Monika Kryemadhi, gruaja e Metës, ka goditur me culular kandidatin e LSI, Viktor Tushaj, pas humbjes së zgjedhjeve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së hënë, në një lokal në qytetin e Lezhës. Të pranishëm në tavolinë me
Kryemadhin dhe Tushajn ishin dhe deputetë socialistë dhe stafi i së majtës. Burimet bëjnë me dije se pas debateve,
situata ka degjeneruar dhe Monika Kryemadhi e ka goditur Viktor Tushajn me celular në kokë. Dëshmitarë të ngjarjes
janë bërë jo vetëm të pranishmit në tavolinën e tyre, por edhe klientë të tjerë të lokalit.
Ekspress
Krijoni Kontakt