Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Vrasja e Dritan Lamajt , Apeli vendos burg për jetë për Arben Frrokun. Ja 5 provat që e bindën



    Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda vendos të pranojë kërkesën e prokurorisë për ta dënuar me “burg për jetë” Arben Frrokun të akuzuar si autor të vrasjes së komisar Dritan Lamajt.
    Vetë Frroku nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme gjyqësore, ndërsa avokati Genc Gjokutaj e quajti vendimin e Apelit “si të marrë nën presion politik” dhe shtoi se do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
    Kjo gjykatë pranoi kërkesën e prokurorisë ndërsa rrëzoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila më 3 prill e shpalli të pafajshëm Frrokun për vrasjen e komisar Dritan Lamajt
    Ndërkohë që në Apel vendimi bëhet i ekzekutueshëm, prej dy javesh Arben Frroku nuk ndodhet në Shqipëri.
    Genc Gjokutaj: “Është një vendim nën presion, megjithatë ne do të ndjekim rrugën ligjore pasi nuk kemi rrugë tjetër. Ky është një vendim në kundërshtim me të gjitha aktet që janë në dosje. Nuk flitet më për gjykata të varura apo të pavarura, por për gjykata nën presion. Do bëjmë rekurs”

    5 provat që bindën Apelin të kryqëzonin Arben Frrokun
    Në konkluzionet përfundimtare të datës 18 mars 2015 Prokuroria renditi provat të cilat në harmoni me njëra-tjetrën, provonin më së miri tej çdo dyshimi kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohej i pandehuri Arben Frroku.
    Së pari, identifikuam motivin i cili ka shërbyer për të pandehurin në kryerjen e vrasjes me armë të viktimës.
    Së dyti, provuam mekanizimin e kryerjes së kësaj vrasje, si numrin e personave, mjetet e përdorura, intinerarin e ndjekur prej tyre, etj.
    Së treti, provuam praninë e të pandehurit në vendin e ngjarjes, e konkretisht në rolin e ekzekutorit.
    Së katërti, rrëzuam alibinë e tij lidhur me qëllimin e vajtjes së tij të menjëhershme në Greqi natën e ngjarjes.
    Së pesti, provuam mundësinë e largimit nga vendi i ngjarjes pas krimit deri në momentin e kalimit të tij në pikën e kalimit kufitarë Kapshticë-Korçë.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Biznesmeni shqiptar Arben Frroku është larguar nga Shqipëria dy ditë para seancës që pritet të mbahet ndaj tij në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

    Ditën e djeshme, Frroku është ndaluar të paktën katër orë për verifikim nga Policia malazeze. Ndalimi është bërë nga autoritetet vendëse pasi Arben Frroku kishte hyrë në territorin e Malit të Zi me një automjet.

    Ndërsa e mbanin të shoqëruar, agjentët e Policisë malazeze mësohet se përmes një telefonate kanë kërkuar konfirmim nga Interpol Tirana në lidhje me biznesmenin. “Policia malazeze ka komunikuar me autoritetet shqiptare për të pyetur nëse Arben Frroku është në kërkim dhe nëse ka ndonjë ndalim ndaj tij për të dalë jashtë shtetit”, thanë burime të Policisë. Sipas tyre, pala shqiptare ka konfirmuar se Frroku nuk kishte ndonjë masë ndalimi për të dalë jashtë vendit, pas atij vendimi që dha Gjykata e Krimeve të Rënda në fillim të prillit 2015. Pas verifikimeve të Policisë malazeze dhe konfirmimit se Shqipëria nuk kishte ndonjë urdhër arresti ndaj tij, mësohet se biznesmeni është lënë i lirë. Momenti i ndalimit të biznesmenit nga Shqipëria mësohet se ka qenë kur ai po udhëtonte nga Mali i Zi në drejtim të daljes së kufirit shtetëror drejt Kroacisë.

    NGATËRRESA
    Ndalimi i biznesmenit Arben Frroku nga Policia e Malit të Zi mësohet të ketë ndodhur për shkak të një ngatërrese. Sipas Policisë, emri i biznesmenit nuk është hequr ende nga sistemi i Interpolit edhe pse akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë në datën 3 prill 2015. Për këtë arsye, sistemi ka qenë i papërditësuar me heqjen e emrit të Frrokut nga lista e personave të kërkuar. Policia malazeze ka kërkuar në këtë rast konfirmim nga Tirana dhe pasi ka mësuar të vërtetën, ka vendosur lirimin e Arben Frrokut.

    PROCESI GJYQËSOR
    Në datën 12 qershor 2015, në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, Prokuroria kërkoi dënimin me burg të përjetshëm të Arben Frrokut për akuzën e vrasjes ndaj komisarit Dritan Lamaj. Pasi dëgjoi argumentet e Prokurorisë, Gjykata e Apelit vendosi shtyrjen e seancës për në datën 22 qershor 2015. Në këtë datë pritet të dëgjohen konkluzionet e avokatëve mbrojtës të biznesmenit Arben Frroku. Më pas gjykata mund të shprehet me vendim për këtë çështje në këtë seancë, ose pas dëgjimit të konkluzioneve të avokatëve mund të vendosë shtyrjen e seancës edhe për disa ditë me qëllim përgatitjen e vendimit përfundimtar në lidhje me këtë çështje.elit pritet që të jepet më vonë se data 22, pasi të jenë dëgjuar konkluzionet e të gjitha palëve.

    Panorama

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Burg përjetë Arben Frrokut. Apeli rrëzon vendimin e Shkallës së Parë
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Dënimi , PD: Rama të japë shpjegime për mbështetjen ndaj Arben Frrokut



    PD i kërkoi sot Kryeministrit Edi Rama të japë shpjegime për mbështetjen e tij ndaj Arben Frrokut. Sipas selisë blu i dënuari me burg përjetë nga Gjykata e Apelit ka patur mbështetjen dhe aksesin e kryeministrit, pa të cilën nuk do të ishte i lirë sot.
    Bogdani: Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit i cili ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku nuk është pas hekurave, por është larguar në drejtim të paditur, apo më saktë në drejtimin e duhur.
    E themi këtë dhe e denoncojmë këtë fakt sepse Arben Frroku nuk do të ishte sot i lirë edhe pse i dënuar nga Gjykata e Apelit:
    po të mos kishte udhëhequr fushatën e Partisë Socialiste në Pukë prej dy muajsh;
    po te mos kish mbështetjen dhe aksesin e kryeministrit të vendit i cili kaloi më shumë se 1 orë me të, tek turizmi i Pukes, në mes të qytetit vetëm 1 javë para ditës se zgjedhjeve;
    po të mos kish kaluar lirshëm dhe pa pengesë pikën kufitare me Malin e Zi;
    dhe po të mos kishte marrë ‘ok’ e zyrës së Interpol Tirana në momentin që u ndalua nga autoritetet në piken kufitare mes Malit te Zi dhe Kroacisë.
    Kryeministri i vendit ka dhe duhet të ketë përgjegjësinë dhe detyrim ligjor t’i japë përgjigje para qytetarëve shqiptarë për këto fakte tronditëse.
    Por, për fat të keq, dhe në dëm të Shqipërise dhe shqiptarëve, ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës; përdorimi dhe presioni i administratës; kandidimi i personave të inkriminuar dhe përfshirja e elementëve të inkriminuar për të mbështetur ata dhe për të shantazhuar shqiptarët. Këto tashmë janë fakte evidente jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Berisha: Rama e dërgoi Arben Frrokun në Kubë

    Sali Berisha shkruan ne profilin e tij ne Facebook :"

    I dhane pafajesine per vota vrasesit te komisarit Lame. Arben Frroku, pas permbushjes se misionit, arratiset per ne Kube! Apeli sot e denoi me burg perjete!

    Te dashur miq, Edi Rama me gjykatesit e Partise i dha pafajesine vrasesit te komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me parate e krimit ne rrethin e Pukes. Dy dite para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi ate per ne Kube. Ne arrati e siper Arben Frroku u ndalua nga policia ne kufirin midis Malit te Zi dhe Kroacise, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajesine, Frroku vazhdoi i qete rrugen per ne ishullin e Karaibeve.

    Sot Gjykata e Apelit i njoftoi ne mungese denimin perjete per vrasjen e Komisarit Lame.

    Kjo ishte nje loje e Edi Rames me kriminele, vrases si Arben Frroku duke ekzekutuar per se dyti ne detyre komisarin Dritan Lame! "

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Vrau kryekomisar Lamaj, Interpol shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Frrokun

    Interpol Tirana shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Frrokun, dënuar vetëm pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Vendimi për shpalljen në kërkim ndërkombëtar është marrë mbrëmjen e së martës.

    Vendimi i Apelit erdhi ndërkohë që Frroku kishte 10 ditë që kishte lënë Shqipërinë dhe nuk dihet se ku ka shkuar.

    Largimi i tij nga vendi në datën 20 qershor 2015 u pa edhe si një fakt që tregonte pritshmërinë e biznesmenit për një vendim fajësie ndaj tij në Gjykatën e Apelit.
    Pak ditë para seancave përfundimtare të procesit ndaj tij në Gjykatën e Shkallës së Dytë të Krimeve të Rënda, Arben Frroku ka kaluar kufirin shqiptar pa u regjistruar në sistemin TIMS.

    Largimi i Arben Frrokut nga Shqipëria do të mbetej i fshehtë nëse në datën 20 qershor 2015 policia nuk do ta ndalonte biznesmenin shqiptar në Mal të Zi. Ndalimi është bërë nga policia malazeze, pasi Arben Frroku kishte hyrë në territorin e Malit të Zi me një automjet nga Shqipëria, ndërkohë që nuk ishte regjistruar në sistemin e policisë kufitare.

    Teksa e mbajtën të shoqëruar, agjentët e policisë malazeze kanë kërkuar konfirmim nga Interpol Tirana në lidhje me biznesmenin nëse ai ishte në kërkim. Pala shqiptare ka konfirmuar se Frroku nuk kishte ndonjë masë ndalimi për të dalë jashtë vendit, për shkak të pafajësisë së dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

    Policia malazeze, pas konfirmimit se Shqipëria nuk kishte ndonjë urdhër arresti ndaj tij, mësohet se e ka lënë të lirë biznesmenin. Ndalimi i biznesmenit nga Shqipëria mësohet se është bërë në kohën kur ai po udhëtonte nga Mali i Zi në drejtim të daljes së kufirit shtetëror drejt Kroacisë.

    Sipas Prokurorisë, lëvizja e biznesmenit Arben Frroku nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, nuk është pasqyruar në sistemin TIMS.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Sipas Prokurorisë, lëvizja e biznesmenit Arben Frroku nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, nuk është pasqyruar në sistemin TIMS.
    Shikon sa mire. Ja keshtu ka lezet. Kriminelet qe vrasin policat ne mes te Tiranes, Qeveria e Rilindjes jo vetem qe i le te kalojne kufirin, por as nuk i regjistron fare ne sistem qe kaluan kufirin. Qe te mos ngelet asnje gjurme fare qe keta kane dale nga Shqiperia.

    Na e prishen punen ata zagaret malazeze qe na e kapen kriminelin nga ana e tyre.

    Albo

  8. #8

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Karakteri opozitar nga populli i thjeshte tregon qytetari te moderuar. Por me duket e egzagjeruar qe te fajesojme drejt per drejte qeverine per problemin ne fjale. Fundja ai u la i lire nga gjykatat apo prokurorite. Si gjykata dhe prokuroria jane aty ne karriket e veta qe ne kohen kur ne pushtet ka qene PD, dhe si per ironi te fatit kompetencat me te larta i ka presidenti i Republikes qe ti mbikqyre kto.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #9

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Turp qe nje person ne gjyq per vrasje, arrin te kaloje kufirin e te zhduket. Nuk duhet te ishte i lire se pari pasi perben rrezik dhe per te tjeret kur eshte i dyshuar per vrasje.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata e Apelit: Burg për jetë për Arben Frrokun, Policia e lejon të arratiset

    Tahiri flet për Arben Frrokun: Pasi u shpall i pafajshëm, s’kishte ndalim ligjor të largohej nga Shqipëria

    Emri:  tahiri-kuvend-473x278.jpg

Shikime: 273

Madhësia:  22.4 KB

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur sot akuzave të opozitës lidhur me çështjen Frroku dhe largimin e tij jashtë vendit dhjetë ditë para se Apeli ta shpallte fajtor për vrasjen e kryekomisar Lamajt dhe ta dënonte me burgim të përjetshëm.

    Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Tahiri theksoi se “pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë, që shtetasi ishte i pafajshëm, zotëria nuk kishte ndalim ligjor nga askush për të lëvizur brenda e jashtë vendit”.
    Tahiri sqaroi se “Në pikën kufitare në kufin shqiptar, ky shtetas është rregjistruar si të gjithë shtetasit e tjerë, në regjistër manual për shkak se sistemi TIMS nuk funksiononte prej disa orësh. Rregjistri është aty, mund të shihet nga të gjithë, e në qoftë se PD-ja ka ankesë për këtë, mund t’i drejtohet Prokurorisë duke ia kursyer edhe vetes mundimin e deklaratave tërësisht spekulative”.

    Tahiri ka ftuar opozitën të bëjë verifikimin në regjistër, nëse Frroku është regjistruar apo jo.

    “Policia ka bërë verifikimin e statusit të shtetasit dhe pasi është verifikuar, është lejuar të udhëtojë. Po kështu është bërë ndalimi edhe në një pikë të kalimi kufitar jashtë Shqipërisë, ku policia e atij shteti ka komunikuar me Interpol Tiranën, e cila pas komunikimit me Prokurorinë e Përgjithshme dhe pas verifikimit, është lejuar edhe atje të kalojë”- tha ai.

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •