Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Personalisht ne 2011 kam qene mbeshtetes i Bashes per Bashkine e Tirones ...... si kryetar i PD rezultoi i FALIMENTUAR ..... Te DOREHIQET sa me shpejt per te miren e PD !
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    cmendim ke ti albo tashi ndajeni mendjen o keni rritje o ju kane vjedh votat
    se kur se fitoi edvinua voren e lezhen qe e kishit aq hall per manipulime i bie te ket qene cdo gje normale
    shkodren e moret e ti thoni flm gon celes me bythlepiresit e tij se i bene shkodranet ti drejtohen kutive e ta japin Voten kunder ketit se do ju kishte ik boja dhe ne shkoder .
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #13
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    cmendim ke ti albo tashi ndajeni mendjen o keni rritje o ju kane vjedh votat
    se kur se fitoi edvinua voren e lezhen qe e kishit aq hall per manipulime i bie te ket qene cdo gje normale
    shkodren e moret e ti thoni flm gon celes me bythlepiresit e tij se i bene shkodranet ti drejtohen kutive e ta japin Voten kunder ketit se do ju kishte ik boja dhe ne shkoder .

    keni marr puken dhe malsine e madheeee. buke me hanger nuk kan pase ne kohen e enverit

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    keni marr puken dhe malsine e madheeee. buke me hanger nuk kan pase ne kohen e enverit
    une jam komunist ne si parti nuk morem pjese ne zgjedhje
    akoma sna falenderuan te djathtet se lul bashen votat tona e bene krietar bashkie

    edhe shkodra ne kohe te jozit te poshte shkoj prap ja dha Voten keshtu qe jam ok me teorine e pukes e malesise se madhe
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Jane tre fitore te medha te opozites ne keto zgjedhje:

    1. Denoncimi nderkombetar i kriminilazimit te politikes shqiptare nga nje njeri i vetem: Edi Rama!

    Risia e ketyre zgjedhjeve dhe kesaj fushate ishin deklaratat e ambasadorit amerikan, osbe dhe BE para mbajtjes se zgjedhjeve, duke deklaruar publikisht se ne listat e kandidateve kish njerez kriminele: trafikante droge. Kjo eshte fitore e madhe e opozites pasi gjuha qe Basha perdorte ne publik per te denoncuar kriminelet ne pushtet, eshte sot gjuha dhe kauza e partnereve me te fuqishem nderkombetare te Shqiperise. Ata e njohin kete realitet te frikshem ne Shqiperi, po e monitorojne nga afer ate, dhe nuk po mjaftohen vetem ne kuadrin e fjaleve: inisiativa ligjore dhe arrestime te tjera pritet te behen ne ditet ne vazhdim nga prokuroria shqiptare. Kjo ishte nje fitore politike dhe morale e opozites qe para mbajtjes se zgjedhjeve.

    2. Krisja e pare e koalicionit te majte ne keto zgjedhje

    Rritja e presionit nderkombetar me prishjet e pazareve te droges dhe akuzat per inkriminimin e politikes, kane sjelle edhe perplasjet e para brenda ketij koalicioni qe nuk e ka te gjate. Deputeti socialist Tom Doshi me akuzat e tij per dyshen Meta-Rama vetem sa e nisi kete proces, por rezultatet ne rang vendi te votes se partive ne keto zgjedhje do te nxjerrin ne pah edhe tre anomali te painjorueshme dot: a) ngritjen e besimit te elektoratit te PD ne rang vendi ne nje kohe shume te shkurter qe nga humbja e qershorit 2013 qe tregon pakenaqesine ne rritje te shqiptareve me keqqeverisjen e vendit b) ngritjen e elektoratit te LSI ne kurriz te elektoratit te PS c) mosrespektimi i mareveshjes politike parazgjedhore ku LSI bashkoi votat e elektoratit te saj me PS ne zonat ku kandidatet e PS kandidonin, por PS nuk e beri te njejten gje ne zonat ku LSI kandidonte. Kjo deshmon brishtesine e ketij koalicioni dhe faktin qe Meta e Rama mund te bejne shume ujdi me njeri-tjetrin, por realiteti brenda elektoratit te ketyre partive eshte i tille qe ata e urrejne njeri-tjetrin. Koalicioni nuk e ka te gjate pasi besimi mes ketyre dy partive dhe mes ketyre dy personave u prish ne keto zgjedhje dhe kjo do ta beje te veshtire per te mos thene te pamundur aleancen ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


    3. Faktimi dhe dokumentimi i manipulimeve dhe blerjes se votave nga ana e opozites

    Problemi qe njerez si Rama dhe Meta kane me Lulzim Bashen eshte se ai nuk eshte Sali Berisha. Ndryshe nga Sali Berisha qe ishte nje politikan populist dhe me nje retorike polarizuese, Basha eshte nje politikan me kulture evropiane qe nuk ben politike fjalesh te kota, por ben nje politike reale te ngritur mbi mbrojtjen e interesave te qytetareve te vendit qe e gjejne veten nen tutelen e pushtetit te shfrenuar te dyshes ne pushtet. Ne fakt, ironia e fitores e Pirros se dyshes ne pushtet ne zgjedhjet lokale eshte se vete numri i madh i bashkive te fituara prej tyre ne rang vendi eshte nje prove e manipulimeve te ketyre zgjedhjeve. Por opozita e drejtuar nga Basha nuk mjaftohet me retorike boshe para kamerave televizive: ai ka mbledhur, regjistruar e faktuar te gjitha shkeljet e bera ne zgjedhje qe nuk flasin vetem per manipulime e blerje votash, por flasin edhe per implikimin e njerezve ne pushtet ne keto manipulime. Ambasadoret e huaj ne Tirane jane aq te shqetesuar sot fale faktimit nga ana e opozites dhe mediave te vendit te ketyre fenomeneve teper negative. Dhe kjo do te coje ne izolimin e metejshem nderkombetar e rajonal te dyshes ne pushtet, ashtu sic do te sjelle rritjen e mbeshtetjes morale te opozites si ne syte e opinionit shqiptar qe i deshmon keto fenomene nga afer, por edhe ne syte e partnereve nderkombetare.

    Ne mbyllje, fitorja me e madhe e opozites ne keto zgjedhje eshte qe duke qene se sot Rama-Meta kontrollojne si pushtetin qendror edhe ate lokal ne vend, ata marrin mbi supe gjithe barren e pakenaqesise dhe problemeve te vendit, duke e shfajesuar opoziten nga faji per cdo problem qe has vendi. Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD do te dali me parullen: "Te gjithe derrat nje fytyre kane!" dhe krah te ketyre fjaleve, do te jene fytyrat e Rames e Metes.

    Albo
    Albo ja ke futur kot ne te treja argumentet;
    e para: - politika ka qene e denoncuar per kriminalitet edhe here te tjera,, Nese PD nuk do kishte hyre ne zgjedhje aty ku ishin kandidate me begraund kriminal, atehere kishte goje te therriste. Fakti qe ne keto zona hyri ne zgjedhje dhe humbi, i ben kokeulur dhe bythcarres per njerezit.
    e dyta; - Koalicioni i majte s'ka qene kurre i bashkuar, ata bashkohen vetem kur interesat e tyre perputhen. Meta eshte pragmatist dhe Rama idioti klasik qe nuk e di c'domethene politike. Por perballe nje amullie te djathte, keta ishin alternativa e vetme qeverisese.
    e treta; - Keto zgjedhje jane ne vazhden e zgjedhjeve te 25 viteve te fundit pa as me te voglin ndryshim. Kush paguan me shume - merr me shume..
    Te tjerat jane aro qe ne letersi quhen "ujra te teperta" apo "folklor" .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #16
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Epo kshu vazhdofte opozita me te tilla fitore,si keto te 2015.. e cjane keto matrapazlleqe qe lexojme..

  7. #17
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    keni marr puken dhe malsine e madheeee. buke me hanger nuk kan pase ne kohen e enverit
    po se mos kan pasur ne koh te saliut

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Vota e 2015 e përkthyer në mandate, e majta maxhorancë me 78 deputetë, e djathta 60

    Nëse vota për kandidatët e bashkive në 21 qershor do të përkthehej në mandate, e majta do të siguronte një maxhorancë prej 78 deputetësh.

    Panorama Online ka përllogaritur me formulën e ndarjes së mandateve, votën që kanë marrë kandidatët e koalicionit të majtë dhe atij të djathtë në zgjedhjet lokale duke qenë se kjo vlerësohet si votë më politike sesa ajo për këshillat bashkiakë.

    Dy mandate shkojnë për Gjergj Bojaxhi në Tiranë dhe PBDNJ-në në Vlorë.

    Në qarkun e Tiranës dy vjet më parë maxhoranca mori 19 mandate ndërsa opozita 13. Pas dy vjetësh maxhoranca ka humbur një mandat, por atë nuk e merr opozita. Nëse Gjergj Bojaxhi vendos të krijojë parti ose të kandidojë si i pavarur, me votat e 21 qershorit ai siguron një mandate në Kuvend.

    Koalicioni i majtë humbet një mandate në Berat ku nga 6-2 që ishte në 2013 shkon në 5-2.

    Ndërkohë që qarqet e Dibrës dhe Durrësit nuk ndryshojnë.

    Në Elbasan koalicioni i majtë fiton një mandat më shumë falë numrit të madh të votave që mori në këto zgjedhje lokale.

    Nga 8-6 që ishte në 2013, rezultati shkon në 9-5 në favor të së majtës.

    Në Fier dhe Gjirokastër e majta humbet 3 mandate. Konkretisht në qarkun e Fierit rezultati nga 11-5 shkon në 9-7, ndërsa në Gjirokastër nga 4-1 shkon në 3-2.

    Në Korçë koalicioni i majtë humbet një mandate duke e çuar qarkun nga 7-5 në 6-6. Por këtë mandat ajo e rikuperon në Kukës ku nga 3-1 për të djathtën rezultati shkon në 2-2.

    Në Lezhë, nëse vota e kandidatëve do të jetë e njëjtë edhe pas dy vitesh në zgjedhjet e përgjithshme, e majta merr 4 mandate nga 3 që ka aktualisht, ndërsa në Shkodër e djathta rikthehet fituese me 6 mandate përballë 5 që ka e majta.

    Në Vlorë ndodh i njëjti fenomen si në Tiranë ku e majta humbet një mandat. Megjithatë këtë mandate nuk e merr PD, por PBDNJ.

    Në total nga 83 deputetë që e majta arriti para dy vjetësh, me votën e kandidatëve për kryetarë bashkie zbret në 78, ndërsa e djathta nga 57 deputetë shkon në 60. Dy mandatet e fundit janë për Gjergj Bojaxhiun dhe PBDNJ-në.



    QARKU BERAT

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 6 mandate

    Koalicioni i djathtë 2 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 5 mandate

    Koalicioni i djathtë 3 mandate



    QARKU DIBËR

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 3 mandate

    Koalicioni i djathtë 3 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 3 mandate

    Koalicioni i djathtë 3 mandate



    QARKU DURRES

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 7 mandate

    Koalicioni i djathtë 6 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 7 mandate

    Koalicioni i djathtë 6 mandate



    QARKU ELBASAN

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 8 mandate

    Koalicioni i djathtë 6 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 9 mandate

    Koalicioni i djathtë 5 mandate



    QARKU FIER

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 11 mandate

    Koalicioni i djathtë 5 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 9 mandate

    Koalicioni i djathtë 7 mandate



    QARKU GJIROKASTER

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 4 mandate

    Koalicioni i djathtë 1 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 3 mandate

    Koalicioni i djathtë 2 mandate



    QARKU KORCE

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 7 mandate

    Koalicioni i djathtë 5 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 6 mandate

    Koalicioni i djathtë 6 mandate



    QARKU KUKËS

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 1 mandate

    Koalicioni i djathtë 3 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 2 mandate

    Koalicioni i djathtë 2 mandate



    QARKU LEZHE

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 3 mandate

    Koalicioni i djathtë 4 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 4 mandate

    Koalicioni i djathtë 3 mandate



    QARKU SHKODER

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 6 mandate

    Koalicioni i djathtë 5 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 5 mandate

    Koalicioni i djathtë 6 mandate



    QARKU TIRANË

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 19 mandate

    Koalicioni i djathtë 13 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 18 mandate

    Koalicioni i djathtë 13 mandate

    Gjergj Bojaxhi 1 mandat



    QARKU VLORE

    Rezultati në 2013

    Koalicioni i majtë 8 mandate

    Koalicioni i djathtë 4 mandate

    Rezultati në 2015

    Koalicioni i majtë 7 mandate

    Koalicioni i djathtë 4 mandate

    PBDNJ 1 mandat


    Panorama

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Basha-ik, Majft me Justifikime

    Zgjedhjet lokale të 21 qershorit treguan qartë atë që parashikohej-humbjen e PD dhe të Aleancë APPV ndaj ASHE.
    Këto zgjedhje ashtu si dhe ato parlamentare, i dha PD-së dhe veçanërisht Bashës, jo vetëm argumentin se sa të kota janë justifikimet për humbjet e pësuara, por edhe në rastin kur humbja përsëritet tregon qartë se kur nuk reflektohet dhe nuk përpiqen për të gjetur shkaqet e humbjes, atëhere - një humbje tjetër do të pasojë.
    Kështu ndodhi.
    Basha, Kryetari i PD, partisë më të madhe të Opozitës dhe Kryetar i kësaj Opozite, me atë megalomaninë e tij neveritëse, me argumentat e tij bajatë e të mësuar përmëndësh, me pamundësinë e tij për të dialoguar por vetëm për të monologuar, me mungesën totale të dëshirës për të parë ne sy gjëndjen katastrofike të Partisë së tij, me mungesën totale te bashkëpunimit brënda Partisë së tij prej dy vitesh në opozitë, me mungesën totale të këshilltarëve profesionistë e politikanë, i ngjan një Don Kishoti të rrëzuar për të dytën herë përdhe nga vetë miqtë e tij të tipit Sanco Pança me mos ndërhyrjen e tyre qesëndisëse dhe përqeshëse, që në heshtje e miratuan disfatën e cila ishte plotësisht e tij.
    Kjo humbje katastrofike ka edhe paqartësitë e saj përsa i përket vetë personalitetit të Kryetarit të Partisë më të Madhe Opozitare sepse vazhdimi me të njëjtin temp dhe budallallëk për ti spjeguar popullit me një matematike alla Baron Mynhauzen, se ai nuk humbi në të vërtetë, por humbën amiqtë e tij të Maxhorancës qeverisëse (megjithse ata fituan me një fitore dërrmuese), dhe me argumentin tjetër akoma edhe më ufologjik se humbja (në këtë argument ai pranon se humbi por humbi se të tjerët i a bënë me hile) u shkaktua nga blerja hipotetike e votive dhe nga ndihma e `bandave dhe kriminelëve`?!
    Tek këto dy argumente bizarre mund të ndalemi pak dhe të komentojmë se cili është ky Kryetar Partie:
    - ose është një manipulator i dorës së parë , mësime të cilat i ka marë fare lehtë nga paraardhësi i tij (por në përgjithësi nga historiku i zgjedhjeve shqiptare) se në rastet kur fiton, fitorja është e merituar, dhe në rastin kur humbet,-zgjedhjet janë të pavlefëshme dhe të manipuluara,
    - ose ky njeri i emëruar paktikisht nga ish-kryetari si - Kryetar Partie, nëpërmjet një procedure zgjedhore pa konkurent (dhe ku njëri nga konkurentët disa kohë përpara vdiq në një aksident misterioz), është më një karakter paranojak dhe sociopat që nuk e pranon as kritikën dhe as autokritikën si element të një ndërgjegjeje normale.
    Shumëkush do të bëjë pyetjen përse kjo këmbëngulje patologjike për të mos pranuar humbjen, pra dhe fajin e një disfate të tillë, ku protagonist kryesor ishte vetë Kryetari i Partisë më të madhe Opozitare dhe violinë e parë në fushatën e fundit zgjedhore ku karakteristika të kësaj fushate ishin përfundimi i fjalimit me të uluritura- pra Kryetar Urlator, dhe karakteristika tjetër ishte paqartësia totale e programit me të cilën duhej të fitonte pasi tu mbushte mëndjen simpatizantëve të tij.
    Këto elemente që thashë me sipër, duke i shtuar lënien vetëm në fushatë të tij nga ana e deputetëve të PD (përveç Tritan Shehut), lënien vetëm e të braktisur nga themeluesit e tjerë të PD por që nuk ishin më deputetë, hedhjen e propozimeve pabazuara, si ato e uljes së taksave dhe tvsh-ve, propozimin për kryetarë bashkie të figurave të pastudiuara dhe të futur në minutën e fundit pa asnjë program dhe pa asnjë përgatitje,- tregon se sa i paqartë dhe i papërgatitur hyri ky kryetar në fushatë së bashku me Partinë dhe Koalicionin e tij humbës.
    Po të shikosh rezultatet e zgjedhjeve locale, mund të shohësh katastrofën që ka pasuar kjo parti për të dytën herë brënda dy viteve, dhe është për të ardhur keq që Shqipëria në të ardhmen më të afërt mund të ngelë fare pa opozitë duke i shkaktuar kështu një dëm të madh demokracisë shqiptare.
    Fitorja e Maxhorancës qeverisëse, e cila mbetet një fitore për tu përgëzuar është gjithashtu edhe pak e frikëshme kur mendon se së bashku me pushtetin egzekutiv që është afro 2/3 e Parlamentit, kjo maxhorancë ka fituar ggati 2/3 edhe të qeverisjes locale, pra Fitorja e madhe përmban edhe një përgjegjësi të madhe si dhe rrezikun e autoritarizmit.
    Që prej këndej del e domosdoshme edhe ristruktutimi i PD dhe forcimi i një Opozite konstruktive dhe jo shkatërruese e plot urrejtje që i sheh kundërshtarët si armiq. Dhe nga kjo e fundit veprimet e Kryetarit Basha nuk dallojnë shumë nga ish diktatori Hoxha i cili zbatonte gjithnjë thënien e Makiavelit se ata që nuk janë miqtë e mij –janë armiqtë e mij.
    Sidoqoftë i rekomandojmë z. Basha (në se PD e tij do ta mbajë përsëri në krye) të kuptojë se konkurentët dhe partnerët e tjerë të spektrit politik në demokracinë perëndimore nuk janë armiq por konkurentë, dhe luftojnë për pushtet legjislativ egzekutiv dhe local për të përmirësuar gjendjen dhe jo për ti luftuar si armiq.
    Ankesat e tij të pabaza dhe qarjet e tij hipokrite për blerje votash, vjedhje votash, ndihmat e maxhorancës nga `bandat dhe elementë kriminalë`, nuk mund ta justifikojnë humbjen e tij dhe as ti ruajnë kolltukun në krye të Partisë më të madhe Opozitare.
    Është më mirë për Bashën të japë dorëheqjen, dhe PD le të bëjë zgjedhje të reja për Kryetar Partie dhe për tu ristrukturuar, sepse egziston mundësia që edhe në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të 2017, PD mund të pësojë një humbje tjetër po aq të madhe sa edhe të humbë vëndin e dytë si Parti.
    Problemet e mëdha që ka Shqipëria si ato të bartura ashtu dhe ato të pa realizuara, problemet e papunësisë dhe të remitancave të pakta, të cilat nuk janë shkaktuar nga Maxhoranca e sotme, por janë bartur nga e kaluara duke i shtuar këtu dhe krizën greke dhe atë italianë në të cilat jetojnë mbi 1 milion shqiptarë, duhen zgjidhur duke punuar bashkarisht Maxhorancë dhe Opozitë konstruktive.
    Lehjet dhe shpifjet për banda, kriminelë, vjedhje votash, nuk mund të justifikojnë humbjen. Eksperienca ka treguar se prurjet e elementëve me të kaluar kriminale dhe jo të mirë, e kanë bazën në hartimin e ligjeve me difekte, dhe kryesisht të qeverisjes së kaluar sepse përzgjedhja e kandidatëve reduktohej vetëm me një dëshmi penaliteti të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë e qeverisjes së djeshme.
    Prandaj përmirësimi ligjor dhe reforma në drejtësi do të mund ta shpëtoje Shqipërinë nga prurjet kriminale në politikë, egzekutivi dhe në pushtetin lokal.
    Le të shpresojmë që ky 1 milion shuplaka të dyta, dy vjet pas 1 milion shuplakave të para, do tua sjellin në metro, aventurizmin pa kuptim të një Kryetari që me të vërtetë ka ikur në drejtim të paditur, duke lehur e ankuar pa të drejtë si tek ndërkombëtarët ashtu dhe tek klani që e ka zgjedhur por që me sa duket është bërë pishman për këtë zgjedhje.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Basha: Në rang vendi, elektorati i PD u rrit ndjeshëm në zgjedhjet lokale

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Albo ja ke futur kot ne te treja argumentet;
    e para: - politika ka qene e denoncuar per kriminalitet edhe here te tjera,, Nese PD nuk do kishte hyre ne zgjedhje aty ku ishin kandidate me begraund kriminal, atehere kishte goje te therriste. Fakti qe ne keto zona hyri ne zgjedhje dhe humbi, i ben kokeulur dhe bythcarres per njerezit.
    e dyta; - Koalicioni i majte s'ka qene kurre i bashkuar, ata bashkohen vetem kur interesat e tyre perputhen. Meta eshte pragmatist dhe Rama idioti klasik qe nuk e di c'domethene politike. Por perballe nje amullie te djathte, keta ishin alternativa e vetme qeverisese.
    e treta; - Keto zgjedhje jane ne vazhden e zgjedhjeve te 25 viteve te fundit pa as me te voglin ndryshim. Kush paguan me shume - merr me shume..
    Te tjerat jane aro qe ne letersi quhen "ujra te teperta" apo "folklor" .
    1. Zgjedhjet quhen lokale pasi jane te tilla. Votat nuk hidhen per Bashen apo Ramen e Meten, hidhen per kandidatet qe ata u servirin njerezve per te votuar. Nuk mund te perdoren zgjedhjet lokale per te matur mbeshtetjen e nje partie ne rang vendi. Te vetmet numra qe mund te reflektojne mbeshtetje partiake ne rang vendi jane numrat e keshillave te bashkive.

    2. Zgjedhjet u mbajten nen harten e re administrative te vendit, qe Meta e Rama kaluan ne Kuvend pa votat e opozitat, dhe per qellim kish pikerisht t'i jepte nje shtyse me shume elektoratit te tyre te majte.

    3. PS kontrollonte bashkite me te medha ne vend dhe nuk mund te flitet per "fitore" kur nje kandidat fiton nje mandat te dyte e te trete ne krye te asaj bashkie. Risia e ketyre zgjedhjeve nuk ishte qe keta kandidate fituan nje mandat tjeter, por risia e ketyre zgjedhjeve ishte se sa i ngushte ishte rezultati i fitores se tyre.

    4. Basha ka nxjerre mesimin e duhur nga gabimi i Berishes, humbja e besimit ne popull fale "koalicioneve fluide" me njerez si Meta e kompani. Berisha i mbaroi dy mandate te plota ne pushtet fale ketyre "koalicioneve", por e mbylli karrieren e tij politike me mbeshtetjen e besimin me te ulet ne popull ne zgjedhjet e 23 qershorit qe ishin nje referendum per te. Nje artitull ne nje te perditshme ne Tirane dje shkruante: "Gafa e Bashes, humbi 11 bashki duke mos mbajtur camet e katoliket ne koalicion". Duke mos qene ne gjendje te kuptojne se kjo levizje e Bashes ka arritur qe te rendisi PD ne opozite e vetme, perballe atyre qe une do ti quaja "koalicionin e zorraxhinjve". Nese PD humbi 11 bashki pasi nuk mbajti brenda koalicionit te saj zorraxhinjte e partive te vogla qe joshen nga pushteti, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare PD do te siguroje 11 mandate me shume deputetesh ne parlament, pasi oferta para shqiptareve do te jete: zorraxhinjte qe kane qene te gjithe ne pushtet dhe te gjithe bashkefajtore per keqqeverisjen e vendit - perballe PD te vetme.

    5. Basha ne keto zgjedhje ishte perballe nje "misioni te pamundur". Ai nuk u minua vetem nga manovrat e njerezve ne pushtet, por edhe nga "garda e vjeter" ne PD qe e nxorren koken per te qene te paret te akuzonin Bashen per "humbjen" e zgjedhjeve. Blerja e votave, skandali me kartat e identitetit, kandidimi i trafikanteve te droges nga mazhoranca, nuk i sollen humbjen Bashes, i sollen humbjen Shqiperise e shqiptareve ne syte e botes dhe ne syte e cdo shqiptari. Nuk do te jete Basha ai qe do ti duhet te jetoje me nje kryetar bashkie trafikant droge apo me nje kryetar bashkie qe per te mbajtur pushtetin ben rritjen fiktive te banoreve te qytetit te vete. Jane shqiptaret si puna tende qe do te vuani pasojat e ketij inkriminimi ne skaj te jetes politike shqiptare. Basha po ben ate qe duhet te beje cdo lider opozite: eshte zeri i vetem ne mes te shkretetires shqiptare qe ngre keto shqetesime si para publikut shqiptar, edhe atij nderkombetare. Pavaresisht se shumica e shqiptareve si puna juaj nuk e shihni kete gje si nje kercenim per lirine e demokracine tuaj si njerez, por e shihni si nje "normalitet".

    6. Po te lexosh me kujdes se si votat lokale per keshillet bashkiake do te ktheheshin ne mandate deputetesh, opozita e vetme e PD do te kish sot 20 deputete me shume se sa ka aktualisht. Dhe diferenca ne vota nga zgjedhjet e 2013 midis dy koalicioneve, eshte ngushtuar ndjeshem. Pra Basha nuk shpif kur thote qe mbeshtetja e PD ne popull eshte rritur ndjeshem brenda ketyre 2 vjetesh. PD ka rifituar besimin e 600,000 shqiptareve qe nuk ia dhane voten PD e Berishes ne 2013. Ose nje menyre tjeter per ta pare, Rama e Meta kane humbur mbeshtetjen e 600,000 shqiptareve brenda 2 vjetesh ne qeveri.

    7. Basha do te jete kryeminister i Shqiperise brenda 1 viti. Keto zgjedhje jane historikisht te krahasueshme me zgjedhjet e majit 1996 ku PD e Berisha shpallnin fitoren absolute me te thelle te tyre ne Shqiperi. Per te shenuar humbjen e tyre me te thelle vetem 1 vit me pas. "Fitorja e thelle" e te majteve ne Shqiperi, vetem sa eshte nje prove me shume inkriminuese per te gjitha pazaret e felliqura me zgjedhjet per te cilen opozita e akuzon mazhorancen ne syte e faktorit nderkombetar. Mbeshtja nderkombetare per opoziten dhe denoncimi dhe izolimi i mazhorances do te vije ne rritje ne ditet ne vazhdim, ashtu si kriza greke garanton destabilizimin e shpejte te Shqiperise e mbare rajonit.

    Albo

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •