Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1

    Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    Ibrahim Basha eshte polici i vrare ne Lazarat. Incidenti ka ndodhur pasi policia po kryente nje aksion pasi me pare ishin qelluar dy police te tjere. Policia kishte ndaluar nje automjet qe kishte brenda tre arme dhe kishte arrestuar shoferin.

    http://www.sunherald.com/2015/06/24/6291677/albanian-policeman-shot-dead-in.html


  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    Sulmi nė Lazarat, FOTO/ Ja makina e Xhuliano Malos pėr tė cilėn u kėrkua ndėrhyrja e RENEA-s

    Emri:  lazarat8.jpg

Shikime: 727

Madhėsia:  132.2 KB

    Publikohen fotot e makinės sė Xhuliano Malos, e cila u bllokua mėngjesin e sotėm nė Lazarat dhe ku u gjetėn njė sasi armėsh si dhe lėndė narkotike. Nė momentin kur u neutralizua makina ka ndodhur dhe vrasja e efektiv tė RENEA-s dhe plagosja e dy tė tjerėve.
    “Gjatė operacioni pėr kapjen e kėtyre personave, 200 metra nga rruga qė tė ēon pėr nė qendėr tė komunės u kostatua njė automjet benc i bardhė pa targa, i cili mbahej nė vėzhgim nga shėrbimet e policisė.
    U bė neutralizimi i drejtuesit tė mjetit i cili ėshtė shtetasi Xhulio Ilirjan Malo dhe u kėrkua ardhja e forcave tė tjera tė RENEA me mjetin tip Volcvagen me targa MB 060 AA, ku nė afėrsi tė vendit tė quajtur “Pularia” nė drejtim tė kėtij automjeti ėshtė qėlluar me breshėri armėsh, ku si pasojė kanė mbetur tė plagosur tre efektivė tė policisė tė repartit RENEA, ku punojėsi i policisė Ibrahim Basha si pasojė e plagėve tė marra gjatė rrugės nė drejtim tė Spitalit Rajonal Gjirokastėr ka gjetur vdekjen, ndėrsa punojėsit e policisė J. I. dhe P. H. janė ēuar nė Spitalit Rajonal Gjirokastėr dhe mė pas janė transportuar me helikopter nė Tiranė per njė trajtim mė tė specializuar dhe ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn .
    Nga grupet e ndėrhyrjes ėshtė bėrė shoqėrimi i automjetit tip benc i bardhe sė bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo.
    Gjatė kqyrjes sė automjetit nė ambjentet e Drejtorisė sė Policisė Gjirokastėr nė kėtė automjet janė gjetur, njė arsenal armėsh:
    Njė automatik kallashnikov,njė pushkė model 63, njė pushkė model 56, tre gėzhoja tė qitura model 56, njė ndezės, njė granatė e armatosur, njė kėmbėz mitralozi, njė thes lini e mbushur me fishek tė kalibrave tė ndryshėm ndėr ta edhe fishekė mitrolozi , njė kasetė fishekėsh me disa krehėra, katėr kallėpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhėnėse marrėse pėr distancė deri nė 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike tė dyshuara si kokainė
    Gjithashtu po gjatė kėsaj kohe ėshtė bėrė shoqėrimi edhe i 7 shtetasve tė tjerė nga fshati Lazarat pėr tė parė kanė lidhje me ngjarjen apo jo. Ndėrkohė forcat e policisė mbajnė nė vėzhgim grupin e armatosur qė ndodhet te ish Pularia nė fshatin Lazarat” thuhet nė njoftimin e policisė.

