Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: Bien tė ardhurat nga doganat e tatimet me $110 milion

    Doganat e Tatimet, tė ardhurat, 110 milionė USD minus

    Situata e financave mbetet problematike dhe kėtė e vėrteton edhe njė herė maji, ku sėrish realizimi i planit tė tė ardhurave nuk ka qenė i mundur.

    Nė kushtet kur arkės i mungojnė 70 milionė dollarė, qeveria ka shtrėnguar kahun e shpenzimeve. Treguesit fiskalė tė Financave reflektojnė njė ecuri tė dobėt tė disa taksave qė sinjalizojnė njė ekonomi tė dobėt.

    TREGUESIT

    Nė fakt, totali i tė ardhurave ka ardhur me njė pėrmirėsim krahasuar me njė muaj mė parė kur buxhetit i mungonin 85 milionė dollarė nga diferenca plan-fakt. Ky ngushtim ka ardhur jo mė tepėr si njė rritje e tė ardhurave nga dy administratat kyēe Tatime dhe Dogana, por nga disa tė ardhura ekstra tė buxhetit pėr dhėnien e shėrbimit 4G. Nėse kėto para nuk do tė ishin arkėtuar, atėherė do tė kishim njė dėshtim tė realizmit tė planit me 110 milionė dollarė nga dy administratat. Por cilėt janė zėrat mė problematikė? Sė pari kemi njė rėnie tė Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar. Plani i kėtij viti parashikonte qė tė paktėn deri nė maj ky zė tė ishte jo mė pak se 480 milionė dollarė, por nė fakt mosrealizimi ėshtė me mė shumė se 1.5 milionė dollarė. Krahasuar me faktin e majit tė vitit tė kaluar, situata ėshtė edhe mė pesimiste, pasi rėnia ėshtė me 3 milionė dollarė.

    Nga ana tjetėr kemi mė pak akcizė tė arkėtuar qė sipas treguesve nė maj ishte 130 milionė dollarė, mė keq sesa plani, por mė mirė sesa njė vit mė parė. E ndėrsa pėr disa zėra ka argument qė mban pėr rėnien e lirė tė tė ardhurave duket se pėr TVSH ėshtė e qartė se ekonomia nuk po jeton ditėt mė tė mira. Kjo tregon pėr njė rėnie tė investimeve nga biznesi, rėnie tė fuqisė blerėse nė vend dhe padyshim situata e parazgjedhjeve duket tė ketė dhe ajo efektin e vet.

    SHPENZIMET

    Qeveria ka mbajtur nėn kontroll shpenzimet pėr pesė muajt e kėtij viti, duke harxhuar shumė mė pak sesa plani. Nėse nė buxhet ishin parashikuar 1.76 miliardė dollarė si shpenzime totale deri nė fund tė majit u harxhuan 1.61 miliardė dollarė. Ka njė ulje tė shpenzimeve korrente, atyre pėr fondet speciale apo edhe kompensim pėr ish-pronarėt. Pavarė- sisht kėsaj, qeveria i ka qėndruar besnike planit tė saj pėr shlyerjen e detyrimeve tė prapambetura ku deri nė fund tė majit janė dhėnė 120 milionė dollarė. Nė total kemi njė deficit 98 milionė dollarė, i cili ėshtė financuar mė shumė nga borxhi i marrė jashtė vendit gati 86 milionė dollarė, kurse pjesa mė vogėl nė tregun vendės.

    Shpenzimet kapitale arrijnė 176 milionė USD

    Qeveria e ka lėshuar dorėn pėr shpenzimet kapitale nėse krahasimin e bėjmė me njė vit mė parė. Deri nė fund tė majit pėr kėtė zė kanė shkuar 176 milionė dollarė. Kjo shifėr edhe pse ėshtė mė shumė sesa njė vit mė parė kur ky zė ishte 137 milionė dollarė, sėrish ėshtė me njė diferencė 30 milionė dollarė krahasuar me planin e buxhetit tė kėtij viti. Nė fakt, nisur nga situata e vjetshme kur shpenzimet shumica u kryen nė fundvit, gjatė kėtij viti, qeveria ka vendosur tė shpėrndajė nė mėnyrė mė tė njėtrajtshme paratė. Kjo vjen pas kėshillės sė Bankės Botėrore dhe asaj tė Shqipėrisė qė vunė theksin edhe te rėndėsia qė kanė nė ekonomi kėto shpenzime.

    Emri:  Capture38.jpg

Shikime: 463

Madhėsia:  92.9 KB

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes: Bien tė ardhurat nga doganat e tatimet me $110 milion

    Nisma anti-informalitet, Shtatori, mosrealizim me 30 mld lekė nė tė ardhura

    Nisma anti-informalitet nuk ka ndihmuar tatimet dhe doganat qė tė mbyllin gropėn nė buxhet pasi edhe nė shtator tė ardhurat nuk u realizuan me rreth 30 mld lekė.



    Ndėrsa pėr periudhėn 9-mujore tė dhėnat tregojnė pėrkeqėsim tė dukshėm tė gjendjes sė financave publike.
    Kėshtu sipas Ministrisė sė Financave nė periudhėn janar-shtator u grumbulluan 279 mld lekė tė ardhura ose 119.1 mld lekė mė pak se plani. Tė ardhurat e kėsaj periudhe janė realizuar nė masėn 70%.
    Mosrealizimet mė tė forta janė nga tatimet dhe doganat me rreth 82.2 mld lekė mė pak se plani nė kėtė periudhė 9-mujore, ndėrsa zėrat ku ėshtė performuar mė dobėt janė tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH) me 40.3 mld lekė mė pak, akciza me 15.3 mld lekė mė pak, tatimi mbi tė ardhurat personale me mosrealizim me 9. 8 mld lekėsh, si dhe taksat nacionale me 10.2 mld lekė mė pak.
    Mosrealizim tė tė ardhurave ka edhe nga pushteti vendor nė masėn 3.1 mld lekė si dhe nga tė ardhurat jo tatimore me 9.7 mld lekė.
    Performanca e institucioneve shtetėrore nuk ėshtė e dobėt vetėm nė kahun e tė ardhurave, por edhe nė ato tė shpenzimeve. Tė dhėnat e MF tregojnė se shpenzimet kapitale ose ndryshe investimet vlerėsohen nė 9 muajt e kėtij viti nė masėn 32.9 mld lekė ose 30.3 mld lekė mė pak se plani. Pėr kėtė periudhė investimet publike janė realizuar nė vetėm 52%.

    ORA NEWS

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •