Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Arrestohet në Holandë Arben Frroku!!!

    Autoritetet holandeze konfirmojë ndalimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku.

    Sipas burimeve të Televizionit Klan, ai është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa. Por autoritetet vendase dyshojnë se ky është pikërisht i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish – Kryekomisarit Dritan Lamaj, në Shkurt të vitit 2012.

    Të njëtat burime thanë se, ai është ndaluar në provincën Shiphol të Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumentave dhe identiteteve të falsifikuara.

    Pas deklaratës së ish – Kryeministrit Sali Berisha në parlament, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Policia Shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

    Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndaliminin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku.

    Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

    Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.




    __________________________________________________ __________________________________________________ _____



    I paska ra prape ne koke Saliu
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Arrestohet në Holandë Arben Frroku!!!

    E bujshme/ Arben Frroku është arrestuar në Holandë, por...”

    Postuar në 26 Prill, 2016 10:04

    “Arben Frroku është arrestuar në Holandë, por policia shqiptare nuk po dërgon të dhënat për të kryer verifikimet e nevojshme”.

    Ishte kjo deklarata “bombë” e ish-kryeministrit Sali Berisha në studion e gazetares Eni Vasili.

    Duke folur për ato që ai i cilësoi si lidhje të qeverisë me krimin Berisha tha se kishte marrë informacione se Arben Frroku, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisar Dritan Lamajt është ndaluar nga autoritetet holandeze.

    Berisha tha se të njëjtat burime i kanë thënë se policia shqiptare nuk po dërgon të dhënat për të verifikuar identitetin e tij.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Arrestohet në Holandë Arben Frroku!!!

    Frroku u “tradhtua” nga shenjat e gishtave, nis procedura e ekstradimit

    Postuar në 28 Prill, 2016 09:04

    Interpol Haga njoftoi sot në orën 17:15 minuta Interpol Tiranën se kishte identifikuar dhe arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Frroku, të dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm.

    Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka pasur disa komunikime me homologët në Hollandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare.

    Verifikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë.

    Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitetet “Renato TSEPA”, lindur në Korçë.

    Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #14
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Arrestohet në Holandë Arben Frroku!!!

    A e permendi Luja ket Frroqin para ca kohesh?

    Se Shurrazit ja tejti.., m'duket se edhe Frroqit ja tejti...

    Ec aty Luja!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #15
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Arrestohet në Holandë Arben Frroku!!!

    Duka,

    Schipol, esht aeroporti i Amsterdamit mesa di un, jo province.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,557

    Post Arrestohet në Holandë Arben Frroku

    Autoritetet holandeze konfirmojë ndalimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku.

    Sipas burimeve të Televizionit Klan, ai është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa. Por autoritetet vendase dyshojnë se ky është pikërisht i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish – Kryekomisarit Dritan Lamaj, më 24 Shkurt të vitit 2013.

    Të njëjtat burime thanë se, ai është ndaluar në provincën Shiphol, ku ndodhet dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumentave dhe identiteteve të falsifikuara.

    Pas deklaratës së ish – Kryeministrit Sali Berisha në parlament, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Policia Shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

    Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndaliminin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku.

    Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

    Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit më datë 29 Qershor 2015, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.

    Kur Gjykata e Apelit dha vendimin për të rrëzuar Gjykatën e Shkallës së Parë, që dha pafajësi për Frrokun, ky i fundit ishte larguar nga Shqipëria prej 10 ditësh, më 19 Qershor 2015, pa lënë asnjë gjurmë.

    Biznesmeni u shpall në kërkim ndërkombëtar 2 ditë pas dënimit me burgim të përjetshëm.

    TvKlan


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #17
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Arrestohet në Holandë Arben Frroku

    qenka arrestu nok frroku apo frrok noku..

  8. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Arrestohet në Holandë Arben Frroku!!!

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Duka,

    Schipol, esht aeroporti i Amsterdamit mesa di un, jo province.
    Ashtu e di edhe une, mirepo artikullin s'e kam bere une.
    Eshte akoma e paqarte, nese eshte arrestuar ne aeroport apo ne zonen perreth aeroportit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet në Holandë Arben Frroku!!!

    Gjykata holandeze shpall të ndaluar Arben Frrokun, në pritje të ekstradimit

    Arben Frroku, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj, u la në masën e sigurisë arrest me burg sot nga një gjykatë në Amsterdam ndërsa autoritetet presin nisjen e procedurave të ekstradimit për në Shqipëri, bëhet e ditur nga një zëdhënës i Prokurorisë së Amsterdamit.

    “Sot, më 10 maj, gjykatësi e la atë në masë sigurie arrest me burg deri sa të kryhet gjykimi. Data e gjyqit do të planifikohet më vonë. Kjo mund të kërkojë disa muaj. Aktualisht procedurat e ekstradimit kanë nisur dhe ne po presim për një kërkesë zyrtare për ekstradim,” tha zëdhënësi i Prokurorisë së Amsterdamit.

    Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë ka njoftuar më herët se e ka nisur kërkesën për ekstradim te Ministria e Drejtësisë, e cila nga ana e saj e ka nisur për në Hollandë.

    Arben Frroku, 47 vjeç, u shpall në kërkim në Shqipëri në korrik 2015, pasi gjykata e Apelit e shpalli fajtor për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj në shkurt 2013. Ai pati mundur të arratisej për shkak se tre muaj më herët, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e kishte shpallur të pafajshëm.

    Arratisja nëntëmujore e Frrokut përfundoi më 9 mars në Amsterdam. Rrethanat e arrestimit të tij me një pasaportë të falsifikuar dhe procedura e konfirmimit të identietit u bë subjekt debati politik në Shqipëri, ku ish – kryeministri Sali Berisha aludoi se policia e Shtetit po përpiqej të shmangte verifikimin e identitetit për ta shpëtuar Frrokun nga vuajtja e dënimit. Berisha qe gjithashtu i pari që dha për publikun shqiptar lajmin e arrestimit të Frrokut në Hollandë. Ministria e Brendshme i mohoi akuzat duke argumentuar se policia e kishte bërë punën siç duhet.

    Sipas të dhënave që Prokuroria e Amsterdamit i dërgoi BIRN, Frroku është arrestuar më 9 mars i dyshuar për përdorimin e një pasaporte greke falso, ndërsa më 17 mars, gjykata e Amsterdamit e dënoi atë me dy muaj burg.

    “Ndërkohë, gjurmët e tij të gishtave u kontrolluan (në mënyrë ndërkombëtare) dhe rezultati qe pozitiv te Interpoli. Gjurmët e gishtave u dërguan në Shqipëri për identifikim. I akuzuari duket se është Arben Frroku, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për vrasje,” thotë Prokuroria e Amsterdamit.

    Afati i burgimit të tij sipas dënimit të 17 marsit, mbaronte më 9 maj. Por në këtë datë, Zyra e Prokurorit të Amsterdamit urdhëroi arrestimin e tij të menjëhershëm për arsye të ekstradimit. Më 10 maj, gjykata urdhëroi mbajtjen e tij të ndaluar deri në një seancë gjyqësore.

    Koha Jone

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    “Arrestimi i Arben Frrokut, SHISH i jep sekretet Sali Berishës”

    Rrjedhja e informacionit sekret për arrestimin e Arben Frrokut në Holandë dhe publikimi i këtij informacioni në media nga ish-kryeministri Berisha është bërë objekt i diskutimit gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm në Kuvend.

    Gjatë diskutimit të marrëveshjes që vendi ynë do të lidhë me Bashkimin Europian për ruajtjen e informacionit të klasifikuar, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, ka kërkuar shpjegime për mënyrën me anë të së cilës ish-kryeministri Berisha arriti ta merrte këtë informacion dhe më pas ta publikonte atë në media.

    Deputetja socialiste kërkoi shpjegime nga drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi, për mënyrën e rrjedhjes së këtij informacioni, në një kohë që ish-kryeministri Berisha nuk gëzon certifikatë sigurie.

    “Me arrestimin e fundit si ishte e mundur, ju mendoni ka pasur rrjedhje informacioni që, dikush që nuk e ka këtë certifikatë sigurie që merr informacion të klasifikuar, e dinte dhe e shpalli në media ndalimin e një personi të rrezikshëm që ka kryer krime këtu? Nga rrjedh informacioni dhe si ka mundësi? Meqë folët për Holandën që ka një strukturë kaq specifike me dy struktura, kam përshtypjen që informacioni nga Holanda erdhi? Apo erdhi nga informacioni i klasifikuar i shtetit shqiptar?”, deklaroi Dade.

    Nga ana e tij, Seferi ka deklaruar se informacionet në lidhje me këtë çështje janë të rezervuara, por sipas tij kjo është një çështje e lidhur edhe me shkaqe politike.

    “Nuk mund të flasim për një rast konkret. Thashë që grupet parlamentare mbajnë qëndrimet e veta, ndërkohë që ne shikojmë pjesën teknike. Mbajtësi i certifikatës së sigurisë ka një procedurë nga marrja e saj deri në dorëzim, me kushte të cilat personi nuk duhet t’i cenojë dhe në momentin që cenohen këto kushte, është ligji që ndërhyn dhe atij i hiqet kjo certifikatë”, u shpreh Seferi.

    DEBATI NË KOMISION

    Arta Dade: Kemi marrëveshje me Holandën?

    Arben Seferi: Jo. Ka pasur një përpjekje vite më parë, por nuk është arritur për shkak të kompleksitetit që ka pala holandeze, sepse ka dy autoritete të sigurisë kombëtare, një për pjesën civile dhe një për anën ushtarake.

    Arta Dade: Me arrestimin e fundit, si ishte e mundur, ju mendoni ka pasur rrjedhje informacioni që, dikush i cili nuk e ka këtë certifikatë sigurie që merr informacion të klasifikuar, e dinte dhe e shpalli në media ndalimin e një personi të rrezikshëm që ka kryer krime këtu? Nga rrjedh informacioni dhe si ka mundësi? Meqë folët për Holandën që ka një strukturë kaq specifike me dy struktura. Kam përshtypjen që informacioni nga Holanda erdhi? Apo erdhi nga informacioni i klasifikuar i shtetit shqiptar?

    Arben Seferi: Nuk mund të flasim për një rast konkret.

    Arta Dade: Jo, por për këtë rast konkret unë dua shpjegime. Ju po thoni që janë instrumentet kaq mirë dhe nuk kemi nevojë për gjë. Edhe pastaj vetëm kur na del në media, se mirë kur del edhe nuk është i saktë, por më e bukura është se del edhe i saktë. Si ta shpjegojmë këtë?

    Arben Seferi: Nuk flasim dot për një rast konkret.

    Arta Dade: Nga rrjedh ky informacion? Rrjedh nga ne këtu? Rrjedh nga strukturat që kanë autoritetin për informacionin e klasifikuar, apo rrjedh nga një vend “X” në rastin konkret nga Holanda?

    Arben Seferi: Ky është një rast shumë specifik në fakt, por me legjislacionin tonë, pronar i informacionit është ai që e prodhon. Dhe në rastin konkret, ai që e ka prodhuar dhe i ka dalë ka edhe detyrimin ligjor që të ngrejë struktura të tilla për të verifikuar deri në fund çfarë ka ndodhur me personat përgjegjës dhe në raste të veçanta merren edhe masa.

    Arta Dade: Jo se atë e dërgonte homologu i vet, më duket mua. Apo jo? Kështu që nuk është përgjegjës vetëm ai që e prodhon informacionin, është përgjegjës edhe ai që e ka marrë informacionin, detyrimet janë nga të dyja palët. Ai që e merr, që e ka në dispozicion informacionin, çfarë bën? Ia çon ish-kryeministrit, shokut të vet. Këto janë shqetësime, pikërisht se ndodh diçka, njerëzit marrin masa, prodhojnë ligje, sepse duke i shpjeguar secilit se të gjithë kur bëjnë gabim veten e vet e konsiderojnë rast të veçantë. Kush e nxjerr informacionin? Se pastaj dalin raste më shqetësuese, nuk tregohet seriozitet për partnerët, më e pakta. Më e shumta mund të marrin edhe masa që ta shpëtojnë, ata që kanë marrë, gjithmonë dhe e kanë shpëtuar.

    JUXHIN MUSTAFARAJ

    Panorama

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •