Kur kanė mbetur edhe 3 muaj nga mbyllja e vitit fiskal qeveria shqiptare ka realizuar vetėm gjysmėn e fondit vjetor tė investimeve publike, prej 63 miliardė lekėsh. Veē gropės qė po shkakton nė buxhet mosrealizimi i tė ardhurave doganore e tatimore, alokimin i fondeve tė programuara pėr investime ėshtė njė tjetėr rrezik me tė cilin po pėrballet ekonomia jonė.
Investimet janė i vetmi mjet publik qė ndikon direkt nė rritjen ekonomike. Pėr 9 muaj qeveria ka realizuar vetėm 32.9 miliardė lekė investime. Planifikimi ishte pėr 38.3 miliardė lekė, sipas pplanit tė rishikuar. Edhe me rishikimin qė iu bė planit tė investimeve, mosrealizimi ėshtė nė masėn 14 %.
Qeveria e rishikoi me ulje fondin e investimeve gjatė rishikimit tė buxhetit tė vitit 2015. Ajo e zbriti fondin nga 67 miliardė lekė nė 63 miliardė lekė, duke shėnuar njė ulje prej 7 %.
Burime zyrtare tė Ministrisė sė Financave i thanė revistės Monitor se mosrealizimi i investimeve ka ardhur si pasojė e faktorėve tė ndryshėm, por mė kryesor ka qenė vonesa nė procesin e tenderimeve.
Investimet publike nuk janė i vetmi sektor ku ka mosrealizim tė programeve.
Nė tatime e dogana tė ardhurat janė nė rėnie gjatė gjithė kėtij viti.
Edhe me rishikimin e planit, tė ardhurat totale tė buxhetit pėr periudhėn janar-shtator 2015, sipas Ministrisė sė Financave, arritėn nė 279 miliardė lekė, nga 285.9 miliardė lekė tė parashikuar pėr periudhėn.
Tė ardhurat tatimore janė -3.8 miliardė lekė mė pak se parashikimi, ndėrsa ato jo-tatimore janė rreth -1.5 miliardė lekė nėn parashikimin.
Peshėn kryesore tė mosrealizimit tė tė ardhurave tatimore e mbartin tė Ardhurat nga Tatimet dhe Doganat, mė shumėn prej -4.2 miliardė lekė, minusi i ardhur nga mosrealizimi i planit nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave prej -3.5 miliardė lekė, ndėrsa Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve ka njė mosrealizim tė planit pėr periudhėn prej 0.6 miliardė lekė.
6.9 miliardė lekė ėshtė gropa nė tatime vetėm pėr muajin shtator.
Nė dogana, akciza ka mosrealizim tė planit prej rreth -3.3%. Tė ardhurat janė realizuar nė masėn 96.7 %, thėnė mė thjesht doganės i mungojnė 900 milionė lekė.
Edhe tė ardhurat nga TVSH kanė pėsuar rėnie, kryesisht nga rėnia e importeve. Lapsi.al
Krijoni Kontakt