Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    TIRANE- Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot raportin për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2014.

    Sipas DASH, në Shqipëri, problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe të kujdesit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave.

    Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshinin rrahjet dhe keqtrajtimet nga policia të personave të dyshuar gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime; kushtet jashtë standardit në burgje; si dhe gjyqësori paefektshëm, i cili është objekt trysnie dhe korrupsioni.

    “Qeveria ka bërë pak përparim në çështjen e kërkesave për kthimin apo kompensimin e pronave të marra gjatë ish epokës komuniste, dhe shumë nga pretendimet për prona mbetën të pazgjidhura. Ka vazhduar të ketë shenja të abuzimit të përhapur të fëmijëve, edhe pse nuk janë raportuar sa duhet. Ka pasur shumë fëmijë të zhvendosur dhe fëmijë që enden në rrugë, sidomos brenda komunitetit rom, edhe pse gjatë vitit qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për t’u përballur me këtë problem”,-theksohet në raport.

    Shqipëria vazhdoi të jetë një burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Komunitetet romët dhe egjiptiane ballkanike kanë qenë të margjinalizuara dhe të abuzuara; problem serioz ishte edhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

    Zbatimi nga qeveria i ligjeve të punës mbeti i dobët dhe rrallë janë mbrojtur punëtorët vendas dhe emigrantë. Një numër i madh i fëmijëve janë të angazhuar në punë të detyruar.

    Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja ligjore dhe dënimi i zyrtarëve që kanë kryer abuzime ka mbetur sporadik edhe pse qeveria ka shtuar përpjekjet për të hetuar zyrtarë të dyshuar për vepra të tilla.

    Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjyqtarët dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale. Disa zyrtarë të nivelit të ulët u ndëshkuan për abuzime. Qeveria nisi hetimet e disa zyrtarëve të nivelit të lartë, por më vonë prokuroria i ka pezulluar çështjet.

    Mosndëshkimi në lidhje me vrasjet e mëparshme mbeti një problem. Në shtator prokurorët akuzuan ish-Drejtorin e përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj dhe ish zëvendësin e tij Agron Kuliçaj për shpërdorim të detyrës, pasi policia nuk pranoi për zbatojë urdhërarrestet për oficerët e Gardës së Republikës të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve në vitin 2011.

    Që nga shtatori çështjet e pjestarëve të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar në vitin 2011 për vrasjen e katër protestuesve, vazhduan të mbeten para Gjykatës së Lartë. Gjykata vazhdoi të shqyrtojë apelimet e dënimeve me një dhe tre vjet dhënë kundër dy të pandehurve në vitin 2013 nga një gjykatë e apelit, e cila liroi një të dyshuar të tretë.

    Qeveria ka vazhduar të bashkëpunojë me hetimin e Task Forcës Speciale Hetimore të BE rreth akuzave se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe bashkëpunëtorë të saj kanë arrestuar civilë “të burgosur lufte” nga Kosova në pika të ndryshme të Shqipërisë, duke i mbajtur ata në kushte çnjerëzore, duke i vrarë në mes të viteve 1999 dhe 2000, dhe duke trafikuar pastaj organet e tyre.

    Gjatë vitit 2014 ka patur incidente vrasjesh për “gjakmarrje” dhe për hakmarrje.

    Kushtetuta parashikon lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria përgjithësisht i respektoi këto të drejta. Ka pasur raporte se qeveria dhe bizneset kërkuan të ndikojnë mbi mediat në mënyra të papërshtatshme.

    Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë e të tërthortë mbi median, përfshirë edhe kërcënime ndaj gazetarëve. Presioni politik, korrupsioni, dhe mungesa e fondeve, vunë kufizime mbi mediat e shkruara të pavarura, dhe gazetarët pohuan se ata praktikonin vetë-censurën. Partitë politike, sindikatat dhe grupet e tjera botuan gazeta apo revista të pavarura nga ndikimi i qeverisë.

    Ndërsa stacionet private në përgjithësi operuan të lira nga ndikimi i drejtpërdrejtë qeveritar, shumica e pronarëve besonin se përmbajtja e transmetimeve të tyre mund të ndikonte mbi veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera, edhe pse më pak se në të kaluarën. Pronarët e biznesit përdorën mediat për të promovuar interesat e tyre tek të dyja partitë e mëdha.

    Gjatë vitit të kaluar ka pasur incidente dhune ndaj pjesëtarëve të mediave.

    Ligji parashikon dënime penale për korrupsion të zyrtarëve dhe parlamenti miratoi dënime më të rrepta, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë kundër korrupsionit. Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët e angazhuar në praktikat korruptive shpesh i kanë shpëtuar ndështkimit.

    Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Nga janari deri në qershor, njësitë e përbashkëta hetimore filluan 762 hetime të reja dhe dërguan 131 raste në gjykatë. U dha fajësi për 183 të pandehur dhe pushim nga puna për 26.