    Emri:  lazarat10.jpg

Shikime: 602

Madhėsia:  140.9 KB

    Emri:  lazarat9.jpg

Shikime: 494

Madhėsia:  120.3 KB

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    Ky ėshtė efektivi i RENEA-s qė u vra nė Lazarat (FOTO)

    Emri:  685fd56e7a0725cd449baeeaa2dc6dbf_XL.jpg

Shikime: 502

Madhėsia:  17.7 KB

    Nė Lazarat ka njė tė vrarė dhe dy tė plagosur nga Policia e Shtetit. Ky qė shihni nė kėtė foto ėshtė efektivi i RENEA -sė qė mbeti i vrarė gjatė natės nė Lazarat. Ibrahim Basha, 31 vjeē lindur dhe ka banuar nė Tiranės. Ibrahimi ėshtė fėmija i dytė i familjes Basha. Mėsohet se ai kishte pak kohė qė i ishte bashkuar forcės elitė tė Policisė sė Shtetit.

    Pėrpara sė tė ishte pjesė e RENEA, Basha ka qenė pjesė e Batalionit tė Operacioneve Speciale (BOS) nė Forcat e Armatosura. Si pjesė e BOS Basha ėshtė njė nga efektivėt mė tė trajnuar tė ushtrisė shqiptare, e cila njihet dhe si njėsia elitė e forcave tona tė armatosura.

    Ai ka qenė pjesė e disa misioneve ushtarake nė Afganistan. Gjatė karrierės nė ushtri, Basha ėshtė vlerėsuar me medalje pėr misionet e luftimit nė Afganistan dhe Irak.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    Tė mbijetosh nė Irak dhe tė vdesėsh nė Lazarat

    Emri:  7801ca0f38735e93f9f1185f8f33a404_XL.jpg

Shikime: 621

Madhėsia:  31.4 KB

    Njerėz si Ibrahim Basha shteti ynė ka pak. Ėshtė njė batalion i Operacioneve Speciale nė Ushtri dhe Forcat Speciale RENEA. Trajnimi dhe sakrifica qė bėjnė kėta burra nė ushtri apo nė polici i bėn tė jenė tė rrallė pėr cilėsitė profesionale. Basha i kishte tė dyja, edhe pėrvojėn nė ushtri edhe atė tė forcave mė tė trajnuara tek RENEA.

    Nė Forcat e Armatosura ishte pjesė e Batalionit tė Operacioneve Speciale. Njėsia e vetme me rreth 200 trupa, qė ka marrė pjesė nė luftime me terroristėt nė Irak dhe Afganistan. Janė tė vetmit ushtarak shqiptarė qė pas Luftės sė Dytė Botėrore qė luftėn nuk e kanė njohur nė libra dhe teori, por kanė qenė nė terren ku kanė njohur dhe humbje. Feti Vogli ishte njė prej tyre. Ibrahim Basha ishte pjesė e sė njėjtės elitė ushtarake dhe tė vetmit Batalion qė nga SHBA-tė ėshtė vlerėsuar si mė profesionalja e ushtrisė shqiptare. Si pjesė e BOS (Batalionit tė Operacioneve Speciale), Basha arriti t’i mbijetojė terroristėve nė Irak dhe Afganistan. Njerėz tė tillė nė strukturat e shtetit janė tė rrallė. Janė tė rrallė sepse besojnė nė atė qė bėjnė dhe nuk veshin uniformė pėr tė marrė njė rrogė.

    Fati qė e mbėshteti nė shkretėtirat dhe shpellat e Kandaharit dhe rrugėt me mina tė Mosulit e braktisi nė Lazarat. Pabesi, organizim i gabuar i operacionit, apo neglizhim i rrezikut? Tė gjithė kėto mund tė jenė arsyet qė ēuan nė humbjen e njė jete dhe plagosjen e dy efektivėve tė tjerė tė repartit special RENEA. Detajet se ku ēaloi operacioni nuk janė bėrė ende tė ditura. Por duket se pabesia dhe mos organizimit i duhur i policisė ka ēuar nė kėtė humbjeje tė rėndė. RENEA ėshtė njė nga repartet qė cilėsohet si krenaria e Policisė sė Shtetit. Quhet i tillė sepse shumė pak herė ka pasur humbje brenda radhėve tė saj. Mė njė viktimė dhe dy tė plagosur nuk ėshtė goditur vetėm njė skuadėr, por gjithė krenaria e Policisė sė Shtetit.

    Pikėpyetjet pėr atė ēka ndodhi janė tė shumta. Si ka mundėsi njė vit pas operacionit mė tė madh nė historinė e policisė nė Lazarat, nė kėtė fshat tė ketė ende kriminelė dhe njerėz tė armatosur? Ēfarė nuk funksionoi nė strukturat e policisė dhe ato tė Shėrbimit Informativ Shtetėror qė nuk informuan nė kohė pėr ekzistencėn e njė grupit tė rrezikshėm kriminal? Sepse kėtu nuk bėhet fjalė thjesht pėr trafikantė, por pėr grupe narko-terroriste qė jo vetėm kanė punuar tė qetė, por patėn guximin tė godasin dhe tė marrin jetėn e njė efektivi tė policisė.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    17-vjeēari qė qėlloi mbi efektivėt e RENEA-s, besimtar i devotshėm

    Ky ėshtė Xhuliano Malo, personi qė qėlloi mbi efektivėt e RENEA-s ditėn e sotme nė Lazarat.

    17-vjeēari Malo ėshtė arrestuar nga policia dhe nė makinėn e tij tip Benz janė gjetur armė dhe municione tė ndryshme.

    Siē shihet nė profilin e tij nė FB Malo ėshtė njė besimtar i devotshėm madje aktualisht ishte duke agjėruar pėr muajin e Ramazanit.

    Ndėrkohė vazhdon operacioni i 400 trupave nė Lazarat pėr tė arrestuar grupin e armatosur.

    Emri:  xhulio-malo.jpg

Shikime: 1807

Madhėsia:  57.5 KB

    MAPO

  6. #6
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anėtarėsuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Pėr: Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    Qofte i xhenetit. Ngushellime familjes pa njerezit llafe kan

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    Basha: Rama po bėn politike nė derėn e spitalit

    Kreu i PD-sė Lulzim Basha ka vizituar sot dy efektivėt e plagosur nė Lazarat. Nė njė komunikim pėr mediat, Basha shprehu ngushėllimet pėr humbjen e jetės sė efektivit tė RENEA, Ibrahim Basha dhe shėrbim tė shpejt tė dy tė plagosurave.

    “Dua tė shpreh dhimbjen e thellė familjarėve tė Ibrahimit. Jemi tė shokuar nga kjo humbje. Vizituam dy kolegėt e tij, tė cilėt fatmirėsisht janė jashtė rrezikut. U uroj shėrim tė shpejtė. Kemi kėrkuar qė nė orėt e para qė Policia tė marrė tė gjitha masat pėr tė mos pasur cenimin e jetėve tė efekivėve dhe banore”,- tha Basha.

    Nga ana tjetėr, Basha ka hedhur akuza nė idesė tė kryeministrit duke u shprehur se kėtė ngjarje po e pėrdor pėr politikė. Ai tha se PD ka kėrkuar transparencė, ndėrsa ka shtuar se efektivėt e RENEA nuk kanė qenė nė aksion me mjet tė blinduar, por me makinė tė thjeshtė.

    “Kemi kėrkuar transparencė se ēfarė ndodhi dhe ēfarė po ndodh. I gjithė grupi i efektivėve qė ėshtė goditur ka qenė nė operacion me automjet tė papėrshtatshėm, “Volsvagen”. Ky nuk ėshtė momenti pėr tu ndalur kėtu. Njė analizė e plotė duhet bėrė patjetėr pa politizim. Shpreh keqardhjen e thellė qė nė njė qėndrim totalisht tė papranueshėm kryeministri i vendit. Njeriu qė duhet tė marrė pėrgjegjėsi tė bėjė transparencė e pėrdor pėr politikė nė derėn e spitalit pėr tė sulmuar opozitėn. Njė deklaratė e papėrgjegjshme diabolike qė e hedh poshtė me neveri”,- tha Basha.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    Reagon Nishani! Rama: Mos flisni me dy kuptime, paēi faqen e zezė

    Skedarėt e Bashkėngjitur 167955

    Kryeministri Edi Rama vizitoi nė spital dy policėt e plagosur nė Lazarat.

    Pasi doli jashtė, Rama tha se kjo ėshtė njė ditė zie pėr Policinė e Shtetit.

    Megjithatė Rama mė shumė foli pėr ata qė tha se bėjnė deklarata me dy kuptime, duke nėnkuptuar PD-nė.

    “Ndėrkohė qė duke i shprehur ngushėllimet mė vėllazėrore familjes sė atij qė nuk arriti t’i mbijetonte kėsaj barbarie, dhe duke shprehur nė tė njėjtėn kohė edhe sigurinė e mjekėve qė dy tė tjerėt janė plotėsisht janė rrezikut pėr jetėn, dua tė nėnvizoj se duhet tė ndjehen vėrtet keq ata qė pėr faqen e tyre tė zezė, edhe nė kėtė moment qė policia ėshtė nė fushėn e betejės me njė grup vrasėsish, flasin me dy kuptime dhe i kėrkojnė llogari policisė, edhe duke fajėsuar edhe aq nė mėnyrė indirekte,” tha Rama.

    Mė herėt ish- kryeministri Sali Berisha bėri njė status pėr kėtė ngjarje.

    “Nje ngjarje e rende, ne te cilen ka humbur jeten nje efektiv i Policise dhe jane plagosur dy police te tjere, ka ndodhur ne Lazarat. Duke denuar ashper kete krim te shemtuar, shpreh ngushellimet me te thella familjes te efektivit te Policise, te ndjerit Ibrahim Basha dhe ju uroj sherim te shpejt e te plote dy punonjesve te plagosur te Policise. Me kete rast u bej thirrje organeve te zbatimit te ligjit te identifikojne, vendosin e ndeshkojne me forcen e ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar!” tha Berisha.

    Pėr ngjarjen reagoi edhe kreu i shtetit.

    “Presidenti i Republikės po ndjek me shqetėsim ngjarjen e rėndė qė ka ndodhur nė fshatin Lazarat gjatė ditės sė sotme ku ka humbur jetėn Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, dhe ku janė plagosur dy efektivė tė tjerė.

    Kreu i Shtetit ngushėllon familjen e tė ndjerit Basha pėr humbjen e rėndė si dhe i gjendet pranė tė gjithė familjarėve e tė afėrmve nė kėtė ditė tė rėndė pėr ta, ndėrkohė qė u uron shėrim tė shpejtė policėve tė plagosur.

    Presidenti Nishani dėnon aktin kriminal dhe u kėrkon autoriteteve ligjzbatuese qė nė mėnyrė profesionale tė bėjnė zbulimin e menjėhershėm tė kėtij krimi dhe vėnien pėrpara drejtėsisė tė autorėve, duke u bėrė njėkohėsisht thirrje pėr qetėsi qytetarėve tė Lazaratit nė kėto momente tė vėshtira,” thuhet nė deklaratėn e Bujar Nishanit.

    MAPO

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    Per budallane qe shqiptaret kane bere kryeminister, edhe vdekja e nje polici eshte mundesi e mire per te bere politike, e per te sulmuar opoziten.

    Ngushellime familjes se viktimes dhe presim te mesojme se perse personeli i forcave speciale te policise leviz ne nje zone te nxehte si Lazarati me makina personale

    Albo

  10. #10
    Unike ne stilin tim Maska e ermela sweet
    Anėtarėsuar
    29-03-2012
    Postime
    654

    Pėr: Vritet nje polic ne Lazarat, plagosen dy te tjere

    Qofsh i xhehnetit miku im me i shtrenjte . jo vetem familja e tij humbi nje djale te mrekullueshem ,por e gjith shqiperia sot ka humbur nje trim qe dha jeten ne krye te detyres.......
    "Me mire nje dhimbje pa emer,sesa nje emer me dhimbje"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •