Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Skandali: Në Shqipëri, ilacet e skaduara përfundojnë në lumë!



    Këto tonelata ilaçesh të skaduara, shumica e tyre të përfunduara në rrjedhën e lumit Tërkuze, kanë rreth 3 muaj që janë këtu, duke rrezikuar jetën e qindra banorëve, për shkak të kimikateve dhe helmeve që ato kanë.

    Ky nuk është rasti i parë, që zona e Zall-Herrit është zgjedhur për hedhjen e medikamenteve të skaduara nga kompanitë farmaceutike.

    Tre vite më parë ka ndodhur e njëjta gjë.

    Komuna e Zall Herrit është përgjegjëse sipas ligjit që të largoje mbetjet, e për këtë ka marrë edhe një gjobë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

    Por drejtuesit e Komunës së Zall-Herrit nuk dine se ku t’i çojnë ilaçet e rrezikshme.

    Ata kanë kërkuar ndihmë tek të gjitha institucionet.

    Vizion Plus pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë, nëse ishte në dijeni të këtij skandali, por zyrtarë të lartë te saj thanë se u duhej kohë për të dhënë informacion.

    Por ndërsa kompani farmaceutike apo distributorët vazhdojnë krimin mjedisor, të pandalur nga askush, ligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik përcakton se si duhet bërë asgjësimi i ilaçeve të skaduara.

    “Barnat e bllokuara dhe të konfiskuara, të cilat janë të papërdorshme, asgjësohen në prani të inspektorëve farmaceutikë, me procesverbal të rregullt, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit, me shpenzimet e subjektit që ka bërë shkeljen”.

    Dy vite me pare, medikamentet e rrezikshme asgjësoheshin jashtë vendit nga kompani të licencuara.

    MAPO

  2. #2

    Për: Skandali: Në Shqipëri, ilacet e skaduara përfundojnë në lumë!

    Shume artikuj rremuje. Ilacet e skaduara kush i ka hedhur aty? Ne fillim thuhet qe i kane hedhur kompanitë farmaceutike e pastaj thuhet eshte gjobitur Komuna e Zall Herrit nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Skandali: Në Shqipëri, ilacet e skaduara përfundojnë në lumë!

    Para dy vjetesh nuk do t'i gjeje keto ilaçe te skaduara ne lume por ne farmaci !!

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Skandali: Në Shqipëri, ilacet e skaduara përfundojnë në lumë!

    AQ e veshtire eshte te asgjesosh ilace te skaduara?
    Metoda me e mire dhe me e sigurte per te mos ndotuar as ujin as token
    eshte ti djegesh ilacet ne furra ku shkrihen metalet ne temperatura jashtezakonisht te larta.
    Djegja i kthen komplet ilacet ne hi(ash) dhe hiri eshte i pademshem per ambjentin,perkundrazi
    ka sasi te larte ne kalium dhe mund te perdoret si ushqim nga bimesia.
    Disa ilace te hedhura ne lume kane shkaktuar ndryshim seksual ne peshqit duke i kthyer,
    peshqit meshkuj ne peshq femer.Peshqit femer te transformuar nuk bejne veze,nuk riprodhojne.
    Nje furre, incinerator qe djeg ilacet,prodhuar ne Kine
    (Drugs Incinerator)




    http://www.clovermed.net/china+convo+incinerator.htm
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •