gjermania, pas atij të aeroportit “Nënë Tereza:
Hoffman: “Tirana Biznes Park ka nje vendodhje te shkelqyer strategjike. Ky eshte investimi me i madh gjerman ne Shqiperi, eshte kontributi yne per zhvillimin e vendit tuaj”.
Deri në vitin 2022, do të ngrihen 17 ndërtesa, me një total sipërfaqe ndërtimi prej afersisht 176.500 m2 dhe 3600 hapësira parkimi.
ORA NEWS
-
-
Për: Gjermanët investojnë 100 milion euro për "Tirana Business Park"
Rama inauguron projektin e Berishës me pikturat e veta

Më 25 korrik 2012 nisën punimet për ndërtimin e projektit “Tirana Business Park” me një investim gjerman prej 100 milionë eurosh, i pari i këtij lloji në Shqipëri.
Edhe pse është një projekt gjerman, ai u sigurua në kohën kur në qeveri ishte kryeministër Sali Berisha, i cili asokohe premtoi se ky investim do të hapte 9 mijë vende pune.
Rama e ka shtuar disi dozën e optimizmit, duke e rritur me 1 mijë numrin e të punësuarve të mundshëm.
Sot u çel më në fund “Tirana Bussines Park”, pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, në një hapësirë prej 22 hektarësh në shërbim të aktivitetit të bizneseve.
Ky investim gjerman në rradhë të parë është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, por në çeljen e tij arenën dhe vëmendjen e mori kryeministri aktual Edi Rama, a thua se një investim i tillë është meritë konkrete e qeverisë së tij.
Në asnjë çast nuk u përmend ndonjë meritë apo mirënjohje për punën e qeverisë së kaluar, kur edhe u thith ky investim, përkundrazi në mjediset e parkut të biznesit paraqitej vetëm një pikturë personale e kryeministrit Edi Rama, që mban firmën e tij dhe vitin 1995.
Nuk dihet nëse pikturën e kanë vënë vetë gjermanët apo stafi i Edi Ramës, por sidoqoftë është e njënashme dhe mban anë si qëndrim simbolik.
Megjithatë një pikturë e Ramës e vendosur në projektin gjerman të thithur nga Berisha, është në mënyrë të pandërgjegjshme një njohje e meritave të tjetrit.

MAPO
-
-
Për: Gjermanët investojnë 100 milion euro për "Tirana Business Park"
Bravo Rama qe pershpejtoi kete projekt madhor dhe krijoi akoma me shume vende pune per shqiptaret. Qeveria eshte ne rrugen e duhur. Na duhen me shume porjekte te tilla bashkekohore.
-
-
Për: Gjermanët investojnë 100 milion euro për "Tirana Business Park"
Biznesi i madh vjen me shpenzime te medha,rrisku eshte i madh dhe cmimet do jene te larta sepse ka shume shpenzime.
Kush do i bleje ato produkte me cmime te larta???
Aty mund te mbijetoje si biznes ndonje supermarkat ushqimesh,te tjerat jane ne pikepyetje.
Gjermania ka kopjuar modelin amerikan te ndertimit te mega komplekseve qe tani ne Amerike jane ne
prag te falimentimit,edhe ato supermarkate dhe malle qe jane te hapura marrin hua nga bankat te mbulojne shpenzimet
dhe jane me bilanc negativ.. dhe vjen dita dhe shkojne bejne letrat per falimentim.
Politikanet duhet te hyjne ne bisedime per te futur investitore kineze qe sjellin mall
me cmim te lire,blerja me cmim te lire i mbaron pune popullit me harxhime te vogla dhe u kursen leke.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 30-06-2015 më 23:00
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt