Partia Demokratike, publikoj një video përmes së cilës pretendohet se në komunën Pult të Bashkisë së Shkodrës, komsionerët e Partisë Socislite, kanë mbushur me vota fiktive kutitë e votimit.
Deputeti Eduart Halimi i bëri thirrje prokurorisë, të nisë menjëherë procedimin penal ndaj komisionerëve.
Depueteti Eduar Halimi tha se Partia Demokratike, nuk do të ndalet në denoncimin e çdo akti kriminal të shkatërrimit të zgjedhjeve të 21 Qershorit.
Eduard Halimi: Në komunë Pult, të bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit me numër 0092 të fshatit Brucaj është tejmbushur me vota nga komisionerët e PS dhe LSI.
Në videon duket qartë që gjatë procesit të votimi komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletët e votimit. Dy komisioner e pD jane nxjerrë forcërisht nga QV. Rezulti i këtyre veprimeve që duken qartë në video verifikon pretendimin e PD.
Në kutitë e votitmit u gjetën 388 fletë kur kanë firmosur vetëm 377 persona.
Në zgjedhjet e vitin 2013 në këtë qv kanë marrë pjesë jo më shumë se 125 persona. Rezultati në këtë qendër votimi me fletë të hedhura në kuti flet qartë për manipulim për kandidaturën e majtë Keti bazhdari janë 831 vota ose 88%, për kandidatin e pavarur janë 2% kurse për fituesen janë 44 vota.
PD i bën thirrje prokuroisë të nisë procedimin penal ndaj komisionerëvë që me urdhër politik mbushën kutitë e votimit. I bëjmë thirrje OSBE/ODIHR’it të marrë këtë provë.

Emri:  video-e-pd.jpg

Shikime: 296

Madhësia:  44.1 KB
Ne foto: Komisioneret mbushin kutite me vota per Bazhdarin sipas videos se PD-se

ORA NEWS