    (ma.ar/voa/BalkanWeb)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    Kurioz çfare do shkruajne tani laptoptistet e stafit te Vilajet Vërrës...

    Do e hedhi edhe DASH-in ne gjyq Rama tani per shpfije, meqenese se Llallen e ka ne xhep?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    O Duke,korrupsioni nuk eshte as me shume e as me pak se ne kohen e Saliut. Mbase e pare nga larg duket sikur kjo qeveri ben sikur mundohet te vendosi nje minimum "rregulli", "sa per sy e faqe" (shembja e dy pallateve o pagimi i dritave ),ndersa ne kohen e doktorit as qe nuk flitej o flitej e kunderta...(ishte Saliu qe deklaronte qe administrata shteterore duhet te angazhohet ne politike...) E mos flasim per gjykatat qe i gjithe problemi i Saliut ishte kryeprokurorja,jo korrupsioni.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    O Duke,korrupsioni nuk eshte as me shume e as me pak se ne kohen e Saliut. Mbase e pare nga larg duket sikur kjo qeveri ben sikur mundohet te vendosi nje minimum "rregulli", "sa per sy e faqe" (shembja e dy pallateve o pagimi i dritave ),ndersa ne kohen e doktorit as qe nuk flitej o flitej e kunderta...(ishte Saliu qe deklaronte qe administrata shteterore duhet te angazhohet ne politike...) E mos flasim per gjykatat qe i gjithe problemi i Saliut ishte kryeprokurorja,jo korrupsioni.
    Me fal po ç'hyn Saliu ne kete mes?! Per çfare votuan shqiptaret ne 2013-en?!
    Qe te vazhdonte korrupsioni?!
    Pse e ndryshuam qeverine, qe te ishim njelloj, ne mos me keq?!

    Po flasim dy vite mbas 2013-es dhe sigurisht qe korrupsioni nuk mund te zhduket kaq shpejt!
    Por qe mos kete asnje permiresim, perkundrazi perkeqesim ne fusha te caktuara, eshte e pafalshme!

    Kemi nje tradite tashme ne Shqiperi, qe te gjitha qeverite e reja, mbas rotacionit te gjate 8 vjeçar, te pakten ne dy vitet e para i bejne disa gjera persembari. Arrestohen apo neutralizohen disa grupe bandash. Ka nje tendence sado te vogel per te luftuar korrupsionin.

    Nderkohe qe sot mbas dy vjetesh na e plas DASH-i, fill mbas zgjedhjeve ne surrat!
    E kupton qe nje raport i tille, do te kete pasoja edhe ne ekonomi?! Kemi urgjentisht nevoje per investitor te ndryshem per te hapur disa vende pune, por cili investitor i huaj vjen te investoj ne kete kënetën tone te krokodilave?

    Prandaj Saliu, PD-ja, dhe te gjithe ish ministrat e tjere qe sot s'kane me asgje ne dore, nuk mund te jene me argument i omniprezences se korrupsionit sot ne Shqiperi!!!!

    KLM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 25-06-2015 më 21:01
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    Korrupsioni eshte alarmant po te marresh parasysh qe edhe gjyqtare,edhe prokurore edhe hetues marrin para
    nga qytetare,punonjes qe kane probleme me ligjin.Nepunes te nivelit te ulet shumica jane te korruptuar.
    Kur u del rasti dhe kane dicka ne dore per te bere,kerkojne para nga qytetari,hallexhiu.
    Polica abuzojne me pushtetin,dhune e tepruar keqtrajtim dhe ne disa raste kane marre edhe para.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    Skiptaret e kane ne ADN korrupsionin.
    Nuk zhduket me ndryshim qeverie.
    Duhet te na pushtoje kinezi nja 1000 vjet dhe te na zhduke komplet si rrace.
    Dhe atehere po shpetoi sikur 1 person rrace e paster shqiptare, korrupsjoni do vazhdoje pak nga pak, hap pas hapi dhe pas 1000 vitesh te tjera do jemi prape ne keto nivele, pra 100 % niveli i korrupsjonit.
    Cdo gje eshte relative...

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    3 here .. .. . . .. qenka prishur fare forumi
    Ndryshuar për herë të fundit nga smokkie : 26-06-2015 më 03:05
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    doli 2 here ! .... . .. . ..
    Cdo gje eshte relative...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    kam lexuar diku, ne nje reviste te specializuar per ceshtje ekonomike, qe e thonte troc fare se ameriken latine keta hollivudianet e mbajne nen kontroll nepermjet korrupsionit te perhapur ne menire te pasherueshme .....
    nejse pune revistash .....


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10

    Për: Raporti i DASH: Në Shqipëri problem korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes.

    Bravo, jemi ne rrugen e duhur. Ky raport eshte me i mire se ne vitet e kaluara, dhe nese vazhdojme me keto hapa, se shpejti do jemi nje vend i vertete demokratik.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